Nëna e Parashqevi Simakut: Jam e shokuar për akuzat ndaj sime bijë, ajo s’e ka përdorur asnjëherë pamjen fizike

26 Gusht 2015, 09:53Kulturë TEMA

Nëna e Parashqevi Simakut, Zoica Simaku, është shprehur e shokuar pas deklaratave të Gjergj Lekës, se disa këngëtare, mes të cilave edhe e bija, kanë pasur lidhje intime me Sigurimin e Shtetit.

Ajo thotë se Gjergj Leka është një i papërgjegjshëm që do të vihet në qendër të vëmendjes, duke

Nuk është aspak e vërtetë se Parashqevia ishte e privilegjuar për shkak të paraqitjes së saj fizike, por prej vokalit dhe talentit të madh që ajo kishte”, thotë Zoica Simaku për gazëtën Panorama.

Ndërkohë, ajo mohon zërat se e bija është sëmurë.

Ajo thotë se se Parashqevia gëzon shëndet të mirë dhe nuk është e vërtetë se është e sëmurë, madje ka zhvilluar edhe disa koncerte në Amerikë.

 

Znj. Zoica, kompozitori Gjergj Leka ka folur për karrierën dhe jetën personale të vajzës suaj Parashqevi Simaku. A keni dijeni?

Jemi njohur me deklaratat e kompozitorit Gjergj Leka dhe të them të drejtën, nuk i kemi pritur aspak mirë. Jam shokuar nga çfarë ai thotë për karrierën disavjeçare të vajzës sime, ashtu sikurse për jetën e saj personale. Të merresh me deklarata të tilla, nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe, por si nënë jam prekur thellë nga ajo çfarë z. Leka ka thënë për Parashqevinë.

Leka në reagimin e tij deklaron se Parashqevi Simaku ishte e privilegjuar mes kolegeve edhe për shkak të pamjes fizike dhe jo vetëm për vokalin e saj?

Të jeni të sigurt se Parashqevi Simaku ka pasur dhe vazhdon të ketë një talent të jashtëzakonshëm në të kënduar. Nuk është aspak e vërtetë se Parashqevia ishte e privilegjuar për shkak të paraqitjes së saj fizike, por prej vokalit dhe talentit të madh që ajo kishte. Jetën e saj artistike Parashqevia e ka ndërtuar falë punës, pasionit dhe talentit që ajo zotëronte. Artist më të mëdhenj se Gjergj Leka e kanë vlerësuar Parashqevinë ndër vite dhe vlerësimi me disa çmime të para i është dhënë në bazë të meritës e performancës dhe jo për bukurinë.

Leka ka deklaruar se Parashqevia nuk ishte më e mira në këngë, i është dhënë më shumë sesa meritonte. Si e komentoni?

Unë nuk jam kompozitore për të përcaktuar se kush ishte këngëtarja apo këngëtari më i mirë, por titujt dhe çmimet nuk besoj se kanë nevojë shumë për koment. Një juri vendoste dhe vlerësonte si performancën, këngën dhe artisten apo artistin që dilte në skenë. Kështu që më mirë se juria nuk mund të vlerësojë askush. As unë dhe as Gjergj Leka nuk mund të dalim mbi vendimin e profesionistëve apo preferencat e publikut, që sa herë që Parashqevia këndonte, e duartrokiste pa fund

29 komente në “Nëna e Parashqevi Simakut: Jam e shokuar për akuzat ndaj sime bijë, ajo s’e ka përdorur asnjëherë pamjen fizike”

  1. hajdari says:

    Ne fakt, pamja nuk ishte gjeja kryesore ne akuzat e Gjergjit…

  2. Titi says:

    Ajo qe thote Gjergj Leka eshte nje mendim i ruajtur ne mendjen e tij prej vitesh , kjo qe thote e ema dhe publiku qe e ka duartrokitur qindra here per talentin e saj eshte e vertete.Urojme per kete kengetare shendet dhe na dhurofte sa me shume kenge te bukura sic na ka dhuruar gjithmone.

  3. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Vargjet e Arben Dukes :-
    Ti mos u merzit lum miku
    Kur te shan mashtrusi dhe i ligu

  4. Tj says:

    E mira e te gjitheve eshte te mos i hidhet me benzine zjarrit! Mbylleni me kete histori! Nuk i ben mire askujt!Shqiptaret e dine dhe nuk ka nevoje te dale edhe e jema! Lerini kohes dhe lereni menjane!

  5. marko says:

    Pse je kompozitor i mire nuk do te thote se je njeri i mire, biles ne rastin konkret kemi te bejme me nje njeri rrugaç e ordiner. Edhe bukuria fizike eshte pjese e artit dhe keto kengetare jane dhe duhet te jene krenare qe perveç se jane te medhaja si artiste qe i ka duartrokitur publiku, e kane edhe bukurin fizike. Njerzit e pelqejne te bukurun kudo, kurdo dhe si di qe shfaqet ajo, o gjrgj sa njeri vogel paske qene.

  6. trojani says:

    Aman more,vetem paraqitja e jashtme e ndihmoje parashqevine
    se nga zeri !!! te rengjethte lesht e thybes .
    nga kavaja si erdhi ne tirane !!!!????
    fatkeqesisht ajo ishte menyra per sukses ,rruga nga zyrat e sigurimit kush kaloje andej hengri buke dhe beri kariere,te tjeret hengren papare ne spac ose buke me gjize ne shtepite e tyre.
    nuk di per ke tjeter ka thene gj.leka po per keto te dyja e dine dhe qente e rrugeve.
    ajo korcarja njehere thone qe i jepje carin dhe ta merte me gjithe tope ne goje….

    1. fiqiriu says:

      Si paske shpetuar ti trojan, i zoti paske qene qe nuk ta kane fut sigurimsat! hajde idiot, hajde!

    2. Shkopi says:

      Ti qe e ditke qenke nje nga ato qent e rruges qe kerkojne kocka neper plehra

  7. Tema says:

    Pamje fizike,jo mendore

  8. Spartaku says:

    Epo Gjergj Leka nuk i vrau,as njere as tjteren,vetem pati nje mendi qe e shprehu dhe kaq.Keshtu mendoje une se nuk e njohe mire ate,por vetem si kompozitor.Dy kengetaret e mirenjohura jane te nderuara dhe na kane kenaqur me kenget e tyre te bukura.

  9. hajdari says:

    A po per ze qe kishte Parashqevia lere mos pyet, kendonte si nuselale. Me vjen keq po Gjergji ne kete pike ka te drejte dmth qe nuk beri hajer nga zeri

  10. ilirjan says:

    Diku ne disa pika i jap te drejte z Gjergj Leka, se i kemi jetuar ato kohe ku cdo gje dihej dhe merej vesh por nuk flitej me ze te larte.Pyetja lind pse sot z Leka i bie kesaj dulleje ???????..ceshte gjike ky mllef qe vertet i takon nje kohe dhe qeverie te shkuar por qe ska asgje te perbashket me te sotmen dhe te ardhmen e tija personale dhe te atyre qe permend…..mos ndoshta Jeton te sotmen me te kaluaren …..eshte gabim se vihesh ne shinjester per te gelltitur ato qe thua dhe per moshen qe ka z leka te dhemb ose eshte ceshtje karakteri….

  11. Shahisti Klasik says:

    Po gjyshja e Parashqevise dha ndonje interviste? Mjaft o njerez se e bete balte fare. Lejeni ket muhabet se mutin e thate sa me shume ta gervishtesh aq me shume i vjen era.

    Kam njoft nje kavajs andej nga fundi i viteve 80. Ai thoshte qe Parashqevise ne Kavaje ia kishin nderruar llagapin dhe i therrisnin Parashqevi Llapa.

  12. Usa says:

    Simaku ka perdutur qe cke me Te .
    Ska ber azgje me shume se cbejn
    Keto bucet e sotme kengtare .

  13. Luli says:

    Kete ske si ta dish ti o mamaja e Parashkes, pyet Luan Bobratin se ai e di mire, ashtu si e di gjysma e Tiranes te asaj kohe.Le pastaj Marashi i TVSH se, hajde hajde luante qeni i kallanxhiut.

    1. Cudia says:

      Mos ja fut kot edhe ti. Vet Luan Bobrati nuk ka thene gje deri tani. Biles as edhe Marashi… Lereni kete pune o popull se nje jete eshte dhe gjithesecili e di vete se si ta jetoje

  14. A says:

    Eshte turp te brockullitesh per njerin ose per tjetri ne menyre te vecante per jeten intime.
    Pse i thone jete intime, sepse eshte pjesa e jetes me personale dhe private per cdo njeri.
    Ne kete rast GJERGJ LEKA, duhet ti faktoje me fakte jetet intime te njeri apo tjetrit. Ne kundert ne qofte flet me hamendje dhe me pershtypje te pa faktura, atehere nuk ke te drejte te akuzosh askend dhe pershtypjet qe ke krijuar mbaji thjeshte per vete.
    GJERGJ LEKA leri pordhet, nuk te kane hije keto peshperitje dhe leni te tjeret ne jeten e tyre personale ne qoftese nuk jane kruar me ty me perpara. Me hamendsime dhe sajesa nuk hecet, vetem nje thyen rekord per keto lloj problemesh intimiteti dhe ky nuk eshte qytetar por nje katundar, nje malok me mendesi perverse dhe eshte SALI BERISHA.
    Mos u infektoni me viruse qe nuk ju takojne. Tung.

  15. 007 says:

    Bravo mediat shqiptare.

    U zgjidh gerdeci dhe 21 janari dhe tani na ka ngelur historia roze e 25 viteve para e ca amatoreve si pacja dhe lindita…

  16. Odeta says:

    Se cfare marredheniesh intime apo formale mbanin kengetaret e kushdo tjeter me kedo qe kishin deshire kjo nuk eshte pune as e Gjrgj Lekes dhe e askujt tjeter… Nje nga gjerat me te rendesishme qe kane rendesi ne karakterin e nje mashkulli eshte fakti se ai kurresesi dhe ne asnje rrethane nuk duhet te perflase, ofendoje apo denigroje nje femer… Jeta me ka mesuar se kur nje mashkull e ben kete atehere personaliteti i tij eshte shume i dyshimte… Personalisht me duket nje veprim teper i ulet ne aspektin moral dhe i denueshem ligjerisht pasi cenohet thelbesisht dinjiteti dhe personaliteti i ketyre kengetareve te respektuara! Por ne kete bote gjithashtu kam mesuar se disa personave, qe te behesh me i kuptueshem per ta me mendimin qe shpreh, duhet tu flasesh ne gjuhen e tyre… dhe per deduksion sjell ne kujtese jeten private te Gjergj Lekes i cili u divorcua nga bashkeshortja dhe eshte fejuar me nje vajze shume e shume vite me te re se vetja… E para statusi “i fejuar” sipas zakoneve te mira te vendit tone por edhe me gjere… nuk i shkon nje burri ne mesomoshe… dhe se dyti preferenca e tij per femra shume e shume vite te reja se vetja mos duhet t’na bejme te dyshojme per ndonje fenomen te cuditshem qe ndodh ne mendjen e Gjergj Lekes?! Keshtu Z.Leka, edhe pse ne moshe qe leksionet nga jeta duhet t’i kishte marre mjaftueshem… me vjen ne mendje ti kujtoj nje thenie te mencur nga Bibla “mos shih spicat ne syte e te tjereve por trungun ne syrin tend…”

  17. al paci says:

    Ky muhabet nuk duhej hapur fare, e sidomis gjergji nuk duhej te fliste per koleget,se shqiperia eshte vende i vogel dhe zonjat ne fjal kan familje dhe jan njerez te thjeshte. Gjergji u shpre si puna e atyre burrave neper kafene qe mbajne ne goj grate e komshiut dhe u tregua shum burre i ulet ne kete drejtim. Njera ane kjo, ana tjeter eshte se profesjonet kengetar aktor model eshte dhe pak pornia si ne ate koh dhe ne kete koh tani po nuk ia dhe atij qe duhet nuk i ngjit dot shkallet e karieres,dhe kete fakte e kan pranuar shum kengetare dhe aktore te njohura. Dhe kur i pyet kengetaret dhe aktoret se ca profesjoni do ti japesh vajzes te gjitha pa perjashtim shprehen qe vete aktore dhe kengetare nuk do ta lejojn vajzen te behet.

  18. hirushja says:

    te dyja,sidomos Simaku ishin te talentuara dhe gezonin popullaritet te madh.Vetem nje mendje si ajo e gjergjit ( qe e kishte enderr tia kendonte kenget simaku) mund te na e shpjegoje si mund te detyronte sigurimi i shtetit nje popull te tere te admironte keto kengetare.Kur flet dhe Gjergj Leshi qe u fejua me vajzen e tij ne moshe pa e detyruar sigurimi i shtetit .

    1. Pilo Lala says:

      E ka ate gruan e pare ky Gjergji? Mbesen e Limoz Dizdarit?
      Gjergji pijaneci nuk ka qene burre qe ne ate kohe, jo sot.
      Shko me Ristanin hidh 3-4 dopjo, se ti ke kohe qe ke mbaruar.

  19. zefi says:

    Mendoj se jeta private nuk duhet bere publike,por kur Simaku nuk cante koke dhe futej neper qoshet e hotel Tiranes dhe hotel Dajtit per dreka dhe darka me Luan Pobratin duke e ditur se ai ishte i martuar dhe me femije atehere nuk ka asgje te keqe ta besh publike.

    1. Odeta says:

      jeta private e saj ty mor zoteri nuk te ka cenuar, nuk je pale e cenuar qe te dish ti cka bere parashqvia apo dikush tjeter keshtu qe nuk ka cte duhet dhe nuk ke asnje te drejte te merresh me te tjeret…

  20. Fuat says:

    Pershendetje te gjithve, asht turp te flitet per YLLIN E KOMBIT i ter populli jon krenohet me artist te till siç esht parashqevi simaku.

  21. sit... back..and relaks →→→ says:

    ore ai te verteten ka thene, kujt i djeg le ta mbaje, po per shenjtore mos e mbaj veten njeri. si ne ate kohe si ne kete kohe femrat duhet te hapin shalet qe te ngjisin shkallet. that’s it.

  22. saimir says:

    Kjo SI e ka pas emrin Parashqevi apo Marashqevi?

  23. alti says:

    Ketu po flet nje ze nene ,qe si do te ket qene eshte vajza e saj ,dhe nuk ka te drejte as ligjore dhe as morale ,qe ta marr njeri neper goje .Po vazhdon akoma legjenda e burrave kurva dhe ne mes te komentuesve .Privatesia eshte privatesi dhe shifni ne bacen tuaj cfar frutash rriten dhe mos u merrni me te tjeret ,ku nje pjese vet te kritikojne Leken I japin te drejte sikur nuk kane motra e graq ne shtepite e tyre .

  24. Na bashkoj kenga popullore says:

    Parashqevi mbetet sex simbol numer 1 ne kohen e monizmit ndoshta dhe si kengetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje