A do kemi një ditë “Hekurudhë të Kombit”?

14 Shtator 2015, 16:49Rajoni TEMA

Blendi Gashi

Salla pritje të zbrazura, mungesë e dyqaneve, lëvizje të pakta të njerëzve, oborri jo i mirëmbajtur, prania e qenve endacakë –  kjo është fotografia e parë që i del para një vizitori, apo udhëtari që për herë të parë gjendet para stacionit të trenit në Fushë Kosovë. E gjitha, kjo sikur lë përshtypjen se hekurudhat janë plotësisht jashtë funksioni.

Gjallëria që ishte dikur, tashmë thuajse nuk ekziston, e ardhje vajtjet e zhurmshme, mbeten vetëm kujtime të së kaluarës. Tani gjithçka është ndryshe, disa trena me disa udhëtarë, lëvizin nëpër disa qytete të Kosovës.

Hekurudhat, në shumicën e shteteve evropiane janë pothuajse mjeti më i përdorur për udhëtim, por kjo nuk ndodh edhe tek shteti ynë, pasi qytetarët më shumë si mjet transporti përdorin autobusët.

Për të mësuar më shumë për gjendjen e hekurudhave të Kosovës, linjat që operojnë, numrin e udhëtarëve, investimet që pritet të bëhen dhe çfarë është duke u bërë me çështjen e ndërtimit të autostradës hekurudhore Kosovë-Shqipëri, portali ‘Te Sheshi’, ka biseduar me zyrtarët e kompanisë INFRAKOS që merret me infrastrukturën hekurudhore dhe zyrtarët e kompanisë TRAINKOS që operon me trenat dhe transportin hekurudhor.

Ja kur do të funskionalizohet linja hekuruodhore për Mitrovicë

Rafet Çitaku, udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Hekurudhën e Kosovës “INFRAKOS”, ka deklaruar për portalin ‘Te Sheshi’, se gjendja e hekurudhave të Kosovës aktualisht është e mirë duke pasur parasysh kompani qe ka qasje në rrjetin hekurudhor në Kosovë. Çitaku thotë se infrastruktura e hekurudhave të Kosovës e ka shfrytëzuar buxhetin e Kosovës në kapitalizmin e kompanisë ku është bërë furnizimi me makineri në mënyrë që të rritet jetëgjatësia e infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës.

Ndërmarrja e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ përgjatë vitit 2014 i ka implementuar shumë projekte me sukses duke e ngrit kapitalin e kompanisë dhe duke i zvogëluar shpenzimet, po ashtu gjatë viteve të kaluara kemi punuar shumë në mënyrë qe të përgatitemi për investimet në rehabilitimin e linjave hekrudhurore, me prioritet te atyre që ndërlidhen me rrjetin e hekurudhave të rajonit dhe Evropës, të cilat “INFRAKOS”, dhe Qeveria e Kosoves i ka vënë me prioritet.  Jemi në fazën e zhvillimeve për rehabilimin dhe modernizimin e linjës dhjetë hekurudhore Hani i Elezit – Leshak në gjatësi prej 148 km, i cili projekt është planifikuar të bëhet në 3 faza”.

Lidhur me mosfunksionalizimin e linjës Fushë Kosovë-Mitrovicë, zëdhënësi Çitaku ka thënë se kjo linjë që nga shpallja e Pavarësisë është ndërprerë për çështje të sigurisë e cila është bartë edhe si problem i vazhdueshëm i bisedimeve teknike dhe politike në Bruksel.

Por, ne jemi në rrugë të mbarë sa i përket trasesë dhe gjendjes që shtrihet në atë pjesë, kështu që pritet shumë shpejt që të futet në funksion edhe kjo linje. Përndryshe, linja në aspektin teknik është e gatshme që të operoj menjëherë”, ka deklaruar ai.

Kurse, sa i përket çështjes së ndërtimit të hekurudhës Kosovë-Shqipëri, zëdhënësi Çitaku, thotë se hekurudhat dhe shteti i Kosovës kanë qenë të gatshëm që të fillojnë teknikisht që të përgatiten për këtë projekt, por gatishmëria e shtetit të Shqipërisë mungon pasi që ajo kap një kosto të lartë financiare duke pasur parasysh largësinë dhe terenin e pjesës shqiptare.

Në momentin që hekurudhat e Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Shqiperisë do të jenë të gatshme të punojnë në këtë projekt, Hekurudhat e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës do ta mbështetin projektin pa asnjë rezervë”, ka deklaruar Çitaku./ Tesheshi.com

 

4 komente në “A do kemi një ditë “Hekurudhë të Kombit”?”

  1. Pelasgian says:

    Do t’kishte qene me mire nje Hekurudhe e Kombit sesa nje autostrade ….ne jemi edhe vendi qe ka me pak makina per fryme njeriu ne europe , ndersa treni do te mbushej plot , mjet edhe me i sigurte se makina dhe autobuzi !!!

    Po kush do vidhte 220mln euro pastaj ??? Nuk do mundnin se kostoja e hekurudhes do ishte shume here me e vogel se ajo e autostrades !!!

  2. vedeta says:

    PO ne e çuam hekurudhen deri ne han te hotit ku shkoj,mos thoni a do kemi po a e meritojm ta kemi.

  3. ardi mamurrzaku says:

    HAHHAHAAAAAAAAAAA NATYRISHT QE DO KETE….!!!!!!!!!!!1
    BERISHA E BASHA NDANE MILIONAT PER AUTOSTRADEN.
    METAAAAAAAAAAAAAAAAAAA E rama DO NDAJNE MILIONA PER HEKURUDHEN.
    DHE JU GAZETARE QE PREGATISNI TERRENIN,JENI TE DHJERE NJELLOJ SI POLITIKANET SHKERDHATE.

  4. Murlani says:

    Kur te kete ky vend nje shqiptar te madh si ishte Enveri do te kemi hekurudhat kombetare qe do te lidhen qytetet tona me njeri tjetrin dhe me Evropen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje