Hekurudhat e Maqedonisë “plaçkisin” refugjatët

14 Shtator 2015, 15:49Rajoni TEMA

Drejtoria e Hekurudhave të Maqedonisë ka rritur çmimin e biletës së trenit për emigrantët. Kështu, nga 7 euro sa ishte deri më tani, çmimi i biletës nga Gjevgjelia deri në Tabanoc, refugjatëve do t’u kushtojë 25 euro.

“Vjedhje klasike. Unë jam i habitur nga ky vendim”, ka thënë për mediat Jasmin Rexhepi, përfaqësuesi i shoqatës “Legis”, e cila u ofron ndihmë refugjatëve.

Rritja e çmimit ka ardhur pas grevës treditëshe të punëtorëve të ndërmarrjes së hekurudhave në stacionet në Gjevgjeli dhe Tabanoc.

Vullnetarët që ndihmojnë refugjatët shprehin dyshime se këtë grevë e ka organizuar vetë drejtoria e ndërmarrjes, me qëllim që të rrisë çmimin e biletës së udhëtimit për emigrantët.

Çmimi fillestar i biletës ka qenë rreth 5 euro, por me rritjen e valës së refugjatëve, Drejtoria e Hekurudhave e rriti atë në rreth 10 euro, ndërsa tani ai ka shkuar në 25, raporton TCh.

Ndërkohë, Ministria e Transportit prej disa javësh ka lënë në pritje organizatën humanitare “Hilal”, e cila ka kërkuar leje për transport falas të refugjatëve nga Gjevgjelia në Tabanoc.

3 komente në “Hekurudhat e Maqedonisë “plaçkisin” refugjatët”

  1. WEB says:

    Hekurudha maqedonase eshte bishti i vogel, i fundit, i nje karvani qe niset nga damasku,dhe perfundon ne berlin ,te vetmit qe me gjithe mend jane trashur jane trafikantet, qe nga brigjet e turqise dhe deri ne portat e brandenburgut ,per nje 10 vjecar kane bere aq para sa ta kalojne jeten qe u ka mbetur ne bahamas ne nje hotel me 5 yje

    1. Dervish Malluta says:

      Pune magjupesh, varu WEB-in!

  2. WEB says:

    Hahahahahahahaa ku je mor dervish ,se ke humbur fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje