Arben Duka: Gjergj Lekën e kam pasur shumë shok, pinte raki e fliste shumë, po s’merrej me thashetheme

29 Gusht 2015, 09:09Kulturë TEMA

Arben Duka dhe Luan Zhegu, pas debatit të hapur nga Gjergj Leka për këngëtaret e viteve të komunizmit, thonë se atëhere nëse nuk kishte talent, avullojë shpejt.

Duka thotë se Gjergj Lekën e ka pasur shumë shokë dhe pinte raki, por s’merrej asnjëherë me thashetheme.

“Pas 30 apo 40 vjetësh, më duket absurditet të dalësh me këto skema që për mua janë të turpshme. Nëse do ishte ashtu, mund të dilje në një festival dhe avulloje, por një këngëtare që është e talentuar, rron gjatë në skenë.

Për ato që ka thënë ai zotëria (Gjergj Leka), janë këngëtare që kanë qëndruar shumë gjatë në skenë. Nuk besoj se ai i ka qenë në një gjendje normale që i ka thënë ato fjalë.

Unë Gjergjin në atë kohë e kam pasur shok të afërt, pinte raki, fliste shumë, por kurrë nuk ka qenë thashethemexhi. Jam i befasuar nga kjo deklaratë,” shprehet Arben Duka për Dita.

Ndërsa kantautori Luan Zhegu shton se: “Gjergjin e njoh shumë mirë dhe jam njohur dhe me të ëmën, Rozmarinë, një këngëtare e mrekullueshme e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Njoh Zhuliana Jorganxhiun, tezen e Gjergjit dhe kam bashkëpunime të mrekullueshme me të. Gjergji është djalë shumë i talentuar, qoftë si kompozitor edhe si orkestrues. Jam i befasuar si ndodhi kjo mes artistëve”.

10 komente në “Arben Duka: Gjergj Lekën e kam pasur shumë shok, pinte raki e fliste shumë, po s’merrej me thashetheme”

  1. salem says:

    Mos ja vini veshin atehere,e paska pasur fjalen per te emen dhe tezen e tij.Po te jete keshtu eshte i sinqerte.

    1. Cubi says:

      Ti Agron ktheju Rames tani se po shkruajte dhe pak per Berishen do na e kthesh ne pushtet si Mero Noken.

  2. alti says:

    Keni te drejte o Arben dhe Luan se ai eshte I talentuar ,por Gjergjin nuk e imponoi njeri .per te shprehur disa opinione, qe shkaktuan kundershti te madhe , se mbi te gjitha u fol publikisht per dy femra , qe si do te kete qene e verteta ,ata sot jane nena , dhe nuk ka te drejte as ligjore dhe asa morale ti poshteroi njeri publikisht .Une mendoj se Gjergji , qe ka nje familje te nderuar ,beri mire qe kerkoi falje ,por kur truri ngaterron vendin ku ndodhet vec budalleqe dalin.

  3. Daja says:

    Pergjigje me te goditur qe ke dhene zoti Luan nuk gjen, ma bukur prishet.
    Me kte pergjigje Gjergjit i ra ne surrat te vete peshtyma qe nxorri.

  4. astrit says:

    Ama per shok qe paske patur!

  5. Tirana e njeh mire kush ishte ajo says:

    Fjalet e Gjergjit jane shume shume te verteta Parashqevia ka qene nje talent ,por krahas kesaj ka pasur te talentuar dhe kurvellekun . Gjithesesi nuk flitet per femrat , Njerzit dine shume te verteta por eshte e mira te heshtin sepse jane probleme private .

  6. Cecua me Mustaqe says:

    Gjergji perpara se te fliste per ato artiste,duhej te kishte pyetur mire, per artisten qe e ka pjellur,dhe pastaj te hidhej tek ato,te cilat as nuk e kane marre ndonjehere neper goje,artisten qe ka pjellur,bushtren gjergj leka.

  7. Tema says:

    Shum ndarje nga jeta si shkak alkoli

  8. colombo says:

    Gjergj leken nuk kemi pse ta marrim seriozisht per dy arsye: se pari eshte -pijetar Se dyti eshte liberal nga natyra dhe nje i till nuk mund te japi vlersime per te tjeret

  9. ! says:

    Edhe Pacja, Lindita apo Vacja , njerez jane/ishin me te metat dhe mangesite e tyre- mos na i beni heroina!!!!!!!!

    GJ. Keka tha nje te vertete duke perdorur nje fjalor fyes dhe aty eshte gabimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje