Magjia e një dege

1 Shtator 2015, 11:35Kulturë TEMA

 

Ali Podrimja (Gazeta Tema, 15, 11, 2007)

Isha nxënës kur dëgjova për herë të parë vargun: Mori e bukura More dhe sintagmën trishtuese: gjak i shprishur. Si dhe ç’ishte ky mallëngjim e trishtim në të njëjtën kohë? Dhe, më bëhej se zbuloja një planet kur i pëshpëritja këto nga frika se mos i harroja. Po ç’ishte Morea dhe ku binte, nuk kisha fare dijeni. Kur nisa ta zbuloj, kuptova se paska shqiptarë edhe diku tjetër dhe dhimbja e tyre nuk dallueka nga imja

Mori e bukura More, ishte komponuar dhe kënduar nga shumë solistë deri te Inva Mula, vajzë e metropoleve dhe e rrugicave të qytetit tim, të cilën e dëgjova edhe në Sallën e Kuqe. Ky mallëngjim njerëzor, një vajthirrje për diçka të largët e të humbur ndoshta përgjithmonë për një kolektiv njerëzor me kujtesë të fortë që nuk të lë të qetë, më bëri të përqendrohem në fuqinë e saj magjke e të shpalos tragjedinë arbëreshe.

Ditë të tëra humbja pas kangjelave dhe ngjyrave farfuritëse nëpër fshatrat arbëreshe. Tek bisedoja me ta, zbuloja dhe rrugën për në Morenë, që ma përshkruanin si një ëndërr. Ajo copë tokë, ç’forcë kishte? Në fshatrat buzë detit dilnin deri vonë dhe bënin me dorë nga pika, që vështirë shihej, se deti ishte mes tyre. Atë pikë të largët e pashë edhe nga ballkoni i De Radës. Dhe atë udhë e shkela një mot. Mes arbëreshëve dhe arvanitasve kërkoja çfarë i bashkon, ku lidhet entiteti i copëtuar? Degëzimi ishte fat i tmerrshëm i trungut arbëror, që vështirë mund të kontrollohet. Pak më harrestare ishte me arnautët e Damaskut e çamët. Pak gjë lëvizte mes hapësirës së tyre se kishte rënë mortja. Aty-këtu mund të kapej ndonjë fjalë apo klithmë në gjuhën time, por ishte e paktë për një gjallërim. Nga këto shpërbërje, më bëhej se vetëm arbëreshët e Italisë gjallëronin, edhe pse i ngjanin një dege të pikëlluar, siç kishte thënë një poet i tyre. Bota e tyre shpirtërore ka një burim të thellë, që duhet kërkuar në lashtësinë tonë, ndoshta te baladat e murimit. Fjalët e moçme, kangjelat që shtoheshin vazhdimisht për fatin e të bëmat e tyre në dhe të huaj, sa të pikëllonin aq dhe të trimëronin. Qëndresa arbëreshe mund të jetë lektyrë për qëndresën njerëzore, shembull si duhet mposhtur harresa. Kjo degë e pikëlluar është botë specifike në gjallërimin tonë. Në letrat shqipe e kulturën tonë nuk mund të mendohet asgjë pa De Radën, Zef Seremben, Skiroin e deri te Vorea Ujko, Skiro di Maxho, Altimari, Abato, Fortino, Giordano e shumë e shumë krijues nga të gjitha rrafshet. Kur lexoj diçka nga ata, më bëhet se i marr erë lules së mallëngjimit dhe ndiej zërin e largët, që përpëlitet në dhe të huaj.

 

Arbëreshët kanë diçka që u mungojnë degëve të tjera të kombit: krenarinë dhe mallëngjimin e një kujtese historike. Njëra nga arsyet që nuk mund t’i asimilojnë është se i takojnë ritit ortodoks. Mendohet se shqiptarët e këtij riti më vështirë asimilohen. Të mbetet çështje kjo për elaborim nga studiuesit kompetentë. Ndonjë injorant mund të më shpallë edhe për grekofil. Por shqiptarët e ritit ortodoks dëshmuan për atdhedashuri të lartë. Në mjedis të Athinës, me dhjetëra demonstrata organizuan kundër vrasjeve e depërtimeve të shqiptarëve të Kosovës. Gjaku nuk i la të qetë as arbëreshët. Në trupin e qenies kombëtare nuk mund duruan thikën e huaj. Se besimi nuk mund t’i shkëput nga trungu i kombit. E ndjeja atë rrënjë të çuditshme si mbështillej rreth qenies sime.

Kisha pyetur për Morenë dhe kisha filluar ta ndiej veten arbëresh. Me ta nuk më lidhte vetëm kënga dhe gjuha, por dhe dhembja. Një varg për besnikërinë time e kisha grisur me dhëmbë, frikësoja nga nderi…. Asaj rrënje të fortë të kombit, siç tha bardi arbëresh, duhet t’i besohet. Një portë vazhdimisht rri hapur atje për mikun që zbret nga Arbëria në mesin e tyre.

4 komente në “Magjia e një dege”

  1. ILIRET says:

    Ju pergezoj per shkrimi dhe desha te ndalem tek theksi se , snqiptaret ortodolse jane atdhetaret me te medhenj.
    Po, kjo eshte e vertete si dielli, mirepo sot kjo gje injorohet dhe shpesh hidhet balte mbi ta, duke qene se me qellim i ngaterrojne ose i quajne greke.
    Nuk eshte aspak e vertete. Nese ka shqiptar qe i urrejne greket, keta jane ortodokset shqiptare. Pasi kete mbasi luftuan ne shekuj kundr asimilimit fetar turk, u detyruan te perballen edhe me asimilimin fetar dhe etnik grek. Historia rralle ose aspak, nuk njeh spiune apo tradhetar te vendit te tyre nga radhet e ortodokseve shqiptare. Besniket me te medhenj dhe njerezit me te beses, jane ortodokset, te cilet nuk e njohin nocionin “bese”, sepse nuk jane te pabese. Atje ku mbizoteron pabesia, atje kane bere te linde institucioni i beses.
    -Historia e luftrave dhe pergjakjeve shqiptare, tregon se ortodokset shqiptare, jane martiret me te medhenj kombetare, te cilet jane vene perballe osmaneve dhe grekeve. Emra te tille si Naum Veqilharxhi, Grigor Durrsaku, Dhaskal Todri, Thimi Mitko, Kostandin Kristoforidhi, Elena Gjika, Themistokli Germenji, Andon Zako Cajupi, Pandeli Sotiri, Parashqeve, Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi, Kristo Dako, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Mihal Grameno, Tito Toska, Jani Vreto, Theodhor Kavalioti, Koste Bardhi, Theodhor Haxhifilipi, Asdreni, Papa Kristo Negovani, Jorgji (Babe Dude) Karbunara, Eftimi Doraci, Vangjel Ndrecka, Spiro Gjini, Nuci Naci, Mihal Bozo, Mihal Ballkameno, Jovan Ndreko, Spiro Saqellari, e deri tek i madhi Fan Noli apo Lasgush Poradeci e Aleksander Xhuvani, i bejne nder jo vetem prejardhjes se tyre shqiptare ortodokse, por gjithe kombit, duke zene nje vend te merituar ne panteonin e tij.
    -Perbuzja dhe mosvleresimi i ortodokseve shqiptare i ka rrenjet edhe ne politiken e keqe shqiptare te ketyre 70 vjeteve te fundit. Por me e keqja histori rrodhi pas lejimit nga shteti shqiptar i Sali Berishes, me vendosjen ne krye te kishes qe themeloi Fan Noli te nje patriarku nga Greqia.
    Dhe sot ne shohim, qe edhe per dobesi te shtetit shqiptar, ky patriark shkon dhe ankohet ne Athine per problemet e kishes ortodokse shqiptare dhe nuk e njeh shtetin shqiptar. Vetem per kete veprim shteti shqiptar duhet te organizonte nje referndum ku te mernin pjese vetem shtetasit ortodokse per te vendosur mbi kryepeshkopin e Kishes Autoqefale te Shqiperise. Dhe te jeni te sigurte se me mbi 90% te votave ai do te debohej nga vendi jone dhe ne krye te kesaj kishe do te zgjidhej po me referendum nje shqiptar.

  2. tfgs says:

    Eh mor Ali afendi,si nuk u lodhet njehere duke abuzuar me shqiptarizmin tuaj,kur dihet se nder shekuj ishit krah turqeve,gje e cila irritoi ne maximum arbereshet [arvanitet] ne shqiperi,greqi apo itali……….!
    Mjafte me mor te pacipe me pseutohistorine e te qenit shqiptare,referohuni dokumentave te Stambollit e do te sqaroheni per origjinen tuaj turkoshake………..

    1. viktoria says:

      Ali Podrimja ka tre vite qe eshte ndare nga jeta, injorant! Po ” historia ” qe di ti, c’ thote, kush eshte shqiptar?

    2. Jeronim de Rada says:

      I ndjeri Ali Podrimja ishte nje shqiptar i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje