Skandal diplomatik për Francën, konsullja në Turqi u shiste gomone refugjatëve

12 Shtator 2015, 15:35Bota TEMA

Kamerat e sigurisë kanë futur në kurth konsullen e Francës në Turqi duke shkaktuar kështu një skandal diplomatik.

Konsullja franceze Francoise Olcay është filmuar teksa u shiste gomone refugjatëve.

Por ajo që është më e turpshme në hyrjen e dyqanit të saj kishte vendosur tabelën “Agjente konsullore franceze” dhe bashkëngjitur moton e famshme “Liri, barazi, vëllazëri”.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se Konsulli i Nderit është një post që nuk paguhet dhe është vullnetar, pra njëkoëhësisht mund të ketë edhe aktivitete të tjera tregtare, por jo duke përdorur simbolet e shtetit francesz.

Olcay është pushuar menjëherë dhe ndaj saj pritet të ngrihet edhe një padi për prishje imazhi.

E pyetur nga një gazetar investigativ nëse e dinte se duke shitur gomone ajo po ndihmonte lëvizjet klandestine, Olcay tha: Jo, unë po i ndihmoj, po u shpëtoj jetën!

 

7 komente në “Skandal diplomatik për Francën, konsullja në Turqi u shiste gomone refugjatëve”

  1. KORCARI says:

    LIRI BARAZI VELLAZERI ????? KJO ESHTE MOTOJA MASONIKE, PRA MASONET JANE TE INTERESUAR QE EUROPA E KRISHTERE TE PERMBYTET ME MYSLIMANE ????

    1. Opinionisti says:

      Kjo moto ka ekzaktesisht qe ne vitin 1789!

      Pak si i vonuar po me dukesh! Nga mendja flas…

  2. shqiptar says:

    nuk eshte purro franceze eshte franceze me origjine turke qe perfiton
    shikojini mbiemerin qe e ka OLCAY eshte mbiemer turk po turqit jane te poshet edhe ne shqiperi po hedhin million euro per ta islamizuar shqiperine shikoni 30 milione euro japin vetem per xhamine ne tirane e per cfare aryse???
    shikoni rrjetet sociale Facebook apo vidoeot e youtoube ku propganda turke shan cdo gje shqiptare dhe mbron ate osmane ofendojne skenderbeun terezen fan nolin etj.jo me kot vitet e fundit ka nje rritje te madhe te kerkesave per pashaporte shqiptare nga truqit e bejne cdo gje me plan

  3. kuq e zi says:

    o shqiptar
    turqia eshte shtet laik si e gjithe europa islamizimi ose me mire radikalizimi i shqiperise po vjen nga arabet armiqte e turqise sa per fan nolin mos na fol se ate po e pshurr kisha ortodokse me shume se kushdo dhe per kete duhet te turperohemi te gjithe….
    se ku e kemi cuar atdhetarine ne si shqiptar

  4. ..... says:

    Pastaj pellasin shqiptaret keshtu e shqiptaret ashtu shkerdhata Perendimi kur i bejn vete pislliqet nuk ju del zeri

  5. nje DIKUSHI says:

    Konsujt e nderit , nuk perfaqesojne asgje dhe nuk i paguan askush . Ndersa per ty KUQ E zi , po te siguroj qe Turqia , ka qene shtet laik , por Erdogani e ka kthyer ne nje shtet islamo-fetar , aq sa , Evropa dhe SHBA-ja , kane shprehur shqetesimet e tyre , ndersa BE-ja , tashme ja ka hequr fillin per t’a pranuar . Erdogani , shikon endra me Allah , xhami e minare . Mjafton te kujtosh viziten e turpshme me permbajtje plotesisht islamike e aspak qeveritare , qe beri ne Shqiperi , ku e filloi dhe e mbaroi fjalimin , vetem me xhami e islamizem , derisa theu qafen e u largua . Ke degjuar ti , ndonje kryeminister apo kryetar shteti evropian qe vjen per vizite shteterore dhe te flase per kisha , kryqe e Krisht ? Asnjehere . Kujto Merkelin , Napolitanon , Renzin e ke te duash ti , nese permenden qofte edhe nje fjale fetare , sepse Evropa eshte laike , Turqia , jo .

  6. bert says:

    ore loqe dini te lexoni ju qe konsulli i nderit eshte nje post vullnetar edhe ska asnje simbol francez!!! Pse nuk e di turqia nga kalojn emigrantet me apo pa gomone? Qenka nevoja tu shesi nje konsull gomone qe ata te vijn ne europe? Keshtu si e ka nisur edhe turqia do perfundoj si keta beduinet mbas disa vitesh nese vazhdon te vrasi kurd edhe te furnizoj isilin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje