Shqipëria bllokon eksportin e rrushit të Kosovës

12 Shtator 2015, 09:58Rajoni TEMA

Shqipëria sërish ka vënë barriera për vreshtarët.

Ajo nuk po lejon rrushin e Kosovës të depërtojë në tregun e saj.

Këtë informatë e ka dhënë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, shkruan sot Koha Ditore.

“Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport.

Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri.

I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka tërhequr paralele se si autoritetet e Kosovës aplikojnë procedura super të thjeshtëzuara për produktet e prodhuara në Shqipëri.

“Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem. Në fakt AVUK-u bashkë me Doganën ia ka lehtësuar punën shumë duke ia dërguar inspektorët në Morin”, ka thënë Krasniqi.

“Ndonjëherë këta (AVUK dhe Dogana v.j) janë aq liberalë, saqë nuk ua këqyrin krejt kriteret edhe kushtet e mjeteve transportuese, thjesht për me lehtësu tregtinë me Shqipërinë dhe me u mund me i respektu marrëveshjet dhe parimet të cilat ne i kemi shpreh për me pas një treg funksional dhe unifikues, por që na fatkeqësisht nuk po e gjejmë qasjen e njëjtë edhe andej”.

Ministri ka paralajmëruar se telashet e vreshtarëve do të diskutohen në vizitën që do t’i bëjë Shqipërisë delegacioni i Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga.

7 komente në “Shqipëria bllokon eksportin e rrushit të Kosovës”

  1. studenti says:

    S te fal AKU o vlla. Tere debilat e bujqesise jane punesuar aty dhe bejne si shkencetare . S dine te lexojne ne asnje gjuhe dhe i duan dokumentat ne tre gjuhe. S dine te leshojne asnje dokument dhe turren si qente mbi ngarkesat. S kane faj. Mut i ati ( drejtorat) kak i biri ( inspektoret)

    1. Dervish Malluta says:

      Hehehe, po pse bre m´i refuzu rrushin e Rahovecit i cili oshte bio-rrush dhe mo i miri n´Ballkan, dojkan ata “doping rrush” me kokrra te medha si kumbulla vjeshtore??! Nejse, tash le te hane kokrra te gellijava, rrush qeni apo kaqa deri sa t´iu kruhet biraqa!

  2. Flavios says:

    Shqiperia mundohet mu tregu shtet vetem me kosoven.

    1. E vertete says:

      Keta njerez te ndyre,qe bllokojne rrushin me te mire ballkanik kosovare,jane fare orotodopordhe dhe spiuj serbo-grek.Fajet jane te Qeverise qe nuk i burgos keta rebela dhe hajna te paskrupullt.Ia vodhen BMW pushuesit ne Shengjin dhe per keta eshte krejtesisht e natyreshme.Bravo deputetit italian te Lga Nord:Shqiperia eshte e mire,por pa shqiptare.100 vjet shtet dhe te vjen te vjellish,me kuaj,mushkia,gomare,bus akulloresh mu ne mes te plazhit,ndedresa policia shetitet me bicikleta duke bere rekreacion sportiv dhe kriminel.

  3. Argita_B says:

    Fatkeqesisht ne kufi sillen si kafshe police e doganiere. Krasniqi mos na shit pallavra e ben propogande boshe!! Policet shqiptare te Kosoves kur shkon ne Kosove sillen si harbute ne kufi, flas si turiste, imagjino kur je me kamion qe ke mallra e verifikime te tjera.

    1. Flavios says:

      ArgitaB. Ti je nje mashtruse ordinere. Nuk ka shqiptare ase i huaje qe nuk flet me superlative per sjelljet model per ballkanin te policis se kosoves.

  4. LORA says:

    Nga lajmi ende nuk e kuptoj se ku qendron problemi i bllokimit te tregtimit ne Shqiperi,te rrushit prodhuar ne Kosove;nese ka te beje me cilesine e prodhimit i jap te drejte autoritetit doganor shqiptar;ne te kundert pergjegjsit e bllokimit duhet te pergjigjen ligjerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje