Italia është prej disa vitesh në recesion ekonomik, por emigrantët shqiptarë atje duket se i kanë rezistuar krizës. Një institut i specializuar kërkimor, Fondacioni “Leone Moresa”, raportoi se vitin e kaluar emigrantët shqiptarë në Itali deklaruan 3.2 miliardë euro të ardhura.
Kjo është sa 32% e prodhimit të brendshëm bruto në Shqipëri dhe krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat e shqiptarëve janë rritur me 2.8%.
Ekonomikisht shqiptarët janë komuniteti i dytë më i fuqishëm në Itali, pas rumunëve, të cilët vitin e kaluar deklaruan 6.4 miliardë euro të ardhura. Por, nëse shifrat raportohen për frymë, atëherë ndër emigrantët që vijnë nga vendet në zhvillim shqiptarët janë ata që kanë të ardhurat më të larta. Përkatësisht, vitin e kaluar pranë organeve fiskale në Itali paguan taksa 243 mijë e 781 shqiptarë dhe e ardhura mesatare e deklaruar ishte 12 mijë e 930 euro. Në vend të dytë vijnë indianët me 11 mijë e 860 euro.
Studimi, i cili vjen në një kohë tensionesh brenda Bashkimit Europian për çështjen e emigracionit, del në përfundimin se emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik për vendet pritëse. Më konkretisht, vitin e kaluar në Itali ata paguan 16.5 miliardë euro në formën e taksave dhe tatimeve, ndërkohë që shpenzimet publike për emigrantët ishin 12.6 miliardë euro.
Greqia, ana tjetër e medaljes
Por, nëse në Itali shqiptarët i kanë rezistuar krizës dhe kanë zgjeruar të ardhurat e tyre, në Greqi bashkëkombasit tanë nuk kanë qenë kaq me fat. Ndonëse nuk ka të dhëna të hollësishme mbi të ardhurat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, një studim i Bankës së Shqipërisë gjeti se dërgesat që ata sjellin në atdhe kanë rënë me 3 herë vitet e fundit.
Sipas Bankës, nëse në vitin 2007 emigrantët shqiptarë në Greqi dërgonin 45% të të gjithë remitancave që merrte Shqipëria, aktualisht pesha e tyre ka rënë në 25%. E përkthyer në vlerë monetare, kjo do të thotë se nga 440 milionë euro që dërgonin në vitin 2007, aktualisht emigrantët nga Greqia sjellin pranë familjeve të tyre më pak se 130 milionë euro në vit.
Tkurrja e dërgesave nga Greqia ka qenë dhe shkaku kryesor i rënies së të ardhurave që Shqipëria merr nga emigrantët. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 951 milionë euro që ishin në vitin 2007, në fund të vitit 2013 dërgesat e emigrantëve ranë në 541.7 milionë euro./ TCH
asnje cent talibaneve shqiptare. parat e emigranteve vajten per vilat dhe qeset e qeveritareve dhe lepiresve te tyre. jo me para ne albanistan. joooooooooooooooooooooooo
Ne Shqiperi te ardhurat mund te ishin 32(tridhjete e dy)miliarde euro ne vit edhe me teper,po te kishim nje shtet sa gjysma e shtetit italian.
U them te gjith emigranteve te mos bejn gabimin qe kam ber un dhe ca te tjer si puna ime. Ato kursimet qe keni mos i bini ne shqiperi mos blini shtepi apo pasuri te tjera te patundeshme, keni per tu penduar shum shpejt si na ka gjetur ne qe e bem kete gabim. Shqiperia esht nje shtet hjenash dhe ben te kundren qe behet ne evrope, neqoftese evropa i respekton dhe i ndimon bizneset dhe njerzit e ndershem ne shqiprin ton te rjepin po qe i ndershem ne cdo institucjon shteteror po nuk pagove rryshfet nuk mer asnje sherbim. dhe te fituar nga kthimi i refugjateve vetem politikanet dhe hajdutat do dali komplet taksat shtes qe kan perfituar keto vite vila per veten i kan ber.
Do te thoja te kunderten, same teper investime te behen nga shiptaret qe jetojne ne perendim, aq me teper fuqizohzt elonomia shqiptre, aq me teper dalin nga skema parazitet, mediokrit.
po prej PESCARA sa lek dregohen?
Guri rend ne vendin e tij. Ka mijera shqiptar qe jane kthyer dhe kane investuar ne Shqiperi. Njeri prj tyre eshte dhe pronari ku une punoj. Asgje nuk eshte e lehte por si vendi yt nuk ka.
AS HASMINT NUK I UROJ TË JETOJË NË SHQIPËRI.
E JO MË TË INVESTOJ ATJE DJERSËN E BALLIT.
ËSHTË NJËLLOJ SIKUR TI VARËSH UJKUT MËLÇITË
NË QAFË.
Ne SHqiperi sapo hap bisnesi, te nesermen vje taksidari per te te rjepur.Nuk te le te marresh fryme deri sa te falimentoshe. Kjo behet me qellim qe bisneset e pushteti te kene fitime te larta. Po vjen SHtatori dhe do shifni se sa bisnese do falimentojne. SHqiperin qeveritaret tane duan ta groposin dhe te rrisin fitimet e tyre.
Kjo eshte nje genjeshter e stermadhe …. emigrantet po perdoren nga te majetet e Europes per te bere manipulime zgjedhore … dhe perdoren kundra te bardheve neper Europe … Hitler Ku je !!!
Merruni me llogarit e politikaneve, dhe jo tonat
Qe te besh krahasimet, duhet te flitet per tregues te njejte.
Per emigrantet tane ne Itali, na jepini deklarimet e te ardhurave dhe taksat e paguara.
Per emigrantet tane ne Greqi, na jepni remitancat ne vitin 2007 dhe 2013.
Fuqizimi ekonomik i emigranteve ne Itali, ka sjelle remitanca me te larta ne Shqiperi?
Ne 2013, nga Greqia jane derguar 310milion euro me pak. Nuk “mungon” vetem kjo shume. Diferenca e pergjitheshme eshte 410milion euro.
Pra 100milion dergesa me pak, jane nga emigrantet ne vende te tjera.
Nuk eshte e veshtire per te kuptuar tendencen e dergesave…