Nga Nikollë Lesi
Nostalgji, por edhe një kureshtje për të parë kullën e dikurshme, ku kam lindur e qëndruar – siç më thotë nana ime e dashtun, vetëm gjashtë muaj pas gushtit 1963 – më bëri këto ditë të marr udhën për në fshatin Prull, Lezhë. Një fshat pothuajse i braktisur tashmë duket sikur kundron detin përballë e Lezhën nga e djathta, rroket me qiellin e që puthet me fushën e Spitenit, fshati tjetër ku u rrita derisa në tetor të vitit 1990 edhe unë e lashë për të rendur pas ëndrrës, të cilën sot e kam kapur: Puna e gazetarit.
E kështu, si në një film bardh e zi, si dikur, ngjita të përpjetën e thepisur e të mundimshme për të parë pothuajse pas 40 vitesh kullën time, kullën e fisit. Nga sipër, aty majë malit, duket sikur je në fluturim mbi parcelat e pafundme të Bregut të Matit, ndërsa rrugët gjithë dredha-dredha për t’u ngjitur janë stolisur nga banorët e fshatit Spiten me ullinjë e pemë, a thua se përpara të është shfaqur një pikturë e mjeshtrit, Pashk Përvathi.
Më duhej të kaloja nëpër disa shtigje të rrethuara me gardhe e tela e ku nëpër qoshe shihje që dikush kishte vënë tabela “tokë e zanun. Mos u afro!”. Kisha marrë me vete në fuoristradën time nanën, 85 vjeçe, një grua vërtetë zonjë, e fortë dhe shumë e dashtun. Kisha edhe bashkëshorten time, vëllain e dytë e kunatën. Kujtoja me vete, sesi dikur kjo rrugë ishte e pashtruar, por e mirëmbajtur për të shkuar tek Kulla. Një krua uji, ku njërzia ndalonte për të pirë uji burimi, kryqëzonte tre udhë. Njëra rrugë me shpinte tek Kulla. Tek ajo Kullë, që shumë vite më parë dimri të kallkanoste e gjatë verës gjinkallat harliseshin majë pemëve duke kënduar në kor, si në një kolonë zanore filmi pa ngjyrë.
E gjeta – siç e shikoni në foto – të rrënuar, ndonëse nuk dija ç’të bëja më parë gjithë këto dekada, sepse shtëpinë tjetër, ku u rrita e rindërtova (siç duket në një foto pak më poshtë). Por prapë u gjenda ngushtë, kur shihja sesi moria e gurëve të kullës së gjyshit më dilte kudo – ndonëse pak mur guri – si për të thënë, “mos më harroni” kishte qëndruar stoike në këmbë, nga jugu.
U solla nëpër ato monopate rreth kullës së gjyshit, të cilën e kishte ndërtuar në fund të viteve 1890 , siç tregonte dikur babai dhe ndërmend më erdhi një kujtim brilant, ai momenti kur në 8-vjeçare vrapoja nga fshati Spiten – që siç thashë varet në këmbët e malit ku ndodhet kulla e vjetër – vetëm për të ngrënë petullat e gjyshes sime të mirë, të cilat prej mjaltit që u hidhte më bënte të ngjisja me një frymë malin e kur kthehesha prapë në shtëpinë prej guri në Spiten, petullat kishin “avulluar”.
U solla nëpër ato mure e gurë të latuar nga dora e gjyshit dhe e mjeshtrave të Mirditës, mure që kanë dëshmitarë ndër shumë dekada, qiellin e Zotin. I bëra disa fotografi edhe një burimi uji, që dilte me pika nga maja e malit. I mora me vete fotografitë dhe po mendoja nëse duhet ta fus në Facebook kullën ku kam lindur! Ku nuk kam udhëtuar për punë e qejf nëpër botë ndër gjithë këto dekada; kam fluturuar deri në Brazil një herë e jam gjendur disa herë të tjera mbi Azi në ishullin Taiwan, apo kam kundruar Indinë duke u ulur në Kalkuta kur vdiq Nënë Tereza në shtator 1997; në Amerikë kam trokitur shumë herë, ndërsa në Rusi jam tretur në mendimet e poezisë ruse; në Britaninë e Madhe u bëra si i shtëpisë prej djemve që studiojnë prej vitesh, kurse Europën e kam “livadhisur” sa herë më është ofruar liria e kohës.
Ndërkohë kisha harruar të vija në kryeqendrën e botës time e që për mua janë vetëm këto mure, ku duhet të kem qarë si i porsalindur i shenjës së Luanit, në atë gusht 1963.
Erdha, pashë, preka muret dhe mendova se çfarë ka shkruar Aleksandër Meksi në librin e tij për historinë e zonës.
Ja një pjesë nga libri:
…Përmendjen më të hershme të saj në dokumentacionin kishtar e kemi me Burchardus dhe Johanis qysh përpara vitit 1370, ku si ipeshkëv ishte Giovanni Hueti De Codomo OP. Pas tij në vitin 1373 emërohet domenikani Gregorio Laurenti da Venezia, i cili përmendet në letrën që Papa Gregori XI i dërgon nga Avinjoni. Në vitin 1392 ishte ipeshkëv Martini, ndërsa në vitin 1436 Giorgio, abati i manastirit Benediktin të Shën Aleksandrit, emërohet si ipeshkëv i Lisit (Lixien) në provincën e Antivarit 35 pas vdekjes së Nicolo “Oculi Grandi ”. Kështu në vitin 1441, pas vdekjes së Giorgio-s , i vjen radha Andreas të përmendur në Konstitucionet, abat i manastirit të San Alessandro in Colematia (Shën Llezhdri i Bokjanit pranë Spitenit të Lezhës), i cili emërohet peshkop i Lisit…”!
Përtej Kullës, jo shumë larg, ndodhet akoma Kisha e rindërtuar e Bokjanit, siç thotë Meksi, nga më të vjetrat në Ballkan e që Artan Shkreli, një njeri i apasionuar pas historisë dhe artit, mund të hidhte një projekt në letër për ta bërë të vizitueshëm Prullin. Atje është Kisha e vjetër e Bokjanit, ndër më legjendarët në krejt Ballkanin Perëndimor e ndërtuar mes shekullit të 13-të dhe atij të 14-të.
Duke zbritur nga Kulla për në udhën e ngjitjes hodha sytë poshtë, ku përpara më shfaqej shtëpia e re në Spiten, të cilën e ngrita nga fillimi, e mbusha me pemë e lule, edhe si premtim ndaj babait, tashmë në jetën tjetër. Ecja e mendoja për Kullën. Pyeta nënën time, se si i bëhej që ta rindërtoja Kullën. T’a përshtas me një arkitekt e ta ngre në këmbë, si dikur, por më të bukur. Për hir të historisë së genit familjar, të ngjarjeve e shumë kujtimeve që janë skalitur aty në formën e gurit, por edhe si një vend përrallor, ku detin e sheh në pëllëmbë të dorës, ndonëse për të shkuar atje tek dallgët duhet me shumë se një orë.
Nana, pa e zgjatur më tha:
-Nuk asht’ toka jote! E kanë dy axhat tuj!
– Po nuk e dua pronë për vete. Dua ta bëj për qejf se edhe gjyshi e ka pas emrin Nikoll – shtova me buzëqeshje.
E nana filloi, duke më tregu se duhet me pyet’ 6 djemtë e 4 vajzat e xhaxhait të parë, 5 vajzat e djalin e xhaxhait të dytë, vajzën e xhaxhait të tretë, 2 djemtë dhe 3 vajzat e xhaxhait të vogël, 4 vajzat dhe djalin e hallës së parë, 2 djemtë dhe 4 vajzat e hallës së dytë, 5 vajzat e hallës së vogël; 2 vëllezërit dhe motrën time dhe gjithë nipërit e mbesat e pemës gjenealogjike, të cilët disa janë në Greqi, të tjerë në Itali e Britani, ca në Gjermani e Francë, një në Turqi, tre nipër në SHBA , një në Austri. Më duket dhe dy në Zvicër!
E të gjitha lejet duhen marrë me shkrim dhe pranë noterit për ta rindërtuar në respekt të gjyshit dhe të vetvetes. Bëra një llogari ndërkohë që zbrisja udhën e gjatë e me lakadredha dhe i binte që po t’i hyja këtij projekti fisnik do të rrotullohesha si “Magelani” për të mbledhur fisin nëpër botë.
Por prapë, unë do të kthehem tek Kulla!
Prull, Lezhë, 17 shtator 2015
Mos ka mbjelle ndonje kubik kanabis ky trimi dhe ka shkuar me rastin e korrje-shirjeve…
Interesant shkrimi e njekohesisht tregon te verteten si mbeti vendi ne dore te njerezve rurale.Nuk dua te ofendoj njeri por femijeria mbetet kyci dhe thelbi I formimit te personalitetit dhe karakterit njerezor.
Kur ky “rurali”, ne 1996-1997, i bente balle e karshillek, me gazetes e tij Koha Jone, ne emer te lirise dhe te Shqiperise, barbareve dhe ruraleve te vertete te diktatorit te ri shqiptar Sali Berisha, ja shume te ngjare qe ju zoti Arber Iliri, ishit strukur ne ndonje vrime dhe ruaje vetem bythen tende.
Po te ishin te gjithe shqiptaret si “rurali” Nikolle Lesi, Shqiperia do te ishte tashme e gjitha industriale, dixhitale dhe elektronike.
Jo, e besoj.Do ta bente te madhe e te forte, dixhitale qe thua ti,sic kishte pare ne fshatin etij. E besoj.
UA,A DONI ME PER BELULIN? KY QE NUK FOLI NJE HERE AHTU SIC DUHEJ POR PERFITOI NGA TE GJITHE PUSHTET E POLITIKES QE SHKATERRUAN SHQIPERINE,
SOT NA KUJTON KULLEN DHE FISIN E VET A THUA SE ATY NIS SHQIPNIA…
I PAFTYRE!
E ke gabim, mendoj une..shkrimi eshte me ndjenja njerezore,sejcili prej nesh perjeton situata e emocione te tilla. Eshte dashuria e pakufijshme e shprehur per VENDLINDJEN qe eshte pjese e ATDHEUT. (Ndjenjat,emocionet……….jane veti e njerezve!!!) Nuk po me interesojne bindjet idete fete a krahinat.
Ne si fshat kemi shume respekt per Nikollen, por une si person mendoj me gjithe ate pushtet dhe pasuri sk ka bashke fshatari pse nuk ja plas nje investim per cef se po e beri reugen me asfalt do beje edhe kullen’ se kisha dhe rruga eshte bere nga nje emigrant shume i mire ´kam degjuar se emigranti ka shpreh se rrugen dhe kishen i ka bere per ZOTI, rruga eshte 6 kilometra dhe ka nejt fadroma dhe kamjona 1 vit rrjesht pa pushim duke punuar, zotri Nikolla e din per fshatarin emigrant sazemer mire human dhe i zoti eshte
Shume mreslenes.
95.5 perqind e banoreve te qyteteve ne te gjithe boten origjinen e kane nga fshati ku jane edhe fillimet e jetes njerzore.
Lum ai qe njeh origjinen e tij e krenohet me te.Lum ai qe di ku jane varret e te pareve dhe mundi i tyre dhe i larteson here pas here me kujtesen qe u ben.
Lesi ngrije kullen e te pareve se vetem urime e fat do te kesh ti dhe te afermit e tu.
nkolle lehesi…rasti me tipik i katunarit shqiptar, paftyre mosmirnjohes legen sahanlepires nastard mashtrues pakarakter i poshter
E CA KA PER INTERESANTE KETU? TE GJITHE KEMI NGA NJE KULLE TE RRENUAR APO GJYSEM TE RRENUAR NE FSHATRAT E GJYSHERVE APO STERGJYSHERVE. CA TE BEJME TANI, TE BEJME TE GJITHE NGA REPORTAZH E T’JA SJELLIM MEROS PER BOTIM?
Bravo zoti Lesi bravo. Por per nje gje me ardhkerka keq. Ti qe OKB te caktoi si interlokutor ne marrdheniet Kine – Taivan e le mamane te bente 85 vjec pa e kthyer ne kryeqyteterimin e Shqiperise Prullin e Lezhes ?
Pse nuk e rinovon bre Nikoll ?
Ne shumicen e rasteve milioneret mafioz shqiptare,nuk rindertojne kullat e gjysherve ne fshatrat e tyre por ju sulen pronave te te tjereve si ne Shengjin,Lalez,Divjak,Vlore,Dermi,Himare,Qeparo,Borsh,Lukove,Kakome,Sarande,Ksamil,Butrint etj;dhe mandej “derdhin lot” per kullat e gjysherve ne malsin e Lezhes,Skraparit,Tepelenes etj.Mesa nga kjo lukoni nuk ben perjashtim edhe Lesi.
Ishin zona qe kishin ngelur mbrapa dhe kishin nevoje per investime nga njerez me vizion te ardhur nga malet.
NJE GABIM ORTOGRAFIK QE NIKOLLA NUK DUHET TA BEJE,KUR TE ME JEPET MUNDESIA PER TE TE TAKUAR,DO TE TE KERKOJ ZGJEDHIMIN E FOLJES (me lind) PASI TI NIKOLLE NUK KE LINDUR NE VITIN 1963 POR JE LINDUR NE VITIN 63. SA PER KUJTIMET FEMINORE NIKOLLA KA TE DREJTEN E TIJ,DERI EDHE LOTOJE PER KUJTIMET E VJETRA,NOSTALGJIA PER GJYSHIN,GJYSHEN,PER MURET E KULLES,PER GARDHIN E KOPESHTIT ETJE ETJE.NDRTIMI I KULLES PREJ TEJE DO TE JETE RESPEKT PER TE GJITHE PARAARDHESIT E TIJE.SA PER FAREFISIN QE NANA E NIKOLLIT ME TE DREJTE E POROSIT, ME AQ SA NJOH UNE NIKOLLI MUNDE TE KETE NEVOJE PER DOKUMENTAT SHTETERORE PASI ASNJE NGA TE AFERMIT NUK DO E PENGONIN. ME RESPEKT PER KETE SHKRIM NOSTOLGJIE FAMILIARE,TE PA POLITIZUAR,PASI POLITIKA PO NA MERR MENDJEN EDHE NE QE KEMI 20 E KUSUR EMIGRANTE.
i bene , me nder M… e madh Tiranes e tani po u vete mendja te ndertojne ne Prullin e lavdishem.
pika o strateg i se keqes!!!
i marrshi te keqen lesit se ai ka bewre histori mediatike dhe ka ber eper lezhen sa nuk kane bere te gjithe deputetet e lezhes te gjithe bashke. dhe reportzhi eshte ndjenje e respekt per vendlindjen.
ky eshte njeri i madh
Na ndihmo me ba rrugen o Nikolle djali se te ka ardh rradha te besh dicka per fshatin se nje fshatar i joni ta ka rregullu kishen dhe rrugen , po te ka ngel merak shko vizitoje dhe rreklamoje me gazeten dhe publikimet e tuaja mbase ZOTI te fut ne shpirt ta besh me asfalt ate rruge qe fshatari emigranti ka bere per gjithe juve si fshat’mos u pergjigj se ska gja vec interesohu pak per ate djalishin cpune ka bere??