Pas regimit të deputetit të Librazhdit, Taulant Balla në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.
Gurra në reagimin e tij i tregon ish-kryeministrit Berisha se gabon kur mendon se mund të sulmojë Taulant Ballën, duke përdorur mish për top rreth 200 familje që sigurojnë jetesën e tyre në Librazhd me një pagë që nuk të bën të pasur, por të paktën të siguron bukën e gojës.
“Gabon Doktor, kur mendon se beteja jote me Taulantin është çështja e të gjithëve. Sigurisht që nuk është kështu. Nuk është ky meraku i shqiptarëve e aq me pak i qytetarëve të Librazhdit, që ty dhe partinë tënde e kanë refuzuar gjatë këtyre 25 viteve sa herë ka pasur zgjedhje.
Gabon Doktor, kur mendon se ky eshte një “gjynah” i Taulantit, përkundrazi ky investim i ndërmjetësuar nga ai është një zgjatim i veprimeve të tjera që Taulanti bën për zonën e vet, ku është zgjedhur tre herë deputet dhe çdo herë duke e thelluar rezultatin efitores.
U desh të vinte në pushtet Partia Socialiste që të bëhej i mundur sigurimi I këtij investimi serioz në Librazhd, i cili bëri të mundur hapjen e shumë vendeve të reja të punës, pasi gjatë qeverisjes tuaj qyteti iLibrazhdit ishte lënë pothuajse në harresë.
Dua të kujtoj Doktor, se ndryshe nga deputetët tuj, Taulanti është në çdo kohë në kontakt me hallet dhe shqetësimet e banorëve të zonës, ndaj kjo është edhe arsyeja pse rezultatet elektorale nuk jane suprize.
Gabon Doktor, kur mendon se në Shqiperinë “digitale” nuk punon njeri per 30 000 lekë në muaj, aq sa u jep kompania “Grassi” punonjësve të vet. Se ju nuk e njihni gjendjen ekonomike të cilën shqiptarët duhet ta përballojnë çdo ditë. Ju nuk e dini se qyteti i Librazhdit pavarësisht se është një nga zonat me të pasura me pyje e miniera ështe sot një nga zonat më të varfëra të vendit dhe e dini pse? Si rrjedhojë e keqqeverisjes dhe keq administrimit gjatë viteve që ju keni qeverisur.
A e di ti Doktor se kërkesat më të mëdhaja për punë ëe Librazhd (e për fat të keq në gjithë Shqipërinë) janë akoma për sanitare e për roje?! E për fat të keq ne nuk kemi mundësi t’i punësojmë edhe në këto profesione për shkak të pamundësisë dhe gjendjes që na le ti doktor, pas 8 viteve qeverisje ku barazuam Gjermanine me rritjen ekonomike madje “trembëm” edhe Kinën.
E di që po kërkoj shume, sepse ty Librazhdi të kujtohet sa herë ka parlament të enjten dhe sheh Taulantin përballë, si dhe lejet koncesionare për ndërtim HEC-esh që dhatë gjatë qeverisjes tuaj. Nuk janë pak, por plot 84 të tillë, duke mos lêëë asnjë burim ujor pa futur në tube, duke shkatërruar jo vetem eko sistemin, por edhe nevojat e bujqësisë për vaditje.
E ne fund Doktor dua të them se jam i gatshëm të të pres në Librazhd nëse sjell një kompani që ofron jo 200 vende pune (si ajo qe solli Taulanti), por qoftë dhe 20 vende pune për banorët e Bashkisë time. Ne ndryshojmë nga ju sepse ne besojmë se Librazhdi, ashtu si gjithë Shqiperia ka nevojë për vende pune për të garantuar rritjen ekonomike dhe mirëqenie për ata që duan të punojnë.
Kjo eshte Shqipëria reale që për fat të keq nuk ngjan me Shqipërinë digitale, që ju një zot e di se ku e keni parë“, shprehet Gurra në reagimin e tij.
Berisha përparoi në vënd (pas shkollimit ,punë testën e partis, familje,formoj parti,deputet,president,kryeministër,takime me krerët e botës.,)mund të themi se ësht person që rregulloi gjithçka.
Bravo.
Ashtu e do kryKrimineli.
shqiperia juaj reale,nga ku njerezit largohen cdo dite,si ne vitet ’90.ju lumte “çuna”!Vetem pordhe dini te shisni.
Lufta e tekst-mesazheve midis Balles dhe Berishes pak nga pak po kthehet ne nje lufte totale dixhitale duke perfshire ne te edhe personalitete te tjera.
Ajo cfare me mbetet te uroj eshte qe kjo lufte tejet e ashper dhe e pameshirshme dixhitale te mos shkoj deri tek telekomandimi i droneve.