Intervistë e Enkel Demit me Atalanta Paskon, vajza e shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli, për emisionin”Shih programin”.
Përse kujtohet një gazetar si unë për Kutelin? Kësaj here shkak është bërë një polemikë, sipas meje një farë kurthi i ngritur në media. Po lexoj të plotë këtë paragraf të shkruar në “Mëngjese në kafe Rostand”: Paskon gjithashtu po e shikoja për herë të parë. Ishte, padyshim, shkrimtari që zgjonte kureshtjen kryesore pas Lasgush Poradecit. Ishte i heshtur, por ndryshe nga Greblleshi kishte bërë një a dy vite burg, madje shumë njerëz mendonin se do të hynte përsëri, por kjo, në vend t’ia shtonte druajtjen, për çudi, ia hiqte. Kjo vinte ndoshta nga që si pas një pëshpërime jo fort të besueshme, kishte gjasë që Pasko ishte i vetmi shkrimtar, jo vetëm në Shqipëri, por në krejt kampin socialist, për të mos thënë në krejt botën, që duke qenë oficer në luftën e Stalingradit, në anën e gjermanëve, ishte kthyer shëndoshë e mirë!.
Ku është polemika këtu?
Në këtë paragraf ka disa pandehma dhe pasakëtësi. Thotë: Kuteli kishte bërë 1-2 vjet burg. Asaj kohe mund të mos dihej, por sot është e pamundur që mos të dihet. Për shkrimtarët duhet folur me saktësi. Aty nuk saktësohet, 1 apo 2 vjet vjet. Aty flitet për një njeri me emër mbiemër, por duhet të them se duke bërë një pohim të tillë sapo kemi hyrë në botën e pandehmave. Por jeta e Kutelit, nuk kishte vetëm faqen e pandehmave. Jeta e tij është e vërtetuar nëpërmjet shkrimeve të tij, nëpërmjet dëshmitarëve. Ne kemi botuar “Netë moldave” thjesht për të treguar se nuk ka qenë në Stalingrad. është guxim i madh që të thuash ka qenë në Stalingrad. Kuteli nuk ka qenë në Stalingrad, por ka qenë i mobilizuar ama…
Kuteli nuk ka qenë në Stalingrad, por ka qenë i mobilizuar. A mund ta sqarojmë këtë?
Ai ka qenë në legjionet rumune që u dërguan drejt Stalingradit. Këta ishin civilë, ishin ushtarë të mobilizuar, ishin profesionistë të fushave të ndryshme.
Pra, kjo nuk ishte një zgjedhje e tij me vullnet të lirë?
Si mund të ishte kjo një zgjedhje me vullnet?!
Plasari flet për një lloj vuajtje të Kutelit atje, a mund të na flisni diçka më shumë, se nëse nuk ka qenë në Stalingrad, ku ka qenë?
Ka qenë në Stepanonkë. Aty ka shkruar “Po të vdes në dhé të huaj”. Ka qenë i mobilizuar vetëm tre muaj, shtator-dhjetor. Në janar është kthyer në Bukuresht. Mbase është kthyer për festa, nuk e di se kur tamam, por në janar ka qenë në Rumani.
Keni folur ndonjëherë me babain për këtë periudhë me të?
Jo. nuk ka rënë rasti. Babai kishte shumë punë, shumë angazhime, shumë përkthime, norma përkthimi për të plotësuar. Por, që babai ishte i mobilizuar kjo dihej. Ai kishte botuar disa gjëra rreth asaj periudhe si “Netë moldave”, poemën “Po të vdes në dhé të huaj”, “Këngë e britma nga qyteti i vdekur.” Ai i ka të përshkruara dhe të botuara, nuk e ka fshehur ai këtë pjesë.
Ajo ishte një luftë që nuk i përkiste?
Normal. Ishte fat që u kthye i gjallë.
A ka te bëjë Lufta e Dytë Botërore me kthimin në Shqipëri?
Ai nuk ishte pjesë e luftës, por e paqes. Ai mundohej që të bënte paqe, qoftë duke dhënë këshilla sesi mund të kaloheshin problemet financiare të kohës. Ai ishte studiues i shkencave ekonomike, por njihte mirë monedhën dhe politikat monetare. Ai është kthyer në Shqipëri në shtator 1942, kur i pati vdekur e ëma.
Kadare në një intervistë të dhënë në “Gazetën Standard” flet për zhdukjen e dosjes së hetimit të Paskos. Ai e cilëson skandal. Ai thotë që kur ishte i ri qarkullonte fjala se kishte qenë në Stalingrad. Por ai thotë se në fakt Paskon e kanë dënuar për “Poemin e Kosovës”…
E lexova dhe aty thuhet se im atë u lirua kur u prishëm më jugosllavët. Kuteli u lirua me falje në prill të ‘49 bashkë me qindra të tjerë. Kjo ishte për t’i mbushur mendjen se i futi në burg Koçi Xoxe.
Pse hyri ne burg babai juaj, për punën e kursit të këmbimit me dinarin jugosllav?
Ai dha doreheqjen në korrik 46, ndërsa burgimi u krye në maj të 47-s.
Arsyeja e burgimit?
Nuk e kanë thënë, i thonin vetëm fashisti dhe antijugosllav. Ai nuk pranoi që të vinte firmën në një kurs këmbimi që nuk ishte real. Leku nga lufta doli i fuqishëm, sepse në Shqipëri kishte materiale ndërtimi dhe mall, kurse dinari ishte shumë i dobët. Qeveria donte që të firmoste një shkresë që ishte kundër vendit. Por ky nuk ishte precedenti i tij i parë. Edhe gjatë pushtimit nazist ai krijoi një rast gati sabotimi financiar, aq sa Gjermania nuk arriti të bënte monedhën e pushtimit. Pas kësaj ai iku nga puna atje, por nuk doli në mal me pushkë në krahë, shkoi në zonat e çliruara, ku ndihmoi për çështjet e financës qeverinë e Beratit.
Në testament thotë: zgjodha rrugën e kundërt, por nuk i ndala dot të tëra…, kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk mund të skuqem nga turpi nga aktiviteti im kundër nazistëve në Rumani… Kam patur një skedë të zezë nga nazistët në Vjenë..
Dua vetëm të kujtoj se na fliste gjithmonë që të bëheshim të mirë, por të mos jepeshim pas parasë. Në fakt ashtu si dhe e përmendët dhe ju ai dëshmon që Gestapo i kishte hapur një skedë në Vjenë. Nuk e kemi gjetur këtë dosje. Duhet të jetë në arkivat e atjshme. Studiuesit duhet ta gjejnë për të parë, çfarë ka shënuar Gestapo për të. Besoj se ka shumë rëndësi.
A është e vërtetë që keni kaluar një periudhë skamjeje?
Jo, nuk ka qenë skamje. Mund të them një detaj. Kur vdiq babai unë nuk e dija se kur ishte dita e rrogës. Nuk e kisha si koncept. Këtë e mësova më vonë, kur nëna ime u detyrua të punojë.
Rikthehemi tek polemika. Kadare thotë do ishte mirë që të thuhen gjërat siç janë dhe të pranohen të tilla. Kadare thotë se ju, familjarët nuk keni lejuar botimin e një pjesë të veprës së babait tuaj në frëngjisht..
Biseda për këto botime është bërë me vëllain. Ka qenë vitit 1997. Por më herët, Aziz Vrioni, dmth Luan Gjergji, ka përkthyer vetëm “Vjeshtën e Xheladin Beut” dhe nuk di të ketë përkthyer tjetër, kjo është botuar rreth 1987. po mua më bën përshtypje pse jo Jusuf Vrioni?! Vëllai ka kontaktuar me atë shtëpi botuese që i ka thënë Ismaili se do ta botonte veprën. Nuk ka qenë shtëpia botuese “Fayard”. Ismaili i pati thënë se ishte një shtëpi botuese serioze që po krijohet atëherë. Vëllai i kontaktoi dhe ata i kthyen përgjigje, se nuk ishin të interesuar për ta botuar. Kjo ka ngjarë në periudhën 1997-1998. Pra nuk është ashtu siç thotë z. Kadare.
Kur e pyesin sot Ismail Kadarenë për Mitrush Kutelin, ai thotë se është një ndër klasikët e letërsisë shqipe, i cili bën pjesë në fondin e artë…
Nuk komentoj një mendim të Kadaresë as sikur të thoshte një mendim tjetër nga ky.
Ju çfarë mendoni për Kadarenë?
Është një shkrimtari madh. Më pëlqen këmbëngulja e tij rreth çeshtjeve të dosjeve. Ai është një autoritetet dhe më pëlqen këmbëngulja e tij për të hapur dosjet e ish-Sigurimit.
Tani po ndalem pak tek testamenti. aty i shkruhej nënës suaj: “Ti je në Rrushkull tek Polikseni dhe Atalanta”. Pse ishit atje?
Ishim në aksion, nuk ishim në internim.
Ai ka lënë disa porosi që janë sa tronditëse, aq dhe të çuditshmë. Fjala vjen nuk ka dashur lajmërime për vdekjen e tij. Ja respektuat këtë dëshirë?
Jo, nuk mundëm. Ai ra të flerë dhe nuk u zgjua. Ishte shumë e rëndë, na ra qielli mbi kokë. Mamaja mori vendimet për çdo gjë, siç iu duk me e drejtë. Nuk e di në ç’moment e gjeti mamaja letrën, mund ta ketë gjetur dhe më vonë, nuk e di. Në ishim 16-17 vjeçare të dyja motrat. Por e vërteta kjo është nuk iu respektuan këto dëshira të shprehura në testament. Njerëzit u njoftuan. Petraq Kolevica madje më vonë shkruan se më mirë që nuk u zbatuan këto porosi, se nuk do kishim mësuar për mortin dhe do të mungonim.
Ka një fjalë që në kënetën e Maliqit e kanë torturuar dhe kanë dashur ta turpërojnë publikisht…
Edhe kjo është një tjetër histori që ka shumë shtresa. Unë në fillim të viteve ’90 shkoj në Bashki të Tiranës, sepse më duhej një dokument. Një zotëri që takoj atje më pa mbiemrin dhe më thotë mos je e bija e Kutelit? Ai më rrëfeu episod, më tha emra, më dha detaje. Në 95 vjetorin e babait e ftuam dhe zoterinë me mbiemrin Tusha nga Elbasani që kishte një rol shumë të rëndësishëm në historinë e treguar nga ky burrë,sepse ai ishte njeriu që i tha kapterit që ta nxirrte nga gropa. Ai nuk e dinte kë kishte shpëtuar, sepse aty askush nuk e dinte se ishte shkrimtar. Aty askush nuk dinte asgjë për të tjerët dhe kjo ishte një mënyrë për të ruajtur vetën dhe të tjerët. Në atë ceremoni ku mori pjesë dhe z. Tusha ishin gazetarët që e pyetën, duke i bërë pyetje nga më të çuditshmet, dhe ai edhe pse nuk mbante mend shumë detaje, kur u pyet sesi e kishin futur të veshur apo të zhveshur, ai u përgjigj të zhveshur. Nuk ma merr mendja që ka qenë kështu. Më pas kjo u tjerr gjatë nga mediat dhe iu dhanë ngjyra që nuk i kishte si ngjarje. Vetë babai ia ka treguar Petraq Kolevicës pjesën e daljes nga kampi i Maliqit dhe ai e ka shkruar.
Një nga porositë më të mrekullueshme është që fëmijët ta duan gjuhën dhe vendin deri në vuajtje. Këtë e ka shkruar në një kohë kur ky vend nuk i falte shumë, apo jo?
Normal, vendin nuk e zgjedhim dot. Ai kështu e ndjente.
Origjina e familjes suaj është suliote?
Jo, ne jemi nga Arta.
Nga Arta e Çamërisë?
Po nga Arta e Çamërisë.
Jeni çamë orthodoksë…
Po. Jemi shkëputur prej andej në kohën e masakrave të Ali Pashës.
eh kush nuk ka vuajtur ne komunizem
http://bit.do/Te-verteta-te-frikshme
Nje shqiptar i vertete qe punoje per te miren e shqiperise.. Nje kristian i persekutuar nga turqit e shqiperise si ne kohen e alipashes si ne kohen e dulles.. (.ka te drejte tgf)
Keni 25 vjet qe po ulurini kunder SOCIALIZMIT,por beni sikur harroni KRIMET PA FUND TE KAPITALIZMIT kunder shumices se shqiptareve!
Cfare eshte kjo rremuje keshtu ? Rremuje e denje per mendje te coroditura dhe pa asnje lloj orientimi.Pse nuk thoni te verteten ? Qe dmth Rumania ishte pjese e Boshtit dhe mori pjese me trupat e saj fashiste ne Betejen e Stalingradit kunder Ushtrise se Kuqe ? Te gjithe u shpartalluan si mos me keq si fashistet rumune,spanjollet e Frankos dhe fashistet italo-gjermane ?
Nje gje te tille kerkoi te bente edhe Mustafa Kruja me Fejzi Alizotin me rinine kosovare per ta rekrutuar me fashistet (do te ishin shfarosur me mijera) per qe e ka kundershtuar me force nje burre i madh kosovar, babai aktorit Bekim Fehmiu ? Perralla te tilla si kjo interviste pacavure ja servirni ndonje injoranti dhe mos harroni se ka akoma njerez te mesuar dhe intelektuale qe iu perzihet stomaku me te tilla pacavure !
Pse irritohesh keshtu more njeri i mire, ç’te keqe ka ne kete interviste te sinqerte dhe modeste. Ti mund te çuditeshe dhe te kerceje pupthi vetem per nje aresye, pse nuk ka asnje therrime mburrjeje nga e bija e Mitrush Kutelit, penes se arte te letersise shqipe, siç bejne shume te tjere per te afermit e tyre artiste.
E megjithate Pasko eshte nje shkrimtar i mrekullueshem,nuk mund te gjykoj kohen kur eshte aktivizuar me nazitet.Mendoj se kete me shume se ata qe e permendin, tani e ka kuptuar vete Pasko,i cili aktivitetin zyrtar dhe vepren e tij e ka dhene te tere ne dobi te atdheut te vet.Kjo mjafton qe ai te jete ne altarin e njerzve te shquar te kombit shqiptar.
Per Mitrush Kutelin nga profesoret e gjuhes shqipe ne Mitrovice te Kosoves kam degjuar rreth viteve 1966,kuptohet pa biografine e tij,te cilet e konsideronin nder shkrimtaret e shkelqyer te letersise shqiptare.Me vone u botuan disa tregime me titull:”Aga Jakup dhe tregime tjera”,te cilat i lexoja me endje.Sot,kur lexoj shumçka per M.Kutelin,ndjehem teper i zhgenjyer,i trishtuar,i habitur per rrethanat ne te cilat paska jetuar ne Shqiperine meme,shkrimtari dhe ekonomisti i shquar Pasko,dhe jo veç ky.Besoj,sot shqiptaret duhet t’a kuptojne nje fakt te jetes qe defton se,nje komb qe ndeshkon;ata qe perfaqesojne,patriotizmin,intelegjencen,bujarine etj.veshtire do te kene mekembjen.Zonje e nderuar,qendroni krenare qe keni pasur nje at si Mitrush Kutelin.Zoti e bekofte shpirtin e tij!
Atalanta,
mos i’a fal shpirtin Dreqit, i cili prej 25 vitesh vetem lodra me kufomat e paraardhesve tane ka bere e ben, gjoja per te nxjerre te verteten qe ata vete e vdiqen, varrosen, dhe tani po e cvarosin me qellim per ta varrosuer edhe me thelle, ne humbetire. Zezaket dhe arabet po vriten si mizat dhe asnjeri nuk e tregon te vertetn e vrasjes se atyre, ne bote. Vrasja,demagogjia,eresirra e ndricuar fort saqe te verbon: jane interesi i Sigurimsave,dhe instrumenti i tyre profesional per sigurimin e sistemit te degjeneruar, shtazarak, kapitalisto-demokratik shqiptar, dhe mireqenies se vetes tyre, paprere.
Cilet jane ne pushtet prej 25 vitesh? Bijte e diktatures se proletariatit. Cilet ishin ne pushtet per 50 vite rresht? Bijte e diktatures, e cila u shpall ne vitin 1948, ne kongresin e pare te P.Komuniste.
Kush luftoi dhe udhehoqi LANC? Shumica e Bijeve te shtresave te mesme e te pasura te vendit. Te varferit vetem sa u shkuan pas, per numur. Po pushtetin e moren keta numuroret, te varferit, dhe bijte e atyre pasi hengren qumshtin e gjalpin e Diktatures, realizuan tradhetine e vitit 1991, dhe sot vazhdojne ne ate rruge me xhepat plot florinj e margaritare te dhjera e te gjakosura.
Ky eshte morali, me dy llafe, i Luftes dhe perpjekjeve patriotike, te prinderve tane, dhe i vet neve.
Mos e investoni shpirtin te Hajdutet, Tradhetaret, Kriminelet. VFLP.
Letra e fundit e Kutelit mè ka pushtuar thellè mèndjen kèto ditè, njè ndjenjè njerèzore qè vèshtirè tè harohet. çdo njèri qè ka ngritur njè familie me aq mund e sakrifica tek ajo letèr e Kutelit do tè gjejè gjithmonè vetveten. Shpesh njeriu braktis rrahjet e zemrès duke zgjedhur njè drejtim tè ri, duke e bèrè dhe atè me mjaftè elegancè….Nèse fèmijèt nuk marrin tè gjitha idetè e babait, diçka mbetet gjithmonè pèr nipèrit…. Ndjenjat e mira tè kètijè populli sa mè shumè tè dalin nè dritè bashkè me tiparet e vèrteta tè shqipètarit, aq mè tepèr do tè zbukurohet sjellja dhe jeta jonè !!!
Nderuar qofsh, Atalanta,
per menyren se si e nderoni Prindin tuaj…
Ai meriton gjithcka, se diti te mbetej dinjitoz dhe i ndershem,
ne kohe te veshtira, dhe ju, njelloj si ai, silleni e shpreheni dinjitare.
Gjorku jam plotësisht dakort me ty dhe besoj se kushdo qe ka lexuar letren e fundit te Kutelit i ka mbushur sytë me lot dhe njëkohësisht është ndjerë krenar që midis shqipëtarësh ka dhe figura me përmasa të tilla që realisht duhen lartësuar.
atalanta si ka mundesi te punoje ne radio-tv. shqiptare ne kohen e diktatures, e dyta mos harro se ke qene gruaja e djalit te nje deshmori te atdheut, ne ate kohe.si ka mundesi……cudi nuk je plotesisht e sinqerte.
atalanta s’ka punuar asnjeher ne radio-tv shqiptar. Ndersa marteses s’i dihet kurre, edhe nje familje deshmori mund te kete respekt per Mitrush Kutelin. Disa nga tregimet e tij ishin botuar ne kohen e diktatures ne vitet 70-80.
Kuteli mbetet ne altarin e letersise shqipe dhe nje intelektual I madh qe sakrifikoi per te ruajtur financat e vendit.I arte ne pene I arte ne shpirt.
Sllavo komunistet e shkaterruan Shqiperine e shqiptaret ka 75 vjet…
Ismail Kadare krijon situate si gjithenje per t’u dukur interesant. Gjate luftes Rumania beri rekrutim te detyruar jo vetem per nenshtetasit ,por edhe per gjithe studentet e huaj qe ndodheshin ne Bukuresht, ndermjet tyre mjaft shqiptare. Disa prej tyre munden te arratisen dhe u kthyen ne Shqiperi. Kuteli u dergua ne front dhe u largua pasi u semur rende dhe prej andej u kthye ne Shqiperi. Edhe perrallat e tjera se Ismaili donte t’ia botonte vepren jane genjeshtra. Ai botoi nje tregim vetem ne revisten e tij. Do te hiqet tani si mecenat , kur dihet shume mire qe ai eshte kujdesur vetem per vehten e tij dhe s’kishte asnje ndjenje miqesie per shkrimtaret e tjere.Behej keq kur ndonje shkrimtar lavderohej ose konsiderohej si I madh. Vetem nje duhet te ishte I madh, ai qe kerkonte rrenjet e partise……