Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania) rikthen në datat 9-20 shtator Kampet Rajonale të Restaurimit, të vlerësuara me çmimin prestigjioz Europa Nostra nga Bashkimi Europian.
Dhjetëra studentë dhe profesionistë të rinj nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe Europa do të bashkohen në Gjirokastër për t’u trajnuar dhe ushtruar intensivisht mbi konservimin dhe menaxhimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Paralelisht me këtë grup, një tjetër grup prej 17 personash do të marrin pjesën në kampin që do të zhvillohet në Mitrovicë, Kosovë.
Kampet Rajonale të Restaurimit janë një qasje e CHwB Albania për të zgjuar te banorët e zonave ku ato zhvillohen dhe publiku i gjerë, vetëdijen për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe respektimin e autenticitetit të monumenteve me vlera historike dhe kulturore
Bravo suedezeve, qe e kane per zemer trashegimine kulturore te Shqiperise, edhe me shume se ne shqiptaret
Ne gjirokaster kam qene , duhet te hidhen shume fonde per te rregulluar qytetin i cili eshte i vjeteruar .