Policia turke arrestoi 11 persona, prej të cilëve dhe drejtuesin e një grupi të rëndësishëm industrial, i dyshuar si bashkëpunëtor i afërt i armikut të betuar të presidentit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan, imamit Fethullah Gulen, njoftojnë media turke.
Sipas agjencisë së lajmeve ”Dogan”, aksioni i forcave të sigurisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit në qytetin Kayseri në kuadër të një hetimi të ndërmarrë nga drejtësia turke kundër perkrahesve të Gulenit.
Mes personave të arrestuar bëjnë pjesë Memduh Boydak, drejtuesi i një grupi të rëndësishëm industrial, biznesmenë të rajonit të Kayserit dhe universitarë.
Hetimi përqendrohet në kushtet e marrjes së terreneve nga fondacioni i universitetit ”Meliksah”, ku Boydak është administrator.
Erdogan akuzon ish-aleatin Fethullah Gulen, i cili drejton që nga SHBA-ja një rrjet me influencë të OJQ-ve, shkollave dhe ndërmarrjeve, quajtur Hizmet, se ka dashur të rrëzojë regjimin e tij duke drejtuar hetimin e gjerë antikorrupsion të ndërmarrë në fund të vitit 2013 kundër tij dhe rrethit të tij.
sa keq,bixnecmeni Industrial Menduh Boudall i arrestuar, do te ndertonte big xhamine ne Tirone……………..