Myfarete Laze: Ramizi më tregoi pirgun me letra pë biografinë time, qava në zyrën e tij

13 Shtator 2015, 10:43Kulturë TEMA

Këngëtarja e njohur, Myfarete Laze rrëfen kalvarin e saj si këngëtare në komunizëm, për shkak të biografisë së keqe.

Ajo thotë se gjyshi i saj, Mile Xhafo Laze ishte pushkatuar pas marrjes së pushtetit.

Për këtë arsye, ishte e vështirë për të hyrë në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

“Ne si familje u zhvendosëm në Shkodër, nga Saranda.

Ishte fat se falë qytetarisë e shpirtit artdashës të banorëve të këtij qyteti, ndërhyrjes së Bilal Parrucës, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës, që hyri garant për familjen time, arrita të futem në shkollën “Prenk Jakova”.

Kjo asht’ qytetaria shkodrane dhe shpirti i tyre për jabanxhinjtë”.

Falë ndihmës edhe të Osman Mulës, ajo arriti të depërtojë edhe në festival, ku do këndonte “Nën kurorën e ullirit” me Lindita Theodhorin, rrëfen Laze në një intervistë për gazetën Panorama.

Festivali zhvillohej tre net dhe ajo i kaloi dy netët e para pa problem, derisa ndodhi ajo që priste.

“Ne futeshim në sallën e festivalit dy orë para, se bënim grimin, rregulloheshim.

Kur sapo do hyja në derën e pasme të sallës, roja më thtoë se do të kalosh tek kjo dhoma tjetër dhe do të takosh Marash Hajatin, drejtorin e Televizionit.

Shtanga!

“E dija, ndodhi,” thashë me vete.

Kur shkova aty, drejtor Marashi, një burrë fisnik dhe autoritar, pasi më përshëndet me përzemërsi, më thotë se na pret Ramiz Alia në KQPPSH.

Por mos u shqetëso.

Ramizi më parë kishte marrë në telefon Çesk Zadenë dhe e kishte pyetur se si kisha mundur të hyjë në festival.

Nisemi direkt me makinën e tij për në KQ.

Te dera, roja menjëherë i tha Marashit: Shkoni se shoku Ramiz ju pret. U ngjitëm me vrap.

Në fillim Marashi. Ai ndenji brenda pesë minuta dhe pastaj doli.

M’u afrua dhe më tha për çdo gjë, thuaj nuk di gjë.

U preva e tëra. Fillova të dridhesha. Nuk e di se si u futa brenda.

Isha gati të më binte të fikët.

Sapo futem në zyrë, Ramizi më foli plot mirësjellje.

As e mendoja kurrë në jetë se do të shkelja në atë zyrë.

Pasi më pyeti se si i kisha nga shtëpia, më thotë: Si munde të hysh në festival.

Po ja, shkova u paraqita në konkurrim, pasi vij nga Shkodra me një biografi të pasur me çmime dhe përfaqësime.

Lotët më rrinin vetiu.

Mirë, mos qaj. Ke një zë shumë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë, më tha. Por ja, nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde, dhe më tregoi në dysheme një pirg me letra.

Nuk dija ç’të flisja.

Rrija si e hutuar. Ai e kuptoi gjendjen time dhe më thotë: Do të shkosh të këndosh. Këndo bukur.

Sa nuk fluturova nga gëzimi. Nisu shpejt, më tha.

Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Sa dola në korridor, Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atletë.

Nuk e di se si hyra në sallë, si u vesha dhe çfarë vesha. Por çdo gjë u bë fluturimthi. Dikujt i mora këpucët, dikunt tjetër karficën apo ku di unë.

Një minutë përpara se të përmendej emri im, isha gati ashtu e gjysmuar.

Këndova me tërë forcën e shpirtit. Kur mbarova, duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Qava nga gëzimi. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe në jetë”.

56 komente në “Myfarete Laze: Ramizi më tregoi pirgun me letra pë biografinë time, qava në zyrën e tij”

  1. Aleksander says:

    RESPEKTE Myfarete,vertet nje kengetare E MADHE !-Ne nje kohe dhe sistem tjeter me siguri do te ishe vleresuar shume e shume .Myfarete Laze ,nga te paktet kengetare qe ta bente mishin kokerr !

    1. Emperor says:

      Po me vone pate rast te ngasesh perseri vrap me Marashin, se ai ishte sprinter i madh, kjo dihet?

      1. DIELLI mbi KORAB says:

        Ket zonjen Myfarete do e ket marre Marrashi peng para Festivalit se Ramizi nuk bente takime ne mbremje me njerzit.
        Si ka mundesi qe gjysem ore para se me dale ne skene ta sjellin ne sallen e koncertit!!!
        E kishin lan lakuriq dhe u vesh me rrobat e shoqeve dhe kendoi shum bukur saqe Vaçja nuk donte te dilte ne skene pa te.
        Mos e besoni po te doni Myfiten e Shkodres me origjin sarandjote.

    2. Muzikant says:

      Po Gjergj Leka çfare mendon per Ty Myfarete? Me thene te drejten vibrato e zerit tend ishte skandaloze. Kendoje pa ngjyra… ngaqe nuk ke qene erotike nuk je rrezikuar nga çmimet e pamerituara…

      1. Aleksander says:

        Gjergj leka eshte nje pijanec llafazan,dhe ti, ti je nje ahengxhi dasmash qe e quan veten muzikant !-Artistet e vertete dallohen per nga shpirti i MADH,dhe shpirti i artistit eshte i lire,eshte i madh ne ato permasa sa ,nuk ulet ne ate grade e te meret me jeten e te tjereve e aq me pak me ate te artisteve te tjere .Vetem ahengxhinjte e zhysin veten ne ate batak.

  2. vedeta says:

    E boni dhe MYFARETJA biografin e vet ti tregoj ter botes se esht e persekutuar,por harron qe na çante bythen ne radjo dhe televizor nga mengjesi ne dark me ate ze te shpifur sikur e nxirte nga pusi,po mjaft se lat nam ne kte vend te ter njelloj kan qen ata me biografi te keqe jetonin me mir se ata me biografi te mir,te ter njerzia qe banonin ne Ttiranen e re ke nentkaçet dhe mbrapa muzeumit ishin me biografi te keqe, ata qe ishin me biografi te mir banonin si klysha kurve ne allias kombinat e kinostudjo,ne te gjitha sistemet birat e kurves dun te han buk me mir se te tjeret, kur vjen puna per luft fshihen si minjt ose beheshin me kundershtarin per te jetuar mir, se nuk njofin atdhe por vetem lekun qefin dhe rehatin,zaten ai sistem shkerdhat prandaj u rrexua se nuk mbajti dhe braktisi ata njerez qe luftuan per te persekutoi te vetet dhe mbajti te ter pasardhesis e kolaboracionisteve dhe skishte si te ndodhte ndryshe me parrullen komunisti i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime nuk kish ku shkonte me keq, ktyre te persekutuarave i jepte vendet me te mira se te persekutuarit dhe ata pa parti ishin te paret ne pretendime dhe te fundit ne sakrific, te han nje mut dhe vet tani familet qe drejtonin ish sistemin se si legena u katandisen dhe kur shohin politikanet sot qe jan ber miljarder pa i then njeri puna mbar rrin si muter,na rroft biografia mir duke punuar ne punra qeni se nuk te jepte njeri pun se punet i kishin zen ata me biografin e myfaretes dhe ishin ber dhe komunista duke fshehur biografin e tyre dhe ksaj serie çfar ishin vertet me biografi te mir nuk i dilnin dot perpara per ti kerkuar diçka se te vinin me shpatulla per muri me partishmerin e vet, kta ishin salistet dhe te ter ata qe hodhen testat si bira kuve dhe nuk te linin prap rradh per asgje, pun batakçinjsh,vari k…t.

    1. Votren says:

      Vedeta,po pse se hengre dhe ti nje m..t e te beheshe i presekutuar?Komunist i felliqur.
      Sistemi komunist goditi te pasurit,zoterinjte dhe u dha perparesi fukarenjeve.Ata edhe te presekutuar,edhe me pak dinin te jetonin.E fukaraja fukara mbetet sado para te kete.

    2. mirdani says:

      VEDETA, MOS JE PINOLL O PINJOLLE E FAMILJEVE SUPERKOMUNISTE QE I BENIN BIOGRAFINE NJEREZVE TE SHQUAR DHE DERGONIN KETRA NE KOMITETI QENDROR. ENDE PASKA GJALLE NGA RACA JUAJ DHE NUK HIQNI DORE NGA PERSEKUTIMI I NJEREZVE.

    3. mirdani says:

      VEDETA, MOS JE PINOLL O PINJOLLE E FAMILJEVE SUPERKOMUNISTE QE I BENIN BIOGRAFINE NJEREZVE TE SHQUAR DHE DERGONIN LETRA NE KOMITETI QENDROR. ENDE PASKA GJALLE NGA RACA JUAJ DHE NUK HIQNI DORE NGA PERSEKUTIMI I NJEREZVE.

      1. Alban Dardani says:

        — E kujtoj si sot zerin karakteristik te MYFARETES ne ate festival.
        RESPEKTE per kete kengetare seroze , me mendim e zemer te gjer.

        — Zakonisht netet e festivaleve i ndiqnim ne grup, me nje rreth me te gjer familjar, per te siguruar bileta , as qe behej fjale.
        — Qe naten e pare tham se kjo kenge duhet te dale ne finale. Zeri i bukur e hundor i MYFARETES, i jepte kenges ngjyrat e nje kenge ne gjuhen ferngjishe, mbase kjo ishte dhe arsyeja qe ne diskutonim se kjo kenge ka rrezik te digjet, pa ditur kleckat e saj biografike.

        — MYFARETE, si dhe shume kengetare te asaj perudhe ishin e mbetetn kengetare te respektuar dhe serioze.
        –Zerat dashakeq , qofshin dhe nga fusha e muzikes, qe me gjuhen e rruges , duan te perdhosin vlerat dhe prurjet e kengetareve dhe
        artisteve te asaj periudhe , e kane vendin ne koshat e plehrave.

        ,

  3. Roland says:

    Hallall vedeta, 1000 her Hallall… Kan 25 vjet qe po na cajn m…. E ka… Me history banale te kohes se pordhes, dhe nuk hapin syte e te shohin se ca rrugace ordinere kan ne dor shtetin… Ik o mufarete e bo i byrek me gjiz

    1. vezhguesi says:

      Ky vedeta me kyt rolandin siper jane funderrinat e ketij vendi. Komentet tuaja me lane me kuptu se shpirti juaj ashte pleh.Ju jeni arsyeja qe ai vend nuk perparon se s’ka njerzillek dhe dinjitet. Ju te paret ne sakrifica! Sakrifikaret si ju dhe sakrificat tuaja te verbera e mbajne ate vend ne erresine. As nuk e njoh Myfarete Lazen dhe as nuk kam pase kend te pushkatuar, por njerezit e mi kane vuajtur gjithe jeten si rezultat e biogrfi shkruarsve si puna e juaj. Ju jeni ato merhumat qe i keni shkaterruar jeten shumkujt duke menduar se duke ulur nje grup nejrezish do lartesoheshi vete, shife si keni perfunduar. Nje mentalitet si i juaji sjell edhe nje sistem politik te atille qe shqiperia jeton sot.

      1. Aleksander says:

        Vezhgues,çfare pret nga persona qe nuk dijne as te shkruajne ?!-Kur keta NUK JANE NE GJENDJE TE KUPTOJNE se PO SHKRUAJNE SI ANALFABETE,si mund te kuptojne e te dallojne ate qe vlen nga ajo qe s’vlen ?-Kur nuk dijne te ndajne te miren nga e keqja…thjeshte hiqu vizen e …mos ua fut ne pordhe ,NUK JA VLEN TE MERESH ME ANALFABETET FUNKSIONALE .

        1. victor says:

          Nuk jam shume dakord me te gjitha ato qe thote Vedetta, etj. Por ka nje te vertete te madhe ne fjalet e tij : Sot te gjithe po nxitojne te dalin te persekutuar. Me habiti nje dite rikard Ljarja kur shkruante se babane e tij nuk e donin se dinte gjermanisht (!) Qesharake, apo jo ? Dhe ne moment m’u kujtua nje barcolete shkodrane e asaj kohe qe thoshte : shyqyr qe nuk po gabojne Rikard Ljarja dhe Roza Xhuxha (Anagnosti) se nuk do kishim ma filma me pa. Sepse ne fakt, Rikard Ljarja “me biografi te keqe” ishte personazhi kryesor ne çdo film qe prodhohej ne ato vite. Te njejten gje e tha diku tjeter edhe Mirush Kabashi, po ne televizion, etj. Ne fakt, duket se eshte fryma e kohes, e cila imponon nje fare politizimi me persekucion, siç ishte dikur me “deshmorllek”. Sepse, per hir te se vertetes, as Rikard Ljarja, as Mirush Kabashi dhe as shume te tjere, ne art dhe ne Letersi, nuk kane nevoje per kete “heroizim” absurd. Ata kane qene artistet qe ne i kemi dashur dhe respektuar dhe qe vlerat ua kemi duartrokitur, siç ua duartrokasim edhe sot, per talentin q ekishin dhe kenaqesine qe na jepnin, dhe jo per baballaret qe flisnin gjermanisht, apo letrat qe vinin nga Konispoli.

      2. Roland says:

        O vezhgues, po ka 25 vjet qe jemi ne demokraci, dhe ka 30 vjet qe enver hoxha ka nderruar jete….. Dhe ty te beka pershtypje nje episod banal I nje kengetareje mesatare…Po qe shqiptaret vriten sot para buke e mbas buke mu ne mes te pazarit, nga jugu ne veri, te ben gje pershtypje?… Edhe mufareten e kishim mangut…..

    2. GJERGJI says:

      Injoranca juaj nuk ka kufi me vjen shume keq per juve.Fale njerezve SI juve te tjeret vuanin . SEPSE ishit ju qe shkruanit biografite e TEJEREVE.ju qe e donit dhe e mbronit me shume

  4. shvejk says:

    Keshtu si po vjen puna , do na dali dhe Enveri i persekutuar.

    1. xoni says:

      Po kur ka dale nexhnija me saliun te persekutuar pse te mos dal edhe enveri.
      Ato letrat qe shkonin tek ramizi, sekr e partise si puna e saliut i dergonin.

  5. Ledion says:

    E shikoni çfare popull MUTI jemi?
    Ishin njerezit e “devotshem” qe ta nxinin jeten dhe me pas Nena Parti.

  6. Bariu says:

    Myfareten, si kengetare te re, e kam njohur ne Shkoder. Ruaj respekt per te si kengetare. Gjithsesi komentet qe ben ul vlerat sepse, nga kompozitori te Drejori i Televizionit e deri te Kryetari i shtetit ka gjetur perkrahje. Te pakten keshtu thote. Atehere ku eshte ketu “kalvari?” Nuk eshte gje e re, jo vetem per ate kohe por ehde per sot, qe ata qe kane cmire te shkruaj letra anaonime apo me emra. Sot madje me shume se kane edhe mundesi te tjera, deri berje publike te thashethemeve. Pyet Parashqevin e Linditen te te thone s ecfare e si behet sote. Edhe ato kane qene kengetare te mirepritura nga auditori. Eshte nje e veret qe e tregon edhe shembulli i Myfaretit se atehere, per ceshjte biografike jo te renda e te largeta, behje “nje sy qorr e nje vesh shurdh”, kur ishte fjala per talente ne art e kulture.

  7. salem says:

    S’ka pyetur ndonjehere njeri per ty moj kukumjacke.

  8. Maryland says:

    “… Qava. Rrija si e hutuar. Ramizi e kuptoi gjendjen time dhe me tha: Mire,mire mos qaj. Shko te kendosh. Kendo bukur.
    Dola perjashta dhe fluturoja nga gezimi..”

    *****

    Nje dite te bukur, nje zog te vogel zuri nje djale.
    Zogu po dridhej dhe po i thoshte ca fjale….

    Fjalet e zogut, djali i ndegjoi, qau…e puthi…pastaj e leshoi.

    1. Aleksander says:

      CINIZMI NUK KA BRIRE edhe ne hene te jete !

  9. Sali Qeni qeni i qenit says:

    “vedeta” edhe se nuk din te shkruash shqip te kemi kuptuar, na e neveriten …Te lumte! Sot njerzit shkruajne te paverteta rreth komunizmit, aq shume sa na e neveriten. Komunistet horra dalin te persekutuar (ne fakt komunistet e ndershem ishin te persekutuar) ata qe shkonin ne Universitet dalin te persekutuar. E dine sot njerzit se si shkohej ne Universitet, dosja ishte sa nje liber, dhe rezultatet duhet te ishin te shkelqyera dhe matematika jo poshte tetes. Si na paskan shkuar ne Universitet te persekutuarit? Nuk eshte e vertete keto qe thote Zonja, ne shkolle te mesme nuk kishte asnje problem shkonin te gjithe. E me duket habi se si na qenka persekutuar per te shkuar ne shkolle te mesme? Se eshte persekutuar duhet te kishte denocuar me kohe ne organet e shtetit.

    1. Stela says:

      po po te mesmen bujqesore nataen mbase e kshin te sigurt

  10. Il corvo says:

    Vedeta,Roland, bastardet si ju e kane bere corap kete vend.. Ju nuk I hyni ne pune as dreqit..Prisheni vetem me ligesine, kelliresine dhe perversitetin tuaj natal.Me siguri jeni copa mishi pa miq e shoke. Zot na ruaj nga keta kopile.

    1. Roland says:

      Il corvo,mos ha mut pa perdorur lugen se behesh pis

  11. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vedeta e ke pik bravo respekt

  12. Alpha says:

    Nderime,Marash Hajatit ….
    I paharruar kujtimi i tij.
    Njeri me zemer te madhe.
    Letrat nga populli?
    Ato tregonin se rreziku me i madh, na te kohe, te vinte nga vete shqiptaret.
    Histori e cila vazhdon….Shqiptaret mezi presin ti bejne varrin tjetrit!

    1. Copy Rights says:

      Komenti juaj eshte me i sakti nga shume qe lexova duke menduar te shkruaj cfare thate ju!!! Popull qe i shkojme akoma nga prapa lashtesise…fatkeqesisht.

  13. agostin says:

    Si ka mundesi te keshe konsiderate per ata “maloket e Shkodres”,sideomos kure letrat per biografine te vinin nga jugu?

    1. Opinionisti says:

      Duhet me pyt kur mori shtepi.
      Mos Komiteti i dha “gabimisht” hyrje ne nje pallat me katolike.

  14. Na bashkoj kenga popullore says:

    Si ne monizem dhe ne demokarci fara e keqe po dominon.

  15. ylli says:

    vedeta. bravo te gjhte te persekutuar dolen sot dhe kta ke te drejte kta janu muter prandaj ngeli shqiperija ne vend.

  16. Los Vjerda says:

    Te vazhdonte te jetonte tek ne jug do te ishte e djegur. Ajo ne Shkoder gjeti bujarinë, mbrojtjen nga lufta e klasave. Kishin te drejte shkodranet që 29 nentorin nuk e quajten ditë te çlirimit, por dite e roberise se gjate komuniste. Ato nuk preferuan kurre te thonin kur u clirua Shqiperia por thonin:”kur hine KËTO.
    Ato qe ne komentet me siper shkruajne kunder kengetares jane sorollopi i KËTYRE, tru shpelarëve që aludojne perseri per komunizmin. Turp t’u vijë ju tru shpëlarë që merrni neper gojë këngëtaren.

  17. Los Vjerda says:

    Te vazhdonte te jetonte tek ne jug do te ishte e djegur. Kalvari komunist do te ishte me i gjate per znj. Laze dhe familjen. Ajo ne Shkoder gjeti bujarinë, mbrojtjen nga lufta e klasave. Kishin te drejte shkodrInet që 29 nentorin nuk e quajten ditë te çlirimit, por dite te roberise se gjate komuniste. Ato nuk preferuan kurre te thonin kur u clirua Shqiperia por thonin:”kur hine KËTO.
    Ato qe ne komentet me siper shkruajne kunder kengetares jane sorollopi i KËTYRE, tru shpelarëve, plera te plehërave që aludojne perseri per komunizmin. Turp t’u vijë ju tru shpëlarë që merrni neper gojë këngëtaren.

  18. Epidor says:

    E kemi jetuar kohen e Enver Hoxhes diktatura sic i thojne te urtet :- nje e keqe ka nje te mire dhe ajo eshte kjo: cdo shqipater i dale nga familje te ndershme dhe fisnike eshte edhe sot nje nga njerzite me te pregatitur nga morali! Si ne Shqiperi po gjithashtu edhe ne Evrope, kjo eshte edhe dhurata e shtetit te Enver Hoxhes ku sot ndjejme dhe shikojme qe rinia e Shqipesire te sotshme eshte nje metafore e majmuneve te Evropes krejtesisht pa vlera qytetare apo morale! Por diktatura denoi edhe kengetare si ne festivalin e 11 te kenges ne radio tv si Sherif Merdanin, apo shume njerez qe u internuan apo humben gjurmet nga egersia e ish sigurimit , kete gje si nje te vertete e ka shkaktuar verberia cnjerzore e diktatures Enveriste! Myfarete Lazi ,Vace Zela,Lindita Theodhori,Ema Qazimi,Tonin Tershana ,Beshkim Anibali kane qene dhe mbeten kengetaret me te mire qe ka nxjere Shqiperia! Mbas Vace Zeles une rradhis Myfarete Lazin ku bukuria e zerit te saj eshte shume mallengjyese dhe fenomenale nje kengetare e klasit te pare! Duhet ta kujtojme me respekt kengetaren Myfarete Lazin per arsyen se ajo ishte nje talent i madh dhe ka vuajtur ate vuajtje te cilen mund ta quaj terror apo post trauma e diktatures me shume se shumica apo e nje shqiptari ne ate kohe i cili nuk e kishte ate problem te saj,- biografine!

  19. luli says:

    ME PELQEN SINQERITETI YTE Z.MYFARETE , POR NDJER TRISHTIM SE SA POPULL I ULET JEMI . PIRGUN ME LETRA NUK TA SHKRUAJTI ENVERI E RAMIZI POR NE PER NJRI TJETRIN .SE NE SHQIPTARET KEMI NJE VES TE “MIRE” HAM BUKEN TON E MBAJM HALLET E MILETIT . KY VEND NUK BEHET KURRE

  20. interesant says:

    Nuk kuptohet pse e thirri Ramizi, thjesht për t’i thënë shko e këndo? A thua se kishte ikur kjo nga skena? Nuk ishte atje për të kënduar? Apo Ramizi donte t’i thoshte shih sa i mirë jam unë? Pohimi duket pa kuptim.

  21. interesant says:

    Nuk kuptohet pse e thirri Ramizi, thjesht për t’i thënë shko e këndo? A thua se kishte ikur kjo nga skena? Nuk ishte atje për të kënduar? Apo Ramizi donte t’i thoshte shih sa i mirë jam unë? Pohimi duket pa kuptim, është fjala që Ramizi mund t’ia falte cenet biografike pa e thirrur, ose, nëse donte me domosdo që ajo ta merrte vesh që të mirën e kishte nga shoku Ramiz ai mund t’ia përcillte nëpërmjet Marashit, madje edhe atë ta porosiste që t’ia thoshte pasi ajo të kishte kënduar (!)

  22. Rober bij roberish, rober keni per te mbetur... says:

    Mos beni me faj individin, ne nje sistem sundues piramidal…
    Duhet te ndjeheni keq, ju komentues negativiste, dhe jo vetem per kete zonje qe provon t’ju ringjalle kujtesen e mire njerezore.

    Se pari ajo duhet nderuar si nje femer, qe provoi te gjente veten e saj. Nuk po merr poze te persekutuari, sic bejne te tjere qe kane qene rreth mjaltit te pushtetit dhe kane dhuruar pickime grerezash per ata poshte. Myfarete Laze rrefeu nje moment njerezor, mirenjohes, deri edhe ndaj ca shefave te Medias dhe Pushtetit te larte, qe provon se i eshte Mirenjohese cdokujt qe i dha nje dore perkrahjeje…
    Eshte krejt e kunderta me ca qe paten perkrahjen e privilegjet e Diktatorit, Enverit, dhe tanime i jane kthyer kunder atij, me gjithe baterite, brenda e jashte shtetit…

    Ju thoni se letrat anonime nuk ia shkroi Enveri apo vazhduesit e perkrahesit e tij (ku natyrisht vjen Ramizi, dhe pak me poshte edhe Marashi), por nuk keni te drejte te akuzoni me lehte “popullin” se “urehderuesit” e tij. Enveri vrau kunatin e tij, Bahri Omarin, dhe te tjere te njohur miq e shoke te tij, qe paskesaj askush tjeter te mos kishte te drejte e as ta shkonte ndermend, qe te shpetonte dike tjeter: te gjithe ishin pa imunitet, pervec Enverit dhe ca pakeve atje lart, qe edhe keta do ta hanin me pas…!

    Marasina dhe Ramizi, kane luajtur me sinqeritetin e se nderuares Laze, kur i kane treguar letrat pirg, gjoja anonime, por realisht te shkruara e perdoruara prej vete atyre, sistemit te tyre, permes te cilit ata kenaqnin shijet e kurthet e tyre…Perse duhet ta trondisnin keta monstra Myfareten e shkrete, dhe nuk eshte fjala vetem per te. Eshte nje popull i tere i mbajtur nen friken e biografive dhe te Letrave Anonime…

    Le te rrefejme per ate kohe, nuk besoj se ka te keqe, po te jemi te sinqerte, sic besoj se eshte zonja Myfarete Laze. Te mos kapemi me fjale e interpretime ligavece. Ne ate kohe kemi jetuar te gjithe, jemi deshmitare te ketyre kurtheve dhe marrezive te llogaritura prej sunduesve dhe karrieristeve, por le te kujtojme se edhe ne mes asaj tollovie, hera heres shfaqeshin edhe njerez te mire, qe e kishin ruatur ne vete=vete pjesen njerezore dhe kur nuk rrezikoheshin vete, benin ndonje sadaka edhe per te tjere…Pse jo, le ta shprehim mirenjohjen…
    Por kohes se diktatures, asaj qe beri qe edhe ne keto komente te shtojme lotet qe ajo solli, asaj te mos i falim asnje kusur.

  23. kollodoku says:

    Ska faj gjergj leka. Para shfaqes, e merr drejtori e qon ke ramizi, e fut ke zyra e tij dhe bel jasht. Ramizi I ben presion, ajo qan, mbas 30 min e merr drejtori prap dhe e con ne shfaqe. Te tjeret me probleme ne biografi nuk Kan shkuar ne shfaqe Por ne burg, mos harroni.

  24. Denissi says:

    Se kujt i ka bere mire komunizmi i qelbur le ta mbaje nen sqetull,,,gjithsesi gjithe keto probleme qe ka sot Shqiperia jane pasoje e komuzmit,,,edhe nqs jo direkt,,,indirekt,,,po njerezit kur dolen nga monizmi ne demokraci…sikur ai qeni qe rrin mbyllur me vite dhe kur ja cel deren e kafazit i sulmon te gjithe robt e shtepise ti haje,,,,bejeni cdo lloj analize dhe si perfundim do dale qe mbyllja e vendit per 45 vite i prodhoj keto pasoja qe po i vuajme sot…..

    1. Demo says:

      Zoti Deni me dy ss. Cdo me thene pasojat e komunizmit? Ka 25 vjet qe vetem nje fjali e tille ndigjohet dhe shkruhet Me e mire eshte te kesh frike nga shteti sic kane amerikanet ketu ne amererike se: Idjota te ashtuquajtur trima qe jane bere shqiptaret keto 25 vjetet e fundit. Mos haro se ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne Shqiperi per te mire jane te gjitha si rezultet I rendit komunist. Fatkeqesija eshte se te gjithe shqiptaret dalin te persekutuar, dhe gjitha ato njohuri per shtetin e vertet qe kishte shqiperija para 1990 u hodhen ne koshin e plehrave. Me kete rast dua te theksoj se nuk ishte vetem degjerimi I shpejte I udheheqesve politike e shtetrore me ne krye demagogun Berisha por dhe fajin te barabarte me ate te Berishes e ka dhe vet populli shqiptare, sidomos kur e zgjodhi per here te dyte. Enver hoxha ka Gabime por me shume kishin bashkepuntoret e tij te cilet mbas 1990 u bene te tmershem kunder popullit qe kishte shprese tek ata. Keshtu Gabimet e Enver hoxhes dala nga dale do te shkulen nga Kujtesa e popullit, sepse problemet tani jane shume here me te medha. Ne rast se edhe Edi Rama nuk harin te bej me shume per populli shqiptare , atehere katastrofa do te jete akoma me madhe.Detyra kryesore eshte e ardhmja me e mire dhe dinjitose, qe edhe e kalura jo e mire mos te harohet.

  25. sa kom qesh says:

    Ore,palaco Gjergj Leka,sic thote vete ,ka qene rrugac,Ardit Gjebrea-cun i Besit,pjesa me e madhe e aktoreve qe kane luajtur role komisaresh neper filma,kane qene me “biografi te keqe”,3/4 e sportisteve,”antikomunista”,gjithe katunaria ishte antiparti:kush i perplaste duart xhanem?

  26. emiljon Laze says:

    Ju si shani myfaretin prezantohuni me emrat e vertet

    1. X says:

      Meine name ist BOND, JAMES BOND

    2. tfg says:

      pse ca don mi vra ti me pordha??shko more shpellar..cope idjotit…si ti ka shkodra boll

    3. ceni nga usa says:

      Un jom Ceni dhe kam dit se kjo Myfaretja kishte nje dashnor korcar nje amshor te vertete qe quhej Gjergj. Nuk po ja permend mbiemrin, por di qe kjo e ndershmja Myfi conte dhe burrin e saj trap ne Korce gjoja se kishte lidhje familjare.Ha ha ha..i kom pa ke dritarja e pallatit te Gj, tek kati I pare andej nga Birra Korca kur I kishte hyp ky amshori e ja kishte hap biren (vrimen) sa ska mo..e e don dhe adresen time o emijlon?

  27. Ed Qoftja says:

    Pash zotin ka mundesi ti lini biografite dukeni shume primitive.Edhe Enveri ishte me biografi te keqe se kish kunatin e pushkatuar.E kuptoni absurdin o te mjere.Keni jetuar ne absurd e vazhdoni ta perjetoni, me vjen vertet keq per ju.

  28. vedeta says:

    E para punes ju qe me tregoni te shkruaren time gjeni difektet e shkrimit tim e dyta,kur vdiq ENVERI ate rreshtin e gjat te hoazheve se bera un o bythqiret e territorit SHQIPTAR por baballaret tuaj se i binte qe te isha un tek pull ne shesh, ate sistem nuk e mbajta un se kurr nuk kam qen as antar partie se nuk e beja dot, po ju o bythqir te ulet qe fshiheni brapa komenteve e mbajtet ne kemb at sistem me thoni o te degjenerum sa nga ju nuk kan pranuar te votojn ne kohen e ENVERIT ktu o langaraq skeni ku e luani bythen se votimet mbylleshin vetem 100 per 100 ne oren dhjet te patadites ne rrang vendi, un ne qoftese kam votu nuk jam ber pishman edhe sot se nuk jam pler si ju qe ne kte sistem keni tridhjet vjet duke kerkuar te dilni te persekutuar me zor,nese njerzit e mi kan luftu kan ber shum mir dhe jam krenar qe kan luftu per çlirimin e vendit po ju o bythqir te felliqur qe te paret tuj e shiten bythen tek pushtusit ku e gjeni krenarin qe kerkoni te dilni si fitimtar,un komentova mendimin tim dhe kur komentoj nuk ka nevoj asnje dobiç te komentoj komentin tim por mund te komentoni artikullin,un nuk mendoj si ju por nuk kerkoj qe dhe dikush te komentoj dhe te mendoj si un, mos u beni burra kurva duke ber si goret por tregoni mendimin tuj per artikullin ska ngel katundar dhe bir kurve pa te dhon men ktu edhe me budallai e me debili te tregon se si shkruhet pa e ditur as çfar arsimi ke, kur vet kan ber kte shkollen e mutit qe nuk din as mledhje as shumzim,

    1. vezhguesi tjeter says:

      Sa per sqarim a merr fryme kur shkrun ti i ashtequajturi vedeta? Ke shkru paragrafin dy pash gjate dhe se ke vu nje pike mar ty pika t’rafte krese ma mire. Ti qe s’ke votu sa vjec ke qene ne ate kohe? Votuesit e asaj kohe jane keto 1 milion shuplakat e sotme. Te ju rroje partia se pak rendesi kane te tjerat.

  29. Klorinda says:

    Marash Hajati malesore nga Tropoja, ishte “Himleri” i politikes se shtypit ne ate kohe. Rastesisht ka bere ndonje te mire me bekimin e eproreve…..per te qene “politikisht korrekt”.
    Te vellane, Prelen nje student inxhenjerie ne Gjermanine Lindore e kthyen qe andej pasi u çmend ne prag te prishjeve me bllokun e lindjes, e nuhati hori se i erdhi fundi studentave ne lindje e do te kethehej, si u kethyen te tere pas pak.

    Mbasi u kuru nga psikiatristat ne Tirane per disa muaj e caktuan mesues vizatimi teknik ne gjimnazin Jordan Misja, Shkoder. Mbas pak muajsh me daljen ne pencion te mesuesit veteran te gjermaishtes, Ndoc Kamesit caktohet edhe mesues gjermanishtje ne po ate gjimnaz. Ishte tmerr i studentave me biografi te keqe ne ket gjimnaz me perberje se shumti katolike.
    Prela kisht alergji nga te “prekurit politik”……sado student i mire te ishe ne gjermanisht ay gjinte rastin te te jepte noten 1, kryesisht po te zinte duke bere bisede me shokun e bankes ku te pyeste …çfare thashe….ulu njesh. Mirpo nje njesh pas disa dhjetave te nxirrte mesatare 7 apo 8 ku justifikonte mos marrjen e te drejtes se vajtjes ne universitet. Kjo ishte lufta e klasava qe u bente studenteve te “prekur” e sidomos gjuha denigruese qe perdorte.
    Mund te pyesish çne me Marashin?
    Ashu eshte po nuk i njofte rrenjet malesore, tinzare te ketij fisi. Marashi nuk ishte i çmendur si Prela, por shume inteligjen e i djallezuar. Po nuk me besuat do te jua dhuroj Prelen dhe Marashin falas…i gezofshi. Nuk di per Marashin por Prela vdiç beqare…..megjithes studentet e bukura ne ate kohe sikur do i shqyente me sy, iku vdiç si thone shkodranet “i u tha fara mythe”.

  30. Gjindje e pashkolle says:

    Ngjarje e sajuar , vete Enver Hoxha e ka levduar me emer dhe mbiemer Myfarete Lazen si kengetare e denje , pse nuk e shkruan kete Myfaretja por ben nje histori te rreme me dy persona qe nuk jetojne sot Drejt.RTSH Hajati dhe R.Alia .E ftoj te thote kunderten e ti postoj ghazeten Zeri Popullit .

  31. lol says:

    sa i mire paska qene xhaxhi ramizi?!

    e dine femijet e mehmet sehut se cfare hoqen nga vllahu serb

  32. ? says:

    atje ke zyra, nuk te vune kushtin se po nuk bashkpunove me ministrine e brendshme dhe te na spiunosh per artistet, sonte do te fusim ne burg???????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje