Gjergj Leka: Pse i “varrosën” këngëtarët meshkuj në kohën e komunizmit dhe ndihma e Thanas Nanos

25 Gusht 2015, 09:21Kulturë TEMA

Pas intervistës për lidhjet e këngëtareve me Sigurimin e Shtetit, e cila ka shkaktuar një furtunë të vërtetë, Gjergj Leka flet sërish për Panorama, në pjesën e dytë të intervistës.

Ai këtë radhë shpjegon se përse këngëtarët meshkuj nuk kanë arritur dot të shkëlqenin në kohën e komunizmit.

Nuk kanë qenë në lartësinë e femrave, por jo thjesht se nuk ishin të zotët, por janë disa arsye.

Po ia nis me një historik, që ta shpjegoj qartë: Pas Muharrem Xhedikut në vitet ‘50, pastaj kaloi një 10- vjeçar që nuk kish më meshkuj në festival.

Domethënë kishte, por me këngë që i linin në hije.

Kjo vijoi deri në Festivalin e 11-të, ku dolën këngëtarët e mëdhenj, si Sherif Merdani, Nevruz Yzeiri, Dorian Nini etj.

I “varrosën” përnjëherë.

Kjo puna e meshkujve në Festivalin shqiptar është për t’u habitur, sepse sërish u deshën 10 vjet që të rinisnin të spikasnin.

Dolën vonë Aleksandër Gjoka, Redon Makashi etj.

Ka pasur zëra meshkuj të bukur shumë në festival, por jo të muzikës së lehtë. Shpjegimi për këtë 90 për qind është ky: Autorët ishin të detyruar të bënin tekste që u përshtateshin më shumë femrave.

Një këngë për Partinë i shkonte më shumë një femre që e zbuste me ca hijeshi e ëmbëlsi, sesa një këngëtari mashkull të vrazhdë.

Populli e “hante” më shumë këngën, nëse ishte një femër që e këndonte, ndaj dominonin femrat”, shprehet Leka.

Ai flet dhe për fillimet e karrierës së vet dhe jetën e “degjeneruar” që bënte.

Pas 8-vjeçares nuk më lanë të hyja në lice. Ndërkaq, familja ime ka qenë kundër, që unë të merresha me muzikë të lehtë, sepse ata qenë klasikë. Gjej rastin këtu të kujtoj edhe mësuesen time të parë, që ka qenë nëna e Ardit Gjebresë, Meropi Gjebrea.

Nga mosha 11-14 vjeç kam marrë pjesë në disa role të vogla, kam kënduar. Prapë prej biografisë nuk më futën në lice, pavarësisht se isha mjaft i përgatitur. Kam shkuar në gjimnaz, falë drejtorit të gjimnazit, ndjesë pastë, i cili e pa që unë nuk merrja vesh nga Matematika e Fizika, aty nisa të merresha me sport, basketboll. Sa për kuriozitet, unë isha me 17 Nëntorin dhe Edi Rama me Dinamon. Isha shumë i zhgënjyer që nuk më pranuan në Lice dhe thashë me vete “të kam dhj… me gjithë muzikë, nuk merrem më me të”. Pianos ia kisha varur.

Ndërkohë m’u thye një nga gishtat, sepse më ra keqas një top basketbolli, kështu që humba një vit shkollë. Ika nga shtëpia dhe isha vetëm 15 vjeç. Në atë kohë kam jetuar me një person që sot është biznesmen i njohur, te shtëpia e Ilir Çelisë, që më pas u bë aktor filmash.

Aty filloi “degjenerimi” im. U hap hotel “Tirana” dhe unë vetëm 15 vjeç nisa t’i bija pianos atje, te taverna poshtë. Ai drejtori i shkollës më merrte vetëm për aktivitete muzikore dhe ata mësuesit më vinin ndonjë notë. Kështu vazhdoi një vit. Shkoja në 11 të natës dhe kthehesha në 6 të mëngjesit, ndërsa në 7:30 të mëngjesit duhet të isha në shkollë. Dhe flija mbi bankë, normale.

Aty u njoha me njerëz shumë më të mëdhenj se vetja ime, nga të cilët përfitova shumë. Moshatarët e mi i quaja kalamaj. Fillova të luaj edhe nëpër bodrume, ku rrinin disidentët…

Leka thotë se është ndihmuar nga babai i Fatos Nanos, Thanasi:

Thanas Nano më mori mua në TVSH, pavarësisht biografisë së keqe. Ai e bëri të vetën. Pastaj vijojnë historitë e ndëshkimeve të mia, më kanë çuar në prodhim e ushtar, pasi e hëngra nga shokët e mi që llapën. Por këto janë histori të gjata që duhen treguar më vete.

Kur ika ushtar, të gjithë thanë se “ky mori fund”. Pasi bëra një vit e gjysmë ushtri në Martanesh, vjen një ditë një BÇ gazi. Thashë: “punë dreqi, më kapën një herë e mirë”. Kisha pirë ca. Ata më morën dhe e gjej veten pas disa orësh udhëtimi te Shkolla Ushtarake “Skënderbej”.

Aty më nxjerrin para Rustem Peçin, që e drejtonte shkollën e më shumë se shkollën. Atë e kishin frikë të gjithë, por mua ngaqë më ishte mbushur mendja se nuk kisha më shpëtim dhe nuk kisha çfarë të humbisja më, po rrija si i kapardisur.

Ai deshi të ushtronte presion dhe po ta kisha ngrënë, do ta kisha ngrënë një herë e mirë. Por ndonjëherë koka e krisur të shpëton. Rustem Peçi ma bleu tipin tim “prej idioti” dhe e mbaj mend si tani, nxori një shishe raki mani. Na nxori dy gota si tip shotsa. Nxori edhe pistoletën dhe mendova me vete: “Ma futi tani, por po më jep rakinë e fundit”. Rustemi nxori dy plumba nga pistoleta dhe e futi njërin në gotën time dhe tjetrin te gota e tij. Më pa me një shikim që nuk e harroj kurrë: “Ka një gjë, ti je talent dhe siç do ti të jesh i pari, edhe unë dua të jem i pari”, tha ai. Pa e zgjatur më tej, për herë të parë do të nisnin Dekadën e Majit: o plumbin, ose çmimin e parë në Dekadën e Majit. “Ma jep dot?”, më pyeti Rustemi. “Patjetër, që ç’ke më të”, i thashë. I kërkova edhe 50 mijë lekë. Më zhveshi si ushtar, se tha që “ky është turp të mbajë devizën tone”.

Nisa punë menjëherë dhe për herë të parë unë nxora të veshur këngëtarë me rroba ushtarake që këndonin muzikë të lehtë: Kastriot Tushën, Nertila Kokën, me orkestër të muzikës së lehtë. Ka kënduar një këngë të Genc Tukiçit, që u dedikohej trimave… U fitua çmimi i parë, ndaj jetën e kam prej Rustem Peçit. Edhe 50 mijëlekëshin ma dha J, që ishte shumëëëë për atë kohë. Më liroi një ditë para ushtrisë dhe që aty nisi jeta ime e re.

Kështu që unë nuk ia harroj Rustem Peçit, se çfarë ka bërë për mua. Pastaj kam vazhduar shkollën e natës, pasi më kishin përjashtuar. Unë jam personi që kam rekord përjashtimesh, 7 herë, ndërsa më kanë ndaluar këngët. Këtë e ka thënë dhe dikur Edi Rama: Ça patët me Gjergj Lekën, që ia hoqët të gjitha këngët”.

48 komente në “Gjergj Leka: Pse i “varrosën” këngëtarët meshkuj në kohën e komunizmit dhe ndihma e Thanas Nanos”

  1. pog says:

    ky shikon shume endra dhe i duken sikur i ka jetuar me te vertet

    1. shqiptari says:

      NGA KE DALE O FUNDRRINE! PO TI QENKE I SEMURE PSIQIK. PO TE PAKTEN PER NJI CAST TE KISHE MENDUAR QE MOS TI TURPROJE ATA PRNDER TE MREKULLUESHE, DHE ATE FIS FISNIK. KEPUTJA VETES SE PO FLET MARREZINA

  2. faro says:

    Gjergji me kete sinqeritetin e tij del njeri i guximshem, qe pranon te tregoj jeten me te gjitha te mirat dhe te keqijat. Te tillle pak jane midis nesh! Sinqeriteti i tij tregon qarte familjen e ndershme e te kulturuar prej nga rrjedh.
    C’paska vuajtur Kostandini i shkrete!

    1. PiDi LuSa says:

      I sinqerte? Po, e mbeshtes mendimin tend. Pooooor,por, poooor, por ka edhe dicka tjeter qe nuk duhet ta lesh menjane: I sinqerte eshte edhe budallai, i cmenduri dhe sidomos i sinqerte eshte edhe i semuri psiqik!

  3. fiqiriu says:

    Me kete mut njeri do merremi keto dite fillimvjeshte? Ben interpretime sipas epsheve shtazore te tij. Njeri i pjerdhur familje e pjerdhur. Ja si genjen: u varros Kozma Dushi tani ne krahe te Saliut, po Bashkim Alibali, po Luan Zhegu e s’me kujtohen tani te gjithe; Idiot Gjergj Leka, i ka hyre krimbi ne tru dhe keshtu do vazhdoje te beje deri sa te lodhen njerezit me te. Plehrat e kesaj kohe.

    1. borobojka says:

      Mbiemri Leka me kujton Drita Leken,lexuesi e di kush eshte kjo femer(dashnorja e agjenteve te sigurimit dhe gardianve te burgut),nese ky Leke eshte soji i saj eshte e kote te diskutosh.

    2. Raka says:

      Gaqo Cako,Tonin Tershana,Nikolin Gjergji,Avni Mula,Qemal Kertusha e plot te tjere…

  4. derri says:

    po Ramen pse e permend ky pall?! Kujto se do i gjej ai nai vend pune? ai ka tall bythen qe i ka thene ashu… Gjergj sorrugato.

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ky keka koqe kunarit krejt.Shqiptar merrnje me men ku ka mberrit degradimi i dinjitet,kulturs,artit mbi te gjitha llogjikes ton

  6. emigranti ne vendin tim says:

    ik more legen… po kerkon te vesh edhe politike tani… shko mbushi hundet me mall se ajo eshte gjeja qe di te besh me mire.

  7. XXX says:

    A doni me per belulin (gjergjin) pirdh o gjergj pirdh, trego peralla pa mbret.

  8. joel shkodra says:

    Po te madhin Tonin Tershana ku e çove o Gjergj?

    1. Sherifi, i Tiranes says:

      Gjergji duhet te kthehet ne qetesine e tij, pra t’i lere te tjeret ne te tyren.
      Artisti kudo eshte i pazakonshem ne jeten e sjelljen e tij, dhe Gjergj sikur nxiton qe merret me bukurine e sulmuar te femrave: e cfare pastaj?!

      Problemi sic e paraqet ai, duket sikur komunizmi ka ndeshkuar MESHKUJT, jo ata me ide apo prirje te tjera!!! Femrat natyrshem kendojne me bukur, o Gjergj, as kaq gje s’ke marre vesh? Komunistet ishin te ashper, shpesh kane ndeshkuar edhe femrat per bukuri, dmth per xhelozi mes meshkujsh, por edhe ata e kane pelqyer te bukuren: kij parasysh shkrimtaret kryesore te realizmit socialist!

      Spiunimi eshte tjeter gje, nese ke fakte thuaji, por mos e shtrembero nisjen e tille, mos u bej zevzek, mos u shfaq aq i sinqerte madje as per deshtimet e marrezite e moshes, apo ato te ikjes prej shkollave apo historite me rrugace shteterore, qofshin edhe ushtarake ata…

      Nese ke per te thene fol, por jo sikur je ne mejhane…

  9. lili says:

    ku eshte e keqija se po tregon nje ralitet per degjenerimin e pa treguar te asaj kohe qe ishte dhe me i madhe te pakten po e thot apur.

  10. iliri says:

    Po ky a eshte i biri i Pedagogut te UT dhe zonjes Rozmari Jorganxhi?A e kishte teze poeten qe beri gjith kenget per Partin?A i punonte daja si ndihmesmjeku personal i Enverit?
    Per cfar biografie te keqe flet ky qe e paska pengu te futej ne Lice?

    1. 25082015 says:

      po pra, ke te drejte, me sa duket ndjehet i persekutuar se nuk ishte ne bllok.

  11. astrit says:

    Mjafton reagimi i L. Theodhorit per t’i thene ketij njeriu se eshte legen.

  12. arber says:

    Njeri ordiner ne kerkim te fames se munguar..vazhdo pi droge se ate di te besh me mire..dhe ngacmo femra neper lokale sic ke bere gjithmone

  13. Tema says:

    C4 varit të tradhëtarve

  14. zaho says:

    O Gjergj ka qene nje skec qe aktori thoshte (doni me per Belulin) dhe puna jote keshtu eshte thashe se do na shkruaje pse nuk kishte kengetar meshkuj ti na flet per veten.meqe ra llafi me ate shkrimin per simakun e kishe dhjere fare ke mbetur me kulturen injorante te atyre viteve

  15. George says:

    Gjergj Leka, o legjende! Fillo trego edhe sherret qe ke bo atehere, tregoi te gjitha. Fiksim kom ate tezen tende qe fitoi 20 festivale. Hajde pallë, hajde! Je i vetmi “artist” që nuk te bo derman asnje lloj malli( lexo e bardhe , e kuqe, se bar nuk bohet fjale)per tu bere interesant.

  16. sela says:

    Nevrez Yzeiri, ka qene spiun , ka cuar njerez ne burg per nje llaf goje.

  17. dauti says:

    qellimit ja arriri, si gjithmone qe shqiptaret meren,tani meren me idjotesite e tij.dhe ja ku u be njeri i rendesishem…i persekutuar por trim se po na tregon per vitet 50 a thua i ka jetuar vertet…

  18. Shkopi says:

    Mut me te qelbur se ty o Gjergj Lelbytha nuk ka njoh historia boterore. Kavajasit kane qene dhe jane njerez te respektuar per shpirtin artistik, arsimor, demokratik, madje dhe shkencor. Abetarja e pare e gjuhes shqipe eshte bere nga kavajsi Kole Chumari. Kengetaret kavajas jane te devotshem dhe te mahnitshem. Bytha jote e shkerdhyer qe ne femini kur ikje nga shtepia dhe pejashtoheshe nga shkolla nuk mund te perdhosi kengetaren me ze te mrekullueshem Parashqevi Simakun e cila filloi te kendoje qe kur ishte pioniere ne shtepine e kultures dhe jo tek pusi i sateme.

  19. shvejk says:

    O Gjergjo ti nuk e ke bo ushtrine he Martanesh, kemi qene ushtare bashke ne Tufine ne batalionin e nderlidhjes. Dhe mbylle kte muhabet tani se le nam.

  20. langaraq dhe i dehur says:

    sa turp, te mbahesh si njeri me kulture,dhe te pergojosh koleget ne muzike,si te dashura e sig.shtetit.
    tregon se do te behesh i famshem ,pas nje qelbesirlleku,kur sot ato jane nena, gjyshe ,kane niper e mbesa, njesoj si te thuash qe nena e ketij pseudoburi te ket qene dashnore e x.
    ne ate kohe thashethemi ishte ne maje te gjuhes,se te shikonin,e ka dashnore,
    ku eshte vlera.
    qe ti nuk tu dha titulli artist i merituar.
    e more
    pisanjos i merituar.
    sahan lepires,i degjeneruar.

  21. lisi says:

    Eshte ne terezi ky apo jo…Delir kokeboshi te perkedhelur…Babai – pdagog i nderuar; Mamaja Rozmari Jorganxhi – mexosoprano dhe pedagoge; tezja- Zhuljana Jorganxhi teksshkruesja e festivaleve ne RTSH…kush te linte ne keto pozicione me biografi te keqe…Ketij i paska rene topi ne tru jo ne gisht…

  22. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Edi rama ka qene me skicofren se ky. Me i pa afte per shkolle se ky.
    Kokrra e palles te dy. Tani???? Kryepalle. Si njeri si tjetri.
    Do eci shqiperia do eci

  23. Shoku i klases says:

    O Gjergji je i madhe. Te kujtoj gjithmone me mall. Une nuk te haroj kurre o shoku i klases ne lice. Ka shume vet qe nuk kane kuptuar talentin tend te veçant e te ralle. Ata i perziejne gjerat me ndodhi te tjera. Qe prej shume vitesh ne France, Ministria e Kulture i jep paresi N°1 “praktikave kolektive” ne muzike, do me thene qe jeta artistike mund te kete motivin dhe suksesin ne grupet muzikore. Ti e ke kuptuar dhe filluar kete shume shpejt. Jane te ralle edhe ne France te rinjte si ne rinin tende edhe ne burrerin tende. Ti na merje dhe luanim se bashku ne lice, ne institut e ne koncerte te shumta. Cfare rendesie ka politika, koncertet e Majit ishin suksese civile te muzikez amatore dhe profesioniste. Shoket e tu jane kudo ne bote dhe disa jane ne France. Te uroj shume fat, shendet, suksese, Ladi ne trompe.

  24. xoni says:

    Nuk ka faj i shkreti e paskan perdhunuar qe i vogel,familje spiunesh.

  25. Franck says:

    PSE HABITENI NGA TE VERTETAT !!! TE GJITHE NE QE KEMI JETUAR ATE KOHE
    E DIME MIRE SE VETEM SPIUNAT, LAJKATARET DHE “KURVAT” ARRININ TE
    BENIN KARRIERE DHE TE NGJISNIN SHKALLET E PODIUMEVE E TE SKENAVE !
    JAM PLOTESISHT DAKORT ME ARTIKUJT E SHKRUARA NGA GJ LEKA SEPSE AS
    MA PAK DHE AS ME SHUME ASHTU NDODHTE .
    JEPI VELLA DHE MOS E RRUJE SHUME PREJ LLAXOREVE !

    1. Albion says:

      Mesa kemi degjuar, edhe Gjergji vinte nga prejardhje kurvash qe kane qene ne kete arenen e artit per te cilen flet. A nuk eshte hipokrizi, kur kurvat e kurvaret bertasin per kurvat e tjera!

  26. Tj says:

    Ore te dashur shqiptare! Ky njeri ,po tregon nje pjese te jetes se tij ! Po thote te verteten, ne kete “mut” te madh, qe quhet Shqiperi dhe ne kete popull me “MUT”ne tere boten! Ku qendron e keqja ketu?! Berishianet i bejne edhe biografine sipas modelit te ri te luftes se klasave sali-niane!Lerini njerezit te shkruajne te lire per te mirat dhe te keqijat e historise shqiptare!Pse nuk e dine shqiptaret se si funksiononin gjerat ne ate kohe,pavaresisht Gjergjit?!

    1. Albion says:

      Vec shiko sa gra ka nderruar Gjergji, me ke eshte fejuar se fundmi femijen e tij, dhe pse qurravitet kur nuk i shkon shoqeria.

  27. kosta says:

    O ZHERZHI O KENGE ..AR,MOS MOR NA RRUFSH KETE KODOSH ..AR.SHKO MOR PALL RRASI DISA VIZA MJELL E MASANDEJ DY DOPIO RAKI FRUTASH,O I DEGJENERUAR.SHKOFSH NE TE SEMES.

  28. Lipe Gremi says:

    Po ti heqësh kapakun pusetës së ujrave te zeza, era m.. vjen.
    Kështu ndodh edhe kur hap gojën djali i Kostës.

  29. ymeri says:

    Gjergj karafli une e di se cfaare kane hequr Konstandini dhe Rozmaria nga sjelljet e tua.Kam patur shok Rikardon dajen tend dhe shume gjera me tregonte per sjelljet e tua prej rrugaci.Shume tetjerve po por ty nuk ta kapur fajin regjimimi por sjelljet e tua prej rrugaci.Konstandini ka qene pedagog i nderuaar ne Universitet dhe Rozmaria grua e nderuar dhe vetm ti ke qene nje dru i shtrember ne ate shtep.Rikardua daja me ka treguar shume me teper bemat e tua nga ato qe tregon vete

  30. Mentari says:

    Ke pas flejtur me burra te martuar prandaj nuk je as mashkull dhe as femer por je me shum nje antifemer nga xhelozija.Lere perrallat e tuaja se te ka ndihmuar Thanas nano se ai ishte komunist mbi komunistet.Ate evendosi Enver krimineli ne drejtorine radio televizorit mbas Festivalit te 11,atij ju besua pastrami I kengetareve te atij festivali dhe ai futi ne burg Sherif Mejdanin e te tjere.

  31. Lili says:

    Po ty ne lice nuk te pranuan se nuk ke talent o pyke kete cdo njeri e ka te qarte . Mjaft u perdrodhe si ba….. qe je

  32. pjatalarsi says:

    Histori pak alla hollivudiane! Sidomos kjo puna e 50 mij lekshit! Duket Gjergj leka flet per vitin 1990 ose 1991, me e hershmja viti 1989, duke e prezantuar kete kohe si ato vitet e egra te 70-es, apo ne zbutje e siper te 80-es!

  33. sos says:

    O Lad Kitani eshte vertet ashtu sic thua ti qe Gjergji eshte nje nder muzikantet me te mire ne Shqiperi.Kam qene edhe une shoke klase me ju dhe ju njoh shume mire te dyve, Gjergji shume muzikant I mire, ndersa ti nje nga trompistet me te dobet ne ka nxjere ndonjehere Akademia e Arteve, te dy juve patet te njejtin fat ju lane grate, zonja gra.Problemi nuk fillon atje nga e ka nisur Gjergji, nga kengetaret kurva por fillon nga koleget e tij muzikant qe nuk kishin kurajo te luftonin me ato fenomene negative qe ndodhnin ne RTSH, sepse pervec tyre nuk mund te luftonte asnje njeri tjeter.Pse nuk thote Gjergji qe festivali ishte bere monopol vetem I disa kengetareve te stonuar si Bashkim Alibali me shoke qe ishin kengetar te perviteshem, kur nderkohe neper rrethe kishte kengetare shume here me te mire se ata qe te hapnin barkun kur I degjoje ne festival, sepse ai kengetari nga Saranda ju conte thaset me limona, kengetari nga Shkodra conte arkat me peshq nga Buna, te tjere conin mish etj.etj.E keqja ishte se ne redaksine e muzikes ne RTSH nuk kishte njerez kopetent te muzikes se lehte.Kush mund ti jepte me shume muzikes se lehte ne RTSH Agim Krajka apo Gazmend Mullaj, padyshim qe Agim Krajka.Do ishte me mire Spartak Tili apo Alfons Ballici, pdyshim qe Alfons Ballici, sepse Krajka edhe Ballici e kishin muziken e lehte ne gjak ndersa Mullaj dhe Tili kishin muziken klasike.Pse nuk thote Gjergji qe ne festivalin e muzikes se lehtemernin pjese kengetare te operas ku ishin jashte gjinise se muzikes se lehte, apo kengetare popullor te cilet ishin prape jashte gjinise se lehte.Pse nuk thote Gjergji qe keta muzikante ishin frikacake dhe ruanin vendin e punes pa u perballur me njerez te aparateve te partise, pse nuk luftonin keta specialiste qe kengetaret te benin kaseta e disqe sic bente e gjithe bota , por diskuton per budallalleqe ordinere sikur e keqja artit tone qe Gjergjit I dhemb aq shume I vjen e keqja nga Parashqevia dhe Lindita.

  34. Samiu says:

    Po ky paska qene me fat qe qenka ndihmuar nga Thanans Nano e Rustem Peci.. qe ka punuar ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve ….dhe nuk e ke perfunduar ushtrine si gjithe te tjeret… Ky paska qenei perkedhelur… Cfare m*ti do ky qe ankohet? ky paska qene me mire se sa 80% e artisteve te tjere dhe e gjithe popullit…. Ptu…race e keqe….

  35. GK says:

    Ne tragji komedine SHqiptare do te shijojme edhe kete qe po ndodh sot.Shume bukur qe sot cdo njeri mund te flase i lire,por jo pa fre.Nga te gjitha komentet ne shumicen e tyre vetem nje ishte me te vertet per tu respektuar pse ? Sepse AI” shoku i klases “ishte bashkemoshatari i Gjergj Lekes,sepse Ai kishte studiuar per muzike (Tronpe) ne Liceun Artistik,sepse Ai dhe vetem Ai e njeh te verteten dhe talentin e Gjergjit.Por keta te tjeret qe flasin si e Ema e Zeqos maje thanes si ja lejojne vehtes te japesh opinion pa pasur as edhe me te voglin formim artistik ? Une jam muzikant ,kam mbaruar institutin e Larte te Arteve dhe kame patur fatin te luaj ne instrument,kam incizuar ne Radio Tirana me te famshmen nenen e tij Rozmari Jorganxhi,dhe ne te njejten kohe te njoh edhe djalin e saj shume te TALENTUARIN GJERGJ LEKA,dhe shpreh mendimin tim personal ,qe ne ate kohe Une personalisht kisha deshire dhe enderr te isha afer apo te barazohesha me talentin e Gjer Lekes…….Kur shkoj ne Shqiperi ,shoh televizor dhe nje here para dy vjetesh ne nje studio televizive ishin te ftuar dy inxhiniere(ujrash me duket) dhe dy gazetare ,tragjikomikja ishte se ne ate nate ne studio gazetaret flisnin me shume kompetence per ujrat dhe paraqiteshin shume te ditur se sa inxhinieret e afte te ftuar studio( te shkretet inxhiniere),pra edhe ketu ne kete shrim flasin me hamendje dhe tifozllek ,pa tru ne koke.I dashur Gjergji me vjen keq cfare ka ndodhur ne jeten tuaj ,kur ne ate kohe kujtoj se si te xhgarraviteshin para mbrapa per ti kompozuar apo per ti impostuar dhe mesuar se si te kendonin,dhe tani hedhin balte.FLORIRN edhe ne mes baltes ta gjesh ,vetem pak ta pastrosh ,ai” flori” do te mbete.Qofsh i gezuar,dhe faleminderit per cfare ke dhene per te miren e ketij kombi.

  36. STAVRI says:

    GJergji ne nga VLORA themi nje fjale te urte popullore
    po iken si qete e KASHISHTIT vetem ne njeren ane dhe muhabeti yt eshte njesoj

  37. Patrioti+ says:

    se shpejti gj leka do filloj nje emision ne tv me te deshtuar shqiptar rtsh keshtu qe normal kerkon te terheqi vemendjen e publikut me sensacione te tilla esht dicka qe show buisnes e njef prej kohesh si taktik, thjesht artis I deshtuar

  38. Sava says:

    Ne historine qe Gjergji tregon per shkollen e bashkuar dhe Rustem Pecin eshte mese e vertete,kjo ka ndodhur ne vitin 1985,disa muaj pasi kish vdekur Enver Hoxha,ne ate kohe heqja e * zise * per vdekjen e diktatorit duhej te behej pikerisht nga institucioni me i rendesishem i ushtrise sic ishte shkolla e bashkuar e oficereve,dhe kjo do te behej me organizimin e nje festivali kenge ,qe u organizua dhe u drejtua nga Gjergj Leka dhe disa persona te tjere te njohur te artit shqiptare te asaj kohe….kam patur fatin e mire apo te keq qe jam deshmitare e ketij momenti te Gjergjit…

  39. Lili says:

    Po ja paske shpetuar ti o njeri plehre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje