VIDEO/ Një vizitë e kamerës së BBC në Shqipërinë e bukur dhe ekzotike

29 Gusht 2015, 17:25Kulturë TEMA

Shqipëria, pavarësisht problemeve në shërbim, sërish mbetet një vend tërheqës për të huajt, e cila ka mjaft për të ofruar.

Kamera e BBC ka qenë në Shqipëri ku ka fokusuar disa nga gjërat më pikante që vendi ynë ofron.

Reportazhi nis me Butrintin ku çmohet historia dhe theksohet numri i lartë i vizitorëve. Gazetarit i bën përshtypje numri i lartë i vizitorëve britanike, të cilët përfundojnë në Butrint nga afërsia me Korfuzin.

Xhirimet janë bërë nga Rick Stein, i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij. Shqipëria ka qenë pjesë e një serie reportazhesh nën siglën “Nga Venecia në Stamboll” të Stein, i cili sjell në një udhëtim të ri gastronomik e turistik bukuritë dhe të veçantat e vendeve nga Venediku në Stamboll, si një shkrirje mes Lindjes e Perëndimit.

Stein, vlerëson në udhëtimin e tij në Shqipëri, natyrën ende të virgjër shqiptare dhe sidomos ushqimin, mënyrën e të gatuarit, gjërat e freskëta dhe disa nga gatimet tradicionale.

Më mirë se ndoshta gjithë shkrimet e shumta të kësaj vere për Shqipërnë tjetër, atë të bukurën dhe ekzotiken e tregon kjo video e Rick Stein.

 

2 komente në “VIDEO/ Një vizitë e kamerës së BBC në Shqipërinë e bukur dhe ekzotike”

  1. Tema says:

    Sa më shum turist të ket vëndi yn.,aq më pak probleme për tu zgjidhur mbeten

  2. ben says:

    Sunite hipokrite

    Race bastarde mbetur ketyre aneve.

    Ju shqiptarizmin historine e krishtere te ketij vendi e keni si minifund kurvash per te nxjere ndonje lek

    Pastaj kur klienti iken ate gjene e rendesishme historibe tone e hidhni si recke te perdorur se ju nuk e keni pjese te qenesishme tuajen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje