Sjellje partizane e ka cilësuar zv.Kryeministri Niko Peleshi kthimin në Kuvend për rishqyrtim të dy ligjeve, atë mbi Turizmin dhe për Arsimin e Lartë.
Pas ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila u shpreh e zhgënjyer nga Presidenti, zv.Kryeministri Niko Peleshi theksoi se Presidenti ka kthyer ligje që i shërbejnë shqiptarëve dhe jo një Qeverie apo një partie.
“Ligji për turizmin ashtu sikundër dhe ligji që kemi miratuar pak kohë më parë për investimet strategjike dhe ligji për partneritetit publiko privat janë një paketë ligjesh që i vlejnë Shqipërisë jo një partie politike sepse e shtrijnë efektin e tyre përtej një mandati politik.
Kanë të bëjnë së pari me ekonominë shqiptare, kanë të bëjnë së pari me tërheqjen e investimeve të huaja të cilat edhe në qoftë se fillojnë sot nuk mbarojnë dot brenda një mandati politik pra e shtrijnë efektin më tej se një mandat prandaj është edhe në të drejtën edhe në detyrën, por edhe në përfitimin politik të të gjithë klasës politike shqiptare që të paktën me një paketë ligjesh siç janë këto që lidhen me investimet e huaja”, tha Peleshi.
Ndërsa ka komentuar mosdekretimin e ligjit për Arsimin e Lartë, Peleshi ka sugjeruar një sjellje jo në mënyrë jo partizane.
“Ligji për Arsimin e Lartë gjithashtu është një ligj inovativ, një ligj inovator pra një ligj që i krijon e futën arsimin e lartë në një reformë e cila është investim për të ardhmen e Shqipërisë, nuk është investim as për partinë socialiste as për koalicionin qeverisës as për opozitën e sotme por për Shqipërinë”, tha Peleshi.
E gjete fjalen ore ! Po cte keqe ka te kesh sjellje partizane ? Apo me mire eshte ta kesh balliste ?
Ta kthesh Ligjin duke thene se
Reforma i sherbene
Po z.Peleshi,shume e drejte.
Edhe neve si popull na duket si inatce.
E ktheu z.President duke e justifikuar
se gjoja i sherbene Shtetit dhe jo Studentit.
Dakort por me lejo te drejtoje nje pyetje:
Studentet te cilet jane e ardhmja e cdo gjeje ne
vend,a nuk do ti sherbejne Shtetit dhe popullit te vet?
Keshtu a nuk do ishte me mire qe kerkesa ndaj tyre
te jete e tille ku edhe pergatitja te njehesohet me
Universitetet me ne ze te Botes? duke u larguar keshtu nga ato
fabrikime qe jane bere te vlefshme vetem per shofer taxie apo kamarjer..Ndaj mendoj se z.Nishani qenka i prirur nga Sasia
sepse nga Cilesia paska alergji.Kaq do te thosha une
z.zv.kryeminister dhe si une jane te shumte,madje me shume
se sa e mendone z.President.