Diktatori shqiptar që rrëmbeu yjet e Hollivudit

5 Shtator 2015, 18:16Kulturë TEMA
Diktatori shqiptar që rrëmbeu yjet e Hollivudit

Një diktator shqiptar që rrëmben yjet e Hollivudit.

Është ky skenari i një filmi hollivudian të viteve ’70, që nuk u publikua kurrë.

Nuk dihen arsyet përse ky film nuk është shfaqur më parë, por ai është shfaqur këto ditë në formën e një arkivi.

Filmi i titulluar “The Phynx” është një film i zhanrit rock-komedi, i realizuar nga studioja filmike Warner Brothers në vitin 1970.

Ai ka të bëjë me një diktator shqiptar i cili rrëmben yjet amerikane si Pat O’Brien, Colonel Sanders, Xavier Cugat, Dorothy Lamour, Butterfly McQueen dhe Ruby Keeler.

Përveç yjeve, diktatori shqiptar vjedh edhe një kompjuter të CIA-s të quajtur “Motha” që krijon një bend të rockut të quajtur “The Phynx”, transmeton Koha.net.

Ky grup bëhet i famshëm dhe ftohet që të performojë në Shqipëri për të shpëtuar yjet e rrembyer.

Këngët që këndon ky grup janë “What’s Your Sign?” dhe “Nearly Blew My Mind”.

Këto këngë u realizuan nga të famshmit Jerry Leiber dhe Mike Stoler.

11 komente në “Diktatori shqiptar që rrëmbeu yjet e Hollivudit”

  1. Tema says:

    Në atë koh ndiqnim kulturën kubaneze

  2. altin says:

    E verteta eshte qe burrshtetasit te vetem shqiptar ,enver hoxhes perndimi dhe lindja i rruajten k.rin.I vetmi njeri qe i mbajti krenar shqiptaret dhe emrin e tyre.

    1. Sherif says:

      Sa turp, cfare injorance: Hitleri shqiptar na qenka i lavdishem !!!!! Mos bre mender intelektuale, qe historine e trajtoni si ndeshje futbolli, si goten e rakise qe kullufisni cdo dite e cdo vakt, si racionin e droges qe blini me para te vjedhura nga baba e nena…..Mjer Shqiperia per ju…..budallenj me zile…

    2. Shahisti Klasik says:

      E para, ai Bytheqiri s’kishte kar fare, keshtuqe edhe per te rruar s’kishte c’ti rruanin, e dyta si Perendimi ashtu dhe Lindja e lane ate vampir ne pune te vet dhe ishin ata qe nuk e rruajten karin e tyre per ne te gjoret.

  3. Spartaku says:

    Jazek dhe turp per ate qe ka bere kete artikull.Po cili more injorant,eshte diktatori ketu? Pse nuk i thuhet emri? Apo e di ti vete dhe kujton se e dine dhe te tjeret.Artikull koti.

  4. agostin says:

    Flitet per diktatorin e viteve 70 o Spartak, emrin ja dine te gjithe ,ketyre te viteve te fundit filmat ua bejne pas vdekjes .

  5. Ceeerrere ! says:

    Hahahaaaaaaaa
    Humor Gey-sh ne gjendje te rend depresice ?

  6. Sokoli says:

    Edhe filmin nuk e shfaqen kur ishte gjall,se iu kthente pergjigjen. Dalin trima pas luftes. Ai s’ka qen diktator,po ka punuar per popullin sipas kushteve qe iu krijuan. Shikoni tani se po bejme 24 vjet pa shtet,po me horra hajdut e kriminel. E keto dy vjet qe po mundohemi te bejme shtet kukumjackat,uqrit e zagaret nuk rrine pa folur.hajdutet i ka zen tmerri….

  7. Tonix says:

    Puna ka shkuar aq keq këto 25 vjet saqë njerëzit më mirë do preferonin Enver hoxhën, drejtorët e të cilit nuk guxonin të mendonin të vidhnin pasurinë kombëtare, sesa këta politikanë të demokracisë. Që i qine robot pasurisë kombëtare.
    E di qe edhe antikomunist ju jap te drejte. Me mire një o ashtuquajtur diktator që nuk vjedh së ca perverse hajdutë, kriminele, etj…

  8. gazetari me kater (me hater) klase fillore says:

    “Bend te rockut”?? Shqip eshte kjo? Booobo, sa rende jemi ne gazetaret e Kristalit!

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Tash 25 vjet demokarci e ama e te zezave jan gazetarucat (gazetart)shkatrimtart numer 1 te Shqiperis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje