Në pjesën e dytë të intervistës së tij për TemA Tv, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u përgjigjet pyetjeve për Gjykatën Speciale dhe shprehet se protestat anti-qeveritare të opozitës në vjeshtë, synojnë rrëzimin e qeverisë Mustafa. Hardinaj ka folur në këtë intervistë edhe për vëllain e tij të vrarë, Enverin, për të cilin thotë se kërkon zbardhjen e çdo gjëje që ka ndodhur pas luftës, por jo vetëm vdekjen e vëllait të tij.Ai u përgjigjet edhe dyshimeve mbi pasurinë e tij, ku thotë se çdo gjë e ka të trashëguar dhe se nuk ka të ardhura nga asnjë veprimtari e dyshimtë.
Vijon nga dje….
Zoti Haradinaj, një çështje e nxehtë në Kosovë ka qenë dhe themelimi i Gjykatës Speciale. Ju duket se keni qenë disi i lëkundur në qëndrimin tuaj, fillimisht keni qenë pro, e pastaj kundër…
Nuk qëndron kjo. Unë jam dakord që Kosova të shqyrtojë këto dyshime, nga kushdo që vijnë, por jam kundër që të bëhen në mënyrën sesi i janë ofruar Kosovës.
Është hera e katërt që po përpiqet të pastrohet Kosova. Njëherë nga UNMIKU, pastaj nga Gjykata e Hagës nga EULEX dhe së fundmi nga kjo gjykatë dhe në këtë rast në mënyrë selektive.
Nuk besoj se ka një parti apo qytetar që është kundër shqyrtimit të dyshimeve, por mënyra si shqyrtohen këto dyshime.
Ju vet keni frikë nga ndonjë akuzë e re nga Gjykata Speciale?
Jo nuk kam lidhje personale. Materia e zonës në të cilën unë jam ndodhur është shqytruar në tërësi dhe imtësi dhe rezultati dihet. Nuk parashoh ndonjë lidhje personale, por qëndrimet që kam mbajtur janë parimore. Nuk mund të themi që do pastrojmë një vend, i cili ka qenë viktimë.
Sipas jush çfarë qëllimi ka?
Janë njerëz jo të besueshëm ata që qëndrojnë pas kësaj Gjykate. Nuk ka besueshmëri. Katër herë rresht kanë ardhur për të bërë të njëjtën gjë. Ose nuk duan ta bëjnë, ose po e bëjnë keq, ose ka diçka tjetër.
Është cilësuar dhe si një detyrim i Kosovës ndaj Perëndimit
Pse është detyrim i Kosovës nëse ka qenë viktimë. Nga çfarë lind ky detyrim. Mund të jetë detyrim i kujtdotjetër, por jo i Kosovës më.
Raportet tuaja me Thaçin kanë qenë të paqëndrueshme. A shihni mundësi bashkëpunimi dhe çfarë perspektive mund të kenë dy partitë tuaja duke qenë se janë të dyja parti të dala nga UÇK?
Ne asnjëherë nuk kemi bashkëqeverisur me partinë PDK dhe Zotin Thaçi që nga pas lufta. Ka pasur njëherë një bashkëqeverisje të gjerë, PDK, LDK, AAK nga viti 2001-2004. Nga viti 2004 nuk kemi pasur rast të punojmë me PDK. Si do shkojnë rrjedhat e tjera politike është herët për të folur. Përcaktimi ynë dhe i Aleancës është ndryshim. Pra, ne synojmë ndryshim në vend, ndryshim të qeverisjes.
Çfarë mund të ndodhë në politik që të bëhet ky ndryshim në qeverisje. Dhe a dëmtohet Kosova, nëse do ketë një krisje të koalicionit aktual qeverisës?
Nëse ekonomia nuk është e mirë dhe realisht nuk është e mirë, nëse korrupsioni është në shkallë të lartë, nëse në shëndetësi punët nuk janë mirë. Nëse e përmirësojnë këtë gjendje, ky është ndryshimi. Sigurisht nëse korrigjojnë marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar në emër të vendit, atëherë kuptohet ky është ndryshimi. Ne e synojmë këtë ndryshim.
Opozita po bëhet gati për një sërë protestash anti-qeveritare. Çfarë pret AAK nga këto protesta?
Kemi marrë vendim politik të organizojmë protestat për ndryshim në qeverisje. Kërkesa jonë do të fokusohet në disa tema, korrupsioni mungesa e investimeve, Asosacioni, anulimi i tyre, Demarkacioni…. Ne synojmë ose rënien e këtyre marrëveshejve, ose rënien e qeverisë Mustafa.
A keni gati një plan të përbashkët opozitar dhe a keni menduar për një koalicon që mund të rrëzojë këtë qeveri?
Opozita ka plot argumente, që qëndrojnë, jemi të bashkuar. Dhe besoj se do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar. Do t’i japim vendit një opsion qeverisës të besueshëm, të qëndrueshëm dhe zhvillimor pas rënies së kësaj qeverie.
Besoni se mund të rikthehet historia dhe të ketë sërish prishje koalicioni. I druheni kësaj?
Po. Sidomos pas përvojës së fundit.
E keni frikë?
E mendojmë si të mundshme. Por jemi duke marrë përgjegjësi, e dimë se për çfarë angazhohemi.
Ka një dallim mes situatës politike në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë nuk është bërë vetëm luftë për pushtet, një pjesë e luftës sonë politike deri në vitin 2008 është bërë për tu siguruar që do të përfundojmë të pavaruar. Aleanca e ka konsideruar si përgjegjësi direkte, jo vetëm situatën që do të vijë në qeverisje, por edhe çfarë do të ketë Kosova nëse ne vijmë në qeverisje, a do të jetë e zbrazët, a do të humbim shumëçka nga vetja jonë…. Ky është dallim substancial. Roli ynë nuk është i pastër: Pushteti, por ne kemi qenë një subjekt që ka ndaluar disa procese të shkojnë në dëm të vendit. Kemi paguar çmim për këtë, por kemi punuar dhe sakrifikuar, jemi martirizuar në njëfarë mënyre që Kosova mos të përfundojë në pozicione të pavolitshme.
Dua t’iu kujtoj që ka një marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së për vitin 2016, për të qenë Hashim Thaçi President i Kosovës. Pyetja ime është, a do ta ndalni këtë marrëveshje?
Ne synojmë tani rrëzimin e Mustafës, sepse janë disa tema që po na shkaktojnë dëm. Nëse do ta merrte një vendim ndryshe për demarkacionin, do të ishte një instancë e re. Për mua nëse do të zgjidhet Jahjaga apo Thaçi nuk ka fare rëndësi. Na kanë ndarë disa probleme më përpara… Demarkacioni është një problem shumë serioz.
Kushdo që ndihmon këtë temë sot, është aleat politik, ndërsa kush zgjidhet president nuk më intereson
Zgjedhja President dhe vazhdimi i qeverisjes së bashku Thaçi-Mustafa…
Shumë e largët për mua ajo ditë. Nuk dihet kur vjen dhe si vjen. Tani shoh Demarkacioninin, nuk shoh mekanizmat poltikë, shoh probleme të Kosovës. Nuk e di a ka me ardh ajo ditë kur ky koalcion do vendosë kush është president. Shoh zhvillime të tjera këtë vjeshtë.
Çfarë zhvillimesh?
Do të ketë një reagim qytetar, një reagim serioz qytetar për gjendjen e krijuar.
Opozita po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë.
Mund të vijnë zgjedhjet, por angazhimi i opozitës do të jetë që të ndalë degradimin e qeverisjes.
Shpesh përfliteni për pasurinë tuaj….Nga buron pasuria e Ramush Haradinaj?
Pasuria ime konsiston në tokë, patundshmëri e familjes dhe dy shtëpi, njëra është në Goxhan ku jam me prindërit dhe tjetra në Prishtinë. Asgjë tjetër nuk ka Haradinaj nga pasuria. Vlerësimi i kësaj, unë kam të ardhura mujore, jetë… nuk jemi keq për kurrëgjë, nuk jam një rast social. Por kjo është pasuria Vlerësimi i saj mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Kjo është pasuri e trashëguar dhe e krijuar në rrugëtimin tim shumëvjeçar. Por nuk jam aksioner, nuk kam biznes dhe nuk kam të ardhura nga çfarëdo veprimtari e dyshimtë.
Në adresë tuaj dhe të familjarëve tuaj ka pasur akzua për konflikte fizike. Ju keni dhe vrasjen e vëllait tuaj ende të pazbardhur. Sa i përfshirë ndiheni personalisht në këto telashe familjare?
Në luftë për çlirimin e Kosovës kam qenë vet dhe secili pjesëtar i familjes. Vëllai im i vrarë pas lufte, Enveri ka qenë dy herë i plagosur në luftë dhe dy herë i trajtuar. Vrasja e tij e pashpjegueshme pas lufte ka mbetur enigmë dhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Unë s’di si ta shpjegoj. Çdo ballafaqim i imi apo i familjes sime ka të bëjë me atë se krenarinë time nuk e kam vllazëruar. Unë e di që kam prishur planet e shumëkujt në Kosovë. Në radhë të parë kam prishur planet e Serbisë, të atyre që kanë përfituar, që përmes Serbisë kanë keqpërdorur vendin tim dhe kuptohet mund të kem pasoja. Por nuk janë pasoja të karakterit të gangsterëve, banditëve, kriminelëve, por janë pasoja të atij që ka mbrojtur një kauzë përmes së cilës, me siguri ka krijuar armiq. Pra, asgjë tjetër. Kam krijuar armiq se dikujt ia kam prish interesat, interesa që kanë qenë në dëm të vendit tim. Kjo është e vërteta e imja dhe e familjes sime.
Ju si politikan, nuk keni pasur mundësi për të kërkuar, ndikuar në zbardhjen e vrasjes së vëllait tuaj?
Unë si politikan nuk mund të kërkoj për vëllain tim, por për të gjithë. Le të zbardhet çdo gjë që ka ndodhur pas lufte. Për mua do të ishte e mirëpritur që të ndodhë zbardhja dhe jemi të interesuar. Por nuk insistoj kurrë që të jem subjektiv.
Linku i intervistës në TemA Tv
– See more at: http://www.tematv.al/video/wdffvq28bvli7on#sthash.VJqFoHfu.dpuf
Z. Ramush te pershendes
Je Atdhedashes I vertete sic e do Atdheu por politika eshte dhelper
Uroj qe te tipin tend tu jepen pune ke institucionet e mbrojtjes se jeni tipik njeriu I duhur per ate institucion per negociata e pazare lerja te tjereve qe jane dhelpera per ate pune
Dhe nji here te pershendes per njeriun qe je e cfare ke bere per Atdheun
Rrofsh e qofsh or mec I themi ne nga anet tona
Ky edhe kur flet eshte DRU ME PRE……
foli dhe ky koke derri qe sdi me shkrujt emrin e vet
O Eri brekdhjeri.
Ramush Haradinaj eshte burre me 2r.Familja e tij i ka dhene kombit deshmore dhe kane sakrifikuar per shqiptarine..
Prandaj Eri mos shkruaj si legen.
Vetem kete burr besoj nga politikanet shqiptare. Vetem Rramush trimi, shqiptar 24 karat. Rramush je zeri i mijra e mijra djemve qe ala ndihen shqiptar.
Eri,,,pederi,,,laperi,,,kokdhjeri….mutteri,,,,u bone ti te flasesh per vepren e ketij burri,,,,ik ore Ckuleri
burre mund te jete e shikoj nga fotografia por eshte kokrra e injorantit qe sdi as shqip me fol, roje diskoteke e kishte mjaft aty ne Zvicer, por ja qe juve kosovaret keta injorantet ju pelqejne se nuk e kaloni dot nivelin e tyre, ja dhe Thacin po ashtu e ke te atij niveli.Intelektualet e nivelit te Rugoves juve ju duken si aliena se as qe i kuptoni dot se cfare thone…
Tradhtari sado mend te ket perseri Tradhtar i poshter mbetet dhe Rugovic eshte klysh shkau si ti dhe berishovic!
Per te gjithe ju o p…alla qe hani ne qenef,
eshte e pakte qe te shaheni, por mos bini pre e disa spiuneve te serbit apo injoranteve qe duan politikane qe flasin bukur dhe qe vishen trendy, te pamoralshem dhe hajna. Sa per bukuri dhe delikatese shkoni e regjistrohuni tek komuniteti LGBT (nuk kam gje me keta hallexhinj).
Para se te zeni me goje emrin e lavdishem te Haradinajve – as mjalti nuk jua heq dot eren e shpifjes, cmires dhe idiotesis, sepse ai emer ka derdhur gjak te paster shqiptarie, kur te tjeret fshiheshin neper konviktet apo zgeqkat e Tiranes apo Europes, Haradinajt grumbullonin armatime, veshje dhe te ardhura ne para per kauzen e madhe te clirimit te Kosoves dhe mbrritjen e diteve te enderruara nga te gjithe per te qene te lire dhe shqiptare e jo “shqipec” si puna juaj qe vetem hani qenef dhe ju vjen era pederastise kilometra larg. Ramushin ne Shqiperi, shume pak e njohin para viteve te fillimit te luftes, 1990 – 1999. Cdo vit 3 muajt e fundit te vitit ai i kalonte ne SHQIPERI dhe jo duke ruajtur diskotekat ( fundja puna eshte nder dhe kur je nje fshesaxhi, perpiqu te jesh me i miri dhe Haradinajt kane qene dhe jane me te miret se kushdo qe ju permendni duke filluar qe nga Ghandisti Rugova, Thaqi, Mustafa etj. Keta me biznese e prona te pajustifikuara e ramushi me tere familjen, luftetare, deshmore e kontribues per nje Kosove te pavarur… Kush eshte ai person qe vete dorezohet dy here duke qene kryeminister dhe mban mbi supe te gjitha akuzat e padrejta te Europes Ku..ve plake se gjoja shqipetaret jane barbare dhe kane vrare popullin paqedashes serb (kujtoni, gjithe ato percundime me vrasje, djegie dhe barbari te paimagjinushme qe kaloi populli heroik i Kosoves gjate kohes se luftes me cnjerezore e te padrejte.
S ka me keq se te qenurit injorant dhe mohimit te historise se nuk ju pelqejne, si flasin, si vishen apo cfare sakrificash kane bere per tja mbrritur kesaj dite ku jemi sot. Vleresimet dhe mirenjohjen per kete familje hereoke dhe patriote e dijne te gjithe, e dine mbare populli shqiptar kudo ndodhet, e dine personalitete te shquara boterore (Clinton, Blair, Clarks, Robertson) qe kane dhene dhe ata kontributin e tyre ne clirimin e Kosoves dhe e mbeshtesin procesin e njohjes ne bote te pavaresise se saj.
Rrofshin te tere HARAJDINAJT, lavdi GJAKUT qe ata kane derdhur
LAVDI DHE I PAHARRUAR QOFTE GJAKU I DERDHUR NGA DESHMORI PARE I FAMILJES TUAJ, LUANI
O te mjere, o burrece dhe nje here mos perdhosni historine se HARADINAJT, doni s doni ju, e kane zene vendin e tyre ne epopene e lavdishme me kontributin per shqiptarizmen, JU qe llapni keni ngel jashte dhe ju mbetet vetem te beni ham ham ham.
Qente le te lehin HARADINAJT shkojne larte bashke me Ardhmerine.
Nuk jam emocional: Ramush, i ke shoket e rralle dhe kombi yne po te kishte pas edhe nja 2-3 te tjere si TY, do te ishte aty ku desherojme te gjithe ne qe e duam SHQIPTARINE.
Eshte nder te paktet politikan shqiptare, qe me binde me idete e tije perendimore
Rugova ishte burre i mencur dhe pajtohem me ty per konstatimin per te,,,,keta 2 tjeret nuk jane shume inteligjent po qe kane dhene nje kontribut,,,Eri sa i perket klases politike dhe njerezve ne pergjithesi qe jane inteligjent ne Shqiperi,,,me trego more vella te bemat e juve,,,ta di edhe une se cfare keni shpikur ose cfare keni bere qe une nuk e di,,,,me trego o burre se po cuditem me inteligjencen tuaj,,,pse keni mbaru nje universitet me 10-ta,,,,keni nje oratori,,,po ku ju cuan keto gjera he mi shpjego….pse nuk i keni punet mire si shtetet tjera meqe qenkeni kaq inteligjent,,,e shef si ju doli klasa politike,,,politikane tutor,,,,drogaxhi,,,,killera,,,,,qa thu more burre…tregoj dikujt tjeter se cfare jeni,,,po mua mos me shit kopalla,,,,ciao Eri
Nqs flasim per athdhetare ky eshte nder te paktet qe eshte i vertete. Po te kishim me shume do ishte bere ai komb per se mbari. Por ja qe nuk kemi.I uroj shendet dhe shpresoj qe budallenjte ta kuptojne qe ai nuk flet nga xhepi por nga zemra.
Ramush je burr I vendosur
Gomar, me veshë të gjatë…!!!
Ramush Hajredini,hero i gjalle i kombit Shqiptare.