Radikali Jeremy Corbyn zgjidhet në krye të laburistëve

12 Shtator 2015, 13:55Bota TEMA

Radikali Jeremy Corbyn u zgjodh me shumicë votash në krye të Partisë Laburiste britanike, një fitore që konfirmon ngjitjen e papritur të këtij euroskeptiku 66-vjeçar, kundërshtar i ashpër i politikave shtrënguese në linjën e partive greke SYRIZA dhe spanjolle ”Podemos”.

Favorit në sondazhe gjatë fushatës, Corbyn mori 59,5 për qind të votave përballë tre rivalëve, Andy Burnham, Yvette Cooper dhe Liz Kendall, sipas rezultateve të njoftuara në Londër gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm të laburistëve, partia kryesore e partisë britanike të opozitës.

 

2 komente në “Radikali Jeremy Corbyn zgjidhet në krye të laburistëve”

  1. Lëmi Llukës says:

    Nëse fiton Partia Laburiste , ky si kryeministër i Anglisë do jetë për Naton dhe për Evropën si de Goli dikur!

  2. petrit andoni says:

    me kete, partia laburiste pas 10 vjetesh vjen ne pushtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje