Shkrimtari britanik Frederick Forsyth zuri faqet e para të gazetave kur pranoi së fundmi se ka punuar si agjent sekret për MI6 – Agjencia Britanike e Inteligjencës. Por autori i romanit “Dita e çakallit” nuk është i vetmi shkrimtar që në të njëjtën kohë ka qenë edhe spiun. Lexoni më poshtë dhe mund të habiteni.
Ian Fleming
Krijuesi i spiunit më të njohur në botë ka qenë edhe vetë spiun. Ian Fleming, që shkoi novelat e James Bond – 007, punoi si agjent i Marinës Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fleming ndihmoi në disa misione të suksesshme spiunazhi kundër Gjermanisë naziste.
Roald Dahl
Roald Dahl ishte pilot i avionëve luftarakë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të luftës, Dahl punoi në ambasadën britanike në Uashington, DC. Thuhet se gjatë asaj kohe, bashkë me agjentë britanikë dhe kanadezë, ai hetoi prirjet politike të grave të shquara amerikane. Sipas disa burimeve, Dahl ka fjetur me të gjitha këto gra, si një mënyrë për t’u afruar më tepër me to.
Frederick Forsyth
Siç e përmendëm më sipër, Forsyth është në të gjitha lajmet për momentin. Autori britanik pranoi se ka punuar për MI6 në vitet 1960-1970, gjatë kohës që ushtronte profesionin si shkrimtar i lirë. Forsyth e përdori këtë eksperiencë për të shkruar një nga romanet më të mirë të spiunazhit, që e bëri edhe të famshëm.
Graham Greene
Duhet të ketë patjetër diçka të veçantë bashkëpunimi me Inteligjencën Britanike që e shtyn një person të shkruajë romane. Ashtu si shumë autorë të tjerë në këtë listë, Graham Greene ka punuar për MI6. Por në fakt, pozicioni i tij është unik, sepse në kohën kur iu bashkua agjencisë ai ishte një shkrimtar i njohur. Reputacioni i Greene si një njeri që adhuronte udhëtimet, si dhe karriera si shkrimtar i njohur, e ndihmuan në hyrje-daljet e tij në zona të ndjeshme, duke e bërë një nga asetet më të çmuara të MI6.
Ernest Hemingway
Ka punuar Ernest Hemingway për KGB-në ruse? Në librin “Spiunët: Shkëlqimi dhe rënia e KGB-së”, autorët Harvey Klehr, John Earl Haynes dhe Alexander Vassiliev shkruajnë me bindje se po, ka punuar. Sipas tyre, Hemingway i ka përcjellë informacione agjencisë ruse të spiunazhit deri në vitet ‘50. Ai u lirua nga detyra për shkak të cilësisë së dobët të informacioneve.
Peter Matthiessen
Matthiessen e ka fituar tri herë çmimin kombëtar të letërsisë dhe ka themeluar Paris Review. Ai gjithashtu ka punuar për CIA-n, në fakt, e famshmja Paris Review ishte pjesë e mbulimit të tij; bashkëthemeluesit e tjerë nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Megjithatë, Matthiessen ka këmbëngulur gjithmonë që Paris Review nuk ka qenë kurrë vegël e CIA-s./Botimeshqip
Shtoni edhe ndonje nga Shqiperia.
Keta lloj spiunesh te talentuar boterore e kane bere per sport, per luks, ose ngaqe jane rekrutuar si ziliqare ne kariere…Keshtu thuhet.
Tek ne, ka ndodhur po ashtu per keto arsye, ne mos me keq: E dini kush ka qene deshmitare ne gjyqin kunder Trebeshines?!
Spiune kane qene ata qe hyne ne PPSH, qe moren Cmime Republike, qe ben kariere ne gare te pabarabarte, ata qe kerkonin Lavdi kur populli perkulej me katersh, ata qe beheshin te Famshem kur Lasgush Poradeci nuk dihej as nga studentet e Gjuhe Letrsise qe ishte gjalle dhe ne Tirane, ata qe e akuzuan Fishten per shkrimtar shovinist, ata qe mbroheshin e perkraheshin nga shteti si “monumente Kulture”, ata qe mbajten gjalle Realizimin Socialist dhe qe u perkthyen ne bote si sukses i tij dhe i kujdesit te Partise…
Edhe te tille ka patur, por ne shumice s kane arritur gjer ketu, sepse me kulturen e tyre te manget dhe me horizontin e ngushte,pse mos te themi dhe injorancen, besuan te socializmi dhe komunizmi.Ne keto kondita u kthyen ne guzhinjere te nje gjelle te pershtatshme per diktaturen, qe i zgjati jeten asaj.Jo me kot Stalini e quante shkrimtarin inxhinjer te shpirtrave njerezore.Ata dhe sot, ne vend qe te kerkojne te falur per genjeshtren e madhe me te clen ushqyen tre breza, vazhdojne te qendrojne ne anen e mashtruesve, te revoluconit te genjeshtert demokratik,t i thurin levdata dhe te heshtin ne menyre servile ngaj prapesive te ndermara nga te gjitha qeverite e te ashtuquaturit tranzicion, si nga brenda vendit, ashtu dhe jashte.Shpirti i tyre konformist, sherbetor i pushteteve represive dhe hajdute do te mbetet ne historine e letersise po dhe me gjere si nje shembull tejet negativ dhe retrograde ne zhvillimet e vendit drejt europianizimit dhe demokratizimit.