Bilanci i një jave, Erion Veliaj: 7 gjëra konkrete në 7 ditë

15 Gusht 2015, 13:20Politika TEMA
Bilanci i një jave, Erion Veliaj: 7 gjëra konkrete në 7 ditë

“7 gjëra konkrete në 7 ditë”.

Kështu e ka cilësuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bilancin e një jave në drejtimin e kryeqytetit.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Veliaj shkruan:

Bashkia e Tiranës në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës me nga një punë konkrete”.

Sipas pikave të publikuara prej tij, bashkia shpërndau 242 banesa sociale, riparoi Bulevardin dhe pastroi urat e Lanës.

Gjithashtu, nisi puna për rregullimin e shtratit të Lanës, u riparua Piramida dhe parku përreth saj.

Veç të tjerash, nisi lirimi i hapësirave publike në njësinë nr. 5, liqeni i Kasharit u konsiderua parku i tretë i Tiranës, dhe filloi asfaltimi i rrugëve të qytetit.

14 komente në “Bilanci i një jave, Erion Veliaj: 7 gjëra konkrete në 7 ditë”

  1. Tema says:

    Dhe presidenti s’lodhet aq shumë

    1. Elpiniqi says:

      Jam antare e PS-se,por nga keto njoftime me vjen per te VJELLE!!!
      Kujt i sherben kjo propagande e shemtuar aq me teper per nje qytet te stermadh si Tirana qe eshte gjysma e Shqiperise???
      Shyqyr qe java ka 7 dite dhe Veliaj paska bere 7 pune!
      Tamam si balada e Konstandinit me Dhoqinen qe kaperxyen 9 MALE,9 lumenj,9 kodra,9 fusha e 9 …MBROCKULLA!
      Kulmi i propagandes boshe eshte kur fut ne 7 punet e javes edhe faktin qe…..Liqeni i Kasharit qenka konsideruar Park Kombetar!!!
      Hapu dhe dhe fute brenda!!!
      Po pse pune quhen muhabetet dhe premtimet pa hesap qe bejne politikanet??
      Pale qe deklaron pa pike pergjegjesie se….RIPARUAM PIRAMIDEN!!!
      Pika qe s’te bie!
      Cfare piramide RIPAROVE ti?
      Apo quan riparim pastrimin rreth e rrotull saj?
      Dhe fasade boshe e Veliaj pranohet edhe nga media kur i afishojne keto 7 punet sikur i ka bere vetem Veliaj!!!
      HAAAAAAA!!
      Akoma me KULTIN E INDIVIDIT do vazhdojme edhe ne KAPITALIZEM???
      Kryetari i Bashkise eshte organizator e jo zedhenes i shtypit!
      Atij nuk i del te beje detyrat e tij ne se do te shkoje fizikisht ne cdo grope qe hapet apo mbyllet,ne cdo ure Lane qe pastrohet etj!!!
      Ky mburret me 7 punet(ne fakt asnje prej tyre nuk ka mbaruar),kur me personelin qe ka dhe problemet e medha qe kane qytetaret e Tiranes i duhet te TURPEROHET edhe sikur te kete bere ne 7 dite mbi 7 mije pune e jo 7!!!
      Mire qe per Liqenin e Kasharit qenke kujtuar,por per banoret e Kasharit dhe Yzberishit,PSE NUK U KUJTOVE???
      Lere propaganden mediatike dhe mos dil me si prezantues spektaklesht!
      Banoret e Kasharit dhe Yzberishit paguajne gjysmen e pensionit per URBANET e zones qe nuki pranojne ABONETE pa llogaritur shpenzimet e tjera ne linjat e ndryshme!
      Pse nuki jep urdher qe te pranohen ABONETE???
      Ja kjo do te ishte nje DETYRE ME E VLEEFSHME per ne banoret e ish Komunes se Kasharit se sa shpallja butaforeske e Liqenit tone si Park Kombetar!!!
      A ke kuadro drejtues ne Bashki,qe te ndjekin punet FRONTALISHT ne te gjithe Bashkine???
      Vetem administratoret e komunave,minibashkive dhe drejtoret e Bashkise qendrore duhet te kishin realizuar nga 7 detyra ne jave secili dhe ti mburresh se e gjithe Bashkia paska bere 7 detyra!!!
      Bashkia e Tiranes do BURRE SHTETI ne nivel zv.kryeministri e jo ne nivelin e drejtorit te….. KOMUNALES!!!

      1. Moj Elpiniqi, po ti jo vetem qe nuk je anerare e PS nuk je, por ti qenke dhe kokrra e kurves.

    2. Aleksander says:

      Bravo Veliaj. Te lumte more djale sepse serbomedhenjte nuk bene asgje. Vetem erdhen, vodhen, dhe e lane te shkaterrohet Tiranen. Keta maskarenj qe shkruajne kunder punes tende jane felliqesira te Berishe serbit. Vazhdo more djale dhe shndrroje Tiranen ne nje qytet te paster e te bukur keshtu qe ne ta gezojme te gjithe se bashku edhe me krye-qelbesiren Berisha dhe qelbesirat si Lule Bisha dhe felliqesirat e tij.

  2. Lili says:

    Ani pra:banesat i tjere hazer,
    Pastrimi eshte vetem detyrimi i kryer nga firmat qe ne paguajme pikerisht per kete Pune me taxat tona,pra gjeja minimale e nje kontrator!
    Ne qofte se Boulevardi eshte riparuar per nje dite,kemi arsye me dyshuar mbi reparimet..
    Per 4 te tjerat presim kur te kryen me thane cocorico ,siç thone Francezet!

    1. blendi ...ziu says:

      Me sa duket, LILI eshte me …”ARIUN” !!!

  3. liqeni says:

    Nje bravo e madhe……pune te mbare per te miren e qytetareve perpara….

  4. arben says:

    Na e hiq sa me pare kete tregun e zhulit tek njesia nr.4, rr.Metush Luli, pas cerdhes nr.39, perballe ish Shkolles se Bashkuar, se i tmerroi banoret e pallatit 012 qe nuk e di se si jetojne ngjitur me te. I ashtuquajturi pronar i ropi edhe katundaret qe shesin aty!

  5. astrit says:

    Bilanc per tu patur zili! But keep going!

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Na kenaqe o djale! Shpetuam. Ka lezet tani cdo rruge e shesh. Kjo eshte ajo qe duam ne veterranet e luftes se madhe. Na rruaç, o bir!

  6. Spiro says:

    Jam banor i Rruges Mihal Grameno.Per here te pare ne historine e kesaj ruge sot nga ora 09.00 nje autobot ka lagur te gjithe rrugen nga Shkolla e Baletit deri tek Depo e Ujit, gje e papare ndonjehere. Parate munde te jene dhene gjithnje por sot u sperkat me uje.
    Gjithashtu jane pastruar koshat e mbeturinave dhe eshte hedhur klor ne vendet ku ka pase ndotje.
    Punetoret e rruges po fshijne ne cdo cep dhe po zhbllokojne gropat e tumbinove.
    Pergezime Kryetarit Z. Erion Veliaj. Po vazhdoj keshtu puna, hallall e paste besimin e popullit dhe Zoti e ndihmofte kete njeri te mbare ne misionin e Tij fisnik.

  7. METEH says:

    Ju lumt Veliajt.Ai do jete Kryebashkiaku me i mire jo vetem ne Shqiperi,por dhe ne BOTE,pasi po mban premtimet e punon me laps ne dore per çdo dite…!
    Ai djal po tretet,
    Se nuk po fle gjume,
    Eshte merxitur Luli,
    I ka hapur pune.
    Po shikohen dosjet,
    Ku ka çuar parate,
    Si te rruges Kombit,
    Apo si xhelat.
    Po çtu desh o Luli,
    Qe na shite dene,
    Nuk te dolen vrasjet,
    Te 4 te mjerë.??

  8. rifaka says:

    Bravo do thosha sigurisht por jam pak i trmbur sa do vazhdoj ky ritem. Tirana ka shume pune dhe kerkon ritem per shume kohe.Ti Erjon po hyn ne histori por historia ka dy kahje.

  9. Arian says:

    Merzitem shume kur lexoj keto shkrime…
    Me lind pyetja , valle njerezit qe shkruajne per ndonje lajm te tille kane ndonje cik haber gazetaresk ?
    Nje nivel i ulet profesional mediatik qe per fat te keq mbizoteron akoma mbas 25 vjetesh ne kete vend
    Nuk me intereson aspak per cfare behet fjale ne keto lajme por irritohem
    kur njerez amatore shkruajne ne keto gazeta
    Mesazh per ty redaktor , drejtues , pronar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje