E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikuar së fundmi një shkrim të Jane Housham, lidhur me romanin e shkrimtarit Ismail Kadare, “Muzgu i perëndive të stepës”…
Ky roman, i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, është përkthyer në anglisht nga David Bellos, dhe bazohet në dy vitet që shkrimtari, në atë kohë student, kaloi në Institutin Gorki të Letërsisë Botërore në Moskë, që prej vitit 1958. Shqipëria ishte një shtet-klient i Bashkimit Sovjetik, por qëndrimi i Kadaresë në Moskë u ndërpre gjatë periudhës së Hrushovit, në një kohë kur Shqipëria u distancua prej aleatit politik të saj; udhëheqësi i Shqipërisë, Enver Hoxha, nuk i aprovoi reformat liberale të Hrushovit.
Libri fokusohet te “budallenjtë e mërzitshëm”, studentët-shkrimtarë që mbushnin hollet e institutit; shkrimtarë, të cilët shkruanin letërsi që i thurte lavde komunizmit, e që, gjithashtu, dukeshin paranojakë dhe të pakënaqur. Përvoja i forcoi shkrimtarit Ismail Kadare pikëpamjet disidente, të cilat ai i fshihte mjeshtërisht pas metaforave dhe legjendave. Në këtë roman, legjenda e Kostandinit dhe e Doruntinës mishëron mbajtjen e fjalës pas vdekjes, gjë që e mbrun edhe protagonisti, i cili endet rrugëve të zymta të Moskës protagonisti mishërohet në Kostandin, ndërsa e dashura në Doruntinë.
Shteti ndërmerr fushata shpifjesh kundër shkrimtarit Boris Pasternak, sidomos pas marrjes së çmimit Nobel për letërsi [ngjarje në të cilën ka asistuar edhe shkrimtari ynë.
Romani përshkruan një jetë me shumë gjallëri, ku protagonisti është me një vajzë (është i interesuar pas saj). Dëshira e tij seksuale shkëlqen kundrejt plogështisë së shurdhër të Luftës së Ftohtë, ka shkruar “The Guardian”.
Muzgu i perëndive të stepës, edhe pse është botuar në vitin 1978, në përmbledhjen “Ura me Tri Harqe”: triptik me një intermexo, nga “Naim Frashëri”; në anglisht është përkthyer vonë, një vit më parë, nga shtëpitë botuese “Canongate Books”, Edinburgh (7 gusht 2014) dhe “Grove Press”, New York (4 nëntor 2014). Në shtypin prestigjioz ndërkombëtar ka pasur disa shkrime lidhur me këtë roman në anglisht, ndër të cilët do të përmendnim: Shkrimi i Oliver Moody në “The Times”, më 02.08.2014; shkrimi i Jonathan Gibbs, në “The Indipendent”, më 03.09.2014; shkrimi i Christian Lorentzen në “The New York Times, Sunday Book Review”, më 26.11.2014; shkrimi i Peter Finn, në “Washington post”, më 04.12.2014; shkrimi i Holly Smith në “Washington Indipendent Review of Books”; shkrimi i David Hancock Turner në “Los Angeles Review of Books”, më 16.12.2014 etj. (Përgatiti: Dr. Jorina Kryeziu)
Dhe pastaj c’ fare? E para nje here nuk eshte roman po novele.Besoj se profesionalisht keto dy gjini ndryshojne, apo jo?E dyta:Bejne mire keta “studiues” te ceket perendimore te thellohen ne pikpamjet e shkrimtarit tone lidhur me romanin “Doktor Zhivago” te Pasternakut qe ne ate kohe kish marre cmimin nobel dhe Kadare e lexon ashtu copa copa te gjetur ne nje nga apartamentet ku kalonte me te dashuren.Askush nuk e veren mendimin e tij te ftohte, te zbehte dhe aspak dashamires undrejt ketij rrefimi trondites te Pastenakut. Mos harrojme se Kadare e jetoi ate kohe ndersa ishte 23 vjec(diplomuar ne Tirane) dhe e shkroi novelen ne mesin e viteve 70, kur ishte tashme i pjekur ne moshen 35 vjecare.Ai qe e ka lexuar me vemendjen e duhur novelen dhe ka patur kulturen e duhur perceptuese, ka kuptuar shpejt se shkrimtari i shquar edhe ne ate moshe lundronte mes dallgeve driteshkurtera te lavdishme te socializmit dhe komunizmit dhe ishte krejt indiferent ndaj rolit tragjik te intelektualit te vertete, idealist, ne nje shoqeri diktatoriale sic ishte ajo ruse ne epoken e Stalinit.Po a mund te kalohej aq lehte mesazhi qe buronte nga faqet e ketij nobelisti? Sigurisht qe jo.Te gjithe artikujt e mesiperm besoj se jane rutine dhe pa asnje gjase me nje analize te vertete te nje speciialisti vizionar.Ndaj Dr Jorina do te ishte mire qe vec faktit qe novela po perkthehet, ta njihte lexuesin, nese e ka sigurine e njohjes edhe vet, me pikpamjet e shkrimtarit tone te madh per nobelistin rus.
Do kisha deshire te lexoja me teper per studimet e tua.
Ngaqe ke guxim dhe i kundervihesh studiusve te huaj,prandaj!
Megjithate ti ke nje opinion,por sdo te thoje se eshte me i vyeri dhe me i mencuri!Opinionet jane opinione dhe ti smund tu imponohesh te huajve apo shqiptareve.Kaq e kupton,besoj!
Mungesa e komenteve per kete teme tregon se ne kete faqe mbizoteron injoranca.Por injoranca duke mos qene argument (Seneka) e humb te drejten te pershfaq ketu lloje lloje brockullash e te marre flamurin e se vertetes per cdo lloj argumenti.Pershendetje miq! Mendohuni mire kur komentoni.Pa militantizem.E verteta do njohje, do veshtrim te thelle te skalitur me studime shume vjecare, me pervoja te embla po dhe te hidhura ne jete.Pershendetje te gjitheve dhe nje jave pa lajme deputetesh te tjere te inkriminuar(s e besoj) e pa braktisje te tjera tragjike te vendit.Rrofte Koco Kokedhima, shkaterrimet e te cilit ne bregdetin e jugut viheshin re bukur kete fund jave qe kaloi.
Ismail Kadareja eshte nje shkrimtar i madh bashkohor e kujtoj rinine e viteve 1972 kurre lexova librin e tij te guximshem dimri i vetmise se madhe i cili pas kritikave ju nderrua edhe titulli.I lartesuar nga komisionet si ne 1992 me cmimin boteror Cino del Duca,2005 Man Booker,2009 princ of Austurias. Qe nga viti 1996 eshte antare i akademise se shkencave ne France .Eshte krenari qe nje shkrimtar gjenial Shqiptar i dale nga nje shtet i ish diktatures vlersohet gjithmone nga komisionet e botes. Sot mendohet edhe si nje pretendent i madh edhe per nje cmim nobel ne letersine dhe punen e madhe te tij ku pena e arte e Shqiptarit prek zemrat e ndjeshme te admiruesve te letersise kudo ne bote.
e ke marre haloperidolin Petro?
Nuk jam i semur o shqiptar, po shume i kthjellet ne ate qe them.Jam studiues skrupuloz i vepres se nje shkrimtari te madh dhe kaq.Nese nuk i themi te metat e tij ne analize , nuk do te mundemi te korrigjohemi si popull po do te vazhdojme te lundrojme ne ujrat e skllaverise e te injorances, te sahanlepiresve per pak pushtet edhe nese popullit tone i del zgjyra nga stermundimi.Sigurisht ti nuk flet si shqiptar i vertete.Ulu, ulu dhe studjo seriozisht tere vepren, po vecanerisht “Muzgun e perendive te stepes”.Te pakten analizo se c ka dashur te thote qofte edhe me titullin e noveles.Eshte novele i dashur shqiptar dhe jo roman sic e quan adoleshentja doktoreshe Jorina me te cilen eshte mbushur tashme Shqiperia se ky titull blihet fare lehte tashme.Apo jo?…
Ia fut kot dhe duhet te thellosh studimin,Petro!
Google translate: romanzo=novel(Oxford dictionaries)
Kontrollo the wikipedia,po deshe!Origina etimologjike franceze e vjeter etj..etj.Asnje ndryshim nese i thua roman ,apo novel.Ndarje te tjera vijne me pas.Thello studimin!
ke te drejte komentuesi!
Nje fjale e mire me teper per Shqiperine,keshtu duhet pare.
nuk I ben kujt pershtypje ne shqiperi me kadareja dhe as agolli
keta jane shkrimtare qe hengren heronjte e tyre qe I dhane lavdine ne ate kohe.
me e vogla qe duhet te benin kadaraje dhe driteroin ti kerkonin falje shqiptareve se ishin me enver se enveri..dhe jo te rrjeshtoheshin ne propoganden kanibaleske kunder nje komunizmi te vdekur ne shqiperi.
pse nuk perben lajm me kadareja.lexoni rrufete e tij nga maja olimpit…
JA SI BUBULLINTE KADAREJA NE VITET 70
Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. Karakter konservator thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur.
Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta.
Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që tu ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi.
Esenca e tij konservatore thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i parajsës së humbur.
Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar.
Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk.
Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës.
Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e realizmit pa cak të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve.
z.Petro.Ato qe ju keni nxjerre nga leximi i KADARESE,mos mendoni se nuk i nxjerrin edhe te tjere,aq me teper,kur behet fjale per studius.Veshtire per nje lexues nen mesataren.Athere do te kishit te drejte.Nuk lexohet ajo qe eshte shkruar,por me shume domethenia,per ate qe di te lexoje.Kur e shkroi ate novele Kadare ,nuk mund te thoshte me shume se kaq,per arsyet qe ju i kuptoni, dhe aspak per kendveshtrimin e tij.Mardhenia e tij me vajzen ruse eshte pelhura qe i permbledh te tjerat.
Pra Vang genjeu, thua ti.Kjo genjeshter na ka ngrene tere jeten breza te tere.Nuk genjeu Pasternaku, i dashur vang, nuk genjeu Petefi, Mickievici e shume artst te tjere boterore qe i takojne perendimit, lirise dhe perparimit.Diktatura eshte justifikm per gjithe ata qe e ushqyen me gjelle te keqe qe te behej edhe me e eger e te vriste me shume popullin e vet.
TI ORE ZOTI TURP,na merzite me kete graficizem.Ai e shkroi ,kur e shkroi,pse e shkroi,etj,etj.Vetem akuzon e akuzon duke ruajtur fjalimin ne gazetes.Mos je nga ata qe “”shkruajten””,por si lexoi njeri sepse ” u a pati fajin ” ,Kadareja???Nga ana tjeter aty ka disa te verteta klasike.Kadare nuk ju kundervu HOMERIT DANTES.SHEKSPIRIT SERVANTESIT,TOLSTOIT BALZAKUT ETJ POR DEMASKOI NJE LETERSI E CILA NUK SHPREH ASNJE ASPIRATE.Keshtu qe z TURP ,mjaft na dole me ate artikull se nuk do gjesh budallenj per te share Kadarene si ty:;nje figure qe e njeh bota mbare e qyteteruar.Sprish pune qe zotrote di te botosh ne komente nje artikull te tere te tij.Ne se je i zoti dhe di te lexosh letersi,te rekomandoj te lexosh,te pakten:”MOSMARRVESHJA”.Nuk besoj se ke patur nderin ta kesh njohur Kadarene nga afer qe ai te te perfshije edhe ty ne vorbullen e MOHUESVE,po kushedi ,mund ta gjeshe ti vehten midis tyre.
Kadareja? Shkrimitar, por asnjehere njeri mbi toke. Bemat e tij nuk te lene te flasish ndryshe per ata qe e njohin dhe e dine mire jeten e tij. Kadareja? I vleresuar nga ajo kohe, por doli shume i deformuar sot deri ne skandalet qe ka bere qofte ne jeten private si njeri publik, qofte ne jeten shoqerore. Mos i bini me daulleve per Kadarene se nuk ja vlen, me mire lexoni ndonje poezi per natyren shqiptare se sa per ate jete shume te dyshimite qe shkruan Ismaili.
Lefter!
Perse bota e vlereson ne keto momente?
Perse eshte gjithnje kandidat per Nobel?
Perse i ka marre cmimet me te rendesishme ne France,Britani,Spanje etj?
Eshte i veshtire per ca njerez,per kete ke te drejte.
Thjesht sepse i sherben politikave te tyre kunder shqiperise , qe njerez so ty s’arrijn ta kuptohet doot
Abnsurde,cfare thua!
Ktu diskutojn pak njohes te vertet te Literatures , e shume ” militante te taborit” !
Realiteti eshte se, kadare ne gjithe shkrimet e tij, prezentja, Prä realiteti per Boten e tij eshte inexzistent, gjithashtu edhe te lexusit te tij .
I.K-u , jeton ofsajt ksaj Bote , ashtusi edhe Tabori tij lexues (komische Weise)
Pra e duan ata, qe s’ja kan Iden Literatures , ata qe lehin te njejten Tradition , qe mental jetojn ne Zeit kaluaren, qe jane rrace nga zagaret e beut, pra rrace e mendimit passiv !
In nuk shikoj ne shkrimet e tij nji Text Literature , por thjesht nji kronikan te se kaluares, i cili ne prezencen e tij ne moderne , na mban nji pjes te ksaj shoqerie ne erresiren e se kaluares , Duke i ber karshillik te sotmes, ose tentuar Tag vrase ate indirekt . Nobeli eshte per krijusit e vertrete qe konkurojn ne literature e jo tregime surreal = pralla or ti !!!
Zoti Gentile ….ti merru me drejteshkrimin se ke mangesi te thella …per mos te thene qe je INJORANT….!!!!
Tom! Pse duhet te te lavderoje bota qe te jesh i madh? Po shqiponjat ku jane Tom?Po genjeshtra te tjera te shpifura ku jane?Shume ketu fajesojne zhurine suedeze.Madje e kane quajtur edhe matufe apo te plakur.Zakon shqptar.Po a e dini se mbi c moral rritet dhe edukohet suedezi?Kush prej jush e ka lexuar romanin “Mbreteresha Kristine”?Hollivudi e ka inskenuar me Greta Garbon e famshme.Eshte nje roman klasik suedes.Shiheni c mesazh i jep popullit te tij.Mbreteresha dashurohet me nje njeri jo te rangut te saj, spanjoll dhe abdikon fronin per dashurine, pra per lirine per te dashuruar.Eeeeej per lirine leshon kolltukun.Fantashkence per shumicen e shqiptareve.Ngulen ne karrike dhe nuk shkulen po s i shkule me force.Vdesin per karrike, bejne njeqind te zeza per te,e djegin vendin, e shesin ne shekuj, i lepihen pushtetit, genjejne etj etj.A mund te gjykohet pozitivisht nje moral i tille nga perfaqesuesit suedez?Fajin e ka kojshia.Une jam i pafajshem.
Kontradiktor dhe me vjen keq ,por edhe paksa hileqar,Petro!
Perse duhet te lavderoje bota?Po pse shqiptaret nuk e lavderojne dhe mburren me te ?Ka edhe ca si ty apo te tjere ,qe nuk,por keshtu eshte kudo.
Cmendon per Shekspirin,psh?
Ne Britani akoma ka zera ,qe e kritikojne,por kjo sia ul vlerat,per te qene nga me te medhenjte ne Bote(asnje analogji me Kadarene,ketu,mos u keqkupto)Keshtu ka per te qene dhe keshtu ka qene qe me pare.Njerez qe te duan dhe njerez qe ste duan.Opinione.Por kur vjen puna tek balanca,nga anon?Fakti qe eshte vleresuar kudo ,mbeshtet opinionin pozitiv,si nje shkrimtar I madh.Pere te tjera ,ma merr mendja sia vlen te diskutosh gjera pa vlere,se edhe kohe ska.
Nuk e njeh aspak situaten Tom.Neper shkollat e mesme as qe duan t ia dine te rinjte per Kadarene.Sigurisht profesionist i rafinuar, por lake i pushtetit diktatorial per nje kohe te gjate.Vetem kur po bente mu se diktatura i kishte ditet(kupto dhe vitet) te numeruara, vetem atehere u kujtua se kishte ne bote edhe nje mendim tjeter.Shume thone se eshte bere e njohur Shqiperia prej veprave te tij.Une nuk e besoj kete.Me e njohur eshte bere nga njeriu i ri qe u leshua neper bote si jetim dhe krijoi ate imazh te keq dhe ate prezantim te keq.U deshen shume vite qe shqiptaret, ne shumice, me djerse e pune te ndershme, me korrektese e tolerance te pershtateshin gjithandej dhe ta thyenin pjeserisht ate imazh te keq.Po nuk do te jete e larget dita kur ne do ta marrim nje Nobel se e meriitojme, por ate do ta marre dikush tjeter.Mbaje mend, dikush tjeter.Nese jepej pas vdekjes po do ta meritonte At Zef Pllumbi me ate rrefim rreqethes e triumfues dhe nese jo, do te permendja nje prej te tjereve qe po perkthehet tashme ne anglisht, Visar Zhiti me “Rrugen e Ferrit” dhe “Ferrin e Care”.Te gjtha te tjerat do te vlenin nese do t i thonim sy ne sy.
Po me Fishten dhe Ernest Koliqin c’pati Kadareja???!!! Edhe keta i shau nga frika e diktatures?????
petro do te thote —“shkrimtar i madh , njeri i vogel”….cka eshte me te vertet I.K!!!!!