Zgjedhjet në Greqi, një votim pa pikën e shpresës

19 Shtator 2015, 16:09Rajoni TEMA

Nesër, në 20 shtator mbahen zgjedhjet e parakohshme në Greqi. Siriza dhe Demokracia e Re janë shumë afër në sondazhe, por gjithsesi parashikohet lindja e një koalicioni të dobët dhe grinjar.

Të dielën thuajse 10 milionë grekë janë thirrur sërish në kutitë e votimit pas sjelljes në pushtet të Sirizës dhe 6 muajve me raporte të vështira mes Athinës dhe Brukselit si dhe eksperimenteve të dështuara të qeverisë greke. Pas zgjedhjeve të 25 janarit të shkuar që i dhanë fitoren Aleksis Cipras do të rinovohen 300 karriget e Parlamentit grek dhe partitë në garë janë 19, me një prag elektoral prej 3 përqind për të siguruar një vend në parlament.

Ndarja e Sirizës pas marrëveshjes së “trojkës” për planin e ri të shpëtimit bënë që të krijohej një përçarje brenda partisë. Cipras në mes të një krize të frikshme likuiditeti u detyrua të votonte planin e BE-së dhe më pas të jepte dorëheqjen. E majta brenda Sirizas me në krye Lafazanis, ish-ministrin e Cipras krijoi një parti të re të quajtur “Bashkimi Popullor”, e cila në sondazhe ka marrë 3 përqind të votave.

Në krye të sondazheve qendron Demokracia e Re lehtësisht mbi Sirizën e Cipras.

Sistemi elektoral është proporcional por qëllimi i Sirizas është të dalë parti e parë dhe në sondazhet e deritanishme nuk ja kanë dhënë këtë.

Në 300 vendet e parlamentin, plot 50 i shkojnë partisë që fiton zgjedhjet dhe Demorkacia e Re kryeson me 0,5 përqind më shumë se Siriza.

27,5 përqind të votave për Demokracinë e Re dhe 27 përqind për Sirizën.

Por janë edhe 10 deri në 15 përqind të pavendosur që mund të ndryshojnë fatin e zgjedhjeve.

Lideri i Sirizës i fitoi zgjedhjet e janarit të shkuar me një program elektoral të përqendruar mbi fundin e ashpërsisë së BE, por iu desh më vonë që të hante shumë prej fjalëve të tij.

Pas 6 muajsh tratativash të vështira me BE situata ekonomike ra sërish dhe ish-kryeministrit iu desh të dorëzohej duke pranuar kushtet e europianëve.

Gjithsesi ai mbajti premtimin për një ndërhyrje gjigante në borxhin që mund të lehtësohet ndjeshëm në muajt e ardhshëm nëpërmjet zgjatjes së skadencës dhe ndërhyrjeve të tjera në të ardhmen.

Por Cipras zhgënjeu shumë njerëz gjatë qeverisjes së tij dhe do jenë pikërisht ata që mund ta ndëshkojnë sipas analistëve grekë.

Në të njëjtën kohë duket e qartë që asnjë parti nuk mund të arrijë e vetme votat e nevojshme për të marrë mazhorancën absolute.

Duhen rreth 36 përqind të votave dhe askush nuk mund t’i marrë.

Cilido që do të fitojë të dielë duhet të kërkojë menjëherë aleatët për të krijuar qeverinë, edhe për faktin se kreditorët po ushtrojnë presion që programi i reformave të ecë përpara në rast se duan të përfitojnë nga kredi të reja.

Siriza e ka vënë “bastin” e saj te lideri, Aleksis Cipras.

Ai vijon të jetë i preferuari i grekëve me 36 përqind të votave kundër 34 përqind të Meimerakis së Demokracisë së Re.

Por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm, para disa muajsh ai gëzonte 70 përqind të votave greke.

Meimerakis i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Ciprasit por ky i fundit nuk e ka pranuar një koalicion të tillë.

Ai nuk do koalicione me qendrën e djathë ku sipas Cipras ata Demokracia e Re bashkë me PASOK përbëjnë nomenklaturën e vjetër.

Me socialistët  Cipras ndoshta mund të detyrohet të bëjë një koalicion nëse nuk do të ketë rrugëzgjidhje.

Por gjithsesi, sido që të shkojë, e ardhmja e Greqisë do të jetë në duart e një koalicioni të dobët dhe aspak të bashkuar./a.l

5 komente në “Zgjedhjet në Greqi, një votim pa pikën e shpresës”

  1. I paemërt says:

    VK pune jevgjitesh e parazitesh

  2. Pelasgian says:

    Shprese per cfare?

    Per ti q..iiire prap ne bythe?

    Vetem ajo s’vdes tek gerrket… Pa buke e pa uje rrine gerrket ama qejfin e bythes sja heq njeri!

    1. Zigur Qarri says:

      Dhe mbas 3 muajsh,perseri zgjedhje te reja.

  3. Argita_B says:

    Greqia eshte bere gazi i botes, qeveritare qe zgjidhen ne baze te slloganeve, ne voze te premtimeve qe nuk mund ti mbajne e 6 muaj me pas pa piken e turpit ribejne zgjedhje te reja!! Nuk e kuptoj se per se u vlejne zgjedhjet ndrermjet partish ku asnjera pale nuk ka nje program per te rimekemburen vendin! Asnje nuk ka guzimin ti thote popullit te vet se e vetmja rruge per te dale nga kjo situate eshte te ulin koken e te punojne e jo te lalojne kohen buzuqeve duke pire uzo e thyer pjata!!

  4. Badum tss says:

    Pershendes sumsakatumit e Temes: enter, tfgs, fotaqis, adriatik etj me kengen “Fuck you” te L. Allen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje