Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

12 Shtator 2015, 13:33Rajoni TEMA

Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para pak çastesh miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër.

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.

Ndërsa kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka përveç realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Sipas tij, Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.

Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.

Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës u mblodh sot për të biseduar për krijimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.

Mbledhja u mbajt në Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe në të moren pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Luginës. Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se shqiptarët në Serbi nuk bën të jenë të diskriminuar, por ata duhet ta respektojnë kushtetutën e saj.

Ua tërheq vërejtjen që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luajnë me zjarrin dhe të respektojnë kushtetutën dhe rendin e Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për bisedime nuk do të thotë se është e dobët, përkundrazi ajo është e fuqishme, më e fuqishme në 20-30 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

Udhëheqësit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thanë se të shtunën do të diskutojnë për gjendjen në atë zonë dhe do të themelojnë Asociacionin e këtyre tri komunave, të ngjashëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë.

Udhëheqësit politikë të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Ata shumë herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë

11 komente në “Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi”

  1. Labi says:

    Tone kercenuese serbe. Ne stilin e tyre. Ndyresira.

    1. Pelasgian says:

      dhe nga anet tona nuk ndihet njeri ……..

      ndersa andej nga ato ane ….sapo del noj fotografi e piktorit deshtak kerrcasin telefonatat deri ne washington , okb e bruksel !!!!!!

      Nejse …me behet qejfi qe po krijohet ky Asociacion, vetem te bashkum do i rezistoni shtriges plake!!!

  2. ananananananannannanana says:

    Ku jane keta “liderat” tane?! Pse nuk dalin t’i mbeshtesin meqe na shiten per patriota. Apo vetem kur u intereson flasin. Puna eshte qe ta mbaje bytha te flasesh te flasesh kur duhet e jo te besh retorike boshe.

    1. realisti says:

      Cili lider:Edvin pederi dhe piktori i ngjyrave nuk ka ndjenja kombetare,ndersa kelyshi i Dushko Ristiqit,Isa Mustafa,per te cilin thuhet se ka dhjere dhe ka ngrene bashke me cetnikun Dushko,s’ka kurrefare kapaciteti njerezore.Eshte vetem Akademik formal i Hivzi Islamit,vellaut te spiunit te UDB-es se Serbis.kete e e din c’dokushi,bile edhe Nexhat Dac hajni i protezave ,syzeve dhe cokove.Ky guban primitiv dhe skelet e privatizoi tere Aakademine me njerez te dobet te Lugines se Presheves.Ka 12 vite qe kjo Akademi qeveriset nga keta mental dhe shpellare te Letinces dhe Ternovcit.Athua pas keti vellaut te spiunit,Hivzizut,dhe dhenderrit te aganve,qafengjiturit,Rexhep Ismaijlit,a do te sjellin tani ndonje spiun tjeter si fizikakntin komitetli,Gani Jasharin qe beri diferencime dhe burgosi me dhjetera te rin je Patriot.Bravo Dacoviq dhe fara e pist e jotja.Me vjen keq qe po shkruaj keshtu,por keto jane te verteta dhe te paafteve,mashtruesve dhe lepreseve te eshterave nuk u intereson fare.

    2. KORCARI says:

      KUSH TE FLASE MUSTAFA QE ESHTE KELYSHI I SERBEVE, THACI TRADHETARI,APO RAMA QE EDHE KUR PJERDHEN MERR LEJE NGA TE HUAJT ?????
      VETEM HARADINAJ KA BYTHE TE FLASE.

  3. mira says:

    Drejtori Rilindjes shkoi ne Bujanovce e Presheve se e urdheroi Merkel dhe jo se i u dogj barku per shqiptaret e serbise.

    Megjithese perseri fitojne serbet nga reciprociteti qe komunat shqiptare ne serbi te marrin te njejtat te drejta sa ato serbe ne Kosove, perseri ato duhen kerkuar sepse serbet jane aq te semure, sa nuk do u japin ato te drejta shqiptareve dhe kjo i jep mundesi shqiptareve t’i luftojne kermat serbe me armet e tyre.

    1. mira !

      te telefonoj Merkel,dhe ti tha ajo se e dergoj Edin atje me zor !!!????

      ikni moj kukumjacka ,mos flisni gjithmone me emagjinaten e injorences ….

      1. Pelasgian says:

        ik ti KAAAAR i cmen ,,,,,ik lepije anusin padronit …ti vetem per ate vlen ….krimb !!!

      2. alban says:

        ‘detkari’ shko pi ilacet mer kopuk,je nje militant i vogel i piktorit dhe sun e japish nji mendim real..mira ka plotesisht te drejte

  4. Pelasgian says:

    pse mos jan interesu noj here “lideret” shqipKAR per popullin e tyre jasht kufijve??????????????

    t’ishin interesu kishte kerrcit PUSHKA nga te katra anet deri sa te DREJTAT te viheshin ne vend …..

    shqipKART jo vetem qe nuk jan interesu per te mire por gjeja me e keqe eshte se jan interesu per TE KEQEN E TYRE , per ti VRA E PER TI ZHDUK ashtu sic kan bere me masakrat e Tivarit , me shitjen e Shkupit , me perbuzjen e Cameve e me shume e shume pislliqe te tjera .

    Biles un CUDITEM shume me shqiptaret atje , kan vujt barbarizma te tmerrshme , un ne vend tyre do kisha mendu : ” Hej , po vritem e po therem vetem per te qene Shqiptar dhe nderkohe shteti im dhe populli im me le ne balte dhe as nuk interesohet fare per mu , at’here ne p…dh te roppve shkofte shqiperia dhe

    shqipKARIA , po behem Serb , Kroat , Slloven , Maqedon vec shqipKAR nuk rri me”

  5. Ed Polikumi says:

    Sido qe te jete fantazine per te share njeri tjetrin e keni te madhe.
    I rendesishem eshte vendimi i tre Komunave shqiptare.
    Te tjerat jane pallavra.
    Dilni nga ky nivel i ulet.
    Dilni te shohim pakez drite.
    Po kalbemi moralisht tani qe jemi te lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje