Punëtorët e kompanisë “M Sora Prishtina dhe Tirana” kanë nisur të hënën t’i bëjnë gati materialet për t’i eksportuar në Shqipëri.
Kjo kompani që merret me prodhimin e materialeve për dyer dhe dritare thuajse gjatë tërë javës eksporton produktet e saj në vendin fqinj, raporton KTV.
Pronari i kompanisë, Besnik Krasniqi, bashkë me drejtuesit e kompanisë amë në Slloveni, janë të shqetësuar se qeveria shqiptare shumë shpejt do t’iu vendosë taksë të njëanshme prej 5 eurove për çdo hyrje në autostradë.
Ai ka thënë se vendimi i tillë shkakton probleme si për kompaninë e tij, ashtu edhe për shumë të tjera që lëvizin shpesh.
Nga ana tjetër, Instituti GAP ka vlerësuar se qeveritë duhet të bëjnë më shumë punë, për t’iu dhënë fund vendimeve të njëanshme dhe lejimit të zhvillimit të tregtisë pa shumë pengesa.
Sipas planeve të qeverisë shqiptare, propozimi i njërës prej 4 kompanive që janë në garë do të përzgjidhet më 15 tetor.
Kompania do të marrë me koncesion rrugën e kombit për 30 vjet.
Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje, mediat në Tiranë kanë zbuluar se taksa prej 5 eurosh do të jetë vetëm për veturat për një drejtim, përderisa për furgonët, autobusët dhe kamionët, tarifa do të jetë më e lartë.
Për herë të parë, lajmi për të vendosur taksën në Autostradën e Kombit ishte bërë në janar të këtij viti nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, në takimin e parë njohës me homologun e tij kosovar, Lutfi Zharku, transmeton Koha.net.
Ky i fundit kishte paralajmëruar se edhe pala kosovare do të detyrohet të vendosë taksë në autostradë, megjithatë në fund ka vendosur që të presë se si do të shkojë kontrata e koncesionit në Shqipëri, pastaj të marrë vendim për pjesën tonë.
Dhe cfare te keqe na paska ketu qe u ankokerka zoterija ne fjale..Normal qe rruga paguhet gjithandej..
Atehere perse ne shqiperi dhe kosove u dashka pa pare!!!?
Sduron te ta shajne partine e?!
O profesor. Takse rruge, ne paguajme tek nafta. Plot 27 Lek per liter. Kjo qe do behet me Rrugen e Kombit, eshte takse mbi takse. Ose me nje fjale te vetme, VJEDHJE. Haxhinasto do e jape rrugen me koncension, ndersa Meta do e marre. Te dy do kenaqen me para per 35 vjet ndersa ti do paguash. Ndoshta nuk do te bie rruga andej, por do e paguash ne produkte duke filluar nga patatja.
Jo, te tgjithe njesoj zoteri,sepse ti je kultivues i kanabisit dhe tere ate pasuri qe ke e ke nga leket e piste te Divjakes,Lazaratit,trafikut te helikoptereve,aeoroplaneve etj.Qytetaret e ndereshem nuk merren me leket e piste.Edhe shtetet tjera vejne pagese autostradash,por ua sigurojne te papuneve egzistencen financiare.Shiqo shtetet europiane dhe ato ballkanike e pastaj leh si qen.Papunesia,ekonomia dhe infrastruktura mbi 100 vjecare e shtetit londinez eshte per tu vajtuar.Si mund te paguhen rruget nga Miloti,Fushe Kruja e Durresi,ato jane te mjerueshme.Turp per kete far Ministri Haxhinasto qe nderron ministrite si kurvat e Hotel Dajtit dhe s’bene asgje pozitive,por vetem korruptive.Shiqo trotuaret e Durresit,te hapura,pa mbulesa dhe totalisht te pambrojtura per femijet dhe te tjeret.Kjo eshte Qeveria dhe vota e saje e korruptuar.Sic po shifet,dikujt i ka penguar Rruga e kombit dhe tani duhet te pengojme dhe te zvogelojme sa me shume qarkullimin tregetare edhe ashtu teper te vogel te saje,pasi gjykatat s’munden te gjejne asnje boshllek gjate ndertimit te saje.Mendoj,personalisht,se se pari duhet shiquar edhe te ardhurat per koke banori dhe pastaj te vendoset taksa rrugore.Athua perse Gjermania s’ka ende pagese autostrade?Ne jemi te paret,vetem per hajni,korrupcion,trafikim kanabisi dhe kriminalitet elitore europian.Haxhinasto,ish minister kontraverz i te korruptuarit Ilir Meta.No coment!
Zakonisht per automjetet qe levizin vazhdimisht te njejten rruge, aplikohet pagesa, tip aboneje.
Po cili tregtar qe dakort me taksat ? Po rruget paguhen ne c’do vend te botes. Cili tregtar i pranoi me dashje kasat fiskale e te japin kuponin?
Ardenica,ti je nje pederica.Ka ndryshime ne c’do vend dhe ne C’do shtet.Njerezit e keti vendi te varfer s’kane per te ngrene e po kane per pagese trafiku.
O zot kur ankohet bisnesi po ata qe nuk kan bisnes si ja bajn po ata pa pun hajde e jepi maje
Ore kot po pyes se mbase jam dhe gabim, por mua me duhet te shkoj ne mengjes ne kukes dhe te kthehem ne darke me makinen time private sepse ashtu jane oraret dhe smund te leviz dot me makine rasti, duhet te paguaj 14 mije leke çdo 24 ore per rrugen? Po aq eshte ajo kodosh rroge!
duhet te kete edhe mundesi tjera si p.sh. takse vjetore per ata qe kalojne shpesh. 100 eu ne vit ose 50 ne 6 muaj etj. por eshte e drejte qe te paguhet. mirembajtja kushton.
JO 5 por 50 duhej ta kishit vene taksen,,arka duhet te mbushet shpejt e mire,hajt se nuk ka kohe per te humbur…
Ti thone faleminderit idhullit te tyre Saliut qe harxhoj 1,25 Billion Euro dhe e la rrugen te pambaruar dhe ne nje gjendje skandaloze.
Qytetaret shqipetare akoma paguajne kredite e ketij investimi marramendes.
Rruga e Kombit eshte bere komplet me paret e TAKSA PAGUESIT SHQIPTAR dhe nga shperdorimet e stermedha me disa fish per te bere kete rruge i ka kushtuar popullit shqiptar nje djalle e gjyse.
Per kete qe ne fillim kemi pasur TAKSEN MAJKO, e cila mblodhi mbi 60 DHJETE MILION EVRO, ku pa filluar rruga akoma u zhduk, pastaj u vendos taksa e qarkullimit, taksa mbi karburantin dhe nje mori taksash te tjera te mshehura ne forma te tjera dhe e fundit fare u grabiten mbi 250 MILION EVRO nga kjo rruge nga dyshja BERISHA – BASHA.
Pra, kjo rruge po te ishte bere prej floriri do te kishte kushtuar me pak. A e kuptoni se ku jemi, ku edhe karburanti per cmim per liter zeme vendin e 8-te ne bote dhe leme prapa nje mori shtetesh me standarte te larta mireqenie dhe begatie.
Kur ne nje kohe konsiderohemi jo vetem me te varferit ne Evrope, por jemi per turp me te varferit ne Ballkan.
Me vjedhje, grabitje, shperdorime, korrupsion dhe mafie politike sipas PAPA FRANCESKUT asnje vend dhe asnje popull nuk ka zhvillim, nuk ka begati, nuk mireqenie, nuk ka jete ne permiresim. Prandaj cdo element cdo klan mafioz kur futet ne politike dhe ne ekonomi duhet te shkaterruar sepse jane te pa ngopur per pasurim dhe nuk bejne asgje dhe jane te pa skrupull.
Rruga e Kombit te mirembahet si gjithe rruget e tjera. Ka plot shtete qe rruget i ka pa taksa. Por, ketu vemendja eshte tek shperdorimi dhe tek vjedhja, pa bere asgje.
Deri tani duke perfshire edhe kete qeverine aktuale me EDI RAMEN ne krye kane deshtuar ne te gjitha reformat pa filluar akoma dhe nuk denohen ata qe i shkatojne vendit dhe popullit deme te medha financiare dhe ekonomike.
U vodh 2(DY) HERE BANKA e SHTETIT SHQIPTAR me miliarda. Heren e pare u vodh komplet FLORIRI i THESARIT nga ILIR FLORI dhe heren e dyte paret nga Governatori i Bankes ARDIAN FULLHAJNI dhe cfare pesuan asgje.
Energjine Elektrike e kemi nder me te shtrenjtat ne rajon, ku kosto e lendes se pare eshte ZERO, sepse eshte me uje. Kemi 25-se VJET qe eshte TREFISHUAR nxjerrja dhe shitja e naftes dhe ne kete sektor ku e gjithe bota prodhuese e naftes eshte me fitim, ne edhe ketu jemi me humbje te medha, bile duke i shkatuar edhe deme te medha ekonomike dhe financiare banoreve te atyre zonave me shembje toke dhe shkaterrim shtepishe, sepse nxjerrja e naftes behet ne forme te eger dhe agresive pa sigurim teknik. Minierat e bakrit vidhen komplet, ku per cdo vit duhet te kishim nxjerre 200 KG FLORI X 25 VJET = 5000 KG FLORI duhet te kishte ne Banken e Shtetit Shqiptar nga kjo sasi dhe anen tjeter kemi shfrytezim makaber te te gjithave minierave ku niveli i sigurimit teknik te minierave eshte katastrofik dhe perdite dhe per nate vdesin minator, ku kane edhe paga katastrofe.
Keto jane reformat e qeverive te ashtuquajtura demokratike duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA.
Me keto persona qe jane prototipat e politikes shqiptare nuk shkohet gje kundi. Me keto kemi vetem shtrengim rripi per shumicen e shoqerise shqiptare dhe pasurim te tyre. Sepse i dime se kush jane dhe nga vine qe ne mengjez dhe ne dreke ishin pa breke ne bithe dhe ne darke miliader. Pra, HAJDUT dhe GRABITES me CIZME.
Si perfundim nuk kane te drejte per asnje lloj takse, por vetem duhet veteadministrim dhe vetemenaxhim i mire i ekenomise dhe financave shqiptare. Te tjerat jane brockulla.
Tani politikaneve dhe pushtetareve shqiptare i ka dale boja ne te gjithe rajonin dhe Evropen si te deshtuar dhe maskarenj. Tung.
Koncesjone te tilla per 35 vjet ne evrope u jepet vetem atyre qe ndertojne rrugen dhe kan te drejte shfrytezimi 35 vjete, kurse kjo rruge eshte ndertuar me leket e shqiptareve qe i bije qe koncensjoni qe ta shfrytezojne duhet ta blejne 1miljard euro se kaq kushtoje. Po ne shqipri dihet se ca behet si puna e skanimit krijohen firma ne hono lulu dhe me pas sa fitojne koncensjonet i kalohen aksjonet pronarit te vertet qe do jete na njeri nga politikanet tane. shteti shqiptare duhet ta mblethe vet taksen e rruges se kombit dhe te mos ja falin hajduteve kete veper qe eshte paguar shtrenjete nga populli shqiptare.
pyte ket sa pagun ne slloveni e sa ne kroaci e sa ne serbi , maxhup cullaku