Vërshim rekord, mijëra refugjatë hyjnë në Hungari dhe Mynih

13 Shtator 2015, 12:52Bota TEMA

Një fluks rekord është shënuar ditën e djeshme në Hungari dhe Mynih.

Më shumë se 4 mijë refugjatë hynë në Hungari nga Serbia ndërsa në Mynih janë regjistruar 12 mijë e 200 hyrje të reja.

Autoritetet hungareze kanë deklaruar se janë në kufijtë e pranimit dhe nuk do të presin më refugjatë.

Dy ditë më parë kryeministri hungarez Orban deklaroi se që prej të hënës do të arrestohen ata që hyjnë ilegalisht në Hungari.

175 mijë emigrantë kanë kaluar nga Serbia drejt Hungarisë përgjatë këtij viti megjithëse Hungaria ndërtoi një gardh me tela me gjëmba në kufirin me Serbinë.

Edhe autoritetet gjermane janë të shqetësuara nga fluksi i lartë i refugjatëve por kancelarja Merkel është e bindur në vendimin e saj për të pranuar refugjatët.

“Koha do të tregojë që unë kam të drejtë”, ka thënë ajo./a.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje