Tela me gjemba/ Hungaria mbyll kufirin me Serbinë

15 Shtator 2015, 14:59Rajoni TEMA

Hungaria ka mbyllur në mesnatë kufirin me Serbinë dhe një numër emigrantësh kanë mbetur të bllokuar në atë që njihet si “tokë e askujt”.

Hungaria dje në mbrëmje mbylli hekurudhat, të cilat u përdorën nga dhjetëra mijëra refugjatë për të hyrë në këmbë në Bashkimin Evropian.

Dhjetëra policë të veshur me mburoja, disa mbi kuaj, u pozicionuan në binarët hekurudhor në kufi, që për muaj me radhë ishin përdorur nga refugjatët, shumica e tyre refugjatë sirianë.

Policia ka shënuar më shumë se 190 mijë persona që kanë hyrë në Hungari këtë vit, shumica prej të cilëve janë duke ikur nga konfliktet në Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Bashkimi Evropian ka dështuar të arrijë marrëveshje për planin për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve, që kanë arritur në Itali, Greqi dhe Hungari.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha mbrëmë vonë në Bruksel, pas takimit të minsitrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, se “është e parakohshme që të merret vendim sot”, duke theksuar se “megjithqë jemi në rrethana urgjente, duhet t’i ndjekim procedurat”.

Vendet anëtare të BE-së, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, janë në mesin e vendeve që i kanë kundërshtuar propozimet për shpërndarjen e migrantëve. /REL

 

12 komente në “Tela me gjemba/ Hungaria mbyll kufirin me Serbinë”

  1. Leone-53 says:

    Hungaria po ben ate qe duhet te beje cdo qeveri per te mbrojtur popullin e saj qe e ka votuar, i pelqen apo nuk i pelqen kujdo nga nesh.
    Nuk eshte “raciste” ajo qeveri qe mbron qytetarin e saj por “raciste” eshte ajo qeveri qe trajton te ashtuquajturit “refugjat” (qe te tille nuk jane te gjithe ata qe po “pushtojne” Europen) si qytetar te “dores se pare” duke i strehuar neper hotele me 3 yje, sic ndodh ketu ne Itali dhe duke i lene me meshire te fatit qyteteret e saj!
    Ketij i thone TURP!
    Dhe ky TURP i ka “mbuluar” qeverit e majta ne pergjithsi ne te gjithe Europen qe “pergjigjen” do ta marin nga elektorati i tyre ne zgjedhjet e ardheshme.

  2. Nallbani says:

    Keta gullashat jane mesu me tela me gjemba qe nga vit 1956 kur jua futen ruset, s`oshte cudi!

    1. Nallbani says:

      Jo vetem gullashat, po te gjithe kalamojte e stalinizmit, fillua qe nga
      shtetet e Baltikut: Letland, Estland, Litvani,Poloni, ish- DDR,Ceki,Sllovaki,Rumuni,Bullgari e fatkeqsisht edhe Shqipri s´kan gjo tjeter ne krye perpos tela me gjebma dhe mut, keta s´kuptojne cfar oshte humaniteti dhe toleranca njerzore, frustracioni i tyre nuk sherua as mbas 26 vjetve, tmerr!

  3. nje opinionist says:

    Bravo Hungaria !

  4. eu says:

    Edhe keto tela do ti kepusin keto

  5. Thanasi qe ta plasi says:

    Bravo Hungaria! Mburoje e Europes.

  6. albti says:

    Nuk e mendoja qe rilindja e Hitlerit po afron kaq shpejt. Nje Europe qe po shkatrrohet cdo dite, dhe qe drejtohet nga politikane te korruptuar.

  7. Jeronim de Rada says:

    Me pelqen qendrimi i Hungarezeve karshi refugjateve.

  8. redi says:

    me mire te mbrosh vendin tend se sa te ndjehesh pakice ne shpin tende.

  9. Shahin Jevgu says:

    O Nallban ziu, qe nuk e ke idene se per ca po flet, dhe se ca shkruan. Hungarezet o koqe me leng zogu sic themi ne nga jugu, ti i ke degjuar, por nuk i njeh. Ne 1956 o fshatar i pa gdhendur, ata u ngriten dhe shkaterruan sistemin e ndyre komunist. Por ishin beqirat e perendimit si puna jote, qe u kthyen krahet dhe i lane vetem. Ata gardhet me tela nuk i kane pranuar, por ia kane imponuar me dhune dhe terror. Mund te flas, dhe te shkruaj me ore te tera, por eshte e pamundur qe te bind ty, se truri jote eshte pa rrudha dhe aq thith. Shko e mbath ndonje kale andej, ate bej ti, se per te tjerat je te keqen nenja.

    1. Nallbani says:

      @jevgu, s´kuptoj pse te dogji ty mor morr *idhi!!!

  10. sokol says:

    ky eshte pushtim I evropes nga turmat.po jau fut turku me duket si hakmarrje pwr kaq vite qe I lane jashte.por po ta kthesh nga ana tjeter keshtu u katandisem dhe ne ma anijet tona brigjeve te italise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje