Para dy ditësh hodha një shënim në faqen time mbi fyerjet që iu bënë disa këngëtareve të njohura prej kantautorit Gjergj Leka në një intervistë të tij të fundit. E cilësova se shënimi im nuk ka fuqi ta mbrojë moralin e këtyre zonjave, por të gjykojë një rrymë të tërë mllefi dhe denigrimi, që me vite lëshon këllirë mbi artistet, krijueset dhe autoret femra. Veçmas prej atyre burrave (të fushës së tyre artistike), të cilëve, këto gra u duken si gurë në themra.
Unë e njoh shijen e fyerjes publike, ndaj edhe reagova. Një vit më parë, një kolegu im publicist, shkroi kundër meje (i diktuar nga politika dhe hatërmbetës nga ne të letrave) në mënyrën më të poshtër, më fyese të mundshme ndaj meje, madje me cilësime edhe më të rënda, duke u marrë me fis e farë, e duke më cilësuar antishqiptare dhe se nuk lëçisja shqip. Unë nuk di te kem ndonjë aftësi tjetër, veç të shkruarit mirë shqip, vetes.
Madje kolegu im nuk guxoi ta publikonte shkrimin as me emrin e tij, por me pseudonim. Prita që ndonjë kolegu apo kolegia ime, qoftë edhe ndonjë artist i çfarëdo fushe të reagonte. Por jo, sepse ne jemi një shoqëri hipoktite dhe sehirxhije, për të thënë më të paktën. Pasi ndonjëherë kam bindjen se jemi shoqëri me prirje hijenash, që mezi presin një viktimë për t’iu sulur, veçmas ato më të dobëtat. Në rastin tim, kullës ime të lidhjej me lexuesin nuk ra asnjë tulle, sepse kisha thënë vetëm të vërteta historike në një shkrim timin, pa denigruar askënd.
Por lista e grave që e kanë pësuar nga këto lloj lançimesh publike, është e gjatë (ka mes tyre edhe shkrimtare), për etikë unë nuk po i përmend në këtë shkrim timin. Dhe në këtë rrymë që prej vitesh, gjithnjë e më shpesh, fyen dhe poshtëron artiste dhe krijuese femra, hyri mbase pa dashjen e tij edhe z. Leka. Them pa dashje, pasi ndjesa e tij e djeshme ma shpjegon se ai është distancuar nga fjalët e veta.
Ndjesa e tij është një akt i admirueshëm dhe duket respektuar. Sepse ndër shqiptarë nuk është e udhës që burrat të kërkojnë ndjesë, edhe kur janë fajtorë. Për këtë e çmoj aktin e Gjergj Lekës, dhe kërkoj publikisht ta çmojnë edhe të tjerët, edhe ata që nxituan t’i hedhin gurë, jashtë debatit publik të ngritur me ç’shkas intervistën e tij.
Por, t’i kthehem çështje sime: Ende pa e publikuar mirë shënimin tim modest në Facebook, disa gazeta, site dhe agjenci (përveç Gazetës Shqiptare, që e botoi me leje dhe korrektesë), e botuan pa lejen time, dhe ç’është më keqja, disa prej tyre me komente të tepruara, edhe fyese madje ndaj personit që i adresohej shqetësimi im, në ca të tjera madje duke vënë në gojë time cilësime që nuk i ka bërë në shkrimin tim, disa madje me tituj sensacionalë të bujshëm dhe denigrues. Edhe për mua vetë.
Pa përmendur një mesazhëri të tërë në rrjete sociale, një pjesë e të cilave nuk merreshin me fenomenin dhe t’i shërbenin debatit, por fyenin, shpesh me libër shtëpie të intervistuarin, shpesh edhe familjarë dhe të tjerë rreth tij. Ky harapash mediatik, është i papranueshëm, dhe tregon se në çfarë foshnjërie është debati ynë publik.
Kështu ndodhi edhe në disa komente në statusin tim prej njerëzve që nuk e lexuan atë të zezë mbi të bardhë, ose që nuk e lexuan fare dhe u mjaftuan të flasim. Me gjithë të drejtën e të shprehurit, unë distancohem nga çdo lloj komenti të tillë, kudo që të jetë botuar e thënë, pasi e shmang thelbin e debatit dhe të shqetësimit tim.
E përsëris se: Përveç asaj që është botuar në statusin tim, cilësimet e të cilit janë qartazi jopersonale ndaj asnjë njeriu, por ndaj një shpure që ka vrarë, ka prerë, ka burgosur, ka fyer, ka denigruar, që ka vjedhur, atëkohë dhe tani, shqiptarët dhe Shqipërinë, nuk kam bërë asnjë koment tjetër. Kjo është shumë e qartë në shënimin tim, dhe, edhe pse kam përdorur të njëjtën monedhë gjuhe të intervistës së z. Leka, këto cilësime nuk janë ndaj tij, por ndaj atyre që lutesha që ai t’i përmendte. Dhe z. Leka, me kurajon që ka, mund t’i kishte përmendur.
Madje mund të kishte përmendur edhe faktin se përse RTSH, për të cilin kontribuon, është katandisur si mos më keq, se përse kandidatet femra për në krye të tij, të denja për ta drejtuar, u zhdukën nga lista vetëm sepse ishin femra, dhe më pak të mundshme për t’u kompromentuar. Përse muzika shqiptare është në këtë gjendje dhe përse është dominuar nga kultura e vulgut, dhe me gjithë përpjekjet e tij dhe disave si ai me shije muzike, nuk e përmbysin dot këtë vulgaritet?
Këto do të kisha dashur të lexoja nga një artist të lirë si Gjergj Leka. Unë u përpoqa t’i ndaj cilësimet ndaj këtyre artisteve dhe shpreha shqetësimin vetëm mbi cilësimet mbi moralin e tyre, pasi kjo më duket e padrejtë. Pjesa tjetër, nëse ato i kanë shërbyer atij regjimi dhe nëse gjatë kësaj, kanë dëmtuar karrierën e tij, z. Leka ka të gjithë të drejtën e Zotit që t’i gjykojë dhe të kërkojë transparencë. Por edhe për këtë, besoj se ka radhë.
Bashkë me to, do të kishte qenë mirë që të gjykoheshin më parë, burrat (e martuar) që shkonin dhe i përdornin këto gra, ose thënë më mirë, që përdornin pushtetin e tyre për t’i përdorur këto gra, atëherë edhe sot e kësaj dite. Por ndryshe nga tani, kur escort girls janë një fenomen global, që e solli në treg pushteti, paraja, fuqia, dhe abuzimi i padenjë me to, atëherë nuk kishe zgjedhje.
Po të kthehesh në ato vite për të cilat flasim, këto vajza, janë veçse viktima të radhës të atij regjimi. Pa mendoje sikur të mos i përgjigjeshe tutorëve të sigurimit, ku përfundoje, ti edhe familja jote! Dhe para këtij mekanizmi, ato gra dhe vajza, kanë qenë tejet të ekspozuara. Vetëm pasi të jenë gjykuar tutorët, kemi të drejtë të gjykojmë fajtorët e tjerë.
Unë do të kisha dashur këtë gjykim të drejtë prej z. Leka, për një baraspeshë të denjë të intervistës së tij. Siç do të kisha pëlqyer edhe një shënim të vetë intervistueses, duke u distancuar nga cilësimet ndaj artisteve, gjë që do ta kishte neutralizuar edhe intervistën, dhe nuk do ta kishte lënë autorin të zbuluar në shënjestrimin publik që pasoi.
Dëgjova sot se z. Leka ka vendosur të më hedhë në gjyq, e drejtë e tij, megjithëse përsëris sot e gjithë ditë, se fjalët e mia nuk kanë lidhje me personin e tij, por me fenomenin e radhës së padrejtë në ndërshkueshmërinë shqiptare. E përsëris se ka qenë një fat i madh që gra artiste, edhe në kushte të një terrori të tillë në diktaturë, me jetën e tyre (ndokund edhe me gabime), me përpjekjet e tyre kanë sjellë regëtime drite, ndryshime, shprese dhe emancipimi.
Me gra si D. Pelingu, T. Kurti, V. Zela, M. Xhepa, Zh. Jorganxhi, Y. Mujo, Parashqevi Simaku, I. Libohova, M. Laze e disa të tjera që me ndjesë nuk i përmend dot, Shqipëria ishte më pak e egër dhe ne, grate shqiptare, më të emancipuara. Ndaj u jemi mirënjohëse, ndryshe, Zoti e di, mund të ishim ende me shamija koke.
Kësaj mirënjohjeje i shërben edhe kontributi im, dhe asnjë lloj tjetër cilësimi. Nëse z. Leka më sheh si fajtore për fajin e tij, dhe do të paguajë para për të qenë më pak i fajshëm, unë do të mbrohem falas dhe publikisht, sepse nuk kam bërë asgjë, veç kam vënë një gur në bankinën e madhe të mbrojtjes dhe respektimit të lirisë së femrës shqiptare, detyrë që e ka secili prej nesh. Nëse ky është faj, shkoj me kënaqësi në burg, sepse fundja shkoj për një kauzë
Prostitutat kane qene, jane dhe do te jene... por kur je trape si Acka i quan "fenomen global"!
moj zonje nuk ke ti stature te pergojosh te djeshmen. Pa xhaxhin do ishe duke lare enet dhe do haje pas burrave. Keni takat ta permiresoni gjendjen e femres, ate beni ju dhe jo te shani te pashashmen.
Kjo qenka nga rraca e maceve te shartuara.
Nuk ben dot emer, me ate fytyre.. sado e zgjuar te jesh.
Gjergj Leka eshte burre legen, kjo dihet nga te gjithe.
Nje dele kishte ne kopene e tij, dhe ajo kulloste tek fqinjet..
Mire bejne burrat qe nuk u kerkojne ketyre prostitutave te falur.,Sot kengetaret jane prostituta.Cekja aktori i humorit i sillte ne Amerike kengetaret kur benjn koncerte dhe sidomos ne Boston ato vinin me 1000 dollare nata.Nuk ka asnje femer sy e surrat te ankohet, ato jane te gjitha te veshura si prostituta,sillen si prostituta, dembele dhe negative ne cdo ane.Sot femrat shqiptare jane perbinedha vetem druri,i rregullon se kan dal nga shinat
Nejse tani dili gjygjit per zot ti gjasme gruaja e emancipume qe del e mbro gjasme te ndershmet.
Qarte dhe sakte . Bravo
Kam patur respekt per Gjergj Leken, kryesisht per origjinen familjare te tij, por me keto thashethemet e ndyra per kengetaret e socializmit eshte treguar i vogel, para Flutures qe shetit mbi lule me duket si nje mize mbi nje grumbull me ere te keqe. Padyshim qe jam ne anen e Flutures.
Bla bla bla zonja Acka.Ato gra qe permend ti nuk jane gje tjeter vec mekanizma ne sistemin e mbrapsht te pergatitjes se ushqimit shpirteror qe i jepte fryme diktatures, per te mos folur konkretisht per jeten e tyre private me historira romanesh roze por gjithnje ne sfondin politik.Perse ju zonja Acka nuk sillni ketu ne memorjen e lexuesve modelin pozitiv, te se djeshmes ne sherbim te se nesermes:Musine Kokalarin, kete lule te vajzerise shqiptare, perse Drita Kosturin, perse dhe dhjetra e qindra te tjera qe preferuan te humbasin edhe talentin e tyre ne fusha ku kishin talent dhe kishin studjuar, vetem mos binin preh e kthetrave te helmatisura te diktatures.Keshtu do te jepnit nje kontribut te arte per te ardhmen qe sot per sot eshte me shume se gri.
Shkrim Briland i Znj. Flutura, te respektoi pa mas, shkrim qe me qetsoi. “…. fundja shkoj per nje kauz”; Shqiptaret kane nevoi te qetsohen, ta kapercejne me zgjuarsi te kaluaren, (ka shume menyre per te kerkuar falje) dhe me zgjuarsi te zgjedhin te ardhmen. Faleminderit Znj. Flutura.
Ne shqiperi nuk kauze. Ajo ka vdekur prej 25 vitesh. Ose shitet e blihet sipas rastit sic eshte edhe rasti i leke gjergjit.
KENGETARET BIBA TE FECOR SHEHUT DUHET T’I KERKOJNE FALJE POPULLIT SHQYPTAR PER LETYRAT E TYRE KOMUNISTE QE KENDONIN PAPUSHIM
dhe Flutura Acka t’i kerkoje falje publike Gjergj Lekes per fyerjet personale publike ndaj tij, vetem sepse tregoi dhe tha per nje te VERTETE qe e dinin te gjithe ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.
Flutura Acka te mos marre persiper rolin e aktivistet feministe ne Shqypni se nuk ja ka dhene kush dhe se nderi i femrave shqyptare nuk mund te mbrohet duke shkelur mbi kufomat qe la pas regjimi i Fecor Shehut dhe Enver Hoxhes.
Car eshte kjo? Gazetare?
Me tha, i thashe. Nga mbrapa ja la lashe.
Vjet, sivjet. Bo boooo. Cfare duhet te lexojne njerezit.
Ik moj shko se po te digjen fasulet
Eh moj zonja ,nobel , Flutura! Zoti te falte,per qellimin e mire,menyren e te shkruarit por mbi te gjitha ,kurajon per te shprehur fjalen e lire te vertete ne nje shoqeri tejet maskiliste
Xhaxhi petro ke harru dhe lenka cukon e themie thomain…hajde xhaxha petrua hajde….kurdise oren kurdise..aaa se harrova ve dhe teta nexhin
Nuk mund te te lexoja shkrimin pertej paragrafit ku fillove te shajsh popullin tend! Kaq mjafton te meritosh emertimin shkrimtaruce! Nje mendimtare, nje njohese e botes koherente, e moralit te saj, nuk mund te quhet e tille vetem se na njihkerka ate qe shkruhet ne titull:
” escort girlls”
Siperfaqesore!
Diktatura fëlliqi një popull të tërë, tani del edhe Gjergj Leka dhe kërkon të rifëlliqë me plehun e diktaturës.Të dalësh tani pas 30 vjetësh dhe të hapësh dosjet e “thashethemeve të kohës”, aspak dokumenta të arshivave sekrete ose legale, duket vërtet paburrëri e dënueshme.Nuk e kuptoj psa është frikësuar Flutura!
I ka djegur njerezve te sigurimit siç ka qene dhe Gergj Leka prandaj te sulmojne dhe juve Flutra. Menyra qe si e tregon Gjergji si eshte ndihmuar ne socializem ka shume qe e dine dhe do te flasin.
Ky shkrim bie era frike dhe pendese per ndezjen flake si kashta e thate, si dhe justifikime “jo po keshtu ma kane bere edhe mua dhe prandaj nuk durova…te me falni eee”. Kjo vete e pranon qe kengetaret e atehershme (disa) keshtu kane qene, me apo pa vullnetin e tyre pak rendesi ka. A mund te quhen kurva? Nuk e di. Besoj se jo, te pakten sipas perkufizimit te sotem te asaj fjale. Me shume kane qene viktima te abuzimit te atij lloj sistemi. Por nqs eshte e vertete qe kane qene te dashurat e sigurimsave nuk e kuptoj cka qe nuk shkon me fjalet e Lekes? Nuk mund te luash karten e viktimizimit per dicka qe eshte e vertete.
Flutra je shume e madhe. Me rrespekt per shkrimet etua.
Bravo e nderuar Flutur, le te cojna kta komentuesit ku te duan. Ti vazhdo drejtimin tend! Ne burg jane te gjitha femrat qe sjane vetvetja!!
Respekt per ju Flutura!
Nuk jam dakord t’i hapen fletët lakrorit dhe tu dalin të palarat sheshit personazheve që kanë krijuar familje.Duhen kursyer fëmijët që kanë ndërtuar imazhin ideal të prindërve.Me ç’të drejtë dikush nga jashtë t’ua shemb mitin?!
flutura acka je nje heroine qent le te lehin ec perpara mbro jeten e popullit shqiptar dje dhe sot keta rrugac ashtu si kane qene dje burgaxhinj dhe sot po shiten te greku e ku te mundin.te lumte mos u tremb.
Shkrova pak kur doli shikrimi i fb. te pare te Zonjes Acka. E pelqeva dhe nuk kisha se c’ti shtoja.
Edhe shkrimi i dyte i saj me ben te mendoj se sa madheshtore jane grate, neneat dhe vajzat tona.
Per te qene i ndershem, dua te shprehe mos pelqimin tim per nje paragraf qe shpreh opinionin e Zonjes per emancipimin e femres ne periudhen e socializmit. E pakta, zonja, jo se nuk e njeh historine 45 vjecare por per konformizem ndaj urrejtjes se mbjelle me kujdes dhe me force keto 25 vite per periudhen e punes me madheshtore qe bene shqiptaret si komb ne 45 vite. E me gjitheate, zonja Acka ka respektin time me te thelle per humanizmin dhe mendimi e hapur per periudhen 25 vjecare te perpjekejeve shtazarake fashiste berishiane per kthimin e femres shqptare ne nje prostitute pa personalitet ashtu si vete fashizmi hakmarres per mosvegjetimin e vet 45vjecar.
Respekt real, Zonje!
te thashe me xhane, ty cka qe te djeg? e krruajte, mbaje tani. mos fillo ta dredhesh si curvat, jo e thashe por se thashe, jo se kisha me ate po ne pergjithesi, po kjo pergjithesia ne artikullin tend ishte gjergji se tjeter nuk kishte. torrobello femer
Hik mej maloke ndyr ,
ngele tu bo gojore dit e nat ktu kundrejt nji qytetari te vertet Tiranas .
PER KE E MBAN VETEN KJO SHURRE MOR AMAN !
JANE TURR MALOKET TU OFENDU QYTETARET E TIRONES PTUUUUUUUUUUUUUU
RRACE QENSH
Katunaret pergjojne.Ai qytetari Gjergj Leka ju kujtoi ca kengetareve te proletariatit qe i kane marre cmimet me kurvnilluk. Cfare i dogji kesaj gollos?;i percelloi kurvnilluku?Kush e vu kete gjykatese,kush i kerkoi expertize mjeko-ligjore ksaj.Ku i ka Gjergji llac e tulla,qe te bej mur kjo? Kane vdek pleqt e Lidhjes,qe punoshin me sektorin kooperativist,po ke nrru adrese,se Gjergji ka punu me sektorin qytetar.
zonja FLUTURA me gjith rrespektin qe kam per ju mendoj qe ne kete debat ku ne fakt ju ne nje fare menyre ju mbroni me te drejte kengetaret nga fyerja qe beri Z LEKA ,por me ne thellesi ju godisni ne zemer sistemin e djeshem anti njeri por harroni qe keta qe drejtojne sot jane po e njejta ADN ,por kane nderruar kostumin dhe ske asnje shans te fitosh kete beteje me kete kaste te felliqur si ne politike ,art ,sport etj por fiton tek ajo pjese e shendoshe e shoqerise qe nuk eshte bere pis nga kjo klase felliqesire qe per dreq nuk zhduket kollaj ,
Moj, ti jeni mirenjohese Enverit se ai iu hoqi shamite nga koka… se, sa per ato qe permend ti ende sot do ishit me shamikoke e me mbulesa fytyre… shiko c’ka ndodhur keto 25 vjet… sa femra perfshi edhe minorene me perce…. shume gjera thuhen ashtu sic jane po kur vjen puna per te thene te verteten qe ka qene merite e Enverit…. nuk keni guxim ta thoni….. megjithate te gjithe e kuptojne se ishte Enveri ai qe e tjetersoi dhe ndryshoi jeten femres shqiptare … dhe ndikimi i emrave qe permed Flutura do ishte zero pa politiken e Tij ne lidhje me clirimin e femres shqiptare nga shume zakone prapanike ..qe tek fejesa ne djep, fisheku ne paje… e deri tek percja e arsimimi … etj… Cezarit jepini c’i takon Cezarit….
po pse,edhe per kto gjona duhet me e sha sigurimin e shtetit a?
se,medemek sigurimi i ka detyru femnat me u pallu? si puna e parashqevis qe erdh na tiron me citjane dhe perfundoj me xhinse,kur te tjerat s kishin as kreher me kref floket!!!
parashqevija ,ca ka bo e di vet dhe e ka bo me qejf e deshir te lir. me vullnet te plot. me vetedije si madhore.
persa i perket sigurimit te shtetit,e vetmja gjo qe duhet me e “shajt” osht ajo se nuk i lejonte punonjsit e vet me u mor me femna.
jan te shkruara ne leter rregullat e rrepta te sigurimit ,p sh,kur takohej bashkpuntore sekrete femer nga puntori operativ qe e kishte ne lidhje ate,takimi te mos behej kurr tek e tek,por puntori operativ te ishte te pakten vet i dyt,zakonisht me shefin e tij.
ose,me brutalja dhe qesharakja ne shkjeljen e te drejtave dhe lirive te individit ishte nji dokument i nxjerr nga hekuran isaj,urdshe apo udhezim ministri,ku “rregullohej” me ligj procedura sesi do martohej puntori operativ.
urdherohej qe ai te mos delte asnjiher me “kandidaten” per nuse perpara se asaj ti behej biografija nga shteti dhe ta miratonte kte martese sigurimi i shtetit!!!
pasi te merrte “yes answer” nga bossat e sigurimit(biografija),athere ai mund ta pyeste vajzen qe te merrte “po”-ne nga e preferuara e tij… dhe e gjith kjo duhej te zhvillohej ne kushtet qe askush ta dinte dhe ai te mos e takonte gruan e ardhshme asnjiher ne privatesi si gjith dynjoja tjeter atehere.
ne ktee pikveshtrim sigurimsat kan qen me te perseketu sesa te tjeret nga vete “sistemi i tyre” sic duan t ja atribuojn sot sigurimit diktaturen,qe ne fakt nuk esht e vertet,sepse sigurimi ishte administrat,dhe dikataturen e polli partija e puns,pra komunistet ,dhe nji nga kta edhe sali berisha si ish kom.
ka pas edhe momente te tjera qe sigurimsat ishin te persekutu. p sh. kur beheshin festa dhe gjith dynjoja pinte e knonte e delnin xhiro bulevardeve sigurimsat rrinin n gadishmeri ne pun.
kur gjith dynjoja gzonte edhe ate klim diellore qe ka shqipnija,sigurimsat ishin te detyru me majt xhaketa teritali edhe ne mes te veres 40 grad celcjus.
etj etj..
pranej,jepini cezarit ca i perket cezarit. e mos i bjeni ne qaf kurrkujt shkerdhatnisht meqe ka ardh ora!!!
sepse ora osht e rrumbullaket. si bota. dhe thon se bota osht me rrota.. dmth rrotullohet. dhe sot je siper e neser posht…
Ah moj shoqja Flutura! Ta mbeshtesnin shoket e OSSH posiiii
ju dogji prononcimi I gjergj lekes po ja qe jane te verteta…. kurvat e sigurimit shtetit njifeshin ne ate kohe,,,dhe me kurva qene vete sigurimi..njof burra qe pelqenin Karin nga sogurimi shtetit
Ku ka za s’asht pa gja thone malsoret.Mund te mos quhet fenomen tipik I asaj kohe qe shume nga kengetaret e bukura benin “prokopi”,por po marr rastin e te madhit Sherif Merdani:
Pse u surgjynos kjo ikone e muzikes shqiptare thjesht per kemgen e festivalit te 11-te qe ishte shume e bukur,apo kenget e tjera te tij si “A do vish sivjet ne plazh?”,apo kenga tjeter e mrekullueshme “Neser mbrema…..te cilat per brezin tim u bene hite .
Nuk u penalizua ndonje femer nga festivali I 11-te.