Janë mbushur dy vjet që kur kjo përbërje parlamentare është në detyrë, pas zgjedhjeve të përgjihshme të 23 qershorit 2013.
Mes 140 deputetëve, 59 ishin të rinj në sallën e Kuvendit, ndërsa disa të tjera akoma “më të rinj”. Sepse kanë marrë mandatin akoma më vonë, pasi kanë zëvendësuar kolegët e tyre, përgjithësisht ministra që kanë lënë mandatin sipas një premtimi të koalicionit të majtë.
Ose kanë hyrë në Kuvend pasi disa deputetë kanë konkurruar në garën e fundit bashkiake.
Përgjatë këtyre dy viteve, nuk kanë qenë të pakta konstatimet, (nga njerëz publikë dhe akoma më shumë nga qytetarë të zakonshëm që rëndom i shprehin ankesat dhe vërejtjet në rrjetet sociale dhe mediat online), se cilësia e deputetëve të Kuvendit ka ardhur gjithnjë në rënie. Dhe kjo legjislaturë e ka ruajtur “trendin”. Janë bërë krahasime me përbërjen kuvendore të vitit 1991, madje janë shtyrë shumë të tutje në kohë, me parlamentin shqiptar të “pranverës së parë demokratike” 1920-1924.
Përtej nostalgjisë dhe “trukut” që bëjnë vitet që kalojnë, duke na lënë në mendje vetëm aspekte pozitive të kohëve të vjetra, duket se shqiptarët bien dakord që përshkrimi i mësipërm është i vërtetë: Ky parlament lë një shije të hidhur; është (me disa përjashtime, padyshim) një tubim kukullash anonime që ngrenë dorën vetëm për të votuar robotikisht. Ideja e një kuvendi njerëzish të zgjedhur si ujët e pakët që bëjnë ligje dhe diskutojnë mbarëvajtjen e punëve të këtij vendi është shumë romantike për të zënë vend në këtë rast. Ne e kemi zëvendësuar këtë ide, me kornizën tashmë të fiksuar të sherreve e replikave qesharake të ditës së enjte në sallën e Kuvendit, me protagonist kryesisht S.Berishën, të cilat pas kuriozitetit dhe gallatës fillestare, janë bërë të padurueshme.
Duke “hetuar” brenda mundësive tona aktivitetin dhe inaktivitetin e deputetëve të Kuvendit, redaksia e DITA-s ka hartuar një listë syresh që më shumë se kolegët e tyre, nuk e kanë justifikuar dot rolin dhe peshën që duhet të ketë një deputet në një republikë parlamentare. Qoftë dhe ajo shqiptare. Ata ose nuk kanë hapur ndonjëherë gojë, ose e kanë hapur se u flihej. Nuk kemi listuar përkatësinë e tyre partiake, sepse nuk është e rëndësishme. Shumë prej tyre nuk njihen fare nga publiku, shpesh edhe nga banorët e zonave apo lagjeve ku jetojnë.
Paraprakisht, duhet thënë se kriteri nuk ka qenë sa herë i kemi parë në televizor duke diskutuar në seancë plenare. Informacionet tona saktësojnë se ka mjaft deputetë që janë aktivë dhe diskutojë në komisione për projektligje të ndryshme, edhe pse nuk i shohim doemos live në “Kuvendin e së enjtes”. Por në përgjithësi, ky parlament ka qenë i ndarë qartazi: Në deputetë aktivë, të njohur dhe figura publike që i kanë dhënë tonin jetës parlamentare, dhe të tjerë anonimë.
Pse erdhëm deri këtu? Arsyeja kryesore duhet kërkuar tek sistemi zgjedhor proporcional aktual dhe lënia e ekskluzivitetit të hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, në dorë të kryetarëve të partive. Kryetarët fatkeqësisht kanë dëshmuar se patjetër duan së pari njerëz të bindur që s’dalin nga rreshti. Duke i shndërruar grupet parlamentare në grupe merhumësh. Të paktën, ndoshta kjo listë ndikon për mirë në këtë histori.
Pak më në detaje
Nga 12 deputetë që ka qarku i Vlorës, tre prej tyre kanë diskutuar vetëm në raste të veçanta. Mira Shehu, rrallë herë ka folur, ndonëse është pjesëmarrëse në dy komisioni si ai për Veprimtarinë Prodhuese dhe zëvendësuese në Komisionin për Arsimin dhe Median. Liljana Elmazi ka mungesa të shumta në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë ku ajo merr pjesë, ndërsa janë dy ose tre fjalime të saj në sallën e seancave plenare. Pak minuta llogariten dhe për Shkëlqim Selamin që është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Duke qenë se ka dhe numrin më të madh të deputetëve, qarku i Tiranës numëron dhe numrin e deputetëve më të “urtë”, të cilëve rrallë herë u është dëgjuar zëri. Deputeti Tahir Muhedini është anëtar i Komisionit të Ligjeve. Risia e vetme e deputetit Ylli Shehu për këtë vit është ndryshimi i partisë. Deputetët Rakip Suli e Parid Cara vështirë se kanë shënuar emrin si relatorë në ndonjë procesverbal të komisioneve parlamentare apo të seancave. Po ashtu, edhe Keltis Kruja, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Për deputeten Erjeta Alhysa vështirë të thuhet diçka.
Deputetët e Shkodrës gjithashtu kanë zgjedhur të heshtin nëpër komisione ose në seanca plenare. Irma Kopliku, Helidon Bushati, Gjovalin Bzhetaj e Agron Çela kanë qenë shumë të tërhequr. Të njëjtën gjë, edhe dy deputetët e Kukësit Alban Zeneli e Mimoza Hajdarmataj.
Sa i përket deputetëve të Gjirokastrës, i vetmi që ka preferuar të mos jetë shumë aktiv, është deputeti Dashamir Kamberi.
Ndonëse Fieri është një nga qytetet më të mëdha pas Tiranës dhe problemet do të duhej të nxirreshin më shumë në pah për të marrë një zgjidhje, pesë deputetë të këtij qarku duket se kanë qenë dakord me problemet e nxjerra nga kolegët e tjerë dhe vetë kanë preferuar të mos flasin. Bujar Çela, Adelina Rista, Anduel Xhindi, Kozma Dashi dhe Omer Mamo kanë preferuar që këtë sesion të flenë, sikurse dhe në sesionet e mëparshme. Ndërsa deputetja Antoneta Dhima vetëm në maj e ka marrë detyrën./DITA
Eduart Bejko
Anila Agalliu
Gledjon Rehovica
Silva Caka
Bedri Hoxha
Përparim Spahiu
Roland Keta
Gentian Bejko
Esmeralda Shkjau
Bujar Derveni
Arbjola Halimi
Luljeta Arapi
Edlira Çekrezi
Luan Duzha
Bujar Çela
Adelina Rista
Anduel Xhindi
Kozma Dashi
Antoneta Dhima
Omer Mamo
Dashamir Kamberi
Alban Zeneli
Mimoza Hajdarmataj
Mhill Fufi
Agron Çela
Gjovalin Bzhetaj
Helidon Bushati
Irma Kopliku
Erjeta Alhysa
Keltis Kruja
Parid Cara
Rakip Suli
Tahir Muhedini
Ylli Shehu
Liljana Elmazi
Mira Shehu
Diversifikuese gjithçka por ajo që duhet ditur ësht të mos punohet si arat në thes.
Hajt naten ketyre dhe hajt nenen kryetareve.
Po kur do te dali lista e atyre qe kane “ndezur” karriget?
Konstatim i sakte, por mbi te gjitha, i dhimbshem! Kur mendon se jane zgjedhur (mjaft prej tyre dhe te emeruar), per te ngritur zerin e per te percjelle mesazhe pergjegjesie ndaj problematikes se komunitetit qe perfaqesojne, vegjetojne per shtate pale qejfe, duke u trajtuar me paga te majme! Kush e mban pergjegjesine per kete situate alarmante dhe kriminalizuese ne Parlament? A jane te ndergjegjshem kryetaret e Partive, qe krahas te rinjve te papervoje, ne Kuvend ka njerez qe jane ulur 25 vite me radhe, duke mos prodhuar asgje? Mendoj, se populli, me te drejten e tij universale, te flake tej nje here e mire kete grupim shushunjash, qe ka pire gjakun e njerezve, pa e care koken per hallet dhe vuajtjet e tyre!
UNE NUK E DI SE KETA SURRETER PASKAN QENE DEPUTETE TE pOPULLIT.
Jo te popullit or mik .por te partise
Te gjithe deputetet kane “ngrohur karriget”!
Ne nje vend ku vendim-marrja eshte eskluzivitet i Edi Rames dhe Gramoz Ruçit (me miratimin e Ilir Metes) te flases apo te mos flasesh ne Kuvend nuk eshte çeshtja kryesore e punes se deputetit. Nese ngriheswh te argumentosh pse projekt – vendimi i qeverise eshte i mire dhe duhet miratuar prape ngrohje karrige me duket mua. Perderisa askush nga deputetet (perjashto Gramoz Ruçin) nuk ka patur asnje ndikim ne kthimin e ndonje projektligji te qeverise per permiresim! Askush nga keta deputet nuk ka pare interesat e zones qe perfaqson me shume se interesin e vetm te tijin, te jete deputet dhe ne legjislaturen tjeter, dhe kjo arrihet vetem me serivilizmin ndaj Rames/Metes.
Vazhdoni te gjithe “ngrohni” karriget persakohe i keni!
Artikullshkrusi ma merr mendja se do ta nxirrte me te plote kete shkrim sikur te kishte invesiguare ne se keta deputete i kane perfillur ato priviligjet qe nuk jane te pakta apo jo.Ne se edhe ato si kane perfillur atehere kryetaret nuk kane ditur te zgjedhin deputet dhe kjo mbetet per tu pare me 2017 qe fatmiresishte nuk eshte shume larg.
Keta deputet populli i cileson keshtu:” As ma hengre as ta hengra”me nje fjale jane per te plotesuare numerin dhe jo per te qare dhe zgjidhur hallet e popullit gjasme i ka zgjedhur.
E mira do te ishte te thuhej edhe partia se ciles i perkasin keta “deputete”, per te pare e krahasuar se cila parti eshte me aktive, cila i kerkon me shume llogari deputeteve te saj.
Cfare I do shqiperia 140 deputet, gjysma e tyre do te ishte prape shume.
Votoni votoni, se vota i ka cuar aty dhe mos u qani shume se i meritoni.
Ore mire thote ‘ Pyka ‘pse duhen 140 kur fare mire kete pune me paret e shqiptareve mund ta bejne 30 -40 deputete te cilet edhe mund te zgjidhin ndonje problem , qeveri a te ja propozoje kuvendit ..!
Keni Harru: Armndo Prengen
Keniharruar 2 deputet e tjere inekzistent te shkodres Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi, sa per Celen e LSI ne shkoder eshte i zene duke organizu vjeljen e te gjitha institucioneve ku ka punesu njerez te lsi ku nje rroge i takon atyre dhe 3 rroga i kane per detyre ti dorzojne te partia ose me sakte organizata e hajduteve .
Heren tjeter botoni listen e atyre qe kane lehur me shume .
Cilesoini ciles Parti u perkasin deputetet.
Ke bere sikur ke harruar kete mumjen e permetit, teneqezhiun dhe shoferin e mitro celes, bufin ladi kosta
Ecin me parimin heshtja vlen me shume se fjalet ?
Kili ka 6 deputet për 1 milion banorë, ne kemi 53 deputet për 1 milion banorë.
Qe parlamenti te katandiset keshtu ,faji eshte i atyre qe kane miratuar ligjin per zgjedhjet .Deputeti jo vetem qe duhet te propozohet nga zgjedhesit e e zones tij dhe te njihen kontributet e tij per zonen por edhe ky te kete perballe kandidature qe te jete propozuar nga zona e tij,ku secili prej tyre te shpalosi perpara zgjedhesve te tij idete me te mira per te cuar me perpara zhvillimet e saj.Ka ardhur koha qe numuri i deputeteve per numer. te banoreve duhet te jete sipas raportit europian dhe boteror, raporti i deputeteve te kuvendit shqiprise sot eshte 56 deputete per 1.000.000 banore, qe i kushton shume shtrejt mbajtjes tyre nga nje vend si shqipria nga me te varferit ne europe.Prandaj sa nuk eshte vone qysh tani duhet te behet ligji per caktimin e nje numuri deputetesh te parlamentit ne raportin me numurin e popullsise dhe keta te zgjidhen me sistemin marzhoritar dhe jo te percaktuar nga kryetaret e partive si ushtare te tyre per te ngritur e ulur kartonin sipas porosise te tyre.Ne kete rast po te vazhdohet kjo edhe per zgjedhjet e 2017 do te themi perseri se kush foli dhe kush nuk foli dhe perse duhen 140 deputete ku gati 1/3 e treta e tyre nuk flasin dhe nuk propozojne masat e nevojshme per te percjelle ate qe ka kerkuar elektorati qe i ka zgjedhur sipas propozimit te listes kryetarit te partise.Kjo duhet te zgjidhet sa me pare .