“Vaçe Zela s’kishte nevojë të pinte alkool para se të dilte në skenë, s’mund të nxirren sekretet e këngëtareve pas kaq vitesh”

29 Gusht 2015, 09:25Kulturë TEMA

Mes artisteve që Gjergj Leka përmendte në intervistën e tij, e cila tashmë është bërë e famshme, ishte edhe Vaçe Zela.

Ai deklaronte se Vaçe pinte ndonjë gotë ponç para se të dilte në skenë, për shkak të emocioneve.

Por, Gëzim Çela, një mik fëmijërie i këngëtares së njohur, e mohon këtë gjë, ndërsa flet në një intervistë për Panorama.

Z. Çela, prej pak ditësh në media është hapur një debat në lidhje me artistet shqiptare të viteve ‘80. E keni ndjekur, ç’mendoni?

Sigurisht. I kam ndjekur me shumë interes të gjitha zhvillimet e fundit lidhur me temën e artisteve, të cilat janë përgojuar nga ish-kolegu i tyre, Gjergj Leka. Të them të drejtën, më ka indinjuar shumë deklarata e kompozitorit Leka, pasi vetëm një person i papërgjegjshëm mund të nxjerrë nga goja të tilla fjalë. Kur kam lexuar intervistën e kompozitorit në gazetën “Panorama”, mbeta i shtangur, duke pyetur veten se si ka mundësi që pas kaq vitesh, ish-kolegu i artisteve t’i quajë ato të paafta. Është e pafalshme.

Ju jeni rritur me të ndjerën Vaçe Zela dhe për më tepër kishit një raport motër-vëlla. A është e vërtetë se, ashtu si thoshte kompozitori Leka, për të mbytur emocionet, ajo pinte ndonjë gotë para se të dilte në skenë?

Nuk është normale të flasësh pas kaq shumë vitesh, duke nxjerrë sekretet e kolegeve. Edhe nëse do t’i marrim të mirëqena sekretet e nxjerra prej tij, ai nuk duhej t’i bënte publike, pasi Vaçja ka ndërruar jetë dhe me të tilla deklarata vetëm e vetëm përbaltet figura e saj. Unë e kam njohur që fëmijë Vaçen dhe nuk kam dëgjuar kurrë se ajo pinte alkool para se të dilte në skenë. Diva e muzikës nuk kishte nevojë të pinte, por, edhe nëse është e vërtetë, nuk duhet të dalin nga goja e ish-kolegut këto sekrete.

Ju keni jetuar vetë në atë kohë, mendoni se ka pasur nga ato këngëtare që, përveç talentit, kanë përdorur edhe lidhje me punonjës të Sigurimit të Shtetit për të bërë karrierë?

Z.Leka mund të thotë çfarë të dojë. Por unë nuk besoj se ka tjetër njeri në Shqipëri të ndajë të njëjtin mendim me kompozitorin, kur bëhet fjalë për këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohërave, si Vaçe Zela, Parashqevi Simaku, Lindita Theodhori etj. Vaçja dhe koleget e saj e kanë merituar vlerësimin dhe kujdesin që u ofrohej asokohe. Unë kam mbi kurriz dhjetëra vite burg dhe fjala “Sigurim” më është ngulitur thellë në kujtesë. Talentin e Vaçes dhe zërin e saj i dashuron e gjithë Shqipëria. Nëse për Lekën duhet të jetë ndryshe, atëherë punë për të. Vaçe Zela është monument kulture. Vlerat e të ndjerës, Vaçe Zela, do të mbahen mend gjatë në memorien e të gjithë shqiptarëve, ndaj talentin dhe punën e saj nuk mund ta hedhë poshtë askush.

Ju jeni rritur në të njëjtën lagje me Vaçe Zelën (Lushnjë), për më tepër kishit një raport shumë të ngushtë, i cili zgjati deri në ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare. Vaçen si këngëtare e njohin të gjithë, por ç’mund të na tregoni më shumë përtej asaj që njerëzit kanë parë në ekran?

Vaçja kishte lindur për t’u bërë një divë e muzikës shqiptare. Nëna ime tregon se edhe në djep, Vaçja dukej sikur këndonte. E qara e saj tingëllonte si këngë. Vaçen e njoh që kur ka lindur dhe mund të them se ishte një nga personat më të dashur dhe zemërgjerë. Këtë dashuri nuk e kishte vetëm për njerëzit, por edhe për natyrën. Ajo i adhuronte lulet. Madje, edhe në kohën që jetonte në Zvicër, në ballkonin e shtëpisë kishte lule, ku, ndonëse e sëmurë, kujdesej shumë për to. Aq e dashur dhe zemërgjerë ishte, saqë kitarën e saj të vetme ma dhuroi mua gjatë kohës që vuaja dënimin në burg.

Na tregoni pak më shumë rreth këtij episodi, pasi ka qenë faktor kryesor në përforcimin e shoqërisë suaj?

Ishin vitet 1961–1962, ku karakterizoheshin nga njëfarë liberalizmi, edhe pse brenda në qeli. Ne të burgosurve na lejohej të mbanim në bibliotekë një vegël muzikore. Pak ditë më parë na kishte mbërritur në burg nga një repart ushtarak një mandolinë dhe menduam të gjenim edhe një kitarë, sepse kështu do të mund të sajonim muzikë të bukur, për t’u argëtuar disi pas atyre telave me gjemba. Ky ishte luks për një të burgosur. Kështu, unë i kërkova nënës sime të më gjente një kitarë. Një ditë nëna kishte takuar rastësisht Vaçen, e cila e kishte pyetur për mua. Nëna i kishte thënë se po kërkonte një kitarë dhe Vaçja i kishte thënë se mund të merrte kitarën e saj. Nëna e mori dhe ma solli pas një muaj në burg. U gëzova pa masë dhe e vlerësova shumë gjestin e mikes sime të ngushtë, e cila më mbështeti në një kohë vërtet të vështirë.

17 komente në ““Vaçe Zela s’kishte nevojë të pinte alkool para se të dilte në skenë, s’mund të nxirren sekretet e këngëtareve pas kaq vitesh””

  1. Andrea says:

    Jam rritur ne tirane, nuk di te flas per vacen e per gjergjin. Por qe vacja bente ligjin kur ishte ne pozitat e veta e te merrte perpara. ishte nje dive. per gjergjin qe flet nuk ka asnje gje te keqe. deri sa jenipersona publik. ju them disave mos u merakosni me shume se vete personat teshkruar ne ate artikull. gjithesekush ka goje dhe jane te vaksinuar.

    1. Hajdari says:

      Vacja pinte nje gote ponc para kenges. Po Amy Winehouse dhe kengetaret e tjere te sotem qe e fillojne spektrin tek birra dhe e mbarojne tek ekstazia. Per nje tip artisti (perfshi vete Gjergjin) rakia dhe dehja nuk eshte problem.

      Sa per seksin dhe lidhjet, shikoni Hollywood-in ku pjesa me e madhe e aktoreve e cajne rrugen e skenes me palle ne dore dhe ne cdo vend tjeter te mundshem.

      Pse aktoret dhe kengetaret e Shqiperise duhet te bejne perjashtim nga stereotipi i pergjithshem i ketyre kategorive neper bote???!!!

  2. Ilir says:

    Shume interviste njerezore.Ky Leka,te pakten i detyrohet publikut dhe lexuesve nje “Big Excuse” !

  3. Shpresa V says:

    Gezimi meriton gjithe respektin per intervisten. Mbetet njeri i nderuar.

  4. Saimiri says:

    Po edhe po te pinte cfare te keqe ka ???

    1. Albann says:

      Asnje te keqe s ka…Pirja e nje gote te ben me ne forme…aktivizon trurin te jete ne gjendje optimale pune.Po ai Leka kishte nje duf perbrenda qe s kish ku ta nxirte dhe…e nxorri…Te kete refuzuar Parashqevia valle ,e I ka ngelur peng?hahahahaha…

  5. Tironsi says:

    Gjergj Leka fatkeqesisht me kete interviste qe ka dhene tregon qe eshte nje manjak artist dhe nje delirant i lig. Nqs flet per Vace Zelen kete ikone te kenges shqiptare qofte edhe nje fjale te vetme negative do te thote qe ne radhe te pare nuk je njeri sepse artist jo dhe jo.
    Ky person qe e mban veten per kompozitor te madh eshte vetem nje njeri i vogel ne shpirt dhe i paekuilibruar ne cfar thote me nje urrejtje te pashpjegueshme per koleget artiste gje qe tregon se ai eshte nje person i cili me mire mos ja kishim njohur emrin dhe faren.
    Keta lloj njerezish te ashtuquajtur artiste vetem sjellin dem artit dhe mbi te gjitha vlerave njerezore njera nga te cilat eshte mirenjohja per njerezit e artit si Vacja, Lindita apo Parashqevija qe me artin e tyre kane bere te lumtur dhe te qeshur me qindra mijra degjues.
    Fatkeqesi qe ne ekran te tv Publik Shqiptar ku secili nga ne paguan taksa te cfaqet nje portret i tille qe mbjell vetem urrejtje dhe ligesi dhe mbi te gjitha mosmirenjohje.

  6. Tema says:

    Në atë koh s’kishte shum talent

  7. Cecua me Mustaqe says:

    O gjergji or rrote .ari,e madhja Vace Zela e ka filluar karieren qe vajze e re,dhe kur kendonte linte pa fryme publikun qe e shikonte me zerin e saj. Vacja ishte talent i rralle i muzikes,ishte e derguara e Zotit per zerin qe kishte. A mos do te thuash,qe dhe kur ka nisur karieren e saj artistike Vacja,pinte alkol para se te dilte ne skene? Dhe ne qoftese pinte ne ate kohe,nuk pinte per arsyet qe pretendon dhe po na thua ti,se daljen ne skene Vacja se kishte problem,or Injorant,po ti nuk ke faj,se ishte ajo Vace qe te ka perkrahur e mbeshtetur ty,per hater te sateme e te tezes,te cilat i kishte mike shum te mira. Ty te te vije turp miliona here qe u more me llafe rrugesh or Llapaqen,a thua se je vet i kulluar dhe te kishte ngelur,llapaqeneria pa bere,PUSHT e kaluar PUSHTIT.

  8. liria drejtesia says:

    Gjergj leka eshte krijese bastarde i ngarkuar fatkeqesisht me mllefet e tezes se tij, xhu

    liana jorganxhi, e cila po ngopet duke share ate qe e beri njeri. Pa p.p.sh jorganxhinjte do te kishin mbetur rreth jorganit. E cfare esht jorgani perpara faktit qe jorganxhinjte u bene njerez me shkolla te larta e mbureshin se gezonin perkrahjen e enver hoxhes, personalisht aq sa i vellai xhulianes ishte aq i besuar sa vetem ai mund ti injektonte insulinen enverit, apo injeksione te tjera.
    Prandaj ne nuk ngreme koke ne, se kushdo qe vjen na genjen me nje sheqerke.

  9. ! says:

    po per Cezarin, Kleopatren, Moxart, Bethoven… Bill Klinton, e shume e shume te tjere pse flitet pas vdekjes apo

    pas shume vitesh?

    Nese dikush nxjerre nje te vertet qe publiku nuk e ka njohur, at’here publiku duhet te jete mirenjohes.

    Gabimi i Gjergj Lekes eshte se perdori nje fjale fyese, “Kurva” kur shume bukur mund te kishte thene -imorale.

    Akoma me mentalitetin e DULLES: mos te dalin sekretet?!

    Eshte mire te fillojme me politikanet e pastaj ata te dores se dyte apo te trete…

  10. :) says:

    ne rrethet e ngushta flitej se Vacja e urrente enverin dhe diktaturen dhe nga halli i sherbente, prandaj i duhej dhe nje gote ponc para se ti kendonte dulles…

  11. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ore qe pinte para daljes ne skene vace zela kete e dine te gjithe. cdo here qe bie llafi per vacen shtohet dhe fakti qe pinte. ska ndonje gje te keqe dhe as ka thene ndonje gje te keqe gwrgji per vacen. vacja pinte raki, cate tjere e terheqin me hunde para se te kendojne apo te mbajne fjalime nper mitingje. eshte njerezore te kesh emocione dhe t perpiqesh ti kontrollosh to ne nje forme apo ne nje tjeter. per vacen ska pse ndjehet njeri keq kur gjergji thote qe pinte. pyesni ne lushnje dhe do merrni konfirmimin qe pinte vendce.

  12. Bum says:

    Kur nje artist komenton ne kete menyre.si leka.se as emrin sme ben t’ia shkruaj me te madhe.. cfare mund te presesh nga fshataret…?

  13. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Se dija qe ky cela ka qene ne burg. Une e mbaj ment artist.
    Pastaj ky pianeci leka cka pse pine te tjeret? Te gjithe pine. Ne kohe te xhaxhit te gjithe ne klub rrinin. Zyrtaret e qeverise kishinnklubet ne bodrum. Doktorrat ne spital. Cdo ndermarje kishte klub. Kjo ishte mrekullia e atij sistemi. Ishte normale te pije ne orar te punes.
    Pwr seksin. Ato artistet ishin te rwja. Nuk duhet te shkonin me njeri, qofte edhe pushtwtar apo sigurims? Pse nuk kane shkuar me kte zhellen ishin kurva? Me kujtohet kur e shifja rruges kete, dukesh moshatar me mua. Me linte pershtypjen qe ishte budalla. Nuk e di pse. Nuk e njihja kush ishte po e mbaj ment si fytyre. Kete, ramen, ver llapen, ivin. Ishin fytyra te njohura rruges

  14. !-!-! says:

    Bum-bam-bom
    tra-la-la
    rrnoft poplli jon trim e krenar .

  15. Askushi says:

    Po me Vacen cfare pati ky plehre!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje