Zvicra e udhëheq botën, sa i përket aspektit të mbrojtjes së mjedisit të saj për Turizmin, referuar kështu Raportit të World Economic Forum, mbi Raportin e 2015 të Konkurrueshmërisë së Turizmit.
Raporti i Konkurrueshmërisë “Travel & Tourism 2015” është një indeks, studim i cili bazohet në një grup faktorësh dhe politikash, që mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit dhe Udhëtimeve (T & T), i cili nga ana e tij, kontribuon në zhvillimin dhe konkurrencën e një vendi dhe që u botua disa muaj më parë në mediat ndërkombëtare.
Forumi Ekonomik Botëror sakaq, me ardhjen e stinës së vjeshtës ka përpiluar një raport, i cili bazohet vetëm në një nga faktorët e marrë në shqyrtim për 141 shtetet e “skanuara” për turizmin. Ajo e mbrojtjes së mjedisit për turizmin.
Po Shqipëria?
Ndërsa sezoni veror thuajse po përfundon, tashmë të paktë janë vizitorët që vijojnë të jenë të pranishëm në brigjet e Jonit dhe Adriatikut dhe të gjithë që kanë kaluar pushimet në brigjet tona kanë vënë re se si qendrojmë ne, krahasuar me rajonin apo më gjerë, për mbrojtjen e mjedisit.
Forumi Ekonomik Botëror e ka renditur Shqipërinë sërish të fundit, në listën e vendeve të Evropës Juglindore dhe Perëndimore, për mbrojtjen e mjedisit për turizmin, raporton Monitor.
Ajo ka marrë një pikësim prej 5.34 në këtë indeks, duke qendruar e fundit, teksa shtete si Serbia janë 5.46, Maqedonioa 5.75, Mali i Zi 5.69, Kroacia 6.00, Greqia 5.49 etj.
E ku eshte çudia ketu, Albanistani eshte kthyer ne shurrtore, kete e dime te gjithe..
Do ta beje Rama Shqiperine Nr 1 ne Europe ,
“This is a miracle of freedom” – thote gjithe ngazellim SRB!
Te presim pemet, te nderojme pa leje, te shtrojme beton, te dhjesim ne det, te hedhim mbeturinat ne rere, te parkojme ku te mundim, te paguajme cadrat e ndotura dhe peshkun ‘e fresket’ te frigoriferit!
Kjo eshte ‘LIRIA’ sipas ‘liderit’ te Viqidolit!
Nje mbrekulli…si gjithmone te fundit!
Lum brezat e rinj per kete qelbesirllek qe u kane lene prinderit (dhe gjysherit)…