INTERVISTA/ De Biazi: FSHF Të vendosë nëse do të vazhdojë me mua!

12 Shtator 2015, 15:55Sport TEMA

“Shampanjë në akull”. Kështu e ka titulluar shkrimin e vet revista javore e FIFA-s, “Weekly”, gazetarët e së cilës u kanë lënë një hapësirë të konsiderueshme kuqezinjve, madje edhe kopertinën e saj e ka nga futbolli shqiptar.

Më poshtë, ja shkrimi i plotë: “Pas një fitoreje jashtë fushe (1-0, kundër Portugalisë në Aveiro), çka shkaktoi një tronditje të madhe për Portugalinë, në fushën e kësaj të fundit, Shqipëria pothuajse doli një tjetër surprizë kundër të njëjtit ekip, pikërisht 12 muaj më vonë.

Pothuajse, por jo mjaftueshëm. Kur dukeshin se e kishin siguruar një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit me portugezët, Miguel Veloso shënon dhe u jep fitoren të tijve në kohën shtesë. Si rezultat, Shqipëria do të duhet të presë pak më gjatë përpara sigurimit të një vendi në finalet e “Euro 2016”.

Ky do të ishte kualifikimi i tyre i parë në një turne të madh. Megjithatë, shqiptarët mund ta vënë shampanjën në akull, sepse Danimarka, rivalja e tyre e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në Grupin I, arriti vetëm një barazim pa gola me Armeninë.

Ndërkohë që lejoi danezët një pikë përpara, Shqipëria ka një ndeshje më shumë për të luajtur, çka jep garancinë e plotë për ta përfunduar të paktën e treta, çka është mjaftueshëm për një vend në “play-off”. Kjo, në vetvete, është po ashtu një arsye e mjaftueshme për të besuarit e Xhani De Biazit për të festuar. Në një intervistë të gjerë me Emanuele Giulianelli, trajneri italian i “shqiponjave” flet për suksesin e ekipit të tij, gjendjen aktuale të futbollit shqiptar dhe të ardhmen e kësaj loje në vend.

Duke marrë parasysh prejardhjen tuaj, nga futbolli italian, cila ishte vështirësia më e madhe në një vend me organizim shumë të ndryshmëm të futbollit, sikurse është Shqipëria?

Fillimisht, sfida më e madhe ishte të kuptoja mentalitetin e njerëzve dhe t’i përshtatesha nivelit hapësinor të lojtarëve, për të parë se si ata mund të përballen me kundërshtarët duke luajtur një lloj të ri futbolli. Gjëja më e vështirë për ne ishte ndryshimi i mentalitetit popullor. Me mentalitetin kuptoj se të gjithë kanë zakone që janë të vështira për t’u thyer. Por unë mendoj se në këto tre vjet punë me ekipin kombëtar shqiptar, ne kemi arritur ta ndryshojmë atë.

Çfarë e kishte ndalur ekipin kombëtar shqiptar për të pasur këtë cilësi, me ju në krye?

Në përvojën time, unë kam vërejtur se futbollistët shqiptarë kanë një mentalitet të tillë, që kënaqen me nivelin e arritur. Djemtë nuk janë mësuar të bëjnë përpara dhe ta vendosin veten më të lart, në objektiva. Kjo është ende gjëja më e rëndësishme që ne po përpiqemi ta superojmë, duke punuar në mënyrë të vazhdueshme. Ideja imë është që të rrënjos te lojtarët mospushimin e mosngopjen me arritjet e tyre, por të jenë gjithmonë të uritur për t’u rritur dhe të përpiqen të përmirësohen përmes rrugës së tyre të të mësuarit.

Çfarë mendoni se ju personalisht i keni dhënë futbollit shqiptar?

Një kulturë të ndryshme të punës dhe organizimit të gjithë bordit drejtues të kombëtares: nga skautimi dhe kërkimi për lojtarët, në dëshirën për motivimin e tyre. Kam ndikuar që këta lojtarë të përpiqen dhe ta marrin kombëtyaren si një sfidë për t’u realizuar, për të përmbushur objektiva që ata mund të mos i kenë konsideruar e menduar më parë.

Cila është situata në Shqipëri për sa u përket objekteve të futbollit?

Ne jemi në gjendje të keqe në drejtim të infrastrukturës. Është e vështirë për të gjetur objekte trajnimi për djemtë, edhe pse në vitet e fundit kam vënë re se shumë gjëra po ndryshojnë. Fakti që ne, si ekip kombëtar, jemi duke bërë mirë, është një forcë lëvizëse për përmirësimin e të gjitha gjërave në futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit është duke bërë shumë punë, por klubet, gjithashtu, duhet të jenë më të organizuara dhe të kenë dëshirën për të pasur arritje të qëndrueshme.

Duke folur për klubet, cili është standardi i kampionati kombëtar?

Skënderbeu ka fituar Superligën Shqiptare pesë herë rresht dhe këtë vit arriti në “play-off”-in e Championsit, ku humbi kundër Dinamos së Zagrebit. Humbja e ngushtë 2-1 në ndeshjen e parë ishte e pamerituar, në mendimin tim. Kampionati shqiptar është në rritje. Kalimi nga 12 ekipe në 10 në Superligë ka shtuar konkurrencën dhe ka rritur cilësinë.

“Hap pas hapi”. Kështu e ka titullon punën e De Biazit revista javore e FIFA-s, “Weekly”

Kjo është e favorshme për rritjen e përgjithshme të futbollit shqiptar; sepse le të mos harrojmë se Shqipëria është një federatë e re futbolli. Krahasuar me kohën kur ky vend ishte nën regjimin komunist, kur sporti ishte nën kontrollin e shtetit, tani ka liri e pavarësi në drejtim. Federata Shqiptare e Futbollit, përmes topit të futbollit, është duke u përpjekur të bëhet pjesë e skenës ndërkombëtare. Madje, edhe në këtë aspekt, ata janë duke bërë përpjekje për të zbatuar rekomandimet e UEFA-s e FIFA-s sa u përket akademive dhe futbollit të të rinjve.

A mundet që kampionati shqiptar të jetë një “rezervat” për ekipin kombëtar, apo është akoma më e dobishme për futbollistët që të marrin përvojë jashtë vendit, në mënyrë që të rriten?

Për nivelin tonë të tanishëm, jemi të vendosur të 25-t në renditjen e FIFA-s, mbi ekipe të shquara si Meksika apo SHBA, unë besoj se përvojat jashtë vendit janë edhe më edukative dhe mund t’u japin lojtarëve mundësi më të mëdha për rritje. Kampionati ynë duhet të përpiqet të ketë cilësi të mirë, konkurrenca të jetë më e madhe.

Cilat janë shanset tuaj për të shkuar në finalet e Kampionatit Europian?

Siç qëndrojnë gjërat, Shqipëria matematikisht e ka siguruar një vend në “play-off”, çka është tashmë një arritje monumentale, sepse në fillim të kësaj fushate kualifikuese askush nuk do ta kishte imagjinuar se mund të mbërrinte deri këtu. Kam parasysh se ishim në një grup me sërën e Danimarkës, Serbisë dhe Portugalia që, në pikëpamjen time dhe parashikimet e të gjithë të tjerëve, ishin tre favoritët absolutë për t’u kualifikuar. Tani është Shqipëria, që po rivalizon për vendin e dytë, që vlen kualifikimin direkt për në Europian. Kualifikimi do të shihet si një mrekulli nga njerëzit tanë. Ende kemi punë për ta arritur objektivin tonë.

Ju jeni duke stërvitur një brez të madh lojtarësh shqiptarë, ndoshta më të mirët ndonjëherë. Por, çfarë shtrihet përpara? A ka të rinjt të gatshëm për ta marrë “stafetën”?

Në Europë ka kaq shumë fëmijë të ligjshëm për ekipin tonë kombëtar, që luajnë futboll e po rriten në klube të njohura. Ne jemi duke i ndjekur nga afër. Është e qartë se, para se të planifikojmë ndonjë zëvendësim apo integrimin e talenteve të reja në ekipin kombëtar, ne duhet të kuptojnë se çfarë planesh ka FSHF-ja; nëse ajo do të vazhdojë me mua në krye, apo ka ndërmend ta ndryshojë stafin stërvitor. Sipas mendimit tim, nuk ka hapësirë ​​të konsiderueshme për ta përmirësuar më tej ekipin dhe rezultatet.

Në nivel personal, cili është objektivi juaj me Shqipërinë?

Pas shortit të “Euro 2016” ne ishim të gjithë të shqetësuar! Presidenti ishte i mërzitur, duke parë se grupi në të cilin bënim pjesë nuk jepte shpresa për kualifikim. Pas fitores kundër Portugalisë, Armenisë dhe Serbisë, ne kemi nisur të besojmë se gjërat e mëdha janë të mundura. Le të shohim çfarë do të arrijmë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Personalisht, gjërat i marr përsipër një ditë e një kohë, ndërsa për të arritur diçka të madhe kërkohet një afat i gjatë. Kështu, mendoj se kjo është një situatë e menaxhuar me kujdes dhe mund të zgjasë një kohë të gjatë, sepse kemi krijuar një ekip për një rrugë të gjatë.

Cila është ndeshja më e mirë e kombëtares shqiptare, nën drejtimin tuaj?

Ndërmjet miqësoreve, të cilat llogariten për pak, dhe kualifikueseve të “Euro 2016” dhe Kupës së Botës që shkoi, unë mendoj se kemi luajtur ndeshje më të mëdha se të varfëra. Në mesin e shumë të tillave kujtoj fitoren 1-0 në Norvegji dhe një të tillë në Portugali, por edhe miqësoren kundër Francës, ku performanca jonë ishte me të vërtetë shumë e mirë. Edhe pse shumë mund të thonë se Franca nuk ishte e karikuar për atë ndeshje që e humbi në Elbasan, unë them se sa herë luajnë të tilla kombëtare, synojnë për të fituar.

Kosova ka aplikuar të anëtarësohet në FIFA. Kjo gjë a mund të ndërhyjë në projektin tuaj, në ndonjë mënyrë?

Jo, në të gjitha drejtimet. Ne kemi një marrëdhënie të madhe me presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit. Unë kisha një takim edhe me trajnerin e Kosovës, i cili është një person shumë i mirë. Sa për lojtarët kosovarë, që kemi në ekipin tonë kombëtar, asgjë nuk ka ndryshuar. FFK-ja nuk do të bazohet te lojtarët që kanë luajtur me ne tashmë. Prej tani e tutje, Kosova do të thërrasë vetëm lojtarë që mendohet se mund të bëhen pjesë e kombëtares së saj. Ata që kanë luajtur tashmë për Shqipëria nuk do të merren parasysh nga Kosova në të ardhmen./Telesport

20 komente në “INTERVISTA/ De Biazi: FSHF Të vendosë nëse do të vazhdojë me mua!”

  1. El-Adhasi says:

    ” MREKULLI ” qe ka arrit playoff-in …….e kam thene fill pas ndeshjes me Danimarken qe per Ganiun SUKSESI u arrit , shkuam ne playoff!!!

    Nuk e di se cfare planesh kishte kur i ra shorti ????

    Duelin me Armenine se kush do kapte vendin e parafundit?????

    Dhe pastaj ka kurajo e thote ” gjeta mentalitetin e mos permirsimit”

    Ti je shtysi nr 1 i ktij mentaliteti!!!!

    Nese kualifikohesh direkt ne Euro2016 meriton kontrate te re , ( edhe pse ke nje culo gigante) , perndryshe merr valixhet Gani se asnji ekip tjeter nuk do te zgjaste kontraten sepse do te deshtoje 3 HERE !!!!

    Sidomos ksaj rradhe nuk TE FALET fare !!!!

    1. roberto says:

      eL aDHASI TE DHJEFSHA trute(NE SE KE)!
      dE dIAsi ka dhe prova kolosale si asnje trainer tjetewr ne kombetare dhe e ka treguar se jo vetewm e meriton RINOVIMIN E KONTRATES,por t’i ulen ne gjunje tre gjithe DUKET E KRIMIT!!!
      INJORANCA kurre nuki mund te vleresoje gjenite!
      Me aq sa ka bere me Shqiperione De Biasi FEDERATA ITALIANE E FUTBOLLIT ESHTE GATI T’I LUTET TE DREJTOJE KOMBETAREN E ITALISE!!!
      Lerini pordshet dhe HESHTNI!!!
      De Biasi ka bere aq sa kane bere per Shqiperine …..SKENDERBEU dhe ENVER HOXHA ne fushat e tjera!!!
      Ballistet e zogistet te mbajne rradhen per t’ia lepire …bythen ENVERIT!!!

      1. Pelasgian says:

        Kulaket shoke….ata e kan fajin!

        Unitet i celikte rreth partise!

        Berto…o ish ushtapidh….e more pensionin mo?

        More kte timin….hahahahahahaha….bijt e Enverit jan ….mos u merzit po ha mut!

        1. roberto says:

          Pelasgian!
          Ku t’i kesh te gjithe ROBT e shtepise duke filluar nga gjyshi,gjyshja,yt ate e jot eme,ty,para e prapa,gruan,motrat,vajzat e tua ,o kelysh bushtre serb qe je pjelle e PERDHUMNIMEVE MASIVE SERBE gja nje shekulli!!
          Ne dejet e tua rrjedh shurra serbe e jo gjak shqiptari!
          Po cfare lidhje ka pensioni im,o KELYSH PROSTITUTE serbe me trainerin italian De Biasi???
          Ti dukesh se ne vent te TRUVE ke nen kafke …MUT!!
          Edhe nje here…ku t’i kesh te gjithe te shtepise me te gjalle e me te NGORDHUR!!!
          Ajo parti qe thua ti,te ka bere ty me vellezer e motra plot,bukuroshe e bukurane dhe nenen,motrat e tua i beri me rroge te mire,qe ti te vish ketu e te na CASH TRAPIN!!!
          Kur te mesosh se kush eshte babai yt biologjik,atehere NUK DO TE SHASH ME PARTINE QE TE SOLLI TY NE JETE ne rreze te mullarit te kooperatives!!!

        2. Agency says:

          Nga te dhenat e fundit qe ka Agjencia Inteligjente ADN,raportohet se agjenti yne me pseudonimin “Pelasgian” eshte i i8nfiltruar ne radhet e faqes on line te gazetes se nderuar TEMA si i DJATHTE,por ne fakt eshte bir komunisti te vjeter,por ai nuk e njeh te JATIN se ka qene BRIGADIER KOOPERATIVE!
          ASi nuk e di se ka edhe dy vellezer e nje moter,politikane te djathte e te majte,pjesemarres ne Grevat e Urise se studenteve te Dhjetorit dhe nje prej tye edhe POLITIKAN i Larte ne nje nga 2 partite kryesore!!
          Per te mos e djegur si kontigjent spiunazhi,nuk po japim te dhena te hollesishme per kete person,por i themi:
          -Kujdes!
          -PO HA…MUT SHUME!!!

        3. Fati says:

          NDYRESIRE::::::::

  2. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Nese ata heqin de biazin gjithe populli do ngrihet nevgreve.
    De biazi eshte shqiperia. Eshte kranaravevkombit.
    Rama duhet ta zhduke duken.
    De biazi shqiptaret te duan ty. Hic mos e rruj. Ti do rrish aty deri sa te merzitesh vete.
    Poshte duka. Poshte mafia

  3. kuq e zi mos u dorzo says:

    DE BIAZI, e merition kombetaren…..
    nqs do kishim piken meportugaline do e thonin te gjthe….
    tani duhet qetesi e mbeshtetje per dy takimet e fundit..
    De biazin e do ekipi, ekipi e di de biazin.
    kja ka vlera.
    pacim fat per ne france.
    kuq e zi mbeshtetje

  4. internacional says:

    Idiotet qe nuk jane largpames ,dhe nuk njohin futbollin ,fatkeqsisht ne Shqiperi ka me ton ,brohorasin kete fare tranieri ,qe ne syte e tij deperton vetem hipokrizi . Ky FILIO DI PUTANA nuk ka dashur kurre qe Shqiperia te behet emer ,nuk eshte ky qellimi i tij ,por ka ardhur te pasurohet tek ne . Me keto ndeshje u zbulua qellimi i poshter i tij . Ky duhet zhdukur nje ore e me pare .Sa te jete ky tranier kombetarja jone do te qendroj ,ne rreshtat e fundit . Eshte per te ardhur keq eshte nje ekip teper i mire ,por ky i pengon ecurine e tyre ,me matrapazlleqet e tij . UROJ SA ME PARE LARGIMIN E TIJ .

    1. Elton says:

      Ore ti je qorr apo Ben vete? Me ket trajner nuk jemi te fundit. Po luftojm per kualifikim. Hera e pare qe jemi kaq afer.
      Te keqen se ke nga trajneri Po nga duka.
      Shpresojm kunder Serbise ndonje “patriot “mos e humbi topin kshu si pa dashje afer zones sone dhe ham ndonje gol. Ksaj ti ruhemi se duka per pare shet nonen e vet e jo me kombin.

  5. t says:

    Mbani duken edhe nja 20 vjet Te tjera.

  6. Kukumjackaaaaaaa says:

    Duka eshte mafioz i qelbt

  7. Kac Saliu says:

    Duka eshte nje mbeturine , De Biazi eshte nje trajner shume i zgjuar profesional dhe me nje mentalitet ndryshe, s’ka rendesi Euro 2016, ai ka sjelle nje revolucion ne ekipin kombetar, patjeter dhe urgjent duhet te firmose kontraten edhe per dy vjet te tjere para ndeshjeve te tetorit.Nese federata se ben dmth nuk do te shikoje ekipin te kualifikuar, eshte faji i tyre.Gjithsesi Duka duhet hequr s’ka asnje skills per futbollin dhe duhet te vihet nje personalitet i futbollit, nese pranon Tare do ishte kryeveper, por mund te gjenden edhe te tjere,Duka me duke si prej Shijaku ne intervista, katunar i qut, kaq, asgje me teper.

  8. albano says:

    NE VEND TE HEQIN QAFE DUKEN …SE NA CAU TRAPIN ME PISELLIQE …. NA VONOJNE TI BEJNE KONTRATEN DE BIAZIT ….. JANE KOQE …. APO RAMA META JANE TAPE GJITHE KOHEN …..

  9. vedeta says:

    UN mendoj qe nuk esht problemi te shajm as de Biazin dhe as Duken qellimi jon esht te shkojm ne europian,meritat de Biazit nuk ja heq njeri por ka rregulla loja ne ter boten trajneret kan objektivat e veta,mvaret çfar objektivi ka firmosur de Biazi me federaten, nese ka firmosur per te mar pjes ne europian ateher sa te kualifikohemi federata ti shtyj kontraten, ne te kundert nuk esht fai as i dukes as i federates ton por mosrealizimi kontrates, nese ka mar angazhim GANIU qe te dali ne vend te tret ne grup atehere nuk kan çfar presin tja shtyn kontraten GANIUT direkt kaq mbaroj filmi, duke shar te tjeret i beni keq dhe shnetit tuj ne rradh te par o komentus pastaj DUKES dhe GANIUT.

  10. Nard says:

    Jo kontrate pa kualifikim. Nqs deshton eshte deshtimi i dyte ne dy eleminatore.Ke 5 vjet ne krye te kombetares.

  11. Kosova says:

    Te arriturat e Kombetares ne drejtimin e De Biasit jane te medha askush nuk mundet te i mohon,por ju lutem nuk eshte vetem merit e tij kjo arritje.Shpirti luftarak i luanve ne fushen e lojes mendoj se i kalon te gjith kufijet.Eshte fat mendoj qe gati gjith lojtare nga ana ekonomike qendroj shum mir dhe luajn ne kombetare vetem qe ndjejn obligim kombetar e jo per leket sepse do ishin ndryshe gjerat.Ndoshta nje dite do te dalin ne shesh te palarar e disa ish futbollistve,trenerve dhe kryetarve te federates qe benin kurdisjet.Une e dua Shqiperin ne Kampionatin e ardhshem,une besoj.Por gjithashtu du qe te hetohet puna e Dukes dhe sejmenve te tij ne federat dhe nese ai duhet te ik le te ik ose ta largojn.

  12. Arbër says:

    TË GJITHË JANË POLITIKANË QË SE KANË SHOKUN! NJËRI THOIT, TJETRI PATKOIT. NJERI TERHIQ DUKËN, TJETRI DE BIAZIN. NXIRNI ÇIFT A TEK! DUKA ËSHTË DREJTUESI I FEDEARATËS, NUK E HEQIM NE DUKE FOLË PËRRALLA. KA PUNUAR JASHTËZAKONISHT SHUMË PËR KOMBËTAREN. JASHTËZAKONISHT SHUMË EDHE DE BIAZI, DHE KA NDERIMIN TONË, E ÇMOJMË SHUMË. PO NUK KA VEND PËR SMIRË,E KAPADAILLËQE. ËSHTË MARRËZI. NJË SUKSES I KOMBËTARES DO JETË MERITË E MADHE E TË DYVE, DO TA NGREJË PRESTIGJIN E TYRE NË SYTË E GJITHË SHQIPTARËVE. E ÇFAR MENDJE JU THOTË SE DE BIAZI DON HUMBJEN E SKUADRËS SË MREKULLUESHME SHQIPTARE PËR TË CILËN KA PUNUAR AQ SHUMË DHE IA KA RRITUR VLERAT DHE ATIJ SI TRAJNER? MIRË ËSHTË QË DE BIAZI TË KETË SUKSES DHE TË VIJOJË PUNËN. MIRË PËR TË GJITHË.

  13. ed says:

    @ armando duka

    p plehre zhduku nga federata, ca planesh ke o plehre e korruptuar, nje gje deklaro c`fare arsyetimi jep ti qe votove platinin dy here?

    pret buxhet te majme dhe do qe ta hash me ata zagaret qe po afron avash avash, por s`ke per ta gezuar.

    e arriti objektivin jepi rinovimin, por ti po saboton skuadren ne keto momente kritike o te dhjevsha rracen 700 breza ku ti kesh.
    nje gje dije ti qe keta lojtare pranuan te veshin fanelen tone vetem prej de biasit, na kane bere krenare o mut muti.

    dhe ju gojehalete qe flisni kunder de biasi-t mos prisni te luaj loje sulmuese me ata lojtare qe pasojne 3-4 here dhe ja fusin top te gjate, kaq mjafton te kuptosh se ca niveli kane (fizik dhe teknik), prandaj loja mbrojtese u vjen per shtat. ai ka zgjedhur lojtare me tipare mbrojtese dhe qe mbulojne mire zonat(mbase kjo eshte arsyeja taktike qe Kace u la ne stol).

    de biasi ky mjeshter qe mangesite tona i transformon ne presion per kundershtarin, c`do minute qe kalon tek ne verehet perdorim me i mire i topit dhe ngutje nga ana e kundershtarit. kaq.

    forca kombetarja, na keni bere vertet krenar

    zhduku armando duka nga federata

  14. rinia says:

    FSHF do te largoje GANI EFENDIUN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje