Nga sot, çmimi i zhdoganimit të makinave të vjetra rritet me 30 %

17 Shtator 2015, 09:11Politika TEMA

Duke nisur nga sot, zhdoganimi i makinave të vogla, ashtu si dhe të furgonëve e kamionëve do t’u kushtojë qytetarëve rreth 30% më shtrenjt.

Këshilli i Ministrave ka rritur vlerën e referencës përmes të cilës llogaritet TVSH e zhdoganimit të mjeteve me vit prodhimi më shumë se dhjetë vjeçar.

Sipas ligjit të ri, kush do të importojë një makinë më të vjetër se viti 2005, do ta paguajë 30% më shtrenjtë zhdoganimin.

Nga tabela e re e vlerave referencë rezulton se rritja më e madhe i takon cilandratave të rënda, raporton A1 Report.

Për mjetet e cilindratave nga 3000-4500 cc, çmimi referencë rritet me 42%, ndërkohë që për ato mbi 4500 cc, vlera e referencës bëhet 800 mijë lekë.

Rritje të konsiderueshme prej më shumë se 40% shënojnë mjetet e rënda.

13 komente në “Nga sot, çmimi i zhdoganimit të makinave të vjetra rritet me 30 %”

  1. Lushi says:

    Uh sa bukur sa bukur ! Prape ja futet me te varferve, prape mbani anen e

    koncesionareve te makinave. Ju vidhni leket tona dhe blini makina te

    reja. Po ne me cfare ti blejme makinat e reja?????????

    1. shqiptari says:

      Jo o vella jo. Se vetem ne Shqiperi importohen plehra. Nese del jashte, nuk mbytesh nga tymi ne trafik, nderkohe ketu ajri eshte I tmerrshem. Njerezit duhet te kthejne syte tek transporti public dhe te kerkojne te jete I perpikte, I shpejte dhe korrekt. Shqiperia e varfer nuk mund te jete koke e makine se do ikim per lesh te gjithe.

      1. Aleks says:

        E qarte qe ne shqiperi quajne makina te reja ato qe jane te lara e te lyera dhe jo vit prodhimin e tyre

  2. patrioti says:

    Vazhdoni keshtu se e keni te sigurte humbjen.

    Vazhdoni te mbeshtesni grosistet me keto vendime te turpsheme.

    Vetem qeveri e majte sjeni ju. Ngelet duke ja fut popullit

    e po i jepni buke grosisteve.

    Vazhdoni se e keni mire.

  3. lapi says:

    Shume mire e ben qeveria qe na kin kocken, sepse ne fakt ne jemi prodhues makinash dhe na ngelen pa pune fabrikat tona te makinave nqs sjellim makina te lira importi.

  4. lapi says:

    Dhe ka te drejte sepse nga nje ane nuk mjaftojne pazaret qe u bene me kontrollet teknike, sepse nje makine e vjeter por e mire dhe qe nuk ndot ambientin nuk mjafton. Tani duhet te hane buke e te nxjerrin leket e veta Gon Papuli me shoke.

    Nderkohe qe shqiptaret qe s’kane leke te paguajne dritat duhet te blejne makina te reja neper koncesione….Biiiiir o zoooot jepi atij qe rri kot.

  5. gencivl says:

    Nuk ben burri per 30% ?

  6. Edi Rama says:

    Po pse bleni makina te vjetra? Kjo eshte per tu inkurajuar qe te bleni makina reja tani qe ekonomia po lulezon! Leket edhe kalben o popull, perdorini

  7. A says:

    Vetem reforma negative dhe rritje taksash, akcisash per shumicen e shoqerise shqiptare.
    EDI RAMA dhe qeveria e tij e perdale nuk ka bere gje tjeter vetem futja shtreses se mesme ne favor vetem te disa klinteve qe qendrojne afer tij.
    Lufta kunder mafies dhe korrupsionit, maskarallallikut, shperdorimit nuk behet me lloqe, brockulla, mashtrime, genjeshtra, demagogji, por behet me pune, me vepra, te cilat nuk duken gje kundi.
    OOO EDO, ta tha cope ambasadori amarikan DONALD LU, pergjegjesi te plote ne kete gjendje politike, ekonomike dhe sociale qe ndodhet Shqiperia dhe populli shqiptar jeni njelloj si pozita dhe opozita, si shumica dhe pakica.
    Prandaj nuk eshte e larget dita OOO EDO qe do te shkojsh edhe ti EDO ne SEMES dhe per lesh.
    Ne nje kohe qe ne PS, ne grupin e saj parlamentar te ngrihet ndjekja penale dhe arrestimi i SALI BERISHES and company, ti EDOO dhe GRAMOZ RUCI dolet kundert.
    Po ta thote cope BASHKIMI EVROPIAN, SHBA-ja, KANADAJA dhe AUSTRALIA si vende te largta se politikanet dhe pushtetaretr ne Shqiperi prej 25-se vjetesh jane te pa afte, te deshtuar, maskarenj, genjeshtar, mashtrues deri aty sa ju kane quajtur GANGSTERA.
    Bile tani KUVENDI i SHQIPERISE i mbushur me kriminela dhe vagabonda, injorante. Kjo pra eshte situata dhe mos fol OOO EDOO kodra mbas bregut, sepse se je ti EDOO qe ne ngjarjen e GERDECIT ne spital i re me dore krahut te SALI BERISHES me kuptimin qe mos qaj “bithen” per kete ngjarje.
    EDOO je kokrra e mashtruesit, demagogut dhe brockullist.
    Tung.

  8. ilir says:

    Dhe thika futet tjell e me thelle, deri ne palce.

  9. filani says:

    Ne fakt nuk duhet te jete keshtu. Por duke qene se nuk kontrollohet dot vendosja e limiteve te ndotjes (sepse kontrolloret genjejne), atehere vendoset ky limit ne vjetersine e tyre. Nuk eshte e kete per dy arsye: a) makina eshte mjet luksi ne Shqiperi, ku distancat jane te shkurtra dhe b) duhet te mendoni per ndotjen qe shkaktojne ne ambient. Kjo e dyta me e rendesishme, sepse do kurseje shpenzimet ne semundjet qe shkaktojne ne publik.

  10. Kol Tivari says:

    Bravo Rilindja, Qeveria “socialiste”, po “i/ua mbështet” mirë të varfërit që nuk kanë para të blejnë makina të reja…! Mirë t’u bëhet, nuk ua ka njeri fajin, që kaq vite nuk vodhët diçka, nuk mbollët një ngastër drogë…njerëz “të pahajër”…!!! Kush u tha që ndershmëria është vyrtyt…???!!! “Vyrtyt” është paraja e fituar me çdo mjet…!!!

  11. Thanasi qe ta plasi says:

    Ca keni ore? A eshte qeveri e majte kjo? A mendon qeveria e majte per popullin? Edhe kjo per ate mendon tjeter pune se mendon si t’ia fusi.

    Po mire si i bie? Nje makine e 2007 me 600.000 km paguan me pak se mje makine e 2004 me 200.000 km?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje