Partia Demokratike akuzon Kryetarin e Kuvendit si bashkëpërgjegjës me Kryeministrin Edi Rama për rritjen e taksave.
Nënkryetari demokrat Edmond Spaho tha se Ilir Meta po përpiqet ti shpëtojë përgjegjësisë për taksat shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit dhe ekomomisë familjare.
Sipas tij, Ilir Meta ashtu si edhe deputetët e partisë së tij kanë votuar pro rritjes së taksave dhe politikave fiskale, sikundër kanë rrëzuar propozimet e PD për uljen e taksave.
“Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkautor i taksave te larta. Ai ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema.
Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës. Ilir Meta dhe deputetet e tij në Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune.
Ilir Meta njësoj si ortaku i tij refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve dhe opozitës që u ngritën në protesta kundër taksave të larta dhe rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike. Ndaj nuk i bën dot makiazh portretit të tij prej bashkëfajtori.
Ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama-Meta”, tha Spaho.
Fakti qe populli dhe opozita nuk ngrihen ne protesta apo demostrata, do te thote se populli eshte dakort me keto taksa. Atehere i lini te qete t’i gezojne keto taksa, sepse realisht i meritojne. Nje popull i nenshtruar e me nje opozite qesharake nuk e ka te lehte te jete i lire, ai eshte mesuar ne diktature . E kush do ta drejtoje opoziten? Luli qe ju shmang drejtesise,saliu qe eshte per ndjekje penale, jozefina qe eshte gjithashtu me qesharakja ndermjet tyre,me negativja, apo ka burra te tjere ndermjet tyre per te bere nje rithemelim te opozites, duke flakur tej feudalet e tyre? e duke shkuar mbas dy viteve ne marrjen e padiskutueshme e pushtetit ku bllokmenet e kuq, pasardhesite e diktatoreve e diktator ne realitet po e mjerojne kete popull njesoje si baballaret e tyre,po e varferojne perdite e me shume, e kjo eshte e papranueshme per boten e civilizuar.Por ne fakt shoqerise i mungon brezi i viteve 90 qe beri histori.
Lerini pisat e ps te vene taxen e shtepise dhe ta shikoni.
Ps nuk vjen me ne pushtet jo per 8 po as per 88 vjet.
Shtet hajdut. Kryeminister injorant, bojaxhiu mutit
Kujdes me Like Floririn!