Duke filluar nga nesër, për tri ditë me radhë Peza do të kthehet në një vend feste dhe argëtimi për të gjithë ata që do duan të shijojnë jo vetëm muzikën, aktivitetet sportive, lojërat e ndryshme, por edhe produktet bujqësore të zonës. Bashkia e Tiranës ka vendosur që kësaj here, festën e Pezës ta festojë ndryshe, duke e përdorur atë edhe si një mundësi të mirë për të promovuar vlerat turistike të zonës. Për këtë arsye, ajo ka programuar që festa këtë vit të nisë në datën 14 dhe të mbyllet në datën 16, me një koncert të madh me pjesëmarrjen e shumë këngëtareve dhe grupeve të njohura vendase dhe të huaja. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar edhe axhendën e detajuar të këtyre tri ditëve festë. Në datën 14 shtator janë parashikuar aktivitete te parku i lojërave, një panair i produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Gjithashtu, në mesditë është programuar edhe një shfaqje cirku, si dhe vizita te parku i përrallave. Ndërkohë që në 15 shtator do vijojnë aktivitetet te parku i lojërave, panairi i produkteve vendase, ekspozita me fotografi, si dhe vizitat në muzeun e Pezës. Gjithashtu, edhe në ditën e dytë do të jepen shfaqje cirku, ndërsa në mbrëmje do të ndizen zjarre partizane. Ndërkohë që 16 shtatori, që përkon dhe me ditën zyrtare të festës së Pezës, përveç aktiviteteve që do të vijojnë nga ditët e mëparshme do të ndizen zjarre partizane, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë këngë partizane nga kori “Lira”. Ndërsa në orën 20:00 në mbrëmje do të mbahet koncerti i madh në Parkun e Pezës me “Fanfara Tirana” dhe Robert Bisha, Special Guest – Dudu Morandi ( Modena City Ramblers) Gipsy Groove dhe Dj Jehonë.
Kalendari
14 SHTATOR – Parku i lojrave, Panairi i Produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Shfaqje cirku dhe Parku i përrallave nga ora 13:00.
15 SHTATOR – Parku i lojrave, Panairi i Produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Shfaqje cirku dhe Parku i përrallave nga ora 13:00. Zjarre Partizane nga ora 18:00.
16 SHTATOR – Parku i lojrave, Panairi i Produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Shfaqje cirku dhe Parku i përrallave nga ora 13:00. Zjarre Partizane dhe Kori “Lira” nga ora 18:00. Koncerti ndodh në Parkun e Pezës me Fanfara Tirana dhe Robert Bisha, Special Guest – Dudu Morandi ( Modena City Ramblers) Gipsy Groove dhe Dj Jehonë nga ora 20:00.
I lumte kryetarit te bashkise,te kujtosh Pezen eshte te kujtosh historine,te njihesh me vlerat historike dhe patriotike te brezave te atyre viteve qe sakrifikuan aq shume per vendin tone.Lavdi Pezes heroike!
‘agimi’ po te ishte cdo gje ne doren e saliut dhe te ‘rilindasve’ keta do t festonin akoma edhe me mire 8 nentorin dhe sa per 16 tetorin jane te gatshem te organizojne edhe parada…te mos keqkuptohemi se une nuk jam as kundra festave dhe as kundra historise mirepo keta politikanet tane jane kopilat e monizmit dhe kane shume nostalgji per ate kohe..nqs ky veliaj organizon pervjetorin e konferences se pezes le te organizoj edhe nje pervjetor te ‘marrveshjes se mukjes’e cila ishte jashtezakonisht e rendesishme per kombin shqiptar pasi aty u ra dakord qe balli kombetar do te bashkevepronte me pksh ne dobi te kombit shqiptar pavaresisht se pksh me urdher te miladin popovicit i ktheu kurrizin ballit kombetar dhe u bashkua ne nje front me serbet…
jeni me shume fat ju politikanet e sotem sepse keni te beni me nje popull te shtypur,fukara dhe pa shtrese intelektualesh prandaj edhe tallni karin sipas qejfit…jam i sigurte vec se do te vije dita qe do ti paguani te gjitha poshtersite qe i keni bere ketij populli..
I lumte kryetarit qe na kujton Enverin me shoke qe vendosen komunizmin ne Shqiperi.
agim shume mire e ke po mos harro se ne keshtjellen e pezes bene xhami per te kujtur turkun
sa per ALBTI pse mos te kujtohet enveri kur ne shqiptaret perkujtojme me mall pushtuesin turk qe erdhi me shpate ne dore edhe vrau preu reberoi shqiptaret ne shkoder e kujtojne ate dite me mall
ja ku e ke proven kjo eshte fyreje per popullin shqiptar dhe kristian eshte njesoj si varrezat greke ne jug te shqiperise
https://www.youtube.com/watch?v=I3Je2BHTmuI
Cfare I kujtojne Pezes????? Baba Muslymin me shoke shume ,kriminele dhe diktatore? Vendosjen e sistemit komunist apo rivendosjen e sistemit ramist. Kerceni me daullet e Rames si majmunet ne cirk, se pasi te rrjepin mire e mire te vene edhe te kercesh per ta. Ndyresira!!!!