Hekurudhat në Maqedoni ngrenë tarifat për të shfrytëzuar refugjatët

16 Shtator 2015, 11:44Rajoni TEMA

Autoritetet maqedonase thonë se do të hetojnë nëse firma shtetërore Makedonski Zeleznici, MZ, ka përfituar nga mijëra refugjatë që duhet të përdorin shërbimet e saj duke ngritur çmimet.

Autoritetet thonë se ata do të hetojnë pretendimet pas ankesave nga organizatat e të drejtave të njeriut.

“Askush nuk e informoi Qendrën e Menaxhimit të Krizës rreth çmimeve të larta të biletave të trenit,” tha Suzana Saliu, kryetare e kësaj qendre, që koordinon përpjekjet për t’u përballur me fluksin e refugjatëve dhe migrantëve nga shtetet e shkatërruara nga lufta.

“Ne do të kërkojmë informacion nga Hekurudha Maqedonase. Ata duhet të na shpjegojnë si ndodhi kjo rritje,” shtoi Saliu.

MZ javën e shkuar i rriti çmimet më shumë se dyfishi për një biletë nga qyteti jugor i Gevgelijas në kufirin verior me Serbinë nga 10 në 25 euro.

Më herët, gjatë verës, çmimi u rrit nga pesë në dhjetë euro. Vesela Stanisiç, një aktiviste e Kryqit të Kuq që punon në Gevgelija e dënoi rritjen e çmimit si imorale.

“Pavarësisht çdo gjëje, refugjatët qëndrojnë në radhë dhe blejnë bileta sepse është e vetmja mundësi. Në shkëmbim ata marrin një udhëtim në një tren të mbipopulluar ku nuk ka hapësirë për të marrë frymë,” tha ajo.

Gjatë dy javëve të fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufirin jugor me Greqinë në Maqedoni është rritur në 5000 deri 7000 në një ditë.

2 komente në “Hekurudhat në Maqedoni ngrenë tarifat për të shfrytëzuar refugjatët”

  1. Mbreti says:

    Keto kembe mi kujtojn femrat greke!!!! Muahaha rrace gabeli nen petkun e krrishter te rreme!!!!

    1. Dervish Malluta says:

      Pune magjupesh, varu Mbretin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje