Kroacia mbyll 7 nga 8 pikat e saj kufitare me Serbinë: Milanoviç: Refugjatët do të zhvendosen, nuk i mbajmë dot

18 Shtator 2015, 13:31Rajoni TEMA

Kroacia ka mbyllur shtatë nga tetë pikat e saj kufitare me Serbinë, pas një fluksi të madh të emigrantëve.

Zyrtarët thanë se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi më shumë se 13.000 njerëz kanë hyrë në vend qysh kur  Hungaria  rrethoi me tela  kufirin e saj me Serbinë këtë javë.

Shumë refugjatë  janë marrë me autobus në qendrat e pritjes, por disa thonë se planifikojnë të ecin në Slloveninë fqinje.

Numri i madh i refugjatëve të shpërngulur nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme  të cilët po tentojnë Europën pas kalimit të Mesdheut kanë krijuar një krizë politike në Bashkimin Europian.

Zyrtarët kroatë thanë se edhe rrugët që të çojnë në pikat kufitare gjtihashtu janë mbyllur.

Kalimi në rrugën kryesore që lidh Beogradin dhe Zagrebin – në Bajakovo – është  i vetmi kalim i lënë  hapur. Lidhur me vërshimin e  emigrantëve në Kroaci ka reaguar edhe kryeministri i vendit Zoran Milanoviç, i cili  ka thënë se gjithë emigrantë e hyrë në Kroaci do t  “zhvendosen”, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të bëhet një pikëqëndrimi për refugjatët që vijnë kryesisht nga Siria dhe Iraku. Milanoviç tha se  ” Ne kemi zemër por kemi gjithashtu edhe tru. Janë shumë njerëz, nuk i menaxhojmë dot”./ j.h

 

1 komente në “Kroacia mbyll 7 nga 8 pikat e saj kufitare me Serbinë: Milanoviç: Refugjatët do të zhvendosen, nuk i mbajmë dot”

  1. emigrant says:

    Shume mire .Kete e meriton Europa kurve .qe vetem perdorin fjale fyese per ne Scheis Albana .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje