Përfaqësuesit e Ballkanit shkëmbejnë eksperiencat nën ombrellën e nismës Obama

10 Shtator 2015, 20:06Rajoni TEMA

Konferenca rajonale “Dialogu për Partneritet për Qeverisje të Hapur në Ballkanin perëndimor 2015”, e inicuar nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka nisur punimet e saj sot paradite.

Në këtë konferencë e cila është e para që zhvillohet në rajonin e Ballkanit perëndimor marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë dhe parlamentet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të ambasadave të BE dhe SHBA në Tiranë, përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile që punojnë në PQH nga të gjitha vendet e rajonit etj.

Duke marrë fjalën në sesionin hapës të konferencës Ministrja Harito u shpreh: “Kjo është një nismë që ndërmerret për herë të parë në rajon dhe për këtë do të doja të theksoja edhe një herë që dinamizmi ballkanik, në këtë rast shfaqet në formën e vet më të mirë kur përqafon iniciativën për Partneritetin për Qeverisje të Hapur”.

Ministrja Harito më pas ka renditur disa nga historitë e suksesit të Qeverisë Shqiptare në drejtim të transparencës në qeverisje, siç ajo i ka konsideruar Portalin Antikorrupsion, Komisariatin Dixhital dhe portalin e Departamentit të Administratës Publike.  Harito pasi siguroi se angazhimi i qeverisë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile do të jetë i plotë, ftoi këtë të fundit të jetë më kontrolluese, më kritikuese dhe po ashtu të japë mendimin e saj se sim und të përmirësohet qeverisja.

Në sesionin e parë të konferencës fjalën e kanë marrë edhe Zv.ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë si dhe përfaqësuesit e qeverive të rajonit si Zv.kryeministri i Malit të zi, përfaqësuesit e qeverive të Serbisë, Kosovës, Bosnje – Hercegovinës etj, të cilët kanë ndarë përvojat e shteteve të tyre në drejtim të transparencës në qeverisje.

Konferenca që do të zgjasë dy ditë do t’i vijojë punimet e saj në panele të ndara sipas fushave që përfshin nisma për Partneritet për Qeverisje të Hapur.

1 komente në “Përfaqësuesit e Ballkanit shkëmbejnë eksperiencat nën ombrellën e nismës Obama”

  1. Vizionari says:

    Bravo bravo , seminare , konferenca , debate , dialog me keto dhe jo me PUNE hyhet ne Bashkim Europian . Megjithese si ka perfundur BE me mire te rrijme jashte saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje