Galeria Kombëtare e Arteve nis dezinfektimin e 5 mijë veprave të artit

29 Gusht 2015, 16:29Kulturë TEMA

Rreth 5 mijë vepra arti do i nënshtrohen procesit të dezinfektimit kundër insekteve dhe parazitëve. Galeria Kombëtare e Arteve njofton se ky proces  do të përfshijë të gjitha mjediset e saj, por me shumë rëndësi ky proces është parë për rrezikun e rreth 5 mijë veprave të artit që ruhen në fond.

Alarmi për rrezikun e veprave të fondit të GKA, cilësuar si pasuri kombëtare, është dhënë prej kohësh nga institucioni, duke kërkuar dhe vëmendjen nga Ministria e Kulturës. Kërkesa e GKA për buxhet dhe rreziku i veprave të fondit nuk pati vëmendje nga MK, proces që do të kryhet nga një donator privat. Është hera e parë që GKA mbyllet gjatë kësaj periudhe, por siç njofton vetë institucioni procesi do të zhvillohet për disa ditë dhe konsiderohet shumë i rëndësishëm për vetë institucionin dhe pasurinë e veprave të artit, që ruan në fond dhe rrezikohen nga insektet. “Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet dezinfektimit më datë 28 Gusht 2015. Ky proces, i pari i këtij niveli, do të përfshijë të gjitha mjediset, sallat, dhe hapësirat e saj dhe konsiderohet më se i domosdoshëm për institucionin në këto momente”, thuhet në njoftimin zyrtar të GKA.

Më tej institucioni në njoftimin zyrtar bën me dije se ky proces do të kryhet brenda të gjitha standardeve, ndërsa do të jetë data 6 shtator kur do të përfundojë, dhe nga sot deri në këtë datë institucioni do të jetë i mbyllur për vizitorët. “Dezinfektimi do të kryhet brenda të gjitha standarteve specifike dhe profesionale dhe në këtë proces do të përfshihet mbi të gjitha fondi i GKA, ku ruhen rreth 5 mijë vepra arti dhe ku nevoja për dezinfektim kundër insekteve dhe parazitëve është më e madhe.

Për këtë proces, Galeria Kombëtare e Arteve falënderon kompaninë “Air”, pjesë e Vinipharma Medical Group, e cila vullnetarisht u angazhua të bëjë dezinfektimin e mjediseve të GKA. Procesi i dezinfektimit do zgjasë deri më 6 shtator 2015, si pasojë, deri në këtë datë GKA do të jetë e mbyllur për publikun”, bën të ditur GKA.

Ndërkaq që gjatë muajit gusht, Galeria Kombëtare e Arteve prezantoi për publikun dy ekspozita të përkohshme, “Strategji dhe Taktika” ekspozitë e videoartit sllovak, dhe “Lapidarë dhe monumente” nga fotografi australian Robert Hackman. Në muajin shtator kur të mbarojë dhe ky proces, në GKA do të prezantohet një ekspozitë tjetër, që vjen në vijim të punëve dhe krijimtarive në art, që kanë ekspozuar artistë shqiptarë dhe të huaj

2 komente në “Galeria Kombëtare e Arteve nis dezinfektimin e 5 mijë veprave të artit”

  1. Tema says:

    Vajza të paraqitet çdo jav në degë të brendshme (më të afërt) çdo javë deri në moshën 22 vjeçare (për të parë situatën e saj)

  2. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Urra! Po! Falemnderrit! Shoke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje