FOTOT/ Një mrekulli për pasanikët: Ishull i lëvizshëm

22 Shtator 2015, 16:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ Një mrekulli për pasanikët: Ishull i lëvizshëm

Nëse kishit menduar se megajahtet luksoze që po prodhohen do të ishin mjetet e fundit të dëfrimit për miliarderët, ja që gaboheni.

Është në fazën e projektimit ishulli lëvizës, një pajisje supermoderne dhe superluksoze për të lundruar oqeanet.

Pajisja e mbështetur në katër kollona do të jetë oazi i qetësisë për pasanikët e ardhshëm.

Ajo është 80 metra e lartë dhe ka çdo gjë që iu nevojitet në oqean.

Dhoma gjumi, pishina, shtërvamë palma, sallë lojrash madje edhe pistë helikopteri.

Ajo do të ketë edhe një kullë vrojtimi me pamje 360 gradë ku mund të shijon pamjet mahnitëse në det.

Qershia mbi tortë në të është një ujëvarë artificiale.

Nuk dihet ende sa do të kushtojë kjo perlë por ata që do të mund ta blejnë do të jenë shumë të pakët./ a.l

7 komente në “FOTOT/ Një mrekulli për pasanikët: Ishull i lëvizshëm”

  1. fieraku4u says:

    VETEM ISHULL EKZOTIK NUK I THEM KETIJ UNA…KY ESHTE NJE NDERTESE MONSTRUOZE PREJ HEKURI QE DO NDRYSHKET NGA KRIPA E DETIT, QE NUK DO DOJA TE RRIJA.

    ISHUJ JAN TE KARAIBEVE, MESDHEUT, HAWAI

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Këtë ishullin këtu
      Ne nuk e kapim dot.
      Po na Nji gop përsmari
      Nuk paska Lifestyle SOT?!
      ☆☆☆ ? ☆☆☆

    2. ganiu says:

      E bojn pri inoksi, lale.
      Ose prej atyre fibrave t’qymyrit.

  2. marinari says:

    e bukur duket tash,por kur fillo stuhija behet si shqipnija.
    ikin te gjith prej andej refugjat si shqiptart neper bot.

  3. anticensurë says:

    palmat duhet ti lidhin mirë se ka mundësi ti kërkojnë nëpër oqean!!
    sidoqoftë është shumë e bukur,por është më e pavlefshme se paratë që jepen për shkencën!!ky është një shpenzim në tërë kuptimin e fjalës “asnjë lloj dobie për shoqërinë” thjeshtë një egoizëm cinik!!
    ka mundësi ta blejë ndonjë nga ata miliarderët e gjirit persik që i ha palla shumë për vëllezërit myslyman!!

  4. zekthi says:

    Kush do ta ruaje nga piratet e detit ?

  5. Selino says:

    Kete e ble Lila menjihere sa ta mari veshi ,po rrezik se e konkuron pronari i P.S .dhe i qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje