Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

10 Shtator 2015, 17:30Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”. Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.

 Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.

 Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

 Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.

 Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

8 komente në “Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga”

  1. Fiqiri Veliaj says:

    Nga Bregoviqi tek Atifetja… hahahaha…
    Hajde fiq… hajde fiq me shumice….

  2. enter''" says:

    Akoma vazhdojne idiotlliqet e celesave

  3. ------ says:

    akoma me celesat keta , vin kosovaret i japim celsa, ven shkerdhatat shqiptare dhe atje i qirasimn me celesa, shqiperi-kosvo pune celeshash . ASGJE TJETER. POSHTERSIRA .

  4. stela says:

    E mire, ta fusi n’myth Ahtifetja…..

  5. perlat spahiu says:

    pordhi kali,pordhi pela,e me celes byjthen nuk ja mejdh dot or tej.

  6. Kol Tivari says:

    Ç’ka bërë Atifetja për Tiranën…???!!! Apo futja pordhës, se “kopje çelësash”, bëjmë sa të duam…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje