Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duhet të japë shpjegime në lidhje me shpërthimet e ndodhura në Xibrakë një ditë më parë kur disa banesa janë dëmtuar.
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi vizitoi banorët e Xibrakës, të cilët kanë pësuar dëme materiale në banesat e tyre nga shpërthimet pa kriter në një poligon afër zonës.
Sipas Boçit, realiteti nuk përputhet nga shpjegimet e zyrtarëve pasi Poligoni po përdoret për shpërthime të paautorizuara ç’ka ka vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve. Deputeti i Partisë Demokratike tha se ministres së Mbrotjes do t’i kërkohen shpjegime në Parlament ndërsa vizitoi nga afër disa shtëpi të cilat kishin pësuar dëme të mëdha materiale.
“Kemi biseduar me banorët këtu. Situata është e rëndë pasi ka pasur dëmtime të shtëpive dhe krisje të banesave, thyerje xhamash dhe jo vetëm këtu në Xibrakë.
Kemi biseduar me banorët e fshatit ngjitur dhe atje ka pasur goxha dëmtime të kësaj natyre. Ajo që na shpjeguan përfaqësuesit e Policisë Ushtarake nuk përputhet me realitetin pasi sipas tyre poligoni ishte për diegje baruti dhe jo për detonacion. Këtu ka shumë pikëpyetje dhe enigma.
Poligoni nuk kishte parametra teknikë. Kam qënë i shoqëruar me kryetarin e Partisë Demokratike të Librazhdit dhe me ish kryetarin e komunës Orenjë për të parë vendin atje dhe nuk kishte tregues që ishte zonë ushtarake apo elemente të ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve.
Ishte një zonë krejtësisht rastësore, pavarësisht se ata u mbrojtën se është poligon i miratuar. Por indiciet nuk tregonin që aty kishte të bënte me një poligon por me një sipërfaqe të pazot e cila shfrytëzohet edhe për shpërthime të tilla.
Në lidhje me këtë situatë do të kërkojmë shpjegime në Parlament nga ministrja e Mbrotjes”, tha Boçi.
Gerderci eshte transferruar nga pushtetaret e ri !kujtoni se e lane nje bizness Kaq fitimpruese?
Kerkoni per shperthimin e zenit me pare ku vdiqen sa e sa vet.
Ishte duke e ruajtur kur ndodhi shpërthimi
Duhet patjeter te japi shpjegime per sasine e demontimit te predhave dhe duhet ta denoncojne te demtuarit ne prokurori per demin e shkaktuar por ju te PD skeni goje te flisni se ju duhet te mbani pergjegjsi ligjore per Gerdecin qe u vrane 26 vete u plagosen nja 300 vete dhe u rafshua nje zone e tere dhe perseri prokuroria fle ben gjumin dimeror ose sic thoshte dora vet S.B. qe prokurori fle mbi dosjet e krimit. Faleminderit
SHUME E DREJTE TE KERKOHET LLOGARI . POR KUR NE GERDEC NDODHI KATASTROFA JU TE PD-SE NUK PATET DHE KENI GUXIM TI KERKONI-IT, HESAP SHTETARIT TE MADH BERISHA.
MOR MUT MUTI KERKON LLOGARI PER SHPERTHIMET NE XIBRAKE. PO PER GERDECIN CFARE DO TE THUASH , MOR TE DHJEFSHA FAMILJEN.