Nga Holanda në Serbi, në gjurmët e ushtarëve të rënë të Luftës së Parë Botërore

11 Shtator 2015, 13:44Rajoni TEMA

Kur ai pa herë të parë një monument për ushtarët serbë në fshatin holandez të Garderenit, Fabian Vendrig u intrigua dhe nga kurioziteti i madh, filloi hulumtimin se kush ishin ata dhe pse vdiqën atje.

“Ne bëmë kërkime në arkivat e komunave holandezë dhe arkivat provinciale, dhe nëpërmjet ambasadës serbe në Holandë siguruam të drejtë aksesi në arkivat jugosllave dhe serbe,” shpjegoi Vendrig, i cili punon në një kompani IT dhe filloi kërkimin si një hobi me gruan e tij serbe Tanjën dhe një mik holandez John Stienen.

Për të mos bërë gabime në lidhje me identitetet e ushtarëve, Vendrig dhe ekipi i tij i vogël krahasuan dokumentet holandeze dhe ato jugosllave. Si rezultat, ata morën emrat e të gjithë ushtarëve serbë që vdiqën në Holandë gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore – një total prej 92 personash.

Fillimisht ata u varrosën në disa varreza në Hollandë, tha Vendrig.

“Më vonë ata u zhvarrosën dhe zbuluam në arkivat jugosllave se ata ishin transportuar në Jindrichovice , mauzoleumi serb në Republikën Çeke.”

Informacioni i marrë deri më tani është publikuar në një faqe interneti të quajtur www.secanje.nl në holandisht, serbisht dhe anglisht.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse kjo është historia jonë përbashkët,” shpjegoi Vendrig.

Holanda ishte një shtet neutral në Luftën e Parë Botërore dhe çdo i burgosur i arratisur lufte ose refugjatë që arritën të hynin në vend, u strehuan aty. Në vitin 1917, Gjermania dhe Britania nënshkruan një marrëveshje për të sistemuar  17,000 të burgosur lufte në territorin holandez.

Kur lufta më në fund mbaroi, sipas artikujve të gazetave nga viti 1919, një total prej 222,347 burgosurish kishin ardhur nga kampet e burgimit në Gjermani dhe 4,316 prej tyre ishin serbë.

Tetëdhjetë e shtatë të burgosur serbë vdiqën gjatë shpërthimit të një gripi spanjoll në janar të vitit 1919, ndërsa pesë të tjerët vdiqën nga shkaqe të ndryshme të tjera më parë.

Megjithatë, gërmimi në të kaluarën për të gjetur familjet e ushtarëve të vdekur nuk ishte diçka e lehtë. Vendrig, gruaja e tij Tanja dhe kolegu i tij vendosën se duhet të shkonin në atdheun e ushtarëve nëse donin të dinin historinë e plotë të ngjarjeve.

“Plani ishte të merrnim një makinë dhe të udhëtonim nëpër Serbi në kërkim të monumenteve të Luftës së Parë Botërore. Nëse kishte ende një monument të Luftës së Parë Botërore, atëherë mund të shikonim nëse të kishte ndonjë emër. Kjo do të mund të na jepte ndonjë të dhënë,” tha Vendrig me optimizëm.

“Ishte një mister i madh. Ne donim të dinim nëse mund të gjenim pasardhës. Dhe gjetëm katër familje. Donim të zbulonim më shumë,” shtoi ai.

2 komente në “Nga Holanda në Serbi, në gjurmët e ushtarëve të rënë të Luftës së Parë Botërore”

  1. Tomorri says:

    Mbreselenese! I adhuroj kembengulesit si keta!

    1. Alfred says:

      Po pse perben lajm ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje