Është shumë interesant fakti se sa e qëndrueshme mund të jetë ndonjëherë marrëdhënia mes fotografëve dhe subjekteve të tyre. I tillë ishte padyshim rasti i fotografit Alfred Eisenstaedt dhe legjendës shkëlqyese të filmit italian, Sofia Loren. Gjatë miqësisë së tyre të gjatë, Eisenstaedt i ka bërë fotografi të panumërta aktores fituese të çmimit Oskar – shumica e të cilave nuk ishin të destinuara për publikim.
“Eisie duhet të më ketë bërë mijëra foto, të cilat askush nuk i ka parë -, ka thënë Loren për revistën LIFE, e cila ka publikuar një seri të portreteve më të mira të Loren të shkrepura nga Eisenstaedt, në periudhën më të bukur të famës së saj botërore. “Kur kam takuar Eisie”, Loren kujton, “ishte me të vërtetë një dashuri me shikim të parë. Ai u bë hija ime. Por ai kurrë nuk u përpoq të ndërhyjë në jetën time. Jo, ai vetëm vazhdoi të shkrepë dhe të qeshë, dhe ishte i lumtur vetëm të ishte me mua – ashtu si dhe unë që isha me të! Më mungon. Ai nuk mund të më bënte asnjë të keqe. E kam besuar atë aq shumë. Ai është një nga ata që nuk rriten nën pemë, si thoshte dhe miku im Cary Grant”.
E pyetur nga LIFE në lidhje me cilësitë e Eisenstaedt, Loren pohon se ai ishte i aftë të nxirrte nga ajo atë që fotografët e tjerë nuk arrinin ta bënin dot. “Që unë ishte një vajzë, e lumtur për jetën e saj, sepse pranoja çdo të mirë që vinte prej punës time. Vetëm duke qenë e vërtetë ama, dhe plotësisht e kënaqur “. Sofia Loren është shfaqur në kopertinën e revistës LIFE shtatë herë në mes të viteve 1950-1960./ATA
Yll , yll , yll , ç’mund te thuash tjeter ?
E paperseritshme!
e persosur natyrale…..
E madherishme, e mrekullueshme.
EH NUK VIJNE ME FEMRA TE TILLA…..TE PAPERSERITSHME….ME BOTE SHPIRTERORE TE PASUR E TEPER TE THJESHTA PER FAMEN ….TE PLASIN SYTE KETO FEMRA MANEKINE QE PERDITE PO NA HAPIN BARUN ME FALLCITET E TYRE
eshte njeshi
Nje tigreshe e vertete.E kam pare kur isha ne pushume ne Budve te Malit te Zi.Nga anija e saj,me te cilen udhetonte dhe iu afrua bregut te detit te qytetit ne fjale,doli dhe na pershendeti perzemersisht.Kete kujtim nuk e harroj kurre.
esht dhe do ngelet pergjithmon yll.