Doganat në Kosovë, të suksesshme kundër korrupsionit. Shtojnë të ardhurat me 44.7 milionë euro

16 Shtator 2015, 17:10Rajoni TEMA

Dogana e Kosovës deklaroi sot se ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të ardhurave për buxhetin shtetëror dhe luftimin e pareshtur të korrupsionit.

Duke marr parasysh raportin, respektivisht studimin e organizatës Fol, Dogana e Kosovës sipas hulumtimit ka bërë progres në luftimin e dukurisë së korrupsionit brenda institucionit të saj.

Duke cituar raportin nga Fol theksohet qartë se qytetarët vetëm në 7.5% të rasteve mendojnë që u është dashur të japin ryshfet. Nëse kjo përqindje krahasohet me periudhat paraprake respektivisht me matjen e perceptimeve të bëra nga UNDP respektivisht përmes raportit Public Pulse të bërë gjatë prillit të 2013 ku perceptimi për korrupsion ka qenë 58.9% dhe në prill të viti 2014 ku perceptimi për korrupsion ka qenë në 22.5%. Pra rënia në 7,5 % është një progres domethënës që tregon se angazhimi i Doganës, reformat dhe luftimi i korrupsion kanë prodhuar rezultate dhe dogana si institucion ka arritur një progres i cili po vlerësohet edhe nga qytetarët e Republikës.

“Dogana këtë besim të qytetarëve e kthen me mbledhjen e të ardhurave dhe luftën kundër kontrabandës. Periudha janar- shtator 2015 ka rezultuar me mbledhjen më të lartë që nga themelimi i doganës, deri tani kemi mbledhur 636,3 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7,5%, apo 44,7 milionë euro më shumë (vitin e kaluar e njëjta periudhë ishte 591,6 milionë euro)”, thekson deklarata e dërguar nga Dogana e Kosovës.

1 komente në “Doganat në Kosovë, të suksesshme kundër korrupsionit. Shtojnë të ardhurat me 44.7 milionë euro”

  1. artan says:

    Armiku I Kosoves eshte Islami dhe kultura arabo aziatike, perndryshe Kosovaret do ishin kombi me vital ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje