Shtetit Islamik i bashkohet edhe “Ushtria e Islamit” në Rripin e Gazës, frikë për Izraelin

11 Shtator 2015, 14:26Bota TEMA

Shteti Islamik zgjeron edhe më tej ndikimin e tij pasi këtij grupi i është bashkuar së fundmi edhe grupi islamik “Jaish al-Islam”, Ushtria e Islamit, në Rripin e Gazës.

Ushtria e drejtuar nga Mumtaz Dughmush është bërë e famshme pasi në 2006 rrëmbeu ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe gazetarin britanik të BBC Alan Johnston.

Në një komunikatë të shpërndarrë në rrjetet sociale grupimi islamik deklaron: Ne, ushtarët e Jaish al-Islam në Rripin e Gazës dhe lideri ynë Mumtaz Dughmush i premtojmë besnikëri liderit të Kalifatit Islamik Abu Bark al-Baghdadi.

ISIS është Kalifati i gjithë myslimanëve në gjithë botë. U premtojmë besnikëri vëllezërve tanë dhe betohemi se do të luftojmë kundër hebrenjve derisa flamuri islamik të ngrihet edhe në shtetin e tyre”.

Edhe në korrik “Ushtria e Islamit” kishte shpërndarë një video pro-ISIS por tani duket se bashkimi bëhet realitet.

Frika e Izraelit se mund të sulmohet nga xhihaidstët është konfirmuar edhe nga shtimi i trupave ushtarake në malin Sinai.

Trupat antiterrorizëm të Izraelit po simulojnë sulmet në kufi në dy qytetet Nitzana dhe Kerem Shalom, në kufi me Egjiptin./a.l

4 komente në “Shtetit Islamik i bashkohet edhe “Ushtria e Islamit” në Rripin e Gazës, frikë për Izraelin”

  1. toni says:

    LENE SE LAT NAM E KENI FLLIQ JU KA MLU MUTI SHPIJAT OSE MA MIR ME THAN JETEN TUAJ E AKOMA JU BJEN NDER MEND ME SHPIF E TRLLU GJITHCKA VETEM QE TE TERHIQNI VEMENDJEN NGA E KEQJA QE I KA MBULUAR POPUJT E EUROPES NE PERGJITHESI DUKE E DITUR QE FAJI ESHTE TEK TE PABESET E FLLIQTE ANGLO AMERIKANT. TURP TE KINI AEPSE KY POPULL KA HALLE E DERTE ME SHUMIC E SKA NEVOJ PER TRIDHIMET E FLLIQESIRAT EQE SHPIK AMERIKA

    1. Ledio says:

      Aty kruajeni se do tju djegi si minj. Por kam frike se keto jane krijesa te Izraelit dhe kot bejne gam-gam…

  2. Hendon says:

    O Toni. a e din qe mire e ke Ti?! me ato pak mend qe ke ne koke, ti bashke me islamiket nuk do e keni te gjate , vec uroj qe keta te isis ta kruani me Israelin. mos vononi ama!

  3. lereni lindjen e mesme se po na iken per lesh shqiperia nga turkofilat says:

    ska gje se edhe volanta ademi perkujton shpatat e gjysherve qe theren shqiptaret lereni mor lindjen e mesme se po na turqizohet shqiperia e shkodra djepi i dijes e kultures

    shikoni ca perkujtojne ne shkoder ushtaret Osman
    https://www.youtube.com/watch?v=I3Je2BHTmuI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje