Takimi im me Parashqevi Simakun në Nju Jork

31 Gusht 2015, 09:51Kulturë TEMA

Nga Elida Buçpapaj

Nëse shkoni në profilin e Facebook-ut të këngëtares së njohur shqiptare dhe nëse kërkoni pak, do të gjeni foton e një kopertine shkëputur nga një gazetë me titull: Parashqevi Simaku nga Kavaja në Hoollywood.

Është gazeta Zëri i Rinisë e vitit 1993 dhe autorja e atij shkrimi, një interviste, të treguar si narracion jam unë. Fakti që Parashqevi Simaku vazhdon ta mbajë në arkivin e saj artistik tregon se i ka pëlqyer. Kur u botua, pata rastin të bisedoja me Elena Kadarenë dhe asaj i kishte pëlqyer shumë. Natyrisht që unë e kisha punuar me dashuri, si veproj gjithmonë, për të nxjerrë në pah portretin e një artisteje shqiptare të cilën e donte publiku. Sot kur jam duke i shkruar këto rradhë, pashë se në faqet e shtypit të Tiranës, mjeshtri i famshëm Agim Krajka flet në superlativa për zërin e Parashqevisë dhe « mallkon » ëndërrën e kësaj artisteje për Hollywood-in.

Takimi me Parshaqevinë në New York daton vitin 1993. 22 vite më parë. Skënderi dhe unë ishim për një vizitë në SHBA. Hera e parë që vizitonim SHBA. Qendronim në një qytezë të New Jersey, Elisabeth që ngjante si lagje e New York-ut. Prej andej shiheshin rrokaqiejt dhe ishte jo më shumë se 20 km larg nga 5th Avenue. Ne bujtnim tek miku jonë Petrit Hoxha, një njeri i artit dhe kulturës, që tani nuk jeton më. Prej andej lëviznim nëpër SHBA. Skënderi kishte ftesë edhe nga CBN – The Christian broadcasting Network në Virginia Beach. Ishte maj, mesmaj tamam-tamam. Gjithçka lulëzonte. Për në Virginia Beach morëm avionin nga aeroporti i New Jersey-it Newark Liberty International Airport. Ndërsa në Washington D.C. ku u takuam me stafin e Zërit të Amerikës, udhëtuam me veturë. Aty na shoqëroi Mustafë Demaliaj,një zotëri i nderuar, asokohe kryetar i Lidhjes së Prizrenit për SHBA. Rrugës për në Washington nuk e harroj shiun që binte me gjyma në autostradën e kufizuar prej pyjesh të gjelbër. Prej furisë së atij shiu i marr me mend kur dua t’i përfytyroj edhe hurricanët.

Janë kujtime shumë të bukura. Mbrëmjeve të lira merrnim ftesa prej miqve tanë në restaurantet e shqiptaro-amerikanëve, të cilat janë me emër dhe famë, siç është Familja Bytyçi, shtyllë e patriotizmit, Vatranë të përbetuar që i mbajnë dyert hapur e mirëpresin me bujarinë e njohur shqiptare.

Një natë nga këto na ftuan të kalonim mbrëmje të veçantë në restaurantin ku performonte çdo natë Parashqevi Simaku. Shkuam me shumë dëshirë. Dhe u gjendëm përpara një surprize të bukur, sepse orkestra drejtohej nga mjeshtri i shquar Agim Krajka, në violinë interpretonte gjithashtu edhe bashkëshortja e Krajkës. Kaluam shumë mirë. Diaspora shprehte kënaqësinë duke hedhur dollarë. Kjo traditë jombresëlënëse vazhdon, por për artistët shqiptarë ishte ndihmë e madhe, sepse në Amerikë, ata e kishin nisur gjithçka nga zero. Pikërisht aty më lindi ideja për t’i marrë intervistë Parashqevisë. E cila e pranoi menjëherë.

Skënderi ishte Drejtori i RTSH me një format intelektuali 180 gradë ndryshe nga drejtorët pararendës. Ishte drejtori i parë i këtij institucioni pas rrëzimit të sistemit, ndërsa unë posa e kisha nisur profesionin e gazetares.

Lamë takim disa ditë më vonë në një restaurant të vogël ku Parashqevija drekonte. Hollësitë i kam të shkruara në portretin që ia kam bërë 22 vite më parë. Nuk e harroj menynë e asaj dreke të Parashqevisë. Preferonte asparaguse. Por ajo që na befasoi ishte vetë Parashqevija. Përballë nesh kishim një young lady elegante me një anglishte të përsosur dhe një shqipe si të ishte lindur e rritur në SHBA. Parashqevija kishte vetëm 2 vite në SHBA dhe shqipja me aksent të theksuar amerikan të linte të kuptoje se ajo më tepër donte të ndihej amerikane. Në Shqipëri kishte studiuar Art Dramatik, duke ndjekur gjurmët e këngëtareve më të famshme si Vaçe Zela, Justina Aliaj dhe ëndërra e saj në sirtar ishte Hoollywood-i.  Ajo i kishte të gjitha të dhënat për t’ia ushqyer vetes këtë ëndërr, që unë e nxora në pah edhe në intervistën time me të. Sepse ishte shumë evidente, gati e identifikuar me Parashqevinë. Ëndërr që Profesor Krajka tani e konsideron si një makth e ankth. Sepse të hysh në Hollywood nuk mjafton talenti.

Atë drekë që zgjati disa orë biseda jonë shkoi edhe tek jeta private e artistes. Ne gazetarët e kemi të drejtën të pyesim. Unë e pyeta për lidhjen e saj me Luan Pobratin, që njihej si shefi i ish-Sigurimit në Tiranë për artistët dhe intelektualët. Parashqevija ishte tepër e kujdeshme, përgjigjet e saj i merrje edhe si pohime edhe si mohime, por e vërteta është se ajo ka patur lidhje me Luan Pobratin. Se si ishte krijuar kjo lidhje pastaj këtu qëndron problemi.

Për 45 vite diktaturë, dihet se artistët shqiptarë kanë qenë viktima të terrorizuara nga Sigurimi i Shtetit. Le të kujtojmë listat e publikuara tash së fundi që i përgatiste Çajup Rusmali për Ramiz Alinë. Le të kujtojmë Festivalin e 11-të se çfarë rrjedhojash pati për artistë të formatit kombëtar. Le të kujtojmë dramat dhe tragjeditë e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë. Për të cilët heshtet.

Në kushte të tilla terrori, tutorizmi ishte modus vivendi. Për tutorët shkruan edhe Flutura Açka, por tutorizmi ishte i imponuar. Prandaj Flutura Açka me shumë të drejtë i merr në mbrojtje këngëtaret tona, sepse figura e femrës edhe sot e kësaj dite trajtohet nga bota mashkullore shqiptare në mënyrë tribale. Ndërsa se kush ishte Parasheqevi Simakut si këngëtare, kur thotë Agim Krajka se ajo ishte talent dhe zë i shkëlqyshëm kaq mjafton për ta marrë artisten në mbrojtje. Por jo për t’i mbyllur derën debatit. Se si e qysh e ka hapur këtë temë kantautori Gjergj Leka, ajo vlen të mbahet hapur, të mos mbetet temë tabu, por të vërtetat se si janë të tregohen nga njerëz kompetentë, që iu dalin për zot fjalëve të tyre dhe që gëzojnë kredibilitet tek publiku.

Diktatura kriminale në Shqipëri e hiqte qafe elitën me dy pretekste: ose si armik i popullit ose si imoral. Dhe ky rrezik ka qëndruar si Shpata e Demokleut në kokat e artistëve shqiptarë të cilët jo për faj të tyre shpesh depersonalizoheshin. Sepse, nëse nuk bindeshin, rrezikonin burgun ose ekskomunikimin. Të kujtojmë Justina Aliajn, Alida Hiskun, Sherif Merdanin e plot e plot të tjerë. Është një listë e gjatë emrash që diktatura i ka eleminuar, duke qenë talente dhe yje. Dhe këto figura duhet të kujtohen, emrat e tyre duhet të rehabilitohen e të nderohen. Në libra të historisë të artit shqiptar, që nuk i ka shkruar askush deri më tani.

Le të mos harrojmë se RTSH deri në rrëzimin e diktaturës ishte një bastion i propagandës së regjimit komunist. Aty kishin të drejtë të punonin vetëm njerëz të besuar dhe me biografi të mirë. Këtë presion e vuanin të gjithë të talentuarit. Të cilët ishin në qendër të vemendjes të organeve të partisë dhe intrigave sadiste të hallkave të saj!

Parashqevi Simaku ka lindur në shtatorin e 1966 dhe ka dalë për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, pra 17 vjeçare. Vinte nga Kavaja, nga një familje e thjeshtë, por e fitoi zemrën e publikut me zërin dhe performancën e saj. A e përdori ish-Sigurimi i Shtetit? Po ish-Sigurimi ishte i plotfuqishëm. Bënte gjithçka. Fuste në burg, pushonte nga puna, largonte nga skena, internonte. Artistet shqiptare të talentuara ishin vulnerabile dhe pa mbrojtje. Ishin pré dhe viktima. Prandaj përpara se të flasim për to duhet t’ia nisim nga persekutorët. Kjo është rruga, rrugë tjetër nuk ka.

Nëse nuk tregoni për persekutorët atëhere mos flisni fare. Le të flasin ata që nisin të tregojnë andej nga duhet. Hapja e Dosjeve do t’ua lehtësojë rrugën, por kush ka ç’të thotë, le ta thotë sepse i ndihmon kujtesës të vuajtjeve që kanë hequr artistët shqiptarë në përgjithësi.

Ndërsa roli moralistëve është i outsider-ve. Mjafton të shikoni ku ka degraduar sot arti shqiptar, kur në qendër të mediumeve vihet lumpeni dhe ku pothuaj gjithçka arrihet permes parasë dhe imoralitetit profesional. Sepse me jetën private çdokush mund të luajë si t’ia marrë mendja.

Duke u kthyer tek Parashqevi Simaku. Fakt tjetër shumë domethënës, që e vë në dukje edhe Flutura Açka, është se artistja u largua shumë herët nga Shqipëria. Ishte nga të parat, sapo u rrëzua diktatura, në vitin 1991-1992. Kur e takuam ne në New York ishte vetëm 26 vjeçe, me një ëndërr të madhe në zemër që e bëri të kalonte Atlantikun. Për të arritur në Hollywood dhe ajo menjëherë iu përvesh punës për ta realizuar atë. Që i doli një mission impossible. Jo sepse nuk kishte talent, por se ndoshta nuk kishte fat. Ashtu si plot e plot këngëtarë shqiptarë të suksesshëm. Agim Krajka, një mjeshtër dhe vyrtuoz i vërtetë, në Amerikë nuk çau dot. Jo se i mungonte talenti. Dhe u kthye në atdhe. Skenat e artisteve shqiptare mjerisht kanë mbetur pubet dhe klubet e natës të diasporës. Deri sa të kalojmë këtë fazë trazicioni. Shijen e suksesit të Hollywood-it e kanë arritur Stan Dragoti, vëllezërit Belushi, Eliza Dushku, e tash edhe Rita Ora, por të gjithë me një background të ndryshëm nga Parashqevia dhe artistët shqiptarë që karrierën e nisën në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve Parashqevi Simaku e ka vijuar jetën artistike në SHBA, diasporë, Shqipëri e Kosovë. Bashkë jemi takuar edhe një herë. Këtu në Zvicër. Posa kishte mbaruar lufta në Kosovë. Ishte këmbë e kokë e dashuruar. Me babain e djalit të saj, lindja e të cilit, veç artiste e ka bëri të arrijë qiellin e shtatë prej lumturisë duke i dhënë plot frymëzim e plane të reja për karrierën.

52 komente në “Takimi im me Parashqevi Simakun në Nju Jork”

  1. shq guximtar says:

    Te gjithe duhet te respektojme ne maksimum figuren e femres shqiptare artiste pavaresisht historive dhe intrigave te thurrura nga vete shpifesira si Luan Pobrati. Mjaft domethenes eshte fakti qe ky Leonja e ka pas aq te madh sa dhe femije nuk ka bere dot me gruan e tij por ka adoptuar nje majmun qe e quan djale dhe qe e ka gjysem down. E te pergojoje ky palacoja se ka pasur lidhje me nje bukuroshe si Parashqevija duhet te jesh llum qe ta besosh… ndersa ai turivici qe ka hapur kete teme diskutimi nuk ka qene artist asnjehere por vetem nje pianist i rendomte dhe bythdjerse gjithe kohes. Respekt per Parashqevine, Linditen dhe shume artiste te tjera qe na kane dhuruar emocione te verteta artistike ne ato vite.

    1. Beni Vijes says:

      Per hir te vertetes:
      Ata qe dij une nga shume ata qe kan palluar Vijen
      Marash Hajati
      Skender bucpapaj
      Timo flloko
      Sokol hoxha
      Luan Pobrati
      Agim Krajka
      Ferdinand Deda
      Kujtim Pagria
      Dushe Bygjymi
      Me falni se mu mbarua boja

      1. Arvanites says:

        T’u mbarua vaji i kandilit deshe te thuash o provincial gjuhejashte !

      2. pa emer says:

        Te gjithe keto emra ishin pushta qe kishin dicka ne dore.
        Pasi e fusnin ne kurth viktimen dhe e poshteronin ja mbyllnin gojen duke e frikesuar me pasoja. dhe po te ankoheshin kush do te denoheshe thoni ju viktima apo pedofilet he me thoni kush
        Kjo histori eshte e njejte ne gjithe boten. Ja ne amerike historia “Cosby” Sa vajza te reja qe I drejtoheshin me besim per ndihme qe te beheshin artiste perdhunoi. Lista eshte e gjate por opinioni amerikan nuk denon viktimat por pedofilin Cosby.
        shqipetar zgjohu dhe deno dhunuesit jo viktimat qe nuk kane goje te mbrohen
        Respekte per shkruesen

      3. xoni says:

        po pishen e gruas tende e ke mbajtur more sigurims apo sekretar partie,se me keto jeni mare gjithe kohen ju ,dhe benit kariers ose hanit nje cop buk si te pe afte qe ishit.

    2. Tallashi says:

      Profesionalizmi i kesaj Bucpapajt te ben te qash me oi.

      A doni me per Belulin, se Beluli, ie te se Belulit, prej Belulit, o Belul!

      Ah moj zonje , ti dhe shoket e shoqet e tua, jeni fatkeqesia e ketij vendi. Njerez pa taban qe identifikohen vetem me postin dhe dashnoret qe kane.

      Ju jeni ata qe nuk lini te lulezojne filizat e talentuar dhe me personalitet, te cilet qe te mos thahen, largohen nga ky vend leshi.

      1. Pilo Lala says:

        Tropojanet si Bucpapajt e te tjere, ndjekin rrugen e thashethemexhiut me te madh, Sali Berisha.
        Kjo nusja e Tropojes ka dale tani si figure qe te merren pak njerezit me te.
        Keta jane ca karrieriste, spiune te asaj kohe, serbile.

        1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

          Buç-papizmi si rryme pan berishjane te len nji shije te hidhun.
          Ti mre zoje mos ja ke mbajt qirinjt Vivit qi thue me siguri qi kishte lidhje me Luan Pobratin??
          Dhe sikur te jet e vertet kush ta jep ty te drejten ta pergojosh ate.
          Parashqevija asht sot nane dhe grua,çfar ka bo ne rini nuk ke te drejt qi ta analizosh ti.
          Nga deshira apo e detyryme ajo ishte e rritun,dhe mund te thoshte jo siç tha Justina Aliaj.
          Ajo zgjodhi nje rrug tjeter me vetdije per pasojat.
          Pastaj kur ju dha munsija ajo iku nga Shqiperia,dhe kerkonte ta lindte pas ate kohe qe ndoshta nga jeta private e ka perjetu e vrame shpirterisht.
          Jeta private e te bukures Parashqevi ngjan disi me ate te Merlin Monros.
          Me ndryshimin se Parashqevia arriti te behet nene e mire ndersta Merlin Moroja nje aktore e inkon seksi e pavdekshme
          Parashqevia ose Vivin nuk ka te drejt ta gjykoj askush aq me teper kur ajo te beson ty diçka personale ,nuk ke pse ta besh publike moj Elida Buç-papaizmit.

    3. Mirela Jubani says:

      Nese kjo Bucpapa eshte gazetare..un jam Hillary Clinton!!Kjo me shume do te tregoje qe ka shkuar ne NYC nder te parat..tu beje reklame atyre qe e kan pritur..e as i rruhet per Parashqevine qe kendonte lokaleve si me e rendomta kengetare pa talent!!Se kuptova se c’hyn Holliwood..ketu…??ahahah sa qesharake!!Pastaj ajo historia e anglishtes se kulluar te Parashqevise..e paska kuptuar kjo qe shkonte per here te pare!!
      Gazetare mediokre..dhe bionde!!Fotoja e saj me ato sy te zhgerryer…e bere nja 20 vite me pare….cna duhet ketu??

  2. Genti says:

    Po asnjeri nuk ka thene qe Sigurimi nuk u ka bere presion…por as faktin qe ajo e ka dhene sa andej kendej se mohojme dot. Per Parashqevine e dine te gjithe. Nuk eshte Feminizem te mbrosh te drejten e grave ta japin per te arritur dicka…perkundrazi.

    1. doni me per belulinPp says:

      Pali Kuke e ka palluat me shume sr Zinrn
      Agim Doci i bente vjershawe ti hyp

  3. albanodoni says:

    Doni me per belulin. Shkrim pa koke pa krah pa kembe pa b… ceshte ky bicim gazetaruci

  4. ILIRET says:

    Ne fakt godet pak tinezisht ti zonja Buci. Te pelqen edhe te imitosh Belul Gjeraqinen. Pa kur me mburr TVSH e drejtuar nga burri juaj ne vitet 93-97 atehere duhet ta thyesh me grusht ekranin e kompjuterit.
    Piiiike e zeze. Periudha me e zeze e ekranit te TVSH, ajo kohe ka qene kur ka drejtuar bashkeshorti juaj.

    1. Cudia says:

      Edhe vete beluli e pranoi
      Luani Vijen e palloi….

  5. KAVAJA says:

    Gazetarja pohoi dhe nje here theniet e Gjergjit i cili nuk ka shpifur asgje per Parashqevine ,qe ka qene dashnorja e shume burrave ne kohen e ppsh . Realitetin nuk fshihet dot . MOS I BINI NE QAFE GJERGJIT .

    1. Arvanites says:

      MJERE vajzat dhe grate qe jetojne ne ate qyteze…o Zot ndihmoji e shpetoji nga injoranca e “burrave” llafazane !

  6. Berlin says:

    Diaspora ndjente kenaqesi duke hedhur dollare ………….

    Raskapitje e gjalle ………

  7. xhikja saukut says:

    Ship guximtar Po te them dicka qe ta kuptosh, LP dhe Parashqevia ose ( VIVIAN)
    kane qene dy viktima te dashurise se tyre, e kane dashur fort e fort njeri tjetrin,por pozicioni Luanit ,i martuar , ishte delikat per lidhjen ne martese te dashurise tyre. Largimi i Parashqevise drejt amarikes ishte nje ndarje e dhimbeshme per te dy , nderkohe de fakto , Luani kishte bere ndarjen nga bashkeshortja e ti , kjo nje grua e respektuar. Ndej lerini plaget te mbyllura si jane e mos fantazoni ,kur nuk dini asgje

    1. zqk says:

      Ke te drejte Xhike, ti e di te sakte historine.

  8. elton says:

    WTF? Ky artikull me ngjan me shume me nje Michelin Guide. Ne cilin aeroport duhet te shkosh, sa distance ka nga Elisabeth ne 5th Avenue, cila rruga te con per ne Washington DC. Si te hash qyl tek restorantet e shqiptareve:emri, adresa etj. Ju i rropet ne ato vite shqiptaret e Amerikes, te cilet me sinqeritet ju ndihmonin me donacione derisa e kuptuan lojen e ndyre qe benin shume si puna jote dhe bashkeshorti yt.Pupupu kur u be dhe Skenderi “me format intelektuali 180 grade”, mos ngelte asnje mbi faqen e globit pa u quajtur intelektual!!!

  9. doni me per belulinPp says:

    Pali kuke e kapalluar Parashen me shume se Zim
    nen
    Kurse Gaz Mullai dhr Gim Doci e benin me bast kusb tiabente i pari

  10. Arturi says:

    Vura duart ne koke nga kjo pacavure qe sapo lexova. Kjo pseudogazetarja te kete kujdes se mos i del familjarisht ndonje dosje. Te merresh me jeten personale te tjetrit eshte te veprosh njesoj si ata sigurmisat qe germonin ne biografite e njerezve. Cfare ndryshimi ke ti e dashur Elida & friends nga vemjet e se kaluares? Ata qe realisht ishin viktimat e verteta te komunizmit, sot jane te harruar. Dolen te zhgenjyer nga kjo e ashtuquajtur demokraci,askush nga ata qe i denoi dhe u mori rinine nuk u gjykua. Xhelatet vazhduan jeten normalisht madje dhe u pasuruan, ne disa raste hiqen edhe si te persekutuar. Fatkeqesisht keshtu erdhi koha, po na hiqen si disident ca njerez qe cirrnin fytyren tek varri i xhaxhit dhe shkulnin floket nga hidherimi. Cuditerisht keta sot njihen si martiret e vertete te demokracise!

  11. Teme says:

    Elida eshte nje pirivilke, ku me teper i peshojne bojerat qe ve ne fytyre se rrobat qe vesh, per te qeshur kur ben edhe kjo si gazetare.

  12. drejtsia says:

    sarij ta kuptoj pse e shani nje femer,ju ka gje borxh e sja u ka dhene apo nga zilia apo nga paaftesia,sepse per sa e shani nje femer nuk nmund te shaet e bukur,e formuar,me ze shume te mire,shume e kerkuar?????????

  13. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Te nderuar komentues ,sac mbushet pusi(ne shqip) me peshtyma ,aq ngopet dhipi me .ar.Per fat te keq ,po asistojme ne grindjet mediatike te kurvave dhe legenave te kohes se xhaxhit.Te gjithe keta emra te perfshire ne kete debat te rendesishem !! per konsumin e dhipave te ish kengetareve ,jane shtresa e privilegjuar e atehershme.Mos u merakosni fort per ta se ashtu jane edhe sot.Rrofte dhipi ne pergjithesi ,jo vetem i kengetareve te famshme.

  14. lefter says:

    Mire atehere kur takove Parashqevine, ishe gazetare e re (si e thua vete), po sot pse shkruan si nje mediokre? Po ti ke pasur dashnore para se te merrje ate burrin qe ke ne qoftese e ke? Po ç’jane keto muhabete, kishte dashnor ate e kishte kete , perrmori shtrember se ngriti nje kembe larte, kur ngriti breket kishte zene fustanin me llastikun e brekeve dhe i kishte ngele bytha jashte e po bente xhiro ne bulevard se nuk e dinte, njerezit e shikonin dhe qeshnin…etj etj. te tille u bente o ish njerez te mire, pra u bastarduat dhe me shkrimet tuaja keni zbuluar se nuk keni me asnje fije dinjiteti nga i diktatures, por keni marre gjithe çthurjen e demokracise. U vafte mbare!

    1. Em says:

      Ore po gjith si Berisha me thashetheme e shpifje kta tropojant e tropojanet???? Pupupupu vetm berisha kujtoja se mund te shkruaje kshu turpesh po paska akoma zara e zare qe ja marrin persiper tja nenshkruajn tekstet. Llum

  15. Bourgogne says:

    Harrove Elida në adoleshencen tende kur në rrugicen tek pallati ku banoje i mbulonit dritaret me perde të trasha!? Babai yt u perjashtua nga PPSH dhe lidhja e shkrimtarëve sepse lejonte nënën tënde të bënte orgji natën me grupin e ashquajtur pucist në ushtri! këto fragmente edhe fëmijët e lagjes i dinin! Prandaj , duke u mbuluar nën petkun e mikeshës mundohesh me shumë marifet të poshterosh një këngëtare të shquar dhe shumë të dashur për publikun ! Je shumë e rafinuar në shkrimin tend!

    1. Enkelejd says:

      Komplimeta bourgogne! Rrace pamoral mund te shkruaje kshu teksesh. Se pse me duket si kusherir e Zenit. Tipike e familjes berisha te kurveroje duke akuzuar te tjeret per kurveri

  16. enter''" says:

    Nje shkrim komplet pa vlere, ne tregohet se ku jetonte, cilin airport perdori, emrat qytetesh te shemtuara amerikane dhe ca emra gjasme patriotesh qe nuk jane me shume se ca palo ish balliste apo filo saliste.

    Parashqevine e mori ne qafe Amerika…

  17. ben says:

    Sa tarallake autorja shkrimit.

  18. lulja says:

    Doni me per belulin …shkruan madam elida…na i pershkroi gjith udhetimin e saj te par ne usa, nuk la me detaj pa then..
    do ishte mir te na tregonte edhe rastin kur policia zvicerane vajti te merrte burrin e saj, qe nuk shkulej nga zyra e ambasadorit ne Zvicer, per tja liruar vendin ambasadorit te rradhes , e pastaj me paturpesin me te madhe patrioti prej tropoje, me gjith kte madam kerkuan azil politik se kishik gjoja frik nga komunistet e jetojn e sot e ksaj dite ne Zvicer.
    Na i shkruaj pak kte histori madam ….

  19. dem says:

    Tv nen skender bucpapaj u shndrua ne nje gramafon i çjerre i sali berishes
    Dmth nga muti ne shurre

    1. Dash says:

      Edhe ne kte rast gramafonin e berishes ka bere po he! Halli madh i saliut kushedi se si i ka punet i ziu

  20. LORA says:

    Vjet,pothuaj te gjitha mediet u moren me Elvira Gegen e Sarandes,,,,,,,sivjet e kane rritur pjacen,po merren me artiste qe kane lene emer te vertete ne artin e muzikes se lehte shqiptare.
    E paskan me merak gushtin,te bejne llapaqeneri per jeten private te njerzve,,,,,ose nuk u ndahet shpirti nga koha e biografive dhe letrave anonime.Perjashtoj vetem mjeshtrin Krajka nga kjo klime e stisur prej bicimesh inferiore deri ne ngordhjen perfundimtare te tyre.
    Tung.

  21. lari says:

    kjo me sa duket behet xheloze.po ti moj. na trego si arriti te behej drejtor i tvsh kenua jot.duket ke ndikuar ti nekete problem.se si e di vete mos na trego se si po prano per ndikimin tend

    1. Pilo Lala says:

      Nje burre i kerkonte gruas te rrefehej.
      Ajo i tha qe e ndihmoi Burrin qe te bente karriere duke shkuar me Shefin e tij.
      Heren e dyte shkoi me Bossin e madh, dhe heren e fundit kur i duheshin 200 vota te behej Deputet.
      Shikoni cfare sakrificash bejne grate e Politikaneve…

  22. AH,mori bucja e papvet,po ju ja shkerdhyet nanen shqipris ti me ate skender bucen e papajve,ne bashkpunim me udben sebe dhe cian.amerikanis.Po,ju kur lavdroheni se keni bere mir per shqiprin,me vjen per te vjell,dhe dhjer,po edhe parashqevi eshte treguar e dhjer kur ka pranuar tet jape ti intervist prandaj dhe ai gjergj leka,edhe pse moralishte nuk ka te drejt qe te thot pas 25 vite gjerat e kurvrite artistve,por parimishte ka te drejt qe te tregoi per rrospillekun e artisteve dhe artisttve.Parashqvi paska pranuar se me lusn pobratin paska pasur lidhje,por nuk e thot se cfar lidhje,te zemres apo te bythes.

  23. Biku says:

    Artikull shume i panevojshem, pa nivel por qe gjithsesi jo per aftesi te aartikullshkrueses por per cka brenda ne kete shkrim dhe komentet qe rreken te sillen rreth tij, nuk mund te kaloje pa u vene re.

    Nuk e njoh kete grua qe ka bere kete shkrim, por pikerisht se eshte e panjohur dhe per shkak se do te beje dicka qe te thot se jam gjalle, ajo shkruan e shkruan dhe i vertitet Parashqevise se shkrete, me ate terbim shtazarak qe u shkon provincialeve qe mbushen fushbetejen e pas vitit 1990.
    Ajo e beri te ditur se paska qene edhe ne Amerike, se atje zonja ka ndenjur ne salla mondane bile ka pare qe Parashqevise i hidhnin edhe dollar (o zot i madh shyqyr qe e shpetove me ne fund kete popull nga keta lloj “qytetaresh”). Biles ajo per te na thene neve se kush eshte, na tregon se ka patur burrin drejtor te Radiotelevizionit dhe se si mender jush paska qene nder drejtoret me te sukseseshem te pas diktatures. A doni me per Belulin?
    Jo, per televizionin shqiptar periudha qe ka sunduar i shoqi i saj ka qene periudha me e erret ne historine e TVSh,periudha me e turpshme, eshte i shoqi i saj dhe pjestaret e tjere te “ansamblit ciftelia” te cilet i sollen deme te pallogaritshme demokracise Shqiptare. Per kete ka analiza te mjaftueshhme te intelektualeve te paperlyer qe argumentojne kete qe po them.
    Pasi na e mbushi mendjen kjo zonja se paska qe ne Amerike, etj etj, shume tinzisht perpiqet te denigroje nja kengetare te njohur shqiptare si Parashqevi Simaku. Pse e ben kete? Pse zhbirilon deri ne sjelljen e kesaj kengetareje ketu dhe atje?
    Fill pas ketij shkrimi vijne komentet qe perpiqen te jene ne nje linje me kete “gazetaren” e panjohur dhe ndezet nje debat i panevojeshem rreth nje kengetareje me emer sic eshte Parashqevia.
    Une shtroj pyetjen, gjith kete furtune shpifjesh e denigrimi, valle e krijoi sigurimi i shtetit? Jo.

    Edhe ky shkrim dhe komentet qe i shkojne per fije kesaj “gazetareje” nxjerrin ne pah ate qe sigurimi i shtetit nuk e ka pase aspak te veshtire te merrej me nje artist. Nuk e kishte te veshtire pasi artiste pa dinjitet, shkrues pa dinjitet, kompozitore ose regjizore pa dinjitet dhe te patalentuar, zinin radhet tek zyrat e sigurimit, per te shpifur ndaj kengetareve apo ndaj talenteve dhe tu sukseseshmeve ne radhet e artisteve e qe kishin admirimin e popullit.
    Pse pak bene keta njerez te deshtuar kunder te madhit Ismail Kadare, e te tjereve qe sot i bejne nder Shqiperise?

    Shkruani, shpifni, kritikoni, gezohuni ne se nje artiste e njohur edhe mund te kete pesuar ndonje demtim te rastit, por ne nuk e harrojme tere ate plejade artistesh te cilet na e zbukuronin jeten, na frymezonin, na jepnin shprese per te jetuar atehere kur ne ishim te ndare nga bota.

    Mire, po pranojme se diktatura nuk i kursente artistet, po sot, 25 pas ndryshimit te sistemit, perse ndodhin keto gjera?

    Keto gjera ndodhin sepse jane akoma gjalle ato vemje qe e ushqenin atebote diktaturen.

  24. Scandal says:

    NJe thanje e arte e Kaqusha Jasharit(ish.ministre e LKJ-se ne Kosove)drejtuar Sllobodan Millosheviqit-Grat kurva te jen eshte natyrale por BURRA kurva te jen eshte ligesi-e burra te tille si duket ka shume si ne shqiperi edhe ne kosove

  25. Indrit says:

    Elida e ben Belul Gjeraqinen te duket amator.

    Ne fakt ketu komentet jane me te bukura se ky shkrim qesharak.

  26. alon says:

    po pse me dor do ti pinte parashqevi simako deri sa te vinte ne amerik 26 vjece. sigurisht qe ka pasur lidhje se si mungonte gje yll ishte, dhe sigurishte qe me njerez te sigurimit dhe te partis do kishte lidhje se ata kishin cdo gje ne dor ne ate kohe, nuk do shkonte parashqevi simako me karrocierin e lagjes qe bente furnizimin me buk lagjen. lan nam me keto muhabete nuk dua te pergojoj kengetare se shumica kan familje dhe femij te medhenj tani po shum te tjera kan vepruar si parashqevi simaku dhe ska azgje te keqe.

  27. GAMORI says:

    PARASHQEVIA SOLLI PER HERE TE PARE TE QESHUREN ME TE BUKUR DHE BRILANTE NE KENDIMIN E KENGEVE SHQIPTARE : KJO GJE ISHTE E PANJOHUR PER SHUMICEN E POPULLIT SHQIPTAR , QE NENA NUK I KISH MESUAR SI QESHET , SI BUZEQESHET DHE SI MBAHET TRUPI KUR NJERIU QESH DHE KENDON !

  28. pjatalarsi says:

    Gjithe keto shkrime per kengtaren Parashqevi Simaku! Mos ka vdekur gje kengtarja jone!? Se nuk po kuptoj asgje, pse gjithe keto shkrime per ‘te!

  29. sit..back..and relaks →→→ says:

    Nqs ky artikull do ishte nje fotografi apo nje pikture dicitura nen te do ishte
    “KRAHUN NE QAFE E GISHTIN NE MYTH”
    Sa per Paron, nqs do te besh perpara ne Amerike shmangu sa me shume te jete e mundur shqiptaro-amerikaneve, atyre te vjeter dhe atyre te rinj. E vetmja gje qe mund te te ofrojne shqiptaro-amerikanet jane karriere ne construction, karriere neper klube nate dhe thashetheme pa fund njesoj sikur je ne shqiperi, asgje tjeter nuk te ofrojn.. 26 vjec ne amerike ne 1992 Paro e ka pasur jeten perpara qofte si artiste, qofte nqs do te donte te studionte e te kishte nje karriere tjeter. Do te besh perpara ne amerike integrohu me mentalitetin dhe amerikanet vendalinj, e duke qendruar as far as possible nga shqiptaret. i ke vetem per llafe, thashetheme, shitje pordhesh, dhe tallje bythe me te tjeret kur vete skane breke ne bythe. jane te tille ndoshta ngaqe niveli profesional dhe kulturor i emigracionit shqiptar ne amerike ka qene i tille

  30. Petriti says:

    E kaluara dihet,ate se ndreqim me,por po e bejme me keq se ne ate kohe tani pothuaji ne te gjitha fushat e jetes ?
    Shikoni perpara e jo pas se nuk ndreqim gje duke para prapa,por perpara te nderuar gazetare.

  31. Arber Iliri says:

    Kjo na thote se I paska bere nje shkrim.Na permend ku ka qene e ku ka shku se na palsi trapi ne per viziten e saj ne USA me malokun besnik te Saliut.Ceshtja e ketyre kengetareve ngre nje problem tjeter.Si duhet te sillet e pranoje shoqeria personat publike.Nuk duhet pare bardhe e zi kjo eshte ceshtja.Simaku mbetet nje kengetare me vlera e kohes se saj se c’ka bere me jeten e saj as qe me duhet, vetem idiotet merren me keto gjera se me siguri kane problem ne jeten e tyre personale.Hajt tung.

  32. natali says:

    ….blah blah blah …kush ka bisht ja presin dhe kush nuk ka ja vene ?

  33. V.1912 says:

    Nje perversitet i njohur buçpapiste, i bere nga “ketu në Zvicer” si padashje, per te fyer ikonen e muzikes se lehte shqiptare!? Eshte po ai stil kur mendjeshkurtesia buçpapiste mendoi te “reformonte” TV publik nga nje “bastion” te komunizmit në po, nje bastion te zoterve te rinj. Gazetarja “e shquar”, “ketu në Zvicer” na kujton se si dikur buçpapet, e transformuan RTVSH, në nje instrument “në sherbim te partise” edhe permes shkutimesh dhe zevendesimesh me medioker te rinj te gatshem per t’i sherbyer “kauzes se re”, por edhe me historira biografish te servirura nga SHIK (ne vend te Sigurimit) si dikur. Eshte per kete qe kjo mendje aspak civile (edhe pse banon “ketu në Zvicer”) dhe aspak prej gazetareje trajton si “kalimthi” historine Pobrati”!?
    Ajo qe di une eshte se zerin dhe vete kengetaren legjende e dashuruan te gjithe shqiptaret dhe veçanerisht brezi i ri i asaj kohe. Parashqevia ka mbetur nje nga dashurite e rinise, qe e kujtojme gjithmone me nostalgji. Edhe per faktin qe kjo kohe e mediokracise (dhe shkerdhatokracise po te doni), e shembjes se vlerave dhe promovimit te antivlerave (qofte edhe buçpapaiste), e ka transformuar tempullin e kenges dhe te muzikes se lehte ne nje harem (kushdo mund ta lexoje kete fjale edhe tjetersoj, mund te ishte me e rende por gjithesesi e merituar), kofshesh, bythesh, gjoksesh e çfaredoqofte tjeter nga antropollogo-anatomia njerezore, por asgje me peshe apo impresion nga arti i vlerë i kenges shqiptare.
    Kam rastin te them dhe evidencoj dhe nje vlere unike te Parashqevi Simakut:
    Ato minuta te interpretimit te saj, AJO JETONTE KENGEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje