Shkrimtari dhe gazetari i njohur, Fatos Lubonja merr çmimin “Princ Claus” për letërsi dhe gazetari. Lubonja është vlerësuar për kontributin e tij për luftën e vazhdueshme për demokraci, për të drejtat e njeriut si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.
Fondacioni Princ Klaus i themeluar në 1996 me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Princit Claus të Hollandës, i shquar për dedikimin e tij ndaj kulturës dhe zhvillimit, kanë nderuar edhe këtë vit arritjet e shquara në fushën e kulturës dhe zhvillimit.
Çmimet u jepen çdo vit individëve shoqatave aktiviteti kulturor i të cilëve ka një ndikim pozitiv në zhvilimin e shoqërive të tyre.
Për vitin 2015 ka pasur një listë prej 105 të nominuarisht që janë reduktura në një listë të shkurtër prej 38 vetash ndër të cilët janë zgjedhur 10 laureatët që kryesohen nga artistja fotografja iraniane Neësha Tavakolian.
Çmimet do t’u dorëzohen laureatëve në 2 dhjetor 2015 në Pallatin Mbretëror, Amsterdam në prezencë të familjes mbretërore.
Teksti i raportit të komitetit për Lubonjen: Fatos Lubonja është gazetar shkrimtar komentues televiziv dhe një lider i zërit kritik në vendin e tij që shpesh e shokon vendin e tij duke e futur në refleksione të domosdoshme. 17 vjet burg i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë disidente – vetëm sa ia kanë forcuar qasjen e tij ndaj demokracisë.
Në qeli ka shkruar “Ploja e Mbrame” një riinterpetim shumë intrigues i historisë së Edipit mbi Shqipërinë staliniste. “Ridënimi” përshkruan arrestimin e tij dhe labirinthin totalitarist. Pas lirimit kur shumëkush duartrokiste qeverinë e re të ashtuquajtur demokratike Lubonja ishte një nga ata që denonconte abuzimet ndaj të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe ato ndaj persekutorëve të tij, ish funksionarë të regjimit të përmbysur.
Vazhdimisht objektiv në analizat e tij dhe duke ruajur pavarësi nga të gjitha partitë politike Lubonja flet kundër çdo keqtrajtimi dhe shtypjeje pavarësisht nga kush i kryen ato. Ai ka venë në dukje mashtrimet dhe abuzimet e atyre që janë në pushtet ashtu sikurse edhe të atyre që synojnë t’i zëvendësojnë ata, si nga e majta edhe nga e djathta.
Libri i tij gjysmë fiction “Apokalipsi i rremë” përshkruan përvojën e luftës së tij politike në 1997 dhe rënien e Shqipërisë në anarki. Ai është kontribuues i rregullt në gazeta dhe televizione si dhe boton revistën “Përpjekja” që merret me tema të tilla sensitive si ato mbi nacionalizmin shqiptar, identitetin dhe mitet, rritjen e një kapitalizmi oligarkik apo shkatërrimin i trashëgimisë arkitekurore të vendit, raporton Panorama.
Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin luçid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.
Opo çfare ka bere ky gjoja shkrimtar dhe gazetar? Me than se ka permbysur boten.Cudi bota nuk permbyset,por ja qe Lubonja eshte produkt i saje dhe kush e di çi duket vehtja.
Jo, boten nuk e ka permbysur, por ka permbysur mitet donkishoteske te mentaliteteve te shoqerise dhe politikes shqiptare!
Per cilat mite e ke fjalen ?
Une di vetem qe ljuba eshte shndruar krejt ne plehurine,qe nuk ka te ndalur ne diskretitimin publik te vetvetes,,,,,dhe nuk kam nevoje te me tregoje bejge e s’emes te mirat qe korr prej sherbimeve antisbqiptare qe u ben ljubovici.
Keta kurvat e Evropit kujtojne se shqiptaret kane mbetur me sy,veshe dhe mend tek 1990-a,,,,,ose,bejne diversion dallkaukesh per krijimin e alibive qe u vijne per shtat mbrapshtive te tyre kunder Popullit Shqiptar.
Tung
ti japesh cmim nje psikopati kush e lexon kete ku eshte skizofren ben sikur i di t gjitha i merr materialet gati nga interneti dhe ben sikur di per cdo gje arsimin, shkencen, yjet, politiken, etj duhet t jesh i mete si ky t lexosh librat e ketij apo c prallis ky.
O Spartak! Fatosi ka bere ate qe shumica e ‘intelektualve’ ne Shqiperi nuk kane mend dhe zemer ta bejne, i ka shkuar kunder llumit qe ka 100 vjet qe po e permbyt kete vend!
Unë s’di të ketë pasur ndonjë impakt pozitiv publicistika e këtij analo-psikopati. Di që e ka shpallur veten një antishqiptar i zellshëm në shumë nga shkrimet e tij, siç ishte më i fundit syresh – ai për kishëzën e Dhërmiut.
U befasuam nga kjo ndërhyrje
Cfare ka per tu cuditur o Spartak, edhe Xhelal Mziu ka marre plot cmime.
E meriton dhe mos beni gam gam, se eshte nje nga me te zotet qe kemi ,por ju si gjysanalfabet qe jeni mos jepni mendime per te ,se ju nuk dini se nga pshurr pula .
Vetem antishiptaret gjakdhjere po nderohen nga Evropi kurve!
Luboja eshte mercenari me i madh, me ego qe do te vriste c’do njeri!
Mos o zot. Sa do merzitet Edviní-ja. Ska marre asnjë cmim nje jeten e tij.
Me aq lehtesi sa nje njeriu i jepen epitete te ndryshme, si antishqiptar, agjent, psikopat, vjedhes materialesh ne internet, bajge, kurv e europit, epitete keto te cilat kundershtojne njera-tjetren, sepse nje psikopat nuk mund te arrij te behet agjent, si dhe nje bajge nuk mund te behet antishqiptar me shkrime, por vetem me sharje te tilla, sic dhe komentuesit tane te nderuar, po kaq lehtesisht keto epitete harrohen. Ndersa puna shkrimore e F.Lubonjes mbetet, panvarsisht sa ne mund te jemi dakort apo pjeserisht kundra atyre shkrimeve.
Ky eshte shume anti shqiptar… Hedh vetem vrer e mllef kunder shqiptareve. Vetem identifikon problemet qe kemi, kaq ben, asnjehere nuk jep zgjidhje…
vetem fakti qe ljubon e mbron ajo kuçka e janulles me lart ,mjafton.
ky eshte njeriu me i ulet i periudhes saliste qe ka nxjerre shqiperia. produkt sorrosist per te penguar ceshtjen shqiptare. vetem njerezit me nivel medioker dhe ata qe i duan te keqen shqiptareve i mbajne anen ketij katrani.
Kush i jep cmim nje psikopati si ai?Po ben edhe avokatin e Bechetit tani,epo gjeti nje kocke te lepije
Respekt Lubonjes .
e meriton sepse eshte i vetmi qe flete per gjithcka, per histori, per gjinekologji, per politike, per agronomi, per arkitekture etj, pra eshte bere si Hasan çarapja .