Lereni të qetë familjen Kajtazi

16 Gusht 2015, 18:55Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Prej dy javesh mediat jane marre me historine e dy vajzave te nje familjeje te thjeshte shqiptare, Kajtazi, qe kishin braktisur shtepine prindrore dhe ishin zhdukur pa lene gjurme.

Bashke me kete arratisje u lidhen edhe nje zjarr ne shtepi, mungesa e parave si edhe nje histori helmimi ne gjelle qe duhet verifikuar.

Bashke me telenovelat e veres qe jane shume terheqese me kotesine e tyre, sidomos ne kohe vape, bashke me historite e shpikura ose te verteta te ndonje skandali politik, emisioneve te lajmeve ose faqeve te para te gazetave u duhej edhe nje lajm ne thellesi qe mund te mbahej lehte dhe te terhiqte vemendjen e audiences.

Media eshte si nje kafshe stermadhe qe kur nuk ka lajme, pra ushqim, eshte e detyruar ta prodhoje ushqimin e vet.

Nuk jamj duke thene se ngjarjen e familjes Kajtazi e prodhoi dhe e stisi media si nje reality show. Nuk kam asnje fakt per kete edhe pertoj ta investigoj. Por, nje gje e di mire, ngjarje si ato ka pafund ne familjet shqiptare. Ikje te femijeve nga shtepia, tensione midis adoleshenteve dhe prinderve te tyre, madje edhe histori dhune ne familje ka pafund si ne Shqiperi ashtu edhe ne Europe e me gjere.

Mjafton te shkosh ne nje komisariat policie dhe gjen sa te duash per t’i raportuar me muaj te tere. Kur ka lajme askush nuk intereson per jeten e famailjes shqiptare, kur lajme nuk ka gjendet nje rast dhe behet terkuze.

U nis si nje lajm, por perfundoi si nje telenovele dramatike.

Mirepo media duhet te vetepermbahet pak, vetepermbajuni pak te dashur miq e kolege.

E para, mos harroni se keni prekur intimitetin e nje familjeje.

Keni hyre brenda nje dhimbjeje te saj, qe ata mund te duan ose do te duheshin ta mbanin ne permasa intime, dhe e beni publike disa here ne disa dhe dite e jave te tera. Me nje fjale keni kthyer nje nje spektakel nje drame intime familjare.

Dikush mund te thote : Por, prinderit vete deshen ta benin publike, aq me shume qe media solli dobi pasi sensibilizoi policine per t’u vendosur ne kerkim te ketyre vajzave…

Argumenti mund te jepet, por nuk i qendron kritikes.

Sepse edhe sikur prinderit te donin ta benin publike dramen e tyre intime, duhet menduar nje cast, sepse jomedoemos prindi, e ka kulturen e mjaftueshme dhe ndergjegjen e mjaftueshme se cfare demi po i ben familjes se vet dhe femijve te vet.

Nese duhej motivuar policia kjo mund te behej me rruge te tjera, me kronike, me intervistime te oficereve te policise, etj., por jo duke paraqitur te gjitha hollesite e jetes familjare qe ne dramaticitetin e ngjarjes se vet, derdhte e zbrazte barkun perpara kamerave, kesaj bote qe eshte sa larg njerzve aq edhe shpesh e magjishme per njerzit e thjeshte.

A duhet te beje media publike raste tensione dhe dhune ne familje, ose ngjarje dramatike ne familje? Po, por,me shume kujdes sepse thyen intimitetin familjar.

Kush nga ne te medias eshte i qete se me raportimet qe ka bere nuk eshte pikerisht pergjegjes qe tani ne ate familje tensionet pas gjetjes te vajzave nuk vijne edhe nga fakti se ngjarja eshte bere publike?

Te gjitha palet atje, duke qene se jane ekspozuar ne publik, vazhdojne lojen qe mund te jete e vertete por mund te jete edhe teatrale. Shpesh here keto ngjarje kane nevoje te trajtohen nga psikologu ose nga eksperte te fushes, te cilet ne intimitetin dhe konfidencen e tyre krijojne mundesine qe jo vetem aktoret e ngjarjes te jene te vertete ne sjelljen e tyre, por edhe te gjejne mundesine per te rikrijuar marredhenien e thyer familjare nese kjo do te ishte e mundur sigurisht.

Dihet qe sjellja perpara kamerave dhe sjellja ne marredhenien e ngushte te skenes familjare jane dy sjellje krejt te ndryshme.

Mos harrojme qe duke raportuar deri ne lodhje kete ngjarje familjare media ndikon ne acarimin e tensioneve brenda familjes dhe e ben ate familje viktime e deshires vuajeriste te audiences qe fatkeqesisht nuk ka sesi te mos jete e tille.

Ngjarja mund te raportohej, por pastaj duhet shoqeruar me analiza te forta ne studio lidhur me konfliktet mes brezave qe gelojne nje shoqerine shqiptare, per tensionet psikologjike, apo per kundershtite mes liberalizmit social ekstrem dhe dogmatizmit e konservatorizmit prindror, te cilet shpesh hyjne ne perleshje te forta mes tyre.

Kush e ka trajtuar hallin e rinjise, sido;os te vajzave qe shpesh here i shoh te traumatizuara, dhe hallin e prinderve qe shpesh i shoh te stresuar per fatin e femijve te tyre?

Askush.

Nderkohe ne kohe vere mbiraportohet nje drame familjare, deri ne kufijte e prekjes te intimitetit familjar, dhe pastaj sapo vjen sezoni i ri, harrohet e mbyllet edhe si tematike.

Mos harrojme qe me duket se nje nga vajzat eshte minorene.

Fotoja e saj del ne ekran dhe ne faqet e para te gazetave, emri i saj publikohet pa asnje kufizim, theniet dhe intervistat e saj botohen gjere e gjate, pa pranine e nje avokati apo te nje personi te rritur te familjes.

Ta leme te qete familjen Kajtazi bash per keto arsye. Provojeni ta beni te njejten gje qe bete me te me familjen e ndonje pasaniku, politikani apo intelektuali, dhe do te shikojme se shume shpejt ceshtja do te shkoje ne gjyq.

Me nje avokat te mire zoti Kajtazi mund te fitoje shume leke me gjobat qe duhet te paguaje media per hir te deshires per te raportuar pertej asaj qe morali dhe ligji e lejojne.

Mos bejme gazetari gjoja investigative me hallet e familjes, por me korrupsionin ose me kapjen per fyti qe disa lobi private u bejne disa nepunesve duke i detyruar te kendojne me deklarata shtypi sipas midese te tyre.

Kur them lereni te qete familjen Kajtazi, nuk dua te them qe lereni ne vetmine e saj. Jo, por psikologu, shoqatat qe marrin fonde per kete pune, policia, e bejne punen e tyre ne diskrecionin e domosdoshem qe i ndihmon edhe te respektojne intimitetin familjar, por edhe ta ushtrojne profesionin si duhet.

17 komente në “Lereni të qetë familjen Kajtazi”

  1. Bureto says:

    Çudi sesi per nje teme kaq serioze, (per te trajtimin e se ciles, e pergezoj z.Fuga qe ne menyre profesionale e ben prezent ne nje kendveshtrim krejt profesional)per shoqerine dhe median, te mos kete asnje lloj sensibilizimi publik, kur per shalet e 19 vjecares se LSI si keshilltare bashkiake geluan me dhjetra komente si ato qe vetem ne shqiptaret dime te bejme. A me falni, se desh harrova ate me te shquaren, ate “Shqiperi etnike!” Kjo po, qe na i ka zgjidhur problemet sot per sot. I keni pare futbollistet e kombetares, mezi belbezojne ndonje fjale neper dhembe nga Hymni i Flamurit?. Kemi rruge te gjate per te bere.

    1. Ok says:

      Medi e vertete duhet te fokusohet jo kaq sh. tek familjet e thjeshta sidomos kur kane fatkeqesi por te merret si cke me te me jeten private dhe pubike te atyre qe paguhen nga pagat publike.

    2. Ok says:

      Media e vertete duhet te fokusohet jo kaq sh. tek familjet e thjeshta sidomos kur kane fatkeqesi por te merret si cke me te me jeten private dhe pubike te atyre qe paguhen nga pagat publike.

  2. United Kingdom says:

    Nuk mund te shtosh apo te hekes asje pike (.) apo presje (,)

    Bravo, kete e kame thene ne disa komente per mediat shqiptare!!!!!

    Bravo Artan Fuga

  3. Tema says:

    Artikulli juaj se din që po të mos ishte bër alarmuese s’do ishin në jetë.

  4. vu vu vu says:

    Media eshte si nje ulkonje, qe sulet mbi jeten private te njeriut dhe e ben cope. Ndjeva neveri sot, kur pashe gazetat qe i kishin dhene nga kater faqe kesaj ngjarjeje, me vido te marra nga policia. Ky nuk eshte rast i pare. Mos renc ne duar te saj. Kritika e prof. Fuges eshte te shkosh kunder kesaj lukunie. Nuk eshte se media do te beje kthese prej kesaj kritike, por Fuga ben te veten. I lumte!

  5. Tj says:

    Edhe Fuga na u be tani si Lubonja me shoke “analist,specialist per gjithcka!

  6. ka thene fmn bar do hame po reformat do ti bejme says:

    Problemi eshte ketu ti shoku, zoti, prof, doc.
    Kapitalizmi pasi shkaterroi ekonomine socialiste, po shkaterron me themel familjen.
    Familja ne perendim eshte nje nocion genjeshter.
    Shqiptaret po shikojne dhe jetojne qe pas punes dbe sigurise financiare po i vjen fundi familjes. Kete po e ndjejne tek konceptet e gruasvapo te grave dhe tek femijet. Toka po u rreshqet nen kembe dhe nuk po kane mundesi se cpo ndodh.
    Prandaj te tera fajet i hidhen sali berishes dhe e mallkojne. Sepse nderrimin e sistemit ja dedikojne atij kllouni edhebpse seshte e vertete.
    Do vijne kohe te veshtira shume qe akoma nuk i kemi pare dhe degjuar.
    Sa me shume do kaloj koha aq me shume do lartesohet profeti i shqiptareve, enveri.
    Prit profesor prit se nuk ke pare e degjuar gje akoma. Erdhi koha e canit dhe fevzo pederit. Njeri manjak e tjetei peder.
    Hajt shendet e byth te forta profesor. Jam i sigurte qe dhe ty te ka rene ne koke po se kupton edhe pse je prof, doc

  7. xhemal says:

    deshiroj qe mediat por dhe istitucionet e shtetit jo vetem ti lexojne mendimet e njerezeve te ditur por te mesojne prej tyre ,per tu sjelle si qenie njerezore,gjeja me e thjesht eshte te marresh neper goje te tjeret ,ta poshterosh apo te qeshesh me fatekeqesine e tjetrit pa menduar se neser mund te ndodh ty, perpara te mendojme te ndihmojme njerezit apo familjet ne nevoje sic eshte familja qe flitet cdo dite dhe nuk ka gare kush eshte i pari por kuj i jepet mundesia dhe me nje fjale te ngrohte

  8. pbaj says:

    Ne keto tema fiton pike dhe respekt i nderuar profesor, jo per ligjin e arsimit qe iu fute nje pune pa bereqet.

  9. Moni says:

    Media, News 24! Keta thone shyqyr qe ndodhi nje vraje, nje aksident, nje vjedhje, nje permbytje! Kemi lajme edhe kete dite, per sot dhe per neser. Ne jemi te paret.
    Eh, shyqyr qe i vune flaken shtepise dhe iken nga shtepia, se cfare do te transmetonim gjithe diten, ne te paret dhe eksluzivisht vetem ne.

  10. Andi says:

    Ato Dy goca kane shume kurajo, karakter te forte dhe spontanaitet; nuk kalkulojne si prindrit e vet ose gjuhet e keqia qe ti etiketojne me lloj lloj mbiemrash e sinonimesh; Bravo e zoti qofte me juve; Ta marrin vesh nje here e mire “prindrit diktatore” si shumica e prinderve qe karakterizohen nga ky tipar ne Shqiperi, qe sot nuk do te kene vetem ata fjalen e fundit; Keto dy engjellushe do sherbejne si revolucion kunder diktatures ne familje dhe do hyjne ne histori si trimeresha te verteta, dhe nqs kane bere ndonje gabim i falet jane te reja, por nuk i falet atyre te frustruarve si prinderit e vet apo gjithe ata qe imponojne dashurine ne thonjeza ne familje nepermjet diktatures, presionit fizik e psikologjik; Ata e thane te verteten e tyre publikisht me kurajo, nuk e fshehen koken si struci e qe genjejne veten e shoqerine qe ja ne jemi nja tablo perfekte nje familje e “mrekullueshme” jo definitivisht familja shqiptare dhe maredheniet e brendshme te saj jane me shume se hipokrite;

  11. Noli says:

    Me ne fund trajtoi edhe Fuga nje teme te sakte se deri tani vetem idjotesi shkruan.

  12. fshatari says:

    I nderuar!ka thene fmn bar do hame …,ne pergjithesi kam respekt per komentet e tua,po pa u zgjatur,nuk jam dakort me ty kur thua,Sepse nderrimin e sistemit ja dedikojne atij kllouni;deri ketu jam dakort me ty,por kur thua,edhe pse seshte e vertete,ketu te kundershtoj.Po si sqenka e vertete,nderrimi i sistemit i dedikohet vetem Kllounit sali,se i shte ky Klloun qe ju dha shansi qe Shqiperine e mori perseri si te thuash nga pika zero.Ishte ky Klloun qe u la dore te lire per shkaterrimin e cdo gjeje,per zaptimin e pronave,levizjen e pa kontrolluar te popullsise e plot e plot te tjera,mbasi nuk ka vend e kohe te thuhen tani e ketu,ky klloun duhet te japi llogari perpara historise,per cfare i ka bere e po i ben ketij vendi.Ky Klloun ishte si ai Babai i familjes,te cilen ishte Shqiperia,qe ishte tamam ne moshen e pubertetit e te adoleshences,dhe e la te bente cte donte e si te donte femija(Populli),e per te mos u zgjatur,atehere perse po ankoheni per Enver Hoxhen? a nuk ishte ai i vetem qe e drejtoi me dore te hekurt kete ven? car thoshte dhe car donte ai behej,po ke pare qe paska pasur te drejte Enveri ne keto gjera,le te leme pjesen qe i takon politikes per ate kohe,eshte tjeter muhabet.Prandaj dhe jam dakort me ty ne pergjithesi se je me se i sakte kur thua;Sa me shume do kaloj koha aq me shume do lartesohet profeti i Shqiptareve,Enver Hoxha. Sepse ne nje drejtim dhe e meriton,se jo pak beri per vendin,por me shume ja shtoi meritat Kllouni sali berisha.

  13. taqo says:

    Boshllek,fukarallek mungese perspektive ….per pasoje ,NEUROZE PSIKIKE E NGRITUR NE SISTEM NGA NJE MEDIE pa nivel professional….te me falin disa perfaqesues te saj,bravo Fuga lereni te qete prindrit Kajtazi shikoni femijet dhe familjet tuaja

  14. TROJA says:

    O i nderuar Artan Fuga,Ju e dini se shqiperia nuk ka gazetare,Ju e dini se keta kronikane,punojne edhe 3-5 muaj pa roge ,Ju e dini se keta jane te pa siguruar,e Ju dini e shume e shume probleme te tjera me keta krinikane qe zvariten,per te marin leket per buken e femijeve te tyre.Ne kemi shume shume halle.Ne jemi si ajo barcaleta kur prifti i kerkonte xhakonit,qe perse nuk e re kembanes kur une hyra ne katund? e xhakoni i shkrete i thote: Padre,une kam 20 aresye se perse nuk i rashe kembanes.Pa me thuaj nji; i thote prifti. e i ngrati me syte ulur,me zerin e dridhur,e me shume duke belbezuar se duke folur i thote: ATE NE NUK KEMI KEMBANE:
    MJAFT SE E MORA VESH ,AKEROHET PRIFTI,MBI GOMAR.

  15. CANI says:

    Te gjitha mediat pa dallim fitone ne fatkeqsi te individv apo te familjev ,ne kete raste edhe gazeta Tema eshte e njote ,kjo familje duhet te ju qes tegjitha mediat shqiptare ne gjygj se keni hy ne jeten private te familjes keni abuzuare edhe me femi nen moshen 18 vjeq ,kjo eshte e ndaluar me ligj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje